{"id":13008,"date":"2020-06-25T16:31:23","date_gmt":"2020-06-25T16:31:23","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=13008"},"modified":"2024-03-15T16:02:14","modified_gmt":"2024-03-15T16:02:14","slug":"ish-efektivi-i-gardes-preng-bib-gjomarkaj-ju-rrefej-vrasjen-e-kastriot-cokut-23-vite-me-pare-ne-mes-te-lushnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008","title":{"rendered":"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>-Nga Aleksand\u00ebr Ndoja-<\/em><\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Si m&#8217;ua vra para syve Kastriot \u00c7oku.<\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>Shoq\u00ebrimi mes plumbave i makin\u00ebs s\u00eb presidentit dhe ndihma e gjirokastrit Boro.<\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>Telefonata q\u00eb na inkuadroi n\u00eb struktur\u00ebn e gard\u00ebs, pas nj\u00eb trainimi t\u00eb shpejt\u00eb nga forcat austriake \u201cCobra\u201d&#8230;<\/em><\/strong><\/li>\n<li>\n<h4>&#8211; Per t\u00eb gjtha k\u00ebto, rr\u00ebfen ish-gardisti Preng Bib Gjomarkaj-<\/h4>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Plot 23 vite m\u00eb par\u00eb<\/strong>, at\u00ebhere ku sapo kishte mbushur 23 vje\u00e7, <strong>Kastriot \u00c7oku nga Oroshi i Mirdit\u00ebs, vritet n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs<\/strong>. Vrasja ndodhi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs, <strong>at\u00ebher\u00eb kur i gjith\u00eb vendi ndodhej n\u00eb dar\u00ebn e nj\u00eb konflikti t\u00eb fuqish\u00ebm me vet\u00ebvehten, nd\u00ebrsa \u00c7oku ishte pjes\u00eb e struktur\u00ebs s\u00eb mbetur shtet\u00ebrore, struktur\u00eb speciale n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb shkat\u00ebrruar asokohe t\u00eb Republik\u00ebs.<\/strong> Kjo struktur\u00eb kishte p\u00ebr detyr\u00eb shoq\u00ebrimin dhe ruajtjen e personaliteteve shtet\u00ebrore shqiptare<strong>, por edhe te shum\u00eb delegacioneve t\u00eb huaja, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurit Franc Vranicki<\/strong>. detyr\u00eb tjet\u00ebr par\u00ebsore ishte edhe ruajtja dhe siguria e institucioneve t\u00eb pakta shtet\u00ebrore q\u00eb kishin mbetur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb <strong>si Presidenca, Kryeministria, Pallati i Brigadave etj<\/strong>, por kishin arritur t\u00eb siguronin deri transportin e vlerave monetare p\u00ebr pensionist\u00ebt, <strong>n\u00eb disa qytetete tejet problematik\u00eb n\u00eb vend.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb, <strong>kjo trup\u00eb ishte rekrutuar dhe instruktuar zyrtarisht nga institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs, trainuar n\u00eb koh\u00eb rekord\u00a0 nga instructor t\u00eb forcave speciale policore austriake, me emrin \u201cCobra\u201d.<\/strong> Por mbi t\u00eb gjtha ishin djem atdhetar\u00eb e patriote q\u00eb i ishin p\u00ebrgjigjur thirrjes s\u00eb koh\u00ebs, <strong>q\u00eb vendi t\u00eb mos shkonte me \u00e7do \u00e7mim n\u00eb tat\u00ebpjet\u00ebn q\u00eb ishte nisur.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0Pra nuk ishin vullnetar\u00eb nga ato q\u00eb kishin rekrutuar partit\u00eb politike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb \u201cmish p\u00ebr top\u201d p\u00ebr llogari t\u00eb tyre, pa asnj\u00eb arsye logjike, <strong>vet\u00ebm nga indoktrinimi skajsh\u00ebm e q\u00eb n\u00eb fakt nuk i soll\u00ebn dobi askujt, as vehtes s\u00eb tyre.<\/strong><\/p>\n<h4 style=\"text-align: justify;\"><strong><em>&#8211; Po si e kujton ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ku humbi jet\u00ebn 23 vje\u00e7ari nga Oroshi, Kastriot \u00c7oku.!?-<\/em><\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prenga jo pa dhimbje dhe zhg\u00ebnjim kujton at\u00eb t\u00eb enjte t\u00eb zez\u00eb t\u00eb 26 qershorit 1997 n\u00eb qendr\u00ebn e qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs, ku u p\u00ebrball me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vrastare, nd\u00ebrsa vet\u00eb shp\u00ebtoi me plag\u00eb q\u00eb nuk i kushtuan t\u00eb nj\u00ebjtin fat me kolegun e tij, \u00c7oku.<\/p>\n<p><iframe title=\"Momente te ngjarjes ne Lushnje ku u vra gardisti Kastriot Coku\" width=\"1170\" height=\"658\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/_PEq3bM-sCk?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga drejtuesi i gard\u00ebs Xhahit Xhaferri <strong>mor\u00ebm detyr\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb grupi prej 26 vetash t\u00eb niseshim me ifat-t e gard\u00ebs, p\u00ebr n\u00eb Lushnj\u00eb<\/strong>. Kishim kat\u00ebr muaj q\u00eb ishim punonj\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb gard\u00eb, por ishte hera e par\u00eb q\u00eb shoq\u00ebronim presidentin, dhe kjo ishte ndoshta hera e fundit, pasi pritesh reduktimi i l\u00ebvizjeve t\u00eb tij, sepse pas dy dit\u00ebsh do t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhjet. <strong>Sapo mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb hyrjes s\u00eb qytetit, p\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar provokime, parkuam makinat dhe t\u00eb veshur civil\u00eb, t\u00eb armatosur vet\u00ebm me nga nj\u00eb pistolet\u00eb u nis\u00ebm n\u00eb distance nga nj\u00ebri tjetri, n\u00eb drejtim t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb qytetit<\/strong>. Rrethuam vendin ku ishte planifikuar t\u00eb q\u00ebndronte presidenti p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjalimin e tij, dhe po e mbanim n\u00ebn kontroll. Situata ishte e qet\u00eb fillimisht, nd\u00ebrsa pak nga pak po afroheshin qytetar\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb, an\u00ebtar\u00eb e simpatizant\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb presidentit. Na vinin informacione se kishte rrezik q\u00eb grupe t\u00eb armatosura nga Karbunara dhe Vlora, do t\u00eb m\u00ebsynin nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 11 n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit u shfaq\u00ebn <strong>4-5 makina, mes t\u00eb cilave ishte edhe makina q\u00eb kishte brenda presidentin.<\/strong> Sapo ai doli, situata u temperua. Simpatizant\u00ebt i shtuan dozat e entusiasmit, teksa presidenti nisi t\u00eb mbante fjalimin elektoral p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbaheshin pas dy dit\u00ebsh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mes t\u00eb fjalimit filluan bresh\u00ebri arm\u00ebsh nga shum\u00eb drejtime. Situata u r\u00ebndua shum\u00eb, nd\u00ebrsa presidenti p\u00ebrshpejtoi mbylljen e aktivitetit. Menj\u00ebher\u00eb ngushtuam rrethimin ndaj presidentit. <strong>Duke e mbuluar me trup, n\u00eb bashk\u00ebpunim me besnik\u00ebt e tij q\u00eb e shoq\u00ebronin n\u00eb \u00e7do dalje t\u00eb tij, arrit\u00ebm ta fusnim pa d\u00ebmtime n\u00eb makin\u00ebn e tij. M\u00eb pas si\u00e7 duket edhe n\u00eb videot e asaj kohe, e kemi shoq\u00ebruar makin\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb mbrojtje fizike nga jashta<\/strong>, deri kur ato u zhduk\u00ebn me shpejt\u00ebsi n\u00eb kthesat dal\u00ebse t\u00eb Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: justify;\"><strong><em>&#8211; Zem\u00ebrimi i grupeve \u00a0kund\u00ebrshtare presidentit, \u00a0p\u00ebr largimin e sigurt\u00eb t\u00eb t\u00eb tij, zbrazet mbi ne, punonj\u00ebsit e gard\u00ebs. Vritet Kastriot \u00c7oku &#8211;<\/em><\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi presidenti u largua pa asnj\u00eb d\u00ebmtim, <strong>trupa jon\u00eb pati p\u00ebr momentin nj\u00eb ndjenj\u00eb leht\u00ebsimi<\/strong>. Por situata ishte shum\u00eb e tensionuar dhe ata q\u00eb ishin betuar se nuk do e linin q\u00eb ia t\u00eb futej n\u00eb Lushnj\u00eb, na u sul\u00ebn ne si t\u00eb t\u00ebrbuar. Duke e ndjer\u00eb rrezikun, ne u ndam\u00eb n\u00eb dy grupe n\u00eb distanc\u00eb nga nj\u00ebri tjetri dhe filluam t\u00ebrheqjen n\u00eb drejtim t\u00eb makinave tona. <strong>Ishim vendosur n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs kryesore dhe po t\u00ebrhiqeshim<\/strong>. Bresh\u00ebri t\u00eb shumta kaotike arm\u00ebsh na fluturonin mbi kok\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment kam par\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs Kastriot \u00c7okun, q\u00eb u sh\u00ebmb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kam rendur me shpejt\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb tij. Kuptova se po na vrisnin t\u00eb gjith\u00ebve. E ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por vura re se nj\u00eb presion i fort\u00eb gjaku po dilte nga k\u00ebmba. <strong>N\u00eb arm\u00eb kisha vet\u00ebm kat\u00ebr fishek\u00eb<\/strong>. N\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb drejtim tim vjen nj\u00eb qytetar i Lushnj\u00ebs, q\u00eb m\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se ishte gjirokastrit me banim ne Lushnj\u00eb dhe thirrej <strong>me nofk\u00ebn Boro.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Boro m\u00eb tha t\u00eb ndalojm\u00eb nj\u00eb makin\u00eb rasti q\u00eb po iknin me shpejt\u00ebsi. Ik i them se ne kemi mbaruar, mos u d\u00ebmto t\u00eb pakt\u00ebn ti. <strong>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli dhe ndaloi nj\u00eb makin\u00eb. E fut\u00ebm Kastriotin n\u00eb makin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb spital<\/strong>. Kujtoj se edhe ndaj makin\u00ebs q\u00eb po transportonim Kastriotin, u drejtuan bresh\u00ebri t\u00eb shumta, por p\u00ebr fat nuk na kapi asnj\u00eb plumb.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: justify;\"><strong>&#8211; Situata n\u00eb Spital &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb spital, Boro u largua menj\u00ebher\u00eb. <strong>Kujtova se u largua pasi nuk mund t\u00eb q\u00ebndront\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por nuk ishte ashtu. Kastriotin e fut\u00ebn n\u00eb renimacion dhe n\u00eb kushte emergjente i fut\u00ebn gjak \u201c0\u201d, \u00e7ka b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrmendej<\/strong>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb ndodheshim, d\u00ebgjojm\u00eb rrumuja dhe zhurm\u00eb n\u00eb koridorin dhe oborrin e spitalit. <strong>Grupe nga ata t\u00eb sulmit kishin ardhur t\u00eb hynin m\u00eb forc\u00eb n\u00eb spital, p\u00ebr t\u00eb na sulmuar<\/strong>. Ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr k\u00ebrkonin punonj\u00ebsit e gard\u00ebs q\u00eb ishin brenda n\u00eb spital. <strong>K\u00ebtu rishfaqet Boro i cili kishte shkuar dhe marr shefin e rojeve t\u00eb spitalit, i cili ishte njeri me reputacion<\/strong>. Ata b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur largimin e nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi serioz p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur pava q\u00eb Kastrioti dukej se po e merrte vehten, i kam telefonuar komandantit t\u00eb gard\u00ebs z. Xhahit Xhaferri. I kam k\u00ebrkuar t\u00eb sillte nje helikopter, por ai \u00e7udit\u00ebrisht ka refuzuar. Nuk jam p\u00ebrmbajtur dhe e kam k\u00ebrc\u00ebnuar. <strong>Ne \u00e7oft\u00ebse p\u00ebr 30 minuta helikopteri nuk vjen n\u00eb Lushnj\u00eb, me at\u00eb ardhur grupi n\u00eb Tiran\u00eb do b\u00ebnte namim<\/strong>. Pas k\u00ebsaj ka mb\u00ebrritur helikopteri dhe na mori s\u00ebbashku me Kastriotin e plagosur. N\u00eb fakt gjaku zero vet\u00ebm sa i kishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi pak momente, por gjith\u00e7ka kishte mbaruar. <strong>Kur mb\u00ebrrit\u00ebm ne spitalin ushtarak, \u00e7do gj\u00eb kishte mbaruar.<\/strong><\/p>\n<h4 style=\"text-align: justify;\"><strong>&#8211; Xhahit Xhaferri mb\u00ebrrin n\u00eb spital &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk vonoi shum\u00eb dhe n\u00eb spital <strong>erdhi komandanti i gard\u00ebs Xhahit Xhaferri. Menj\u00ebher\u00eb nga ngush\u00eblloi dhe m\u00eb thot\u00eb se do ta vishnim me nj\u00eb kostum t\u00eb ri policie, p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb Orosh<\/strong>. E refuzova kategorikisht duke i th\u00ebn\u00eb se prind\u00ebrit kan\u00eb pritur dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 23 vje\u00e7 p\u00ebr ta veshur dh\u00ebnd\u00ebrr dhe ashtu do e veshim, jo polic. Nuk pranova ta \u00e7ojm\u00eb me rrob\u00eb <strong>policie n\u00eb Orosh dhe personalisht \u00a0\u00a0un\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e Sokol Mulosmanit, Kastriot \u00c7oku u varros n\u00eb Orosh, me nderime nga vet\u00ebm nga familjar\u00ebt, t\u00eb af\u00ebrmit dhe miqt\u00eb e tij.<\/strong><\/p>\n<h4 style=\"text-align: justify;\"><strong>&#8211; Telefonata q\u00eb na rekrutoi n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si\u00e7 dihet n\u00eb vitin e mbrapsht\u00eb 1997, <strong>Gjon i Mark Gjomarkut ishte deputet i Mirdit\u00ebs. \u00a0P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira,<\/strong> Ai kishte zgjedhur t\u00eb banonte n\u00eb Rr\u00ebshen p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Duke qen\u00eb se p\u00ebrve\u00e7se jemi kush\u00ebrinj zjarri, kisha nj\u00eb lidhje tj\u00ebt\u00ebr m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, pasi babai i <strong>tij Mark Gjomarku dhe n\u00ebna ime ishin kush\u00ebrinj t\u00eb par\u00eb nga n\u00ebnat, nipa t\u00eb Zef P\u00ebrvizit.<\/strong> Pra ai zgjodhi n\u00eb banonte n\u00eb familjen time, n\u00eb qytetin e Rr\u00ebshenit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb koh\u00eb dreke m\u00eb bie zilja e telefonit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, pasi aso kohe nuk kishte mund\u00ebsi tjet\u00ebr komunikimi. Tefonin e ngrita un\u00eb. <strong>Nga ana tjet\u00ebr me thot\u00eb, jeni familja e kapedanit, Gjon Marka Gjoni a \u00ebsht\u00eb aty.<\/strong> I drejtohem duke e pyetur se kush jeni. Jam Sali Berisha m\u00eb thot\u00eb. prit, i them nd\u00ebrkoh\u00eb afrohet <strong>Gjoni i cili merr telefonin dhe e p\u00ebrsh\u00ebndet. Berisha i drejtohet, a ti kapedan je.<\/strong> Po, i thot\u00eb Gjoni. Ju lutem, me k\u00eb kam nderin t\u00eb flas, vijoi Gjoni..<strong>Jam Berisha d\u00ebgjohet nga ana tjet\u00ebr e telefonit. \u00a0Gjoni me korrektese i drejtohet me z. President, duke e pyetur si \u00ebsht\u00eb gj\u00ebndja, etj.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mes t\u00eb bised\u00ebs Presidenti i\u00a0 i thot\u00eb: <strong>O Gjon, o sot o kurr\u00eb un\u00eb kam nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn t\u00ebnde dhe t\u00eb Mirdit\u00ebs. Dua me patjet\u00ebr q\u00eb brenda mund\u00ebsive, sonte t\u00eb m\u00eb takosh. N\u00eb k\u00ebto kushte Gjon Marka Gjoni i thot\u00eb se po vij menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e t\u00eb takoj, n\u00eb presidenc\u00eb<\/strong>. Situata ishte shum\u00eb e\u00a0 r\u00ebnd\u00eb. Flitej se nga momenti n\u00eb moment presidenti mund t\u00eb largohej nga vendi. Kur shkuam n\u00eb presidenc\u00eb Gjoni u fut ta takonte i vet\u00ebm, pasi un\u00eb nuk pranova p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb at\u00eb takim. Kur doli Gjoni u takuam n\u00eb kafe. <strong>Gjoni m\u00eb tha se presidenti i kishte k\u00ebrkuar 300 burra mirditas t\u00eb hynin n\u00eb rrug\u00eb ligjore, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb gard\u00ebs. K\u00ebtyre do ju besohej ruajtja e institucionve kryesore<\/strong>. M\u00eb tej Gjoni m\u00eb thot\u00eb se presidenti i kishte premtuar <strong>300 banesa dhe 300 vende pune p\u00ebr sejcilin nga k\u00ebta gardist\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrmbushnin misionin kurdo q\u00eb t\u00eb fitonte pushtetin.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E d\u00ebgjova me v\u00ebmendje. I thash\u00eb o Gjon ne i mbledhim 300 burra, por kurr\u00eb mos u premto at\u00eb \u00e7far m\u00eb tregove mua, pasi politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pa bes\u00eb. <strong>E kan\u00eb shfryt\u00ebzuar besnik\u00ebrin\u00eb e mirditasve kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rrezik, por m\u00eb von\u00eb nuk e kan\u00eb vler\u00ebsuar<\/strong>. E ka treguar historia edhe m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb. I them si me gjys\u00ebm shaka, dije se as ti nuk e kap dit\u00ebn kur ai t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet, <strong>se k\u00ebta t\u00eb \u00e7ojn\u00eb t\u00eb t\u00eb shumtit. Dhe ashtu ndodhi, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb..<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por koha e v\u00ebrtetoi se ato <strong>300 banesat nuk u dhan\u00eb kurr\u00eb e as 300 v\u00ebndet e pun\u00ebs, madje as gjaku i Kastriot \u00c7okut nuk u vler\u00ebsua kurr\u00eb<\/strong>. Babai i tij Ndue \u00c7oku m\u00eb kot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb vler\u00ebsohet si babai i nj\u00eb polici <strong>q\u00eb u vra n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<h4><span style=\"color: #800000;\"><strong>&#8211; Me shume shkrime me Preng B. Gjomarkaj &#8211;<\/strong><\/span><\/h4>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"tIKGbJ7Yxk\"><p><a href=\"https:\/\/pirustinews.com\/2019\/10\/26\/si-u-rezistoi-martja-e-pervizeve-presioneve-per-te-mos-u-martuar-me-bib-frrok-gjomarkun-denuar-me-101-vite-burg\/\">Si u rezistoi Martja e P\u00ebrviz\u00ebve presioneve p\u00ebr t\u00eb mos u martuar me Bib Frrok Gjomarkun, d\u00ebnuar me 101 vite burg<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; clip: rect(1px, 1px, 1px, 1px);\" src=\"https:\/\/pirustinews.com\/2019\/10\/26\/si-u-rezistoi-martja-e-pervizeve-presioneve-per-te-mos-u-martuar-me-bib-frrok-gjomarkun-denuar-me-101-vite-burg\/embed\/#?secret=tIKGbJ7Yxk\" data-secret=\"tIKGbJ7Yxk\" width=\"600\" height=\"338\" title=\"&#8220;Si u rezistoi Martja e P\u00ebrviz\u00ebve presioneve p\u00ebr t\u00eb mos u martuar me Bib Frrok Gjomarkun, d\u00ebnuar me 101 vite burg&#8221; &#8212; Pirusti News\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Nga Aleksand\u00ebr Ndoja- Si m&#8217;ua vra para syve Kastriot \u00c7oku. Shoq\u00ebrimi mes plumbave i makin\u00ebs&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":18325,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[704,709,707],"tags":[2672],"class_list":["post-13008","post","type-post","status-publish","format-gallery","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-kryesor","category-reagime","tag-preng-bib-gjomarku","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"-Nga Aleksand\u00ebr Ndoja- Si m&#8217;ua vra para syve Kastriot \u00c7oku. Shoq\u00ebrimi mes plumbave i makin\u00ebs&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-25T16:31:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-03-15T16:02:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"668\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"599\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs\",\"datePublished\":\"2020-06-25T16:31:23+00:00\",\"dateModified\":\"2024-03-15T16:02:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008\"},\"wordCount\":2039,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg\",\"keywords\":[\"preng bib gjomarku\"],\"articleSection\":[\"HISTORI\",\"KRYESOR\",\"REAGIME\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008\",\"name\":\"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg\",\"datePublished\":\"2020-06-25T16:31:23+00:00\",\"dateModified\":\"2024-03-15T16:02:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg\",\"width\":668,\"height\":599},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13008#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs - Pirusti News","og_description":"-Nga Aleksand\u00ebr Ndoja- Si m&#8217;ua vra para syve Kastriot \u00c7oku. Shoq\u00ebrimi mes plumbave i makin\u00ebs&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2020-06-25T16:31:23+00:00","article_modified_time":"2024-03-15T16:02:14+00:00","og_image":[{"width":668,"height":599,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs","datePublished":"2020-06-25T16:31:23+00:00","dateModified":"2024-03-15T16:02:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008"},"wordCount":2039,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg","keywords":["preng bib gjomarku"],"articleSection":["HISTORI","KRYESOR","REAGIME"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008","name":"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg","datePublished":"2020-06-25T16:31:23+00:00","dateModified":"2024-03-15T16:02:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#primaryimage","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/5641053B-DD41-41D2-AB6A-25A8E425BA76.jpeg","width":668,"height":599},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13008#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ish efektivi i Gard\u00ebs Preng Bib Gjomarkaj, ju rr\u00ebfej vrasjen e Kastriot \u00c7okut 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Lushnj\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13008"}],"version-history":[{"count":12,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13023,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13008\/revisions\/13023"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}