{"id":13265,"date":"2020-08-01T18:32:51","date_gmt":"2020-08-01T18:32:51","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=13265"},"modified":"2023-01-02T17:41:27","modified_gmt":"2023-01-02T17:41:27","slug":"nga-ndue-dedaj-nga-1900-ta-deri-ne-vitet-70-ta-nje-polifoto-me-dritehije-e-mesuesve-te-rreshenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265","title":{"rendered":"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Ata ishin personazhe t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, <strong>si Rr\u00ebsheni, aq sa dhe t\u00eb nj\u00eb krahine t\u00eb madhe n\u00eb z\u00eb si Mirdita. <\/strong>Punuan n\u00eb shkoll\u00ebn 7-vje\u00e7are dhe gjimnazin e qytetit. Shpesh hapi i tyre qe deri te porta e shkoll\u00ebs ku jepnin m\u00ebsim, apo pak metra m\u00eb tej, te sheshi i qytetit, <strong>ku zhvilloheshin tubime folklorike a politike, te skena e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs ku jepnin shfaqje her\u00eb pas here (vinin drama n\u00eb sken\u00eb etj.), te fushat e futbollit, matan\u00eb p\u00ebrroit t\u00eb Zmes\u00eb<\/strong>, ku dilej p\u00ebrmes nj\u00eb ure t\u00eb varur teli, kur ende <strong>nuk ishte nd\u00ebrtuar stadiumi dhe Pallati i Sportit.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishin vendas dhe nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. <strong>Rrall\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr ta, nuk mbajn\u00eb dekorata, por kujtesa e qytetit i ka skeduar p\u00ebr vepr\u00ebn e tyre pedagogjike, n\u00eb nj\u00eb Mirdit\u00eb q\u00eb ende nuk kishte dal\u00eb nga jehonat e Rilindjes<\/strong>. K\u00ebt\u00eb tetor <strong>b\u00ebhen 120 vite q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb hapur shkolla e Rr\u00ebshenit (1900) nga Dom Mark Vasa dhe 60 vite q\u00eb kur nisi m\u00ebsimin gjimnazi, q\u00eb thirrej \u201cUniversiteti i Mirdit\u00ebs\u201d, ku shum\u00eb nga m\u00ebsuesit e tij ishin me njoll\u00eb n\u00eb biografi.<\/strong> K\u00ebsaj here do t\u00eb fokusohemi kryesisht tek ata, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201crregull\u201d q\u00eb arritjet e nj\u00eb shkolle t\u2019i masim s\u00eb pari me individ\u00ebt q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ministra, deputet\u00eb, drejtues <strong>vendor\u00eb etj., q\u00eb sigurisht \u00ebsht\u00eb dhe ky tregues dometh\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb insititucioni edukimi.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Teksa nisim e rr\u00ebfejm\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesit, na vjen nd\u00ebrmend nj\u00eb episod, q\u00eb tregohet me humor. <strong>Aty nga vitet \u201960, dy m\u00ebsues tiranas em\u00ebrohen n\u00eb Mirdit\u00eb, por nj\u00ebri e dinte k\u00ebt\u00eb rreth \u201cp\u00ebrtej Kuk\u00ebsit\u201d, ndaj shkon n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit dhe k\u00ebrkon t\u00eb \u00e7ojn\u00eb kudo tjet\u00ebr n\u00eb veri, por jo n\u00eb Mirdit\u00eb. Zyrtar\u00ebt e ministris\u00eb th\u00ebrrasin k\u00ebt\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit dhe i thon\u00eb, n\u00ebse ishte dakord q\u00eb t\u00eb vente n\u00eb Mirdit\u00eb?<\/strong>&#8230; Po, thot\u00eb ky p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh. Rastisi t\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin autobus, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, <strong>kur i em\u00ebruari n\u00eb Mirdit\u00eb, pas dy or\u00ebsh, u ndal te Ura e Fanit, n\u00eb hyrje t\u00eb Rr\u00ebshenit, kurse ai tjetri vazhdoi dhe 5 or\u00eb t\u00eb tjera udh\u00ebtim deri n\u00eb Kuk\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrpjetave e teposhteve gjith\u00eb lakadredha t\u00eb Qaf\u00eb-Malit, duke kuptuar dhe \u201cgaf\u00ebn\u201d q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ja, k\u00ebshtu, mes legjend\u00ebs dhe realitetit, niseshin m\u00ebsuesit p\u00ebr n\u00eb Mirdit\u00eb, duke udh\u00ebtuar fillimisht n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me kal\u00eb e s\u00eb voni me makin\u00eb. <strong>N\u00eb Mirdit\u00eb kishin sh\u00ebrbyer me vite m\u00ebsues t\u00eb mir\u00ebnjohur shkodran\u00eb<\/strong>, qysh nga ata t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Oroshit (hapur m\u00eb 1899 nga Abat Do\u00e7i), si <strong>Dom Zef Marashi, Cin Gurakuqi, t\u00eb Konviktit \u201cMirdita\u201d (1926) me drejtor Kol Dem\u00ebn e m\u00ebsues Ndoc Kujxhin\u00eb, Mikel Byty\u00e7in, Kol Margjinin, Sand\u00ebr Kraj\u00ebn, Zef Tarnakun <\/strong>etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>N\u00eb vitet \u201920 e mbrapa, n\u00eb shkollat e Mirdit\u00ebs, Matit, Peshkopis\u00eb, Dukagjinit<\/strong> etj. do t\u00eb jepnin m\u00ebsim dhe m\u00ebsuesit e par\u00eb mirditas: <strong>Preng Filopati, Mark Legisi, Nikoll Ndoj (Bajraktari), Kol Picaku (i vjet\u00ebr), Zef Nekaj, Marie Tuci, Pashke Lleshaj, Nikoll\u00eb Pergjetani, Mark Arapi, Pjet\u00ebr Toma etj.<\/strong> Nga ish-nx\u00ebn\u00ebsit e asaj kohe p\u00ebrmendet me nderim dhe mesuesja pasionante e fillimit t\u00eb viteve &#8217;50, Lucije Mirdita (Gjonaj), q\u00eb kishte m\u00ebsuar n\u00eb Institutin &#8220;<strong>Nana Mbretneshe&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Gazetari Namik Mehmeti kujton se n\u00eb fillimin e viteve 60:<\/strong> \u201c\u2026ishim jo pak m\u00ebsues shkodran\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Mirdit\u00ebs, duke nisur me veteran\u00ebt: <strong>Rifat Juka, Kin Baqli, Faik Hoti, familje t\u00eb p\u00ebrsekutuara nga regjimi komunist, si dhe ne m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, 20-22 vje\u00e7ar\u00ebt, si Xhelal Haxhi, Fran \u00c7ukaj, Ymer Striniqi, Gjovalin Dredhaj, Gjovalin Bajrami, Rudolf M\u00ebhilli<\/strong> etj., t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta me nj\u00eb cen n\u00eb biografi\u201d. M\u00ebsuesi i devotsh\u00ebm <strong>Rifat Juka, nga nj\u00eb familje e njohur shkodrane, bashk\u00eb me t\u00eb shoqen, Fitneten (gjithashtu m\u00ebsuese), rronte mes \u201chijes\u201d s\u00eb ministrit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, Musa Juka,<\/strong> q\u00eb e kishte xhaxha dhe lavdis\u00eb s\u00eb <strong>d\u00ebshmores Shejnaze Juka, kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb tij, e cila si antifashishte kishte nd\u00ebrprer\u00eb studimet n\u00eb Firence<\/strong> dhe ishte bashkuar m\u00eb formacionet partizane, <strong>frym\u00ebzuar dhe nga kush\u00ebriri i saj Qemal Stafa<\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>4408i (bashk\u00eb me t\u00eb shoqen, m\u00ebsuese Terezin\u00ebn<\/strong>), nj\u00eb aristokrat v\u00ebrtet\u00eb i dituris\u00eb, q\u00eb kishte sjell\u00eb dhurat\u00eb krejt koleksionin e <strong>\u201cHyllit t\u00eb Drit\u00ebs\u201d dhe \u201cKumbona e s\u00eb Diell\u00ebs\u201d p\u00ebr bibliotek\u00ebn e Rr\u00ebshenit.<\/strong> Kini nuk shihej me sy t\u00eb mir\u00eb prej se ishte i v\u00ebllai i Dom Aleks Baqlit, ish-profesor i historis\u00eb s\u00eb <strong>Mesjet\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, autor i nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, d\u00ebnuar politikisht m\u00eb 1946 dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 1976, vit kur Kini do t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb shkolla tet\u00ebvje\u00e7are dhe <strong>gjimnazi i Rr\u00ebshenit kishin konvikt dhe kryeedukatorin e tij, Geg\u00eb Bardhoku,<\/strong> nj\u00eb nga m\u00ebsuesit e par\u00eb t\u00eb pas Luft\u00ebs, nx\u00ebn\u00ebsit e quanin <strong>\u201cBab\u00eb Gega\u201d,<\/strong> ndosha rast unik n\u00eb krejt konviktet shqiptare. <strong>E, pra, kur ai e fitoi k\u00ebt\u00eb titull ishte dikund t\u00eb dyzet vjet\u00ebt<\/strong>. Ishte i pa Parti, sepse ishte i biri i kryeplakut t\u00eb Rr\u00ebshenit, <strong>Bardhok Gjini, nj\u00eb burr\u00eb i p\u00ebrmendur i koh\u00ebs. Dyshja simpatike Kin-Geg\u00eb dallohej n\u00eb qytet p\u00ebr sqim\u00ebn dhe miq\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb shenjt\u00eb. Nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr Geg\u00ebn<\/strong>, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201950, t\u00eb merrte rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb burgun politik v\u00ebllain ish-bankier te kolegut t\u00eb tij, Kinit. <strong>Ndoi, i biri i \u201cBab\u00eb Geg\u00ebs\u201d, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ai m\u00ebsues dhe drejtues i gjimnazit t\u00eb Rr\u00ebshenit<\/strong>, e njeh p\u00ebr maj\u00ebs s\u00eb gishtave kronik\u00ebn e shkoll\u00ebs q\u00eb kur ishte f\u00ebmij\u00eb dhe sjell mjaft detaje njer\u00ebzore nga jeta e m\u00ebsuesve t\u00eb viteve \u201960 e n\u00eb vijim. Ai ka b\u00ebr\u00eb dhe disa botime p\u00ebrkujtimore kushtuar shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga Shkodra ishin dhe <strong>Bik Pepa e Gjosho Vasia (dy humorist\u00ebt e njohur), Myseret Kaduku, Isa Alibali, Rrik Baba, Lula Ndoja, Xhabir Shurdha<\/strong> etj. Nga Tirana kishte ardhur m\u00ebsues let\u00ebrsie n\u00eb gjimnaz <strong>djali i Gjergj Bubanit, Loredani,<\/strong> q\u00eb asokohe do t\u00eb botonte nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201c<strong>Poku-poku \u00e7amaroku\u201d. <\/strong>Aty jepnin m\u00ebsim dhe m\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zot t\u00eb ardhur, si: <strong>Pirro Jorgji, Niko Cera, Pandeli Shkokota, Nikoll\u00eb Rada, krah m\u00ebsuesve vendas: Preng\u00eb Cub Lleshi, Gjergj Nezha, Nikoll\u00eb Toma, Marie Biba, Mark Jaku, Tom Lleshi, Zef Maca, Gjok Lleshi, Xhelal Marku, Fran Pepa, Luigj Tusha, Gjon Ka\u00e7orri, Ndue Leci, Pashke Shurbi, M\u00ebhill Doda, Shtjef\u00ebn Pa\u00e7uku, Gjovalin Kola<\/strong> etj. M\u00ebsuesit \u201cjabanxhinj\u201d shtoheshin koh\u00eb pas kohe, si: <strong>Perihan Meta, Dardanesha Andoni, Elida Dekovi, Avdulla Ndreu, Vasillaq Goga, Andrea Nathanaili, Lydra Anamali, Zef Gjopali, Tomor Xhaferi, Margarita Shuke, Zana Lita, Drita Lalaj, Zhaneta Tase, G\u00ebzim Lita, Jozef Zamputi, Odhise \u00c7erkezi, Agron Shk\u00ebmbi, Arben Jaho, Bardhyl Pollo, Guri Man\u00e7e etj<\/strong>. (Ndjes\u00eb p\u00ebr emrat q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb harruar!) Bujar Ferra, i biri i Konti Ferr\u00ebs (q\u00eb jetonte n\u00eb Itali q\u00eb nga koha e Luft\u00ebs), ishte inxhinier nd\u00ebrtimi n\u00eb Komitetin Ekzekutiv, por jepte l\u00ebnd\u00ebn e vizatimit teknik n\u00eb Gjimnaz, <strong>ashtu si m\u00eb von\u00eb piktori-skenofraf Lin Loci.<br \/>\nPas Luft\u00ebs aksioni kryesor arsimor kishte qen\u00eb beteja e sukseshme kund\u00ebr analfabetizmit, t\u00eb cil\u00ebs iu kushtua si askush tjet\u00ebr M\u00ebsuesi i Popullit Ndrec\u00eb Ndue Gjoka, m\u00eb pas shtrirja e arsimit 7-vje\u00e7ar e t\u00eb mes\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitet 60 mbaruan arsimin e mes\u00ebm pa shk\u00ebputje nga puna dhe kuadrot kryesor\u00eb t\u00eb rrethit, q\u00eb nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv, deputeti Bardhok Zogu etj., t\u00eb cil\u00ebt mbr\u00ebmjeve uleshin n\u00eb bangat e shkoll\u00ebs. Shkolla e Mesme e Rr\u00ebshenit, p\u00ebr disa koh\u00eb, ka pasur dhe deg\u00ebt Agronomi dhe Zooveterinari, me m\u00ebsues dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas eksperimentimit bujq\u00ebsor, q\u00eb pasi kryen studimet e larta u b\u00ebn\u00eb specialist\u00eb t\u00eb aft\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">2<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cPolifotoja\u201d e asaj kohe ka shum\u00eb profile t\u00eb spikatura. Nga m\u00ebsueset e para, n\u00eb vitet \u201950, ishte dhe nj\u00eb grua me trup t\u00eb shkurt\u00ebr, por gjithnj\u00eb energjike dhe e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr shkoll\u00ebn, Anxhe Zezaj, bashk\u00ebshortja e farmacistit t\u00eb qytetit, <strong>Ndoc Zezaj,<\/strong> gjithashtu nj\u00eb nga zotnit\u00eb shkodran\u00eb hedhur n\u00eb provinc\u00eb, prej biografis\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb. <strong>\u201cZysh Angjia\u201d ishte m\u00ebsuesja e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb qytetit p\u00ebr shum\u00eb vite dhe nderohej si e till\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cN\u00ebse m\u00ebsuesit e tjer\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn her\u00eb pas here, rrall\u00eb kush kujtohet p\u00ebr m\u00ebsuesin shkodran <strong>Xhevdet Hoxha, q\u00eb la klas\u00ebn ku jepte m\u00ebsim n\u00eb Rr\u00ebshen dhe u arratis n\u00eb Jugosllavi, aty nga mesi i viteve \u201960<\/strong>\u201d, thot\u00eb Ndue Gega. <strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ymer Llugaliu kishte l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit t\u00eb atjesh\u00ebm represiv dhe kishte k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Shqip\u00ebri,<\/strong> ku pas kryerjes s\u00eb studimeve t\u00eb larta n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, ishte em\u00ebruar m\u00ebsues let\u00ebrsie n\u00eb gjimnazin e Rr\u00ebshenit e m\u00eb pas internuar n\u00eb <strong>Kurbnesh, ku ishte arrestuar p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb<\/strong>. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kush erdhi k\u00ebtu, nga andej, p\u00ebrfundoi n\u00eb burg politik, <strong>nd\u00ebrsa ata q\u00eb u arratis\u00ebn prej k\u00ebtu p\u00ebr n\u00eb Jugosllavi, shkuan dhe n\u00eb Amerik\u00eb.<\/strong> Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup gjimnazist\u00ebsh t\u00eb Rr\u00ebshenit, t\u00eb fillimit t\u00eb viteve \u201970, marrin rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb<strong> Podujev\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb takuar ish-m\u00ebsuesin e tyre Ymer Llugalia,<\/strong> gj\u00eb q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb dhe ish-<strong>nx\u00ebn\u00ebsi i tij i klas\u00ebs s\u00eb pest\u00eb n\u00eb Kurbnesh, gazetari dhe politikani i njohur Luan Rama. M\u00ebsues Ymerit i kishte dal\u00eb: zi me \u201cnjerk\u00ebn\u201d, zi me \u201cn\u00ebn\u00ebn\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Fran \u00c7ukaj<\/strong>, pasi kishte kryer studimet e larta shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb Rumani, n\u00eb shkencat biologjike, kah fillim i viteve \u201960, do t\u00eb vinte m\u00ebsues n\u00eb Rr\u00ebshen, duke humbur karrier\u00ebn universitare n\u00eb Tiran\u00eb apo Shkod\u00ebr<strong>, si\u00e7 do t\u00eb thoshte bashk\u00ebkoh\u00ebsi i tij, Tonin Alimhilli, p\u00ebr shkak se ishte b\u00ebr\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr i Mirakajve, me nam si \u201creaksionar\u00eb\u201d<\/strong>. Ai do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb qytetin e vog\u00ebl: autorin e dramave, aktorin, regjisorin, trajnerin e ekipit t\u00eb futbollit, <strong>kryemetodistin e Kabinentit Pedagogjik t\u00eb rrethit etj., si m\u00ebsues i m\u00ebsuesve, q\u00eb sillte gjithnj\u00eb risi n\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit.<\/strong> Vet\u00ebm pas 90-s nderi i tij i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur nga regjimi do t\u00eb vihej n\u00eb vend, <strong>duke e \u00e7uar m\u00eb 1992 ambasador t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bukuresht<\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Llukmani Kosovrasti, nj\u00eb m\u00ebsues i ri matematike nga Tirana, q\u00ebndroi 16 vite n\u00eb Mirdit\u00eb<\/strong>, n\u00eb gjimnazin e Rr\u00ebshenit dhe Teknikumin e Rubikut. Ai mbahet mend p\u00ebr suksesin e tij me nx\u00ebn\u00ebsit, fitues i olimpiadave n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare etj. <strong>Na nj\u00eb takim me ish-maturant\u00ebt e tij t\u00eb para 45 viteve n\u00eb Rr\u00ebshen, ai thot\u00eb<\/strong>: <strong><em>\u201cArsimin e kam pasur p\u00ebrzem\u00ebr, kurse m\u00ebsimdh\u00ebnien pasion, ku bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kam ndejt besnik profesionit\u201d<\/em><\/strong>. Profesor Lluka kujton plot episode nga jeta n\u00eb Mirdit\u00eb, <strong>mes tyre dhe rastin kur kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb klas\u00eb 11 polic\u00eb t\u00eb burgut t\u00eb Spa\u00e7it, ku vuante d\u00ebnimin politik i v\u00ebllai i tij mjek<\/strong>, edhe pse gjat\u00eb konsultimeve ata shoq\u00ebroheshin nga <strong>komisari i Kampit, me gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d hapur n\u00eb tavolin\u00eb.<\/strong> Nuk kishte inat me asnj\u00ebrin, por ata djem nuk arrit\u00ebn t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsonin programin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb shkurt\u00ebr, q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin me shkoll\u00eb t\u00eb mesme, <strong>si\u00e7 k\u00ebrkohej me ngut nga Komanda e repartit 303<\/strong>. Ky \u00ebsht\u00eb integriteti i tij moral, dhe pse me rrisk. Sot mund t\u00eb duket di\u00e7ka absurde, por m\u00ebsuesi i matematik\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebnte dy kilometra rrug\u00eb<strong>, nga Rr\u00ebsheni te Ura e Fanit, ku n\u00ebna e tij, ardhur nga Tirana, priste makin\u00eb rasti p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb burgun e Spa\u00e7it, <\/strong>ku kishte t\u00eb birin t\u00eb d\u00ebnuar, &#8211; thot\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i tiji dikursh\u00ebm, <strong>ish &#8211; drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Pashk Tusha.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kosovrasti m\u00eb pas sh\u00ebrbeu p\u00ebr rreh 25 vite m\u00ebsues n\u00eb gjimnazin \u201cSami Frash\u00ebri\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs, <strong>i shquar si rrall\u00eb kush p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj profesionit t\u00eb arsimtarit, duke mos e braktisur at\u00eb dhe kur u krijuan mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb detyra t\u00eb tjera.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Njeriu i \u00e7uditsh\u00ebm Preng\u00eb Gjok Prenga<\/strong>, kryeinspektor arsimi, n\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb atipik i koh\u00ebs, e shihte jet\u00ebn si t\u00eb mos kishte r\u00ebn\u00eb \u201cdielli i Partis\u00eb\u201d asaj ane nga ecte ai<strong>. Punoi gjat\u00eb n\u00eb qytet, por nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb banor i tij. P\u00ebrdit\u00eb pas pun\u00ebs merrte rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb fshatin e tij, Fierz\u00eb.<\/strong> Ishte nj\u00eb teknicien i arsimit dhe njeri fisnik, q\u00eb e kundronte bot\u00ebn jo si nj\u00eb zyrtar, por si nj\u00eb \u201cfilozof\u201d, q\u00eb t\u00eb befasonte me ato q\u00eb thoshte spontanisht dhe pa dorashka.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0Ishin vitet \u201980 dhe n\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb po flitej p\u00ebr nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb rrethit, kur Prenga u hodh: <strong>\u201cE \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend? Mos mori ndonj\u00eb nd\u00ebrmarrje ekonomike ta nxirrte nga prapambetja? Gjith\u00eb jet\u00ebn hyn e dil n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb!<\/strong>&#8230;\u201d Kryeinspektori, sa her\u00eb jepeshin p\u00ebrfundimet e kontrolleve n\u00ebp\u00ebr shkolla, q\u00eb ai vet\u00eb kishte kryesuar, e harronte gjithnj\u00eb at\u00eb slloganin \u201cnormativ\u201d p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brenda&#8230; \u201ck\u00ebto suksese jan\u00eb arritur n\u00ebn udh\u00ebheqjan e Partis\u00eb\u201d. <strong>V\u00ebllai i tij, profesor Luigj Gjoka, me t\u00eb vetmin \u201cmik\u201d &#8211; rezultatet e larta n\u00eb Fakultet, u mbajt pedagog matematike n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs,<\/strong> ku punoi deri sa doli n\u00eb pension. Hija e biografis\u00eb i mbante v\u00ebllez\u00ebrit larg diskursit politik t\u00eb regjimit, t\u00eb cilit do t\u2019i mbijetonin si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb fal\u00eb p\u00ebrkushtimit n\u00eb pun\u00eb dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb zyrtar krejt ndryshe <strong>ishte Gjon Lleshi, hokatar i njohur n\u00eb Mirdit\u00eb, por dhe n\u00eb Shkod\u00ebr ku kishte kryer studimet, q\u00eb ndihmonte gjithk\u00ebnd t\u00eb shkollohej. Ishte z\u00ebvend\u00ebsshef arsimi, por n\u00eb zyr\u00ebn e tij hyhej pa trokitur. <\/strong>Edhe pse ishte an\u00ebtar Partie, nuk do t\u00eb b\u00ebhej kurr\u00eb shef, ngaq\u00eb ishte liberal, madje ka pasur ndonj\u00eb rast q\u00eb ka rrezikur detyr\u00ebn dhe m\u00eb shum\u00eb, prej nderave q\u00eb b\u00ebnte. <strong>Ka plot njer\u00ebz sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth q\u00eb thon\u00eb \u201cshkoll\u00ebn e kam prej Gjon Lleshit\u201d.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga radh\u00ebt e arsimtar\u00ebve t\u00eb atyre viteve, me mir\u00ebsin\u00eb e tij shfaqet n\u00eb <strong>kujtes\u00eb Mark Biba, i vetmi shef arsimi q\u00eb nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Parti, historiani Simon Prendi, q\u00eb do t\u00eb hartonte maketin e historikut t\u00eb rrethit t\u00eb Mirdit\u00eb, poeti Gjok Beci<\/strong> q\u00eb do t\u00eb shk\u00eblqente si autor i teksteve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve n\u00eb festivalet e Gjirokastr\u00ebs dhe at\u00eb n\u00eb Radio-Televizion, <strong>poeti Preng\u00eb Cub Lleshi, q\u00eb do t\u00eb diskutonte me kurajo kundra \u201crrym\u00ebs\u201d n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit m\u00eb 1972, n\u00eb argumentim t\u00eb vlerave t\u00eb gegnishtes letrare<\/strong>. Jo pak m\u00ebsues mirditas t\u00eb asaj kohe ishin me kontribute t\u00eb shquara n\u00eb shkall\u00eb vendi, si <strong>Drane Cara, m\u00ebsuese e edukimit fizik, rekordmene komb\u00ebtare n\u00eb hedhjen e shtiz\u00ebs dhe nj\u00eb nga parashutist\u00ebt e para n\u00eb Shqip\u00ebri, kur ishte studente n\u00eb Tiran\u00eb; Haki Halili krijoi ekipin e volejbollit \u201cMinatori\u201d, q\u00eb u shpall kampion komb\u00ebtar,<\/strong> duke qen\u00eb nd\u00ebr krenarit\u00eb e Mirdit\u00ebs p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli; <strong>Ndue Ru\u00e7i, sampist dhe instruktor sampoje n\u00eb Tiran\u00eb, futbollist dhe m\u00ebsues i palodhur i edukimit fizik n\u00eb Rr\u00ebshen.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Historia e nj\u00eb shkolle \u00ebsht\u00eb sa e m\u00ebsueve, aq dhe e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb saj. Nuk i shp\u00ebtuan luft\u00ebs politike as disa nga nx\u00ebn\u00ebsit e gjimnazit t\u00eb atyre viteve, ku rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ishin d\u00ebnimi politik i <strong>Fran Lugj\u00ebs nga Kthella e Ep\u00ebr dhe inxhinierit t\u00eb pyjeve Nikoll\u00eb Skana, nga Oroshi,<\/strong> ky i fundit d\u00ebnuar n\u00eb vitin 1981 p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb bujsh\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb Rr\u00ebshen, n\u00eb vitet \u201970, <strong>kush i internuar e kush jo zyrtarisht, ishin dhe intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb (pa)njohur, si shkrimtarja Musine Kokalari<\/strong>, diplomuar p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb Rom\u00eb, avokati <strong>Sabri Quku, diplomuar p\u00ebr jurisprudenc\u00eb n\u00eb Torino, mjeku kandidat i shkencave, Ylli Xhaxhika, diplomuar n\u00eb Bashkimin Sovjetik, ish-pedagogu i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Gjergo,<\/strong> dh\u00ebnd\u00ebr i Beqir Ballukut etj. Lufta e klasave i kishte dh\u00ebn\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl \u2013 kryeqend\u00ebr e Mirdit\u00ebs \u2013 nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb do t\u2019ia kishte lakmi kryeqyteti, por q\u00eb e kishte hapin t\u00eb ndalur dhe gjuh\u00ebn t\u00eb lidhur. <strong>Do t\u00eb duheshin faqe pas faqesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb profilin e secilit nga ata, ndaj k\u00ebsaj here po mjaftohemi me nj\u00eb si polifoto t\u00eb tyre.<\/strong><\/p>\n<p><strong>-Gazeta MAPO, 31 korrik 2020-<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ata ishin personazhe t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, si Rr\u00ebsheni, aq&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":15219,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[709,703,706],"tags":[],"class_list":["post-13265","post","type-post","status-publish","format-gallery","has-post-thumbnail","hentry","category-kryesor","category-kulture","category-opinion","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ata ishin personazhe t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, si Rr\u00ebsheni, aq&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-08-01T18:32:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-01-02T17:41:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"641\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"444\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit\",\"datePublished\":\"2020-08-01T18:32:51+00:00\",\"dateModified\":\"2023-01-02T17:41:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265\"},\"wordCount\":2889,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg\",\"articleSection\":[\"KRYESOR\",\"KULTURE\",\"OPINION\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265\",\"name\":\"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg\",\"datePublished\":\"2020-08-01T18:32:51+00:00\",\"dateModified\":\"2023-01-02T17:41:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/08\\\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg\",\"width\":641,\"height\":444},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=13265#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit - Pirusti News","og_description":"Ata ishin personazhe t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, si Rr\u00ebsheni, aq&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2020-08-01T18:32:51+00:00","article_modified_time":"2023-01-02T17:41:27+00:00","og_image":[{"width":641,"height":444,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit","datePublished":"2020-08-01T18:32:51+00:00","dateModified":"2023-01-02T17:41:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265"},"wordCount":2889,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg","articleSection":["KRYESOR","KULTURE","OPINION"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265","name":"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg","datePublished":"2020-08-01T18:32:51+00:00","dateModified":"2023-01-02T17:41:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#primaryimage","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118520175_3376059949118722_5903522772401717176_n.jpg","width":641,"height":444},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=13265#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga Ndue Dedaj: Nga 1900-ta deri n\u00eb vitet 70-ta, nj\u00eb \u201cpolifoto\u201d me drit\u00ebhije e m\u00ebsuesve t\u00eb Rr\u00ebshenit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13265"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13265\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16714,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13265\/revisions\/16714"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}