{"id":18012,"date":"2023-12-16T20:11:10","date_gmt":"2023-12-16T20:11:10","guid":{"rendered":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012"},"modified":"2023-12-16T20:23:56","modified_gmt":"2023-12-16T20:23:56","slug":"aktori-i-shquar-italian-mino-sferra-gjuha-arbereshe-duhet-mbrojtur-dhe-ruajtur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012","title":{"rendered":"Aktori i shquar italian Mino Sferra,  gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Interviste e realizaur nga Agela Kosta, me aktorin dhe regjizorin e shquar italian Mino Sferra.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot sjellim p\u00ebr lexuesit shqiptar\u00eb intervist\u00ebn e aktorit t\u00eb njohur italian, Mino Sferra, lindur n\u00eb Teano (Caserta &#8211; Itali). Sferra u diplomua p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin &#8220;La Sapienza&#8221; n\u00eb Rom\u00eb, ku filloi aktivitetin artistik, duke u diplomuar n\u00eb Aktrim dhe Regji n\u00eb Akademin\u00eb e Artit Dramatik &#8220;Pietro Scharoff&#8221;. Mino Sferra menaxhon dhe jep m\u00ebsim n\u00eb Shkoll\u00ebn e Teatrit &#8220;Menandro&#8221; n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn diplomohen aktor\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb kinematografis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkolla u themelua n\u00eb vitin &#8217;92 n\u00eb Nettuno me iden\u00eb e aktorit dhe regjisorit Mino Sferra dhe Dr. Valter De Dominicis, dhe n\u00eb vitin &#8217;93\u00a0 u zhvendos p\u00ebrfundimisht n\u00eb Rom\u00eb.<br \/>\nShkolla e Teatrit &#8220;Menandro&#8221; \u00ebsht\u00eb n\u00ebn patronazhin e Rajonit t\u00eb Lacios. Kjo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe n\u00ebn patronazhin e Shkolla AGIS. Shkolla ushtron metod\u00ebn Stanislawsky, bazuar n\u00eb natyralizmin psikologjik n\u00eb t\u00eb cilin aktori shpreh ndjenjat e tij me v\u00ebrtet\u00ebsi absolute: n\u00ebp\u00ebrmjet zgjimit t\u00eb subkoshienc\u00ebs, ndjenjat tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetuara rikthehen n\u00eb sken\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb metoda baz\u00eb e &#8220;Actors Studio&#8221; n\u00eb Nju Jork.<br \/>\nShkolla d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kombinim i aktrimit, k\u00ebndimit dhe k\u00ebrcimit, nj\u00eb ekselenc\u00eb totale e aktorit q\u00eb synon jo vet\u00ebm rritjen e metod\u00ebs s\u00eb aktrimit, por edhe zhvillimin e gjuh\u00ebs s\u00eb trupit dhe edukimit vokal.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkolla e Teatrit &#8220;Menandro&#8221; ka nj\u00eb koh\u00ebzgjatje 3 &#8211; vje\u00e7are, n\u00eb fund t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nx\u00ebn\u00ebsit marrin nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr artet teatrore.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe m\u00ebsohen l\u00ebnd\u00ebt e m\u00ebposhtme: fjalori, ortofonia, edukimi vokal, psikoteknika, aktrimi, k\u00ebndimi muzikor, k\u00ebrcimi, poezia dramatike, historia e teatrit, skerm\u00ebzimi skenik, aktrimi filmik.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Le ta njohim m\u00eb nga af\u00ebr aktorin e mir\u00ebnjohur italian duke p\u00ebrshkuar p\u00ebrgjigjet e pyetjeve:<\/p>\n<p><strong>Kur lindi pasioni juaj p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb aktor? N\u00eb cil\u00ebn mosh\u00eb ishit?<br \/>\n<\/strong><br \/>\nAktrimi filloi t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Isha shum\u00eb i magjepsur nga kinemaja dhe televizioni. N\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes n\u00eb Teano ishte kinemaja Garibaldi, dhe t\u00eb dielave n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkoja t\u00eb luaja me shok\u00ebt e mi, preferoja t\u00eb shkoja n\u00eb kinema; shikoja gjith\u00e7ka: filmat per\u00ebndimor\u00eb, filmat historik\u00eb, filmat sentimental\u00eb. Madje shpesh identifikohesha me protagonist\u00ebt. Kur kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi, mbyllesha n\u00eb dhom\u00ebn time, shikohesha n\u00eb pasqyr\u00eb dhe p\u00ebrpiqesha t\u00eb imitoja personazhet q\u00eb sapo kisha par\u00eb. Mamaja ime nuk donte q\u00eb ne t\u00eb mbylleshim n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb, por un\u00eb i thoja se duhej t\u00eb b\u00ebja filma dhe teksa m\u00eb d\u00ebgjonte, ajo buz\u00ebqeshte dhe tundte kok\u00ebn dhe m\u00eb thoshte:<br \/>\n&#8220;A capa toja nunn&#8217; \u00e8 bona &#8211; Koka jote nuk \u00ebsht\u00eb i zoti&#8221; por gjith\u00ebsesi m\u00eb lejoi t&#8217;i p\u00ebrkushtohesha aktrimit. Q\u00eb i vog\u00ebl isha f\u00ebmij\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, preferoja tregimet e filmave nga ato vizatimor\u00eb. Teatrin e zbulova n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit. Aty transmetonin shpesh komedit\u00eb e Eduardo De Filippos, nga t\u00eb cilat nj\u00ebr\u00ebn e doja n\u00eb ve\u00e7anti: &#8220;Natale in casa Cupiello &#8211; Krishtlindje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb Kupiello&#8221;. M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb protagonisti Tommasino, i njohur si &#8220;Nennillo&#8221; i luajtur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Luca De Filippo, djali i Eduardos. Ai ishte gjithmon\u00eb kund\u00ebr rrymave dhe kishte nj\u00eb karakter harrakati, pak si un\u00eb kur isha f\u00ebmij\u00eb dhe kjo m\u00eb zbaviste shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb rolet dhe filmat tuaj? <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga viti 1989 e deri m\u00eb sot, kam luajtur n\u00eb shum\u00eb filma n\u00eb kinema dhe televizion: Octapodi 7, Berberi i Rios, Naja, Qarku i Policis\u00eb, Bukuroshja e Grave, Gjyqtari hetues, Buck n\u00eb kufij t\u00eb qiellit, Buck dhe byrzyluku magjik, Body Puzzle, P\u00ebrrall\u00eb mizore, Vajza e Metros\u00eb, Engj\u00eblli i zi, Tristani dhe Isolda, Krimi kund\u00ebr krimit, Nj\u00eb vend n\u00eb diell, Bluzat e bardha, R.I.S. 5, I Vicer\u00e9, Skuadra Anti-Mafia, Assolo, Nes\u00ebr do ju tregoj, Toka e Zhuritur, E v\u00ebrteta q\u00ebndron n\u00eb Parajs\u00eb, Parajsa e Zonjave, Time Loop, etjer&#8230; Kam qen\u00eb gjithashtu bashk\u00eb &#8211; protagonist i filmit me metrazh t\u00eb shkurt\u00ebr i vler\u00ebsuar me shum\u00eb \u00e7mime: &#8220;Il Privilegio dell\u2019ultima onda&#8221; me regji t\u00eb S. Aufiero.<\/p>\n<p><strong>Rolet tuaja n\u00eb Teat\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 1982 u vler\u00ebsova nga &#8220;Harmony Club&#8221; n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr interpretimin e Hamletit t\u00eb Shekspirit n\u00eb Teatrin &#8220;Orione&#8221;. Nj\u00eb vit m\u00eb pas u transferova n\u00eb Nju Jork p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar aft\u00ebsit\u00eb e mia teknike, duke frenkuentuar &#8220;Actors Studio&#8221; dhe &#8220;Herbert Berghoff Studio&#8221;. Gjithmon\u00eb n\u00eb Nju Jork formova kompanin\u00eb teatrale dygjuh\u00ebshe: &#8220;The Sferra Theater Company&#8221;, duke sjell\u00eb n\u00eb majat e suksesit Off-Broadway, Nuk i dihet se si, Burri, Bisha dhe\u00a0 Virtyti i Pirandellos. Kam interpretuar, drejtuar dhe p\u00ebrshtatur pjes\u00eb t\u00eb ndryshme Akte Unike t\u00eb autor\u00ebve italian\u00eb p\u00ebr Radio RAI Corporation USA.<br \/>\nN\u00eb Rom\u00eb, drejtova &#8220;Patenta e Pirandellos&#8221; dhe &#8220;Pyetja e Martes\u00ebs t\u00eb \u00c7ehovit&#8221;.<br \/>\nKam luajtur rolet:<br \/>\n&#8211; Gomez n\u00eb muzikalin &#8220;Familja Addams&#8221; me regji t\u00eb M. Cinque.<br \/>\n&#8211; Kreonin n\u00eb &#8220;Antigonia e Sofokliut&#8221; i drejtuar nga mua personalisht.<br \/>\n&#8211; Elija n\u00eb &#8220;Gjyqin e Jezusit&#8221; nga D. Fabbri me regji t\u00eb T. Calenzo.<br \/>\n&#8211; Eugjenion tek &#8220;T\u00eb Dashurit&#8221; nga M. Fratti drejtuar nga un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Tomi tek &#8220;Shekspiri n\u00eb Morg&#8221;, e drejtuar nga P. Perelli.<br \/>\n&#8211; Psikiatrin tek &#8220;Fryma&#8221; me regji t\u00eb L. Olivieri.<br \/>\n&#8211; Amintorin n\u00eb komedin\u00eb &#8220;Kujdes atyre t\u00eb dyjave&#8221;\u00a0 me regji nga vet\u00eb mua.<br \/>\n&#8211; Tomin n\u00eb muzikalin &#8220;N\u00ebna ime&#8221;.<br \/>\n&#8211; Profesor Ilbertin n\u00eb rolin &#8220;Si n\u00eb nj\u00eb roman&#8221;.<br \/>\n&#8211; Kosimo n\u00eb &#8220;Galera Blues&#8221; me regjin\u00eb time.<br \/>\n&#8211; Lejleku zbavitet\u00a0 me regji t\u00eb Gianfranco Maria Guerra.<br \/>\nKam luajtur dhe drejtuar Henrin IV i Luigi Pirandellos.<br \/>\nN\u00eb vitin 2022 kam drejtuar dhe interpretuar n\u00eb shum\u00eb qytete italiane spetaklin: &#8220;N\u00ebse d\u00ebgjohesh zemra kuron gjithmon\u00eb&#8221; bazuar n\u00eb librin e Michele Cioffit.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte filmi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb nivelin emocional?<br \/>\n<\/strong><br \/>\nMe siguri filmi q\u00eb ngjalli m\u00eb shum\u00eb emocione tek un\u00eb ishte Terra Bruciata &#8211; Toka e Zhuritur me regji t\u00eb Luca Gianfrancescos. Filmi tregon p\u00ebr ngjarjet historike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb territoret e Lacios s\u00eb Poshtme dhe Casertas s\u00eb Sip\u00ebrme, laborator italian i eg\u00ebrsis\u00eb naziste. Toka e Zhuritur \u00ebsht\u00eb film dokumentar q\u00eb tregon historin\u00eb e tok\u00ebs sime, Kampanias n\u00eb jug t\u00eb Italis\u00eb. Xhirimi i skenave n\u00eb vendin ku ndodh\u00ebn masakrat ishte v\u00ebrtet emocionues. Un\u00eb interpretova rolin e Xhakomo Gasparro, i vrar\u00eb p\u00ebr t\u00eb vetmin krim ai i t\u00eb qenurit italian, s\u00eb bashku me qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Conca della Campania (Caserta).<\/p>\n<p><strong>Roli m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju? <\/strong><\/p>\n<p>Roli m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kam luajtur ishte Hunk n\u00eb filmin &#8220;Buck n\u00eb kufijt\u00eb e qiellit&#8221;, sepse nuk d\u00ebshirova kund\u00ebrfigur\u00eb n\u00eb film, ku kishte shum\u00eb skena t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb v\u00ebshtira si ai me kal n\u00eb d\u00ebbor\u00eb dhe akull. Personazhi ishte gjithashtu kompleks: luajta rolin tep\u00ebr t\u00eb karakterizuar t\u00eb nj\u00eb njeriu negativ. Aktrova n\u00eb gjuh\u00ebn angleze me theks kanadez t\u00eb viteve &#8216;800. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, para se t\u00eb fillonin xhirimet, m\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja dy muaj st\u00ebrvitje me qenin Buck, i cili ishte protagonisti i v\u00ebrtet\u00eb i filmit dhe me t\u00eb cilin luftova.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb idhulli juaj (aktor italian ose i huaj)?<br \/>\n<\/strong><br \/>\nP\u00ebr kineman\u00eb, aktori im i preferuar \u00ebsht\u00eb Marcello Mastroianni, nj\u00eb aktor t\u00eb cilin e kam dashur gjithmon\u00eb p\u00ebr shpirtin italian t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb personazhet e tij. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket teatrit, idhulli im \u00ebsht\u00eb Vittorio Gassman, nj\u00eb nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj italian\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb XX-t\u00eb, t\u00eb cilin e konsideroj m\u00ebsuesin, mjeshtrin tim nga i cili jam frym\u00ebzuar gjithmon\u00eb. Aktori i huaj q\u00eb e dua ve\u00e7an\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb anglezi Laurence Olivier, i cili m\u00eb ka magjepsur gjithmon\u00eb me aft\u00ebsit\u00eb interpretuese dhe shkatht\u00ebsin\u00eb e tij si n\u00eb teat\u00ebr n\u00eb rolet shekspiriane po ashtu edhe n\u00eb kinema.<\/p>\n<p><strong>Keni pasur student\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn tuaj?<br \/>\n<\/strong><br \/>\nStudent\u00ebt e mi vijn\u00eb nga e gjith\u00eb Italia. Kam pasur student\u00eb edhe nga disa vende evropiane, por asnj\u00eb nga Shqip\u00ebria. Me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, do t\u00eb doja t\u00eb kisha student\u00eb shqiptar\u00eb, dhe do t\u00eb d\u00ebshiroja t&#8217;u jepja mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb studionin n\u00eb Akademin\u00eb time, t\u00eb krijoja k\u00ebshtu nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse midis Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, ndoshta edhe duke u dh\u00ebn\u00eb bursa studimi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt? <\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se kultura dhe gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur sepse \u00ebsht\u00eb e pasur me tradita, histori dhe folklor. Disa vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kalabri pata rastin t\u00eb takoj njer\u00ebz q\u00eb i p\u00ebrkasin komunitetit shqiptar, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00eb apo poet\u00eb: me pak fjal\u00eb, njer\u00ebz me kultur\u00eb t\u00eb madhe me t\u00eb cil\u00ebt edhe sot kam marr\u00ebdh\u00ebnie tep\u00ebr t\u00eb mira personale.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb shkonit n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunonit n\u00eb kinematografi?<br \/>\n<\/strong><br \/>\nPo, do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb punoja n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, t\u00eb njihesha dhe t\u00eb ballafaqohesha me aktor\u00eb, regjisor\u00eb dhe produksione t\u00eb reja. Do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb v\u00ebrtet stimuluese dhe edukative n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. N\u00eb vitin 2019, gjat\u00eb \u201cDit\u00ebve t\u00eb Kinemas\u00eb Shqiptare\u201d pata rastin t\u00eb njihem me disa vepra kinematografike, midis tyre edhe regjisor\u00eb me origjin\u00eb nga komuniteti arb\u00ebresh. Filmat e p\u00ebrzgjedhur u frym\u00ebzuan nga shprehjet m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, q\u00eb synonin rr\u00ebfimin e nj\u00eb vendi n\u00eb tranzicion, bart\u00ebs i aspiratave dhe problemeve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb identiteti t\u00eb ri, m\u00eb modern dhe t\u00eb nj\u00eb pozicioni t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb kontekstin evropian.<\/p>\n<p><strong>Projektet e ardhshme?<\/strong><\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani jam shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim si n\u00eb Akademin\u00eb e Teatrit, ashtu edhe n\u00eb Universitetin LUMSA n\u00eb Rom\u00eb, ku drejtoj nj\u00eb laborator teatri. Jam shum\u00eb krenar q\u00eb Shkolla e Teatrit Menandro do t\u00eb festoj\u00eb 33 vite aktiviteti formues vitin e ardhsh\u00ebm, nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb e dua fort pas p\u00ebrvoj\u00ebs sime teknike amerikane. Pata rastin t\u00eb merrem me shkoll\u00ebn e Nju Jorkut q\u00eb p\u00ebrdor t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metod\u00eb aktrimi q\u00eb ne p\u00ebrdorim, metod\u00ebn Stanislawsky e cila bazohet n\u00eb natyralizmin psikologjik n\u00eb t\u00eb cilin aktori shpreh ndjenjat e tij me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb m\u00eb absolute. Nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb amerikan\u00ebt e p\u00ebrdorin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dram\u00eb sesa n\u00eb komedi. Shkolla ime ka p\u00ebr q\u00ebllim formimin e aktorit n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e tij: nga aktrimi (kryesisht teatral, por edhe ai kinematografik), tek psikoteknika, fjalori, k\u00ebrcimi, k\u00ebndimi muzikor, interpretimi poetik, skerm\u00eb skenike pa l\u00ebn\u00eb pas dore historin\u00eb e teatrit. Shkolla e aktrimit \u00ebsht\u00eb 3 &#8211; vje\u00e7are me num\u00ebr t\u00eb kufizuar student\u00ebsh, maksimumi 12 student\u00eb n\u00eb vit. Pas kursit 3-vje\u00e7ar, student\u00ebt diplomohen n\u00eb Artin Dramatik dhe n\u00eb artin skenik i njohur nga Rajoni i Lacios dhe Shkolla Agis.<br \/>\nVitin e ardhsh\u00ebm kam n\u00eb plan t\u00eb sjell n\u00eb sken\u00eb (n\u00eb Premier\u00ebn Komb\u00ebtare) &#8221; E Para Dashuri&#8221; nga shkrimtarja Angela Di Maso, duke recituar si aktori kryesor e gjithashtu si regjisor.<br \/>\n<strong>Ju falenderoj p\u00ebr intervist\u00ebn dhe ju uroj suksese n\u00eb karrjer\u00ebn tuaj duke shpresuar edhe n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me regjisor\u00eb dhe aktor shqiptar\u00eb, ur\u00eb lidhjeje kjo midis dy brigjeve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti dhe p\u00ebrktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Interviste e realizaur nga Agela Kosta, me aktorin dhe regjizorin e shquar italian Mino Sferra.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":18013,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18012","post","type-post","status-publish","format-gallery","has-post-thumbnail","hentry","category-i-pakategorizuar","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Interviste e realizaur nga Agela Kosta, me aktorin dhe regjizorin e shquar italian Mino Sferra.&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-12-16T20:11:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-12-16T20:23:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/bruciata.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"745\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"795\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur\",\"datePublished\":\"2023-12-16T20:11:10+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-16T20:23:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012\"},\"wordCount\":1926,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/12\\\/bruciata.jpg\",\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012\",\"name\":\"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/12\\\/bruciata.jpg\",\"datePublished\":\"2023-12-16T20:11:10+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-16T20:23:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/12\\\/bruciata.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/12\\\/bruciata.jpg\",\"width\":745,\"height\":795},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=18012#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur - Pirusti News","og_description":"Interviste e realizaur nga Agela Kosta, me aktorin dhe regjizorin e shquar italian Mino Sferra.&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2023-12-16T20:11:10+00:00","article_modified_time":"2023-12-16T20:23:56+00:00","og_image":[{"width":745,"height":795,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/bruciata.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur","datePublished":"2023-12-16T20:11:10+00:00","dateModified":"2023-12-16T20:23:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012"},"wordCount":1926,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/bruciata.jpg","inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012","name":"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/bruciata.jpg","datePublished":"2023-12-16T20:11:10+00:00","dateModified":"2023-12-16T20:23:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#primaryimage","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/bruciata.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/bruciata.jpg","width":745,"height":795},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=18012#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Aktori i shquar italian Mino Sferra, gjuha arb\u00ebreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18012","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18012"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18019,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18012\/revisions\/18019"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}