{"id":6958,"date":"2018-03-27T17:19:08","date_gmt":"2018-03-27T17:19:08","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=6958"},"modified":"2018-03-27T19:05:02","modified_gmt":"2018-03-27T19:05:02","slug":"ti-festosh-pashket-ne-burg-kujtime-te-profesorit-domgjonas-zef-v-nekaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958","title":{"rendered":"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Leonora La\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left\"><strong> Prof.Zef V.Nekaj ka lindur n\u00eb Domgjon t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/strong> Jetoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1919-2003. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb vendlindje, m\u00eb pas mbaroi Shkoll\u00ebn Normale t\u00eb Elbasanit n\u00eb vitin 1939. P\u00ebrgjat\u00eb pushtimit fashist sh\u00ebrbeu si m\u00ebsues n\u00eb; <strong>Mirdit\u00eb, Peshkopi, Prizren, Gjakov\u00eb.<\/strong> N\u00eb vitet 1940-1945 ishte m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs dhe zv\/drejtori i shkoll\u00ebs Normale n\u00eb <strong>Gjakov\u00eb<\/strong>. N\u00eb vitet 1945-1949 b\u00ebri burg n\u00eb Jugosllavi ( pasi burgu u thye doli n\u00eb mal), n\u00eb vitet 1950-1951 ishte editor e p\u00ebrkthyes i Komisionit Pedagogjik n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn kryesin\u00eb e prof. Zekaria Rexh\u00ebs.<strong> Jetoi p\u00ebr ca koh\u00eb dhe n\u00eb Itali e m\u00eb pas n\u00eb SHBA e Kanada.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0N\u00eb vitet 1951-1956 ishte krye\/editor i seksionit t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \u201cL\u2019Albanie Libre\u201d si dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i shum\u00eb revistave e gazetave n\u00eb m\u00ebrgim.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1957-1958 punoi n\u00eb Nju York ShBA. N\u00eb vitet 1958-1974 ishte instruktor i shqipes, bashk\u00ebpunues i teksteve t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe e specialist i kultur\u00ebs e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja p\u00ebr Mprojtje, Monterey Kaliforni. N\u00eb vitin 1964 u diplomua n\u00eb gjuh\u00ebn e let\u00ebrsin\u00eb ruse n\u00eb Institutin e Studimeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Monterey t\u00eb Kalifornis\u00eb, n\u00eb 1975 mori MA n\u00eb edukat\u00eb e linguistik\u00eb nga Universiteti i Berkeley t\u00eb Kalifornis\u00eb. M\u00eb pas n\u00eb 1982 do p\u00ebrgatiste student\u00ebt kandidat p\u00ebr doktorat\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb 1984 doli n\u00eb pension por vazhdoi t\u00eb ishte prap aktiv.<\/p>\n<p>Njihet si bashk\u00ebpun\u00ebtor i shum\u00eb revistave e gazetave t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb SHBA e Itali kryesisht. Ka qen\u00eb njoh\u00ebs i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja si; <strong>serbo-kroatisht, anglisht, rusisht, italisht<\/strong> etj. Ku ka p\u00ebrkthyer shum\u00eb botime t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb huaj. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00eb jeten e tij jan\u00eb t\u00eb zymta fatkeq\u00ebsisht duke qen\u00eb se ishte nd\u00ebr personalitetet m\u00eb aktive t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare dhe nj\u00eb pend e fort\u00eb, ku nga ai gjejm\u00eb mjaft artikuj t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebna i mora shkurtimisht n\u00eb leterk\u00ebmbimet \u201c<strong>Kuvend Letrash me Miqt\u00eb- Mustafa Merlika- Kruja-Familja Gjomarkaj, Zef V.Nekaj\u201d I, OMSCA-1, Tiran\u00eb:2012.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb do sjelli nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb \u201cShejzat\u201d e Prof. Ernest Koliqit n\u00eb numrat 1-2 t\u00eb vitit 1966, i cili kujton periudh\u00ebn e burgut vitin 1947, dhe se si myslimani shqiptar i Kosov\u00ebs iu b\u00eb v\u00eblla dhe festuan Pashk\u00ebt s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><strong>(Nga kujtimet e Kukavic\u00ebs t\u00eb Zef Vorf Nekaj-t)<\/strong><\/p>\n<p>Thon\u00eb se shoku i vuejtjeve bahet ma vlla se vllau, sepse prej vllaut njeriu pret gjith\u00ebmon\u00eb dhe ndihma qi ai t\u2019ep nuk p\u00ebrmban n\u00eb vetvete t\u00eb papritmen e \u00e7udin. Mu p\u00ebrkundrazi ngjet me ndihmen e papritun t\u00eb njeriut t\u00eb panjoftun, me t\u00eb cilin mundet me t\u00eb bashkue fati e vuejtjet e p\u00ebrbashk\u00ebta. Vetmohimi i njanit p\u00ebr tjetrin nder k\u00ebso rasash spiegon shpeshher\u00eb edhe fanatizmin ideologjik qi piqet n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn furr\u00eb, \u00e7ementon t\u00eb vuejtunit, t\u00eb cil\u00ebt, kur i a dalin n\u00eb krye, priren me e k\u00ebthye rendin shoqnuer n\u00eb diktatur\u00eb. E nuk duhet t\u00eb \u00e7uditemi shum, sepse k\u00ebto jan\u00eb rrethana qi lan\u00eb mbresa aq t\u00eb pashlyeme n\u00eb jet\u00eb, sa nuk del arsye me i shrrajos\u00eb e me u ra ndesh.<\/p>\n<p><strong>Ato lidhen aq ngusht me jet\u00ebn sa sosin me t\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt ma t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs sime n\u00eb burgun e Nishtit, sidoemos gjat\u00eb vjetit 1947, kishem ra aq ngusht e vuejt\u00eb aq tep\u00ebr, mezi m\u00eb mbajshin kamb\u00ebt: pa njiri t\u2019af\u00ebrm me m\u00eb pa e ndihmue, laskurue teshash, barku ba pet\u00eb e ngjit\u00eb p\u00ebr kurrizi, krrutzue e ba si krande e thame n\u00eb deg\u00eb, fytyra zverdh\u00eb e ba si gjethe duhani para vjelies e lekura ngjit\u00eb p\u00ebr asht. M\u2019a thot\u00eb mendja se me m\u00eb pas\u00eb qit\u00eb p\u00ebr prov\u00eb n\u00eb Pazar n\u2019ato dit\u00eb, cok ndokush do t\u2019i ishte shmang\u00eb rrug\u00ebs o nga neverija o nga frika se mos ndoshta dikush qenka \u00e7ue lugat. Po na aty n\u00eb burg nuk i b\u00e2jshim shum p\u00ebrshtypje njani tjetrit, sepse pak a shum secili shkonte marrak\u00e2mbas e i kishte mbet\u00eb fryma n\u00eb pe e n\u00eb kasht\u00eb. P\u00ebr at\u00eb qi i shkimej jeta na i thojshim pa ndrojtje njani tjetrit:\u201d I lumi ai qi shp\u00ebtoi!\u201d Si shum tjer\u00eb, edhe un\u00eb e pritshem at\u00eb dit\u00eb shp\u00ebtimi, qi nuk erdh asohere; ndoshta kot&#8230; Duket ve\u00e7 se njeriu i qindrueka s\u00eb keqes m\u00e2 zi se gjarpni n\u00ebn gur ose qenka si bari qi thahet krejt e duket se mbaroi e la vendin bok\u00eb, por me shiun e par\u00eb p\u00ebrtrihet e bleron.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb kujtim nuk po dishiroj me vu n\u00eb pah, pak dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira qi m\u00eb ra me kalue. Q\u00ebllimi im asht me theksue se kush m\u2019a ngjiti dor\u00ebn e kush m\u2019a k\u00ebthei frym\u00ebn qi ishte ha-ha kah del. Le t\u00eb jen\u00eb pra k\u00ebto kujtime si peng nderimi e vllaznimi p\u00ebr at\u00eb ndjetmir\u00eb bashk\u00eb me familjen e tij, emnat e t\u00eb cil\u00ebvet- p\u00ebr ironi t\u00eb fatit \u2013 ende nuk mund t\u2019i shenoj.<\/p>\n<p><em><strong>Ishte dhjetori i 1947 kur na nxuer\u00ebn nji radh\u00eb prej 3000 vet\u00ebsh nga burgu i Nishit dhe na \u00e7uen n\u00eb Malet e Kukavic\u00ebs (Qyqes)<\/strong>, nja dy or\u00eb me kamion larg Leskovcit. Atje rrxojshim aha e pisha p\u00ebr trungje e land\u00eb nd\u00ebrtimi, e \u00e7ajshim e cungojshim dru zjarmi me norm\u00eb 3 m p\u00ebr shoq n\u00eb dit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Puna m\u00eb bashkoi e m\u00eb bani m\u00eb u njoft\u00eb me nji m\u00ebsues Kosovar i cili ndau me mue buk\u00ebn e goj\u00ebs (paqetat qi i bijshin), g\u00ebzofin e shtrojes e teshat e mbloj\u00ebs pa kurrfar\u00eb t\u00eb fsh\u00e2mje e mbrapamendimi. P\u00ebr m\u00e2 tep\u00ebr se dy vjet e gjys\u00ebm qi kaluem s\u00eb bashku n\u2019at\u00eb vend t\u00eb brisht\u00eb e t\u00eb ftoht\u00eb kurr nuk e ndigjova tue than\u00eb\u201dM\u2019erdh paqeta\u201d, por \u201cNa erdh paqeta\u201d, \u201cM\u2019erdh letra\u201d, por \u201cNa erdh letra\u201d kurr nuk tha se \u201cU lodha\u201d por \u201cA u lodhe?\u201d. Ai m\u00eb shp\u00ebtoi e bani pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij e ndiente ma g\u00ebzim me nda me mue, qi simbas tij ishem jabanxhi, se sa me hang\u00ebr e me mbajt\u00eb p\u00ebr vete ose me nda me tjer\u00ebt. K\u00ebsi shembullash mir\u00ebkuptimit e solidarsije nuk ishin t\u00eb pakta nd\u00ebr kosovar\u00eb pa \u00a0marr\u00eb parasysh shkall\u00ebn e tyne shoqnore e vet\u00eb- ose \u2013 pavet\u00ebdijen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin tue p\u00ebrjetue ato t\u00eb zeza; prandej nuk dij se si do t\u00eb kishem mujt\u00eb me ia a gjet\u00eb vegz\u00ebn me e kujtue bujarin e vetmohimin e atij m\u00ebsuesi Kosovar, po t\u00eb mos kishte ndodh\u00eb ajo qi po sh\u00ebnoj k\u00ebtu posht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>T\u00eb Shtunden e Madhe 1948 shoqit tim i vijn\u00eb e \u00e2ma \u00a0dhe e motra me e vizitue dhe k\u00ebrkojn\u00eb nga drejtorija e burgut me m\u00eb pa edhe mue.<\/strong> Kjo ishte nji gja e pamundun, mbasi rregulli i drejtoris lejonte vet\u00ebm takimin e atyne t\u00eb burgosunve, mbiemni i t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrkonte me vizituesit. K\u00ebshtu pra rojet thirren vet\u00ebm shokun tim; mir\u00ebpo kur ai shkon me u-fal\u00eb me t\u2019amen e t\u00eb motren ato i thon\u00eb se dojshin me u njoft\u00eb e me \u2013u p\u00e2 \u00a0edhe me at \u201cjabanxhin katolik\u201d prej Shqipnije qi ka dit\u00ebn e Pashk\u00ebve nes\u00ebr. Shoqi im i p\u00ebrkthen rojes dishiren e tyne dhe i thot\u00eb se ai nuk mund t\u2019a b\u00e2j\u00eb takimin. Roja e \u00e7on n\u00eb drejtori, s\u00eb cil\u00ebs, natyrisht nuk i b\u00e2het von\u00eb se s\u2019po takoheshim na me njani tjetrin.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Mbasdrekja e s\u00eb Shtundes s\u00eb Madhe\u00a0 u-thye.<\/strong> Nan\u00eb e bij\u00eb qindrojn\u00eb anash me shportap\u00ebrpara nd\u00ebrsa kryheshin takimet e rendomta por as p\u00ebr ato, as p\u00ebr ne ajo vizit\u00eb e ai takim nuk ishin gj\u00e2 e rendomt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb vizituesit u-kthyen n\u00eb qytet dhe s\u2019mbeti m\u00e2 as kamion as tjet\u00ebr mjet udh\u00ebtimi p\u00ebr Leskovc. Ato t\u00eb dyja i z\u00fb nata sk\u00e2i pyllit para barakavet t\u00eb drejtoris e milicis, e cila n\u2019or\u00ebn gjasht\u00eb, si zakonisht, i uli pallzinat qi mbyllshin der\u00ebn e kampit.<\/em><\/p>\n<p><em>Barakat e kampit ishin t\u00eb vendosuna krej af\u00ebr shtratit t\u00eb nji lumi, i cili \u00e7ante dy shpatije t\u00eb ngushta pothuej gjithkund n\u00eb form\u00ebn e \u201cV-s\u201d, k\u00ebshtu ai dielli ende s\u2019i kishte l\u00e2 ato vende aq sa me shkri boren. Nan\u00eb e bij\u00eb vendos\u00ebn me e kalue nat\u00ebn n\u2019at\u00eb ngric\u00eb e acarim qi nga drita e han\u00ebs dukej se po qiite gaca t\u00eb ftofti, t\u00eb cilat t\u00eb hyjshin p\u00ebr palc edhe sikur t\u2019ishte tue ec\u00eb e jo m\u00e2 tue ndejt\u00eb. As lutjet e mija e as ato t\u00eb shok\u00ebvet tjer\u00eb tue p\u00ebrfshi edhe k\u00ebshillat e rojevet nuk e bind\u00ebn shoqin tim t\u00eb shkonte me u-p\u00e2 me nan\u00eb e mot\u00ebr, sepse ato ia kishin pre shkurt se nuk do t\u00eb k\u00ebtheheshin pa e krye qellimin p\u00ebr t\u00eb cilin kishin ardh\u00eb. Ato e kaluen gjith\u00eb nat\u00ebn e gjat\u00eb mbi at\u00eb bor\u00eb t\u00eb ngrime, ndeje kacuk pran\u00eb nji zjarmi t\u00eb vog\u00ebl buashkash e krandesh. Ashtu aty, pa luejt\u00eb vendit, t\u00eb ngathuna e t\u00eb mardhuna, si dy k\u00ebrcuna qi kan\u00eb marr\u00eb zjarm por s\u2019digjen prej lag\u00ebshtin\u00ebs, i \u00e7eli drita. Na nuk shtim\u00eb gjum n\u00eb sy, por nemose ishim n\u00ebn mbuloj\u00eb; po kush mund t\u2019a marri me mend se \u00e7far\u00eb kuvendi do t\u00eb ken\u00eb b\u00e2 gjith\u00eb nat\u00ebn ato dy sokolesha?<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Dikur kah gjysma e paradrekes filluen me ardh\u00eb vizituesit e s\u00eb Dieles s\u00eb Pashk\u00ebvet. Ato provuen edhe nji her\u00eb me e ba takimin<\/strong> simbas kushtevet \u00a0t\u00eb tyne t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb kalueme, por qe e kot\u00eb. Shoqi im u-thirr n\u00eb drejtori t\u2019i bindte me u- k\u00ebthye ose p\u00ebrndryshe do t\u2019i merrshin teposht\u00eb me p\u00ebrdhun\u00eb, por ato s\u2019e luejten kamb\u00ebn vendit, e s\u2019pat zot t\u2019i bindte. Ato priten gjith\u00eb t\u00eb Dielen e Pashk\u00ebvet derisa p\u00ebrs\u00ebri nuk mbeti m\u00e2 asnji vizitues. Dielli prendoi p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb p\u00ebr ato dy vizituese t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme, p\u00ebr qindres\u00ebn e t\u00eb cilavet filloi me fol\u00eb krejt kampi.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00e2 n\u00eb fund, pak para muzgut, erdh\u00ebn dy roje, t\u00eb cilat na shoqnuen p\u00ebr t\u00eb b\u00e2 takimin qi u-duk i pamundsh\u00ebm. Un\u00eb e ndiejshem veten fajtuer p\u00ebr vuejtjet e tyne dhe tue ec\u00eb nd\u00ebrmjet rojeve m\u00eb kap\u00ebrthyen gjithfar\u00eb mendimesh e ngushtimesh. E vetmja gj\u00e2 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qesh i zoti me e bind\u00eb veten para takimit qe se ato ishin shum ma t\u00eb forta se un\u00eb e se shumica jon\u00eb qi punojshim aty deri m\u00eb 16 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00ebn kamxhik e mitraloz.<\/em><\/p>\n<p><em>Tue ia shtri rojes shport\u00ebn pil e p\u00ebr maje me gjith\u00ebfare s\u00eb mirash, nana e shoqit m\u00eb tha:\u201d <strong>T\u2019na fal\u00ebsh zotni Zef, se pasha bes\u00ebn vet\u00ebm mish thiu s\u2019kemi mujt\u00eb me shkue n\u00eb Shkup e me t\u00eb ble, se p\u00ebr tjerat i ke tamam si me t\u2019i pas\u00eb b\u00e2 gati nana e motra jote<\/strong>.\u201d Nuk e mbaj mend si e fal\u00ebnderova, sepse nuk m\u00eb shp\u00ebrblei goja nga mall\u00ebngjimi: fara s\u2019mbillet n\u00eb fortun\u00eb e as lot\u00ebt s\u2019mujta me i p\u00ebrmbajt\u00eb. Edhe atyne u-rrodh\u00ebn lot\u00ebt rrkaj\u00eb e filluen me dnes\u00eb: nd\u00ebrsa shoqi im, si e kishte shpeshher\u00eb zakon, i a shp\u00ebrthei gazit me sa fuqi pati tue na than\u00eb:\u201dHajde tash, mos u-p\u00ebrqyrrni, mbasi fituem davan!\u201d Pa u-dor\u00ebzue paqeta ai mori dy nga grumbulli i vevet t\u00eb shkrueme\u00a0 qi vuni roja mbi trapez\u00eb dhe m\u00eb ftoi me cikrrue p\u00ebr Pashk\u00eb. Nd\u00ebrmjet gjith atyne t\u00eb mirave, nana e shokut tim kishte pru edhe nji shishe raki cerm\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn roja, natyrisht, nuk na e lejoi, por kosovarja i tha rojes o t\u2019a pinte me shok\u00ebt e tij ose t\u2019ia \u00e7onte drejtorit t\u00eb burgut nga ana e saj me e falenderue qi ma n\u00eb fund i a \u00e7oi dishirin n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur mbaroi vizita pat ra muzgu e nan\u00eb e bij\u00eb u nis\u00ebn m\u00eb kamb\u00eb sheshjollit t\u00eb mbuluem me bor\u00eb t\u00eb ngrime p\u00ebr t\u2019udh\u00ebtue nja tri or\u00eb derisa t\u00eb hasshin n\u00eb katundin, ma t\u2019af\u00ebrm t\u00eb Fush\u00ebs s\u00eb Leskovcit.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr habi t\u00eb madhe ton\u00ebn, drejtori i burgut as u a kishte lan\u00eb shishen e rakis rojeve milice, as e kishte mbajt\u00eb p\u00ebr vete, por ia kishte dhan\u00eb kurririt t\u00eb na e binte menjiher\u00eb tue e porosit\u00eb t\u00eb na thonte k\u00ebto fjal\u00eb:\u201d<strong>Drejtori ban k\u00ebt p\u00ebrjashtim jo p\u00ebr ju reaksionar\u00ebt, po p\u00ebr nderim t\u2019atyne dy shqiptareve kryene\u00e7e&#8230;\u201d<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Kurriri na gjeti n\u00eb breg t\u00eb lumit qi ndante sheshjollin nga barrakat. Prej aty un\u00eb e shoqi po i p\u00ebrcjellshim ,e duer e sy nan\u00eb e bij\u00eb t\u00eb cilave ma fort i u-dallojshin hijet se trupat, por ato na dallojshin ne nga dritat e patalokut ku shp\u00ebrndahej gjella. Shoqi im s\u2019i a bani as nji as dy, por mori shishen nga dora e kurririt dhe e ngriti n\u00eb drit\u00ebn e kalbitrit qi ai mbante me vete p\u00ebr t\u2019ia pa shishen e ama dhe e motra. Ato u-ndalen, shikuen pak me duer mbi ball\u00eb e mandej i vum\u00eb re se e motra e shoqit i u-suell s\u2019am\u00ebs dy her\u00eb p\u00ebr rreth tue k\u00ebcye si ftuj\u00eb dhe e kacarroi. Ky qe sheji i fitores s\u00eb tyne t\u00eb dyan\u00ebshme. Kjo ka qen\u00eb dhe si duket do t\u00eb mbetet ma e madhja dhe ma e mall\u00ebngjyeshmja Pashk\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time \u201c-<\/em> Pashk\u00eb n\u00eb burg me nan\u00eb e mot\u00ebr e vlla musliman\u00eb.<\/p>\n<h6 style=\"text-align: center\">Ky shkrim i risjell n\u00eb vemendje, \u00ebsht\u00eb si mesazh urues p\u00ebr Pashk\u00ebt e k\u00ebtij viti, q\u00eb shembuj t\u00eb till\u00eb bashk\u00ebjetese e dashuri v\u00ebllaz\u00ebrore, si\u00e7 na e paraqet nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs politike shqiptare t\u00eb mesit t\u00eb shek.XX profesor Zef V.Nekaj t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb mesin ton\u00eb ashtu si\u00e7<\/h6>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Leonora La\u00e7i Prof.Zef V.Nekaj ka lindur n\u00eb Domgjon t\u00eb Mirdit\u00ebs. Jetoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1919-2003.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[709],"tags":[],"class_list":["post-6958","post","type-post","status-publish","format-gallery","hentry","category-kryesor","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Leonora La\u00e7i Prof.Zef V.Nekaj ka lindur n\u00eb Domgjon t\u00eb Mirdit\u00ebs. Jetoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1919-2003.&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-27T17:19:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-27T19:05:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj\",\"datePublished\":\"2018-03-27T17:19:08+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-27T19:05:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958\"},\"wordCount\":2419,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"KRYESOR\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958\",\"name\":\"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-03-27T17:19:08+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-27T19:05:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6958#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj - Pirusti News","og_description":"Nga Leonora La\u00e7i Prof.Zef V.Nekaj ka lindur n\u00eb Domgjon t\u00eb Mirdit\u00ebs. Jetoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1919-2003.&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2018-03-27T17:19:08+00:00","article_modified_time":"2018-03-27T19:05:02+00:00","og_image":[{"width":528,"height":528,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj","datePublished":"2018-03-27T17:19:08+00:00","dateModified":"2018-03-27T19:05:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958"},"wordCount":2419,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"articleSection":["KRYESOR"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958","name":"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"datePublished":"2018-03-27T17:19:08+00:00","dateModified":"2018-03-27T19:05:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6958#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ti \u201cfestosh\u201d Pashk\u00ebt n\u00eb burg. Kujtime t\u00eb profesorit domgjonas, Zef Vorf Nekaj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6958"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6958\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6965,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6958\/revisions\/6965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}