{"id":6970,"date":"2018-03-27T19:29:58","date_gmt":"2018-03-27T19:29:58","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=6970"},"modified":"2018-03-30T12:49:22","modified_gmt":"2018-03-30T12:49:22","slug":"hyrja-e-forcave-te-nato-s-ne-kosove-perjetim-i-nje-deshmitari-okular","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970","title":{"rendered":"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga: HAJDAR FEJZULLAHU<\/strong><\/p>\n<p>Dita e shum\u00ebpritur erdhi. 12 qershori. Ora 5 e m\u00ebngjesit dhe po pritej t\u00eb hynin forcat e NATO-s. Un\u00eb nga g\u00ebzimi nuk fjeta t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn. Nuk ishte m\u00eb ajo ndjenja e ankthit se si do t\u00eb dalim n\u00eb m\u00ebngjes. Ishte ndryshe. Ishte emocionuese. 78 dit\u00eb ferri n\u00eb jet\u00ebn time i p\u00ebrjetova bashk\u00eb me familje mes kat\u00ebr muresh. Than\u00eb se tash po pritej te futen forcat e NATOS-s, po sipas lajmeve than\u00eb se jan\u00eb futur n\u00eb kufi dhe ia m\u00ebsyn\u00eb Kosov\u00ebs. Ne mendonim se ato do t\u00eb futen p\u00ebr dy apo tri or\u00eb. Nuk doli ashtu si\u00e7 menduam, po edhe nuk e dinim. Kjo dit\u00eb m\u2019u duk shum\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb kahmotshme. NATO-ja hyri rreth or\u00ebs 7 t\u00eb mbr\u00ebmjes. Un\u00eb me bashk\u00ebshorten time dhe me f\u00ebmij\u00ebt improvizuam nj\u00eb studio me z\u00eb t\u00eb zgjeruar dhe e vendos\u00ebm aty n\u00eb ballkon. Ay u d\u00ebgjuan pas 78 dit\u00ebsh zymt\u00ebsie e tmerri, k\u00ebnga, z\u00ebri dhe g\u00ebzimi shqip.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Po- ne shqiptar\u00ebt festonim shqip p\u00ebrfundimisht.<\/strong><\/p>\n<p>Ne ishim n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb private e q\u00eb nuk ishte prona jon\u00eb. Serb\u00ebt dol\u00ebn t\u00eb t\u00ebrbuar nga jehona e fjal\u00ebs dhe k\u00ebng\u00ebs shqipe. Ne ende i kishim t\u00eb g\u00ebrshetuara ndjenjat e g\u00ebzimit dhe t\u00eb frik\u00ebs dhe nuk e dinim se cilat po dominojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Un\u00eb hyja shpesh brenda p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar lajmet. E disi fillova ta humbas durimin dhe i kritikova f\u00ebmij\u00ebt se p\u00ebrse filluam aq her\u00ebt t\u00eb festonim. P\u00ebrse shpejtuam? N\u00eb realitet un\u00eb tregova shpirtlig\u00ebsin\u00eb time kur i detyrova mandej f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ta kthejn\u00eb studion Brenda e q\u00eb ta flas t\u00eb drejt\u00ebn,fillova madje edhe ta urrej.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 15, v\u00ebrejta daljen e disa qytetar\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn kryesore, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Shkupit, n\u00eb hyrje t\u00eb Prishtin\u00ebs. N\u00eb at\u00eb rrug\u00eb nuk ka pasur l\u00ebvizje as t\u00eb veturave ushtarake e as policore. Shihja plot qytetar\u00eb q\u00eb dilnin me lule n\u00eb dor\u00eb dhe t\u00eb rreshtuar. Ne prap\u00eb nga ballkoni p\u00ebrcillnim situat\u00ebn. Serb\u00ebt filluan t\u00eb na shanin, ata t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrreth banesave tona e shumica ishin serb\u00eb t\u00eb ikur nga Kroacia.<\/p>\n<p>U pengonte brohoritja jon\u00eb. <strong>\u201cNATO! NATO!\u201d<\/strong> U pengonte edhe z\u00ebri i studios. Un\u00eb sodisja her\u00eb tek ata, her\u00eb te qytetar\u00ebt q\u00eb ishin afro 350, po nj\u00ebkoh\u00ebh\u00ebsisht shikimi m\u00eb fluturonte te magjistralje e Shkupit, sepse doja t\u00eb dija a po duken forcat tona ushtarake. Shiu q\u00eb filloi si nj\u00eb furtun\u00eb e pap\u00ebrshkruar dhe me nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe, e prishi at\u00eb atmosfer\u00eb dhe ne u desh t\u00eb hynim Brenda. Pas shiut m\u00eb nuk dol\u00ebm. Un\u00eb me vete mendova:\u201d Mos vall\u00eb jan\u00eb lot\u00ebt e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve? <strong>Mos po qan Luli\u201d Uh!!!<\/strong><\/p>\n<p>I largova k\u00ebto mendime se ma l\u00ebndonin shpirtin edhe ashtu t\u00eb lodhur.\u00a0 E dija se ballkoni yn\u00eb mbeti hal\u00eb n\u00eb sy e serb\u00ebve. Rreth or\u00ebs 17 erdhi nj\u00eb landrover i policis\u00eb serbe dhe e shikoi ballkonin. Dhe\u2026s\u00ebrish frika ma z\u00ebvend\u00ebsoi g\u00ebzimin. E dija se na p\u00ebrcillnin p\u00ebr shkak t\u00eb muzik\u00ebs dhe brohoritjeve t\u00eb parakohshme. M\u00eb shkoi mendja q\u00eb t\u00eb mos rrim\u00eb aty me familje, se na kanosej rreziku. Prap\u00eb mendimet ndjellakeqe m\u00eb silleshin n\u00eb kok\u00eb: \u201c Nuk ka asgj\u00eb nga NATO-ja!\u201d K\u00ebt\u00eb bised\u00eb e b\u00ebnim me bashk\u00ebshorten time. Papritmas u d\u00ebgjuan dy helikopter\u00eb t\u00eb cil\u00ebt hyn\u00eb na ana e Shkupit.<\/p>\n<p>Filluam prap\u00eb brohoritjet: <strong>\u201c NATO! NATO!\u201d<\/strong> Serb\u00ebt ishin s\u00ebrish kundruall ballkonit tim, p\u00ebrndryshe edhe nj\u00eb serb i quajtur Dragan, drejtor i Aeroportit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Dragani i thot\u00eb nj\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb fqinjve t\u00eb mi: \u201c<strong>Thuaji atij fqinjit t\u00eb mos g\u00ebzohet kot se k\u00ebta jan\u00eb rus\u00eb\u201d Ev,ev!<\/strong> Edhe un\u00eb me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb madh ia ktheva: \u201c<strong> K\u00ebta jan\u00eb NATO,NATO!!! Thuaji Draganit<\/strong>\u201d! Dragani m\u00eb d\u00ebgjonte mir\u00eb sepse ishim shum\u00eb af\u00ebr ballkoni me ballkon. Ajo vajza mbeti e hutuar dhe doli jasht\u00eb pa folur asgj\u00eb sepse nuk kishte faj. Ishte n\u00eb dilem\u00eb se si duhej vepruar.<br \/>\nS\u00ebrish u kthyen dy helikopter\u00eb t\u00eb stilit \u201c Banane\u201d (k\u00ebshtu i quanin).<\/p>\n<p><strong>\u00a0O Zot! Ushtonte Prishtina dhe prap\u00eb g\u00ebzimi: NATO! NATO!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Serb\u00ebt filluan ta njohin tashm\u00eb frik\u00ebn dhe mossigurin\u00eb sepse i shihnin humbjet e tyre. Shanin n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar. \u201c Do t\u2019ua presim kokat\u201d na drejoheshin me z\u00eb t\u00eb \u00e7artur. Ne nuk flisnim fare se e dinim q\u00eb do t\u00eb kemi pasoja n\u00eb ato momente kritike kur ata e shihnin se fitorja \u00ebsht\u00eb jona.\u00a0 Af\u00ebr kishim nj\u00eb pomp\u00eb t\u00eb benzin\u00ebs, te rrethi i spitalit. Aty u stacionuan kat\u00ebr pizgauer\u00eb t\u00eb ushtris angleze, me at\u00eb shkronj\u00ebn e madhe <strong>\u201cV\u201d <\/strong>e q\u00eb ne nuk e dinim se ishte shkronja \u201cViktoria\u201d e ushtris\u00eb angleze. Af\u00ebr pizgauer\u00ebve ishte parkuar edhe nj\u00eb vetur\u00eb e policis\u00eb serbe, ku polic\u00ebt serb\u00eb as q\u00eb i p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn ushtarak\u00ebt e NATO-s. E po si t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndesnin kur e dinin se ata nuk kan\u00eb vend m\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb? Un\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb e kuptova se k\u00ebta jan\u00eb NATO-ja.\u00a0Ne at\u00eb nat\u00eb u larguam nga banesa jon\u00eb se nuk ndjeheshim t\u00eb sigurt. Shkuam n\u00eb katin e pest\u00eb <strong>te Hetem Merofci<\/strong>. I trokita n\u00eb der\u00eb dhe u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm duke e shprehur g\u00ebzimin p\u00ebr ardhjen e NATO-s. Megjithat\u00eb, nata ishte ende nat\u00eb joshqiptare p\u00ebr ne dhe nuk e ndjenim g\u00ebzimin e duhur se forcat serbe silleshin ende n\u00ebp\u00ebr qytet. E kaluam disi at\u00eb nat\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Un\u00eb i tregova Hetemit p\u00ebr ndodhin e studios dhe v\u00ebzhgimin e policis\u00eb n\u00eb ballkonin tim. E pash\u00eb q\u00eb edhe at\u00eb e kaploi nj\u00eb doz\u00eb frike. Rreth or\u00ebs 5 t\u00eb m\u00ebngjesit Prishtina ushtonte nga tanket, ushtri me plot armatim. Dhe\u2026 shp\u00ebtimi yn\u00eb mu n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb qytetin ton\u00eb. O nuk di si ta p\u00ebrshkruaj at\u00eb g\u00ebzim! I them simes shoqe q\u00eb t\u00eb vishemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solemne p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndetur e p\u00ebr t\u2019u uruar mir\u00ebseardhje shp\u00ebtimtar\u00ebve tan\u00eb. Me vete morem edhe tuf\u00eb lulesh. Lule pra, se po lul\u00ebzonte vendi yn\u00eb. Dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr,lulet i mor\u00ebm nga ballkonet e disa t\u00eb t\u00eb ikurve tashm\u00eb. U nis\u00ebm drejt tek ushtar\u00ebt e NATO-s q\u00eb nuk ishin m\u00eb larg se 150 metra.<\/em><\/strong> Serb\u00ebt b\u00ebnin sharje nga m\u00eb t\u00eb ndyrat, po ne nuk ua v\u00ebnim veshin. Kur u fut\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn ushtarake, na doli nj\u00eb oficer para dhe na p\u00ebrshendeti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ushtarake. Ai v\u00ebrejti buqetat e luleve dhe veshjen ton\u00eb solemne, por p\u00ebr \u00e7udi, na u drejtua ne serbishte. Eu, eu, i them bij\u00ebs sime, le t\u2019u tregoj\u00eb se babai nuk di serbisht. Ai mbeti i habitur q\u00eb ne nuk e njihnim serbishten. Jo,i tha Vlora, bija ime sepse ajo e dinte ngapak anglishten. Ai na e ktheu me nj\u00eb k\u00ebrkim faljeje duke u sqaruar:<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebrkoj falje, por ne kemi informata si duket t\u00eb gabuara.Na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se shqiptaret jan\u00eb t\u00eb mbuluara, dmth me shami. Un\u00eb te ju shoh eleganc\u00eb dhe jo mbules\u00eb. Tani, n\u00ebse keni d\u00ebshir\u00eb,mund t\u2019i takoni ushtarak\u00ebt tan\u00eb, me k\u00ebto lule dhe t\u2019u d\u00ebshironi mir\u00ebseardhje. Me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00eb-ia ktheva un\u00eb, po ne kemi dalur pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.Vazhduam dhe u fal\u00ebnderuam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa rreth nesh kishte p\u00ebrplot media bot\u00ebrore, me t\u00eb cil\u00ebt edhe u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebmTop of Form<\/p>\n<p><strong>TAKIMET E PASLUFT\u00cbS ME FAREFISIN DHE DHEMBJET E LUFT\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Pas vizit\u00ebs q\u00eb ua b\u00ebm\u00eb ushtarak\u00ebve shp\u00ebtimtar t\u00eb NATOS, u kthyem \u00a0duke ecur, duke l\u00ebvizur lirsh\u00ebm s\u00ebrish, s\u00ebrish n\u00ebp\u00ebr tok\u00ebn ton\u00eb dardane. Po, po, o gjakpir\u00ebs se kot na mbajt\u00ebt n\u00ebn thundr\u00ebn tuaj. E huaja, jotja nuk b\u00ebhet kurr\u00eb. E po tani ik n\u00eb theqafje.Un\u00eb l\u00ebviz lirsh\u00ebm dhe ti mbathja me t\u00eb katra nga ke ardhur. N\u00eb Karpate, pra. K\u00ebshtu flisja dhe bluaja mendime n\u00eb kok\u00ebn time tashm\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuar nga tmerret e atyre dit\u00ebve. Po sa e sa her\u00eb n\u00eb ato net t\u00eb llahtarshme kam \u00ebnd\u00ebrruar se fluturoja nga g\u00ebzimi dhe tani ajo \u00ebnd\u00ebrr u b\u00eb realitet. Un\u00eb ecja lirsh\u00ebm me familje drejt banes\u00ebs sime. Po ishim thjesht t\u00eb hipnotizuar nga barbar\u00ebt. Ata silleshin si n\u00eb tokat e tyre shekullore dhe luanin me ne, por ja tani ershi kund\u00ebrsulmi. Them un\u00eb, \u00e7do gj\u00eb kthehet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Un\u00eb ecja rrug\u00ebs me kok\u00ebn lart dhe kisha p\u00ebrshtypjen se edhe toka g\u00ebzohej nga hap\u00ebrimi im i lirsh\u00ebm me familjen time. U g\u00ebzova q\u00eb nuk kisha harruat t\u00eb ecja pas t\u00ebr\u00eb asaj kohe. Shkuam n\u00eb banes\u00ebn ton\u00eb e q\u00eb ishte pron\u00eb e huaj. Harrova t\u2019ju them se rrug\u00ebs na shanin serb\u00ebt duke na quajtur tradhtar\u00eb q\u00eb shkuam ta p\u00ebrsh\u00ebndesnim NATON. Ne tashm\u00eb e p\u00ebrjetonim g\u00ebzimin dhe nuk na b\u00ebnin p\u00ebrshtypje sharjet e barbar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>Dola n\u00eb ballkonin tim t\u00eb marr frym\u00eb lirsh\u00ebm, ta shikoj qiellin e hapur, t\u00eb mos kem frik\u00eb nga e nes\u00ebrmja. Pas nj\u00eb kohe jo fort\u00eb t\u00eb gjat\u00eb,te dera ime u shfaq fqinja ime Zorica. O sa me g\u00ebzim tani e prisja at\u00eb moment. M\u00eb erdhi si ta kisha ftuar vet\u00eb un\u00eb. Isha i st\u00ebrmbushur me fjalorin tim t\u00eb mbytur n\u00eb amulli deri at\u00ebher\u00eb. Ulu, i them teto Zora dhe tani d\u00ebgjom\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb them! T\u00eb them o fqinje se ky regjim millovisheqian i ndyr\u00eb, kjo ushtri juaja e f\u00eblliqur, kjo st\u00ebrvinopoilici, kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb trojet tona me \u00e7izme t\u00eb p\u00ebrbaltura nga m\u00ebkatet ndaj pafaj\u00ebsis\u00eb shqiptare, nuk do t\u00eb marr\u00eb as er\u00eb n\u00eb Dardani. P\u00ebrsh\u00ebndetuni! Ti si fqinje je treguar shum\u00eb e lig me provokimet tuaja t\u00eb paskrupullta. Mos mendo se nuk i v\u00ebreja syt\u00eb e tu t\u00eb st\u00ebrmbushur me urrejtje ndaj nesh. Mir\u00eb, ti je nj\u00eb grua e moshuar dhe un\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebj presion si\u00e7 b\u00ebre ti te ne, por t\u00eb them zhduku p\u00ebrgjithmon\u00eb nga dera ime, se nuk dua t\u00eb t\u00eb shoh. Zorica pra, ajo e presionit q\u00eb m\u00eb b\u00ebnte, m\u00eb erdhi dita ta d\u00ebboj lirsh\u00ebm nga dera ime dhe t\u00eb mos kem frik\u00eb nga ngulitja e tyt\u00ebs s\u00eb sllavit t\u00eb ndyr\u00eb n\u00eb qaf\u00ebn time. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nuk kisha m\u00eb frik\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundoja si Luli im i mir\u00eb dhe t\u00eb thoshin se vdiq nga rryma. Eh, po ku ka rrym\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme se ju, o t\u00eb mallkuar! G\u00ebzimi n\u00eb familjen ton\u00eb kishte hyr\u00eb brenda n\u00eb shpirtrat tan\u00eb dhe na i p\u00ebrqafonte fytyrat radhazi. Tani ishim ata q\u00eb mezi prisnim ta takonim ndonj\u00eb t\u00eb njofsh\u00ebm dhe t\u00eb rr\u00ebfeheshim p\u00ebr ngjarjet tona. Prishtina filloi t\u00eb merrte nj\u00eb tjet\u00ebr pamje dhe tjet\u00ebr atmosfer\u00eb. Serb\u00ebt filluan ta nd\u00ebrrojn\u00eb g\u00ebzofin dhe t\u00eb sillen m\u00eb ndryshe, m\u00eb \u00ebmb\u00ebl, si burra t\u00eb urt\u00eb dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm. O Zot, \u00e7far\u00eb aktor\u00ebsh n\u00eb sken\u00ebn jet\u00ebsore, por ne ishim ata q\u00eb nuk u besonim. Braktisja e Dardanis\u00eb filloi t\u00eb evidentohej duksh\u00ebm nga ana e tyre. Iknin nga vendi i krimeve t\u00eb tyre. Po, po, iknin p\u00ebr n\u00eb Serbi. <strong>Pas tri dit\u00ebsh m\u00eb thirri nj\u00eb mik i cili merrej me tregti t\u00eb materialit librar dhe zyrtar. Kishte lajme se kan\u00eb ardhur ushtria jon\u00eb diku n\u00eb periferi t\u00eb qytetit. M\u00eb ftoi q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb Kolovic\u00eb dhe ta takojm\u00eb U\u00c7K-n\u00eb. O Zot, a jam n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr?<\/strong><\/p>\n<p>G\u00ebzim pas g\u00ebzimi. Po un\u00eb mezi prisja q\u00eb t\u2019i takoja. U nis\u00ebm p\u00ebr te miku dhe ai kishte mbushur bagazhin e vetur\u00ebs p\u00ebrplot gj\u00ebsende q\u00eb t\u2019ua dhuronte atyre. Rruga ishte plot dhembje.Vetura t\u00eb djegura, sht\u00ebpi, zymt\u00ebsi dhe er\u00eb baroti e tymi. Ishin akoma t\u00eb fresk\u00ebta. Kur u afruam af\u00ebr, e pam\u00eb flamurin ton\u00eb kuq e zi t\u00eb ngritur. Zemra sa nuk m\u00eb dilte nga vendi. P\u00ebrmbahesha nga loti i g\u00ebzimit. E po le t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb i thash\u00eb vetes se edhe burrat qajn\u00eb. U ndesh\u00ebm n\u00eb dy roje dhe na pyet\u00ebn n\u00eb e k\u00ebrkojm\u00eb dik\u00eb. Miku R.T. u tha se e k\u00ebrkon bac\u00ebn Jakup. Na than\u00eb se aty ishte, por ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb. Miku im u tregoi se ua kishim sjellur disa materiale q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr ta. Ata e informuan bac\u00ebn Jakup Krasniqi dhe mesazhin. Ne ju k\u00ebrkuam q\u00eb mund\u00ebsisht t\u00eb na e jap ndonj\u00eb ushtar sepse ky miku kishte depot n\u00eb bodrumet e e Rilindjes ku deri ne ate kohe i kishin shp\u00ebtuar pa ia djegur serbet. Ushtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb na u fal\u00ebnderuan p\u00ebrzem\u00ebrsisht, por na than\u00eb se nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb na japin ndonj\u00eb ushtar sepse na i burgos KFORI. Ne ngel\u00ebm aty deri n\u00eb or\u00ebn 18 dhe terri kishte filluar ta tregonte veten. Ishte ende koh\u00eb e pasigurt dhe ne mor\u00ebm rrug\u00ebn e kthimit edhe pse pak ishim t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Mua m\u00eb p\u00ebrcolli miku im deri te nd\u00ebrtesa sepse ende ishte nj\u00eb lloj kohe e luft\u00ebs. Ende ishin tri pal\u00eb ushtri: NATO-jaSerbia kohe lufte prishtina ishte me tri pal ushtri NATO , Serbija dhe U\u00c7K-ja. T\u00eb nes\u00ebrmen, diku me 16 qershor marrim lajmin shum\u00eb t\u00eb hidhur ku u vran\u00eb kat\u00ebr djem te rinj, nj\u00ebri prej tyre ishte djali i nj\u00eb mikut tim Iljaz Berish\u00ebs. O sa dhembje ndjeva p\u00ebr k\u00ebto fidante t\u00eb reja! Dhe prap\u00eb pik\u00ebllim\u2026G\u00ebzim, pik\u00ebllim, trishtim dhe truri ishte trajnuar p\u00ebr k\u00ebto ndjenja q\u00eb ndryshonin nga momenti n\u00eb moment.<\/p>\n<p><strong>Po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb katin e pest\u00eb ishin tubuar te Hetem Merovci disa fqinj, nj\u00eb turk i quajtur Iskenderi, burri i asaj Bahr\u00ebs, Dragani dhe Heta<\/strong>. M\u00eb kishin ftuar edhe mua q\u00eb t\u00eb bisedonim p\u00ebr fatin e prishtinasve. Ngrisnin gotat,por nuk festonin. Gj\u00ebmonin! Kur m\u00eb pyet\u00ebn,un\u00eb pa hezitim ju thash\u00eb se ata q\u00eb i kan\u00eb duart e lyera me gjak shqiptari, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebtu fare, por t\u00eb ikin sa m\u00eb shpejt dhe ta harrojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb Prishtin\u00ebn. Prishtina do t\u00eb marr\u00eb pamje krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr dhe k\u00ebtu do t\u00eb vijn\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb fare serbisht. Mendoj se isha i qart\u00eb, ju thash\u00eb. E Dragani q\u00eb m\u00eb thoshte se NATO-ja! I thash\u00eb Draganit se ja ku i ke rus\u00ebt dhe le t\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb. Nuk e foli asnj\u00eb fjal\u00eb, vet\u00ebm uli kok\u00ebn se kishte hallet e veta, nga t\u2019ia mbante.Turk Iskenderi u thoshte fqinjve se jan\u00eb prishtinas dhe nuk b\u00ebn t\u00eb ikin. Prishtina do t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr Prishtin\u00eb, u thash\u00eb un\u00eb, por prap\u00eb ju vendosni. Ata filluan t\u00eb interesohen p\u00ebr \u201c biletat e ikjes\u201d deri n\u00eb Beograd. Aty filova ta kuptoj se ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrlyer, po ikin ngadal\u00eb. N\u00eb Prishtin\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb disa fshatar\u00eb t\u00eb shum\u00ebvuajtur q\u00eb kishin ndenjur 18 muaj n\u00eb mesin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb der\u00ebn time troket nj\u00eb mik i quajtur Halil dhe at\u00eb troket rast\u00ebsisht n\u00eb der\u00ebn time. Shikoheshim n\u00eb heshtje mes vete se na ra takim i papritur. Hajdar, ti je- m\u00eb tha.Po Halil- un\u00eb jam dhe u p\u00ebrqafuam p\u00ebrmallsh\u00ebm. \u00c7do ritakim pas luft\u00ebs ishte me emocione g\u00ebzimi, dhembjeje dhe krenarie. Filluam bised\u00ebn rreth familjar\u00ebve, rreth koh\u00ebs dhe vuajtjeve n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb mundimshme t\u00eb luft\u00ebs, kush \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, kush ka mbijetuar, nga kan\u00eb shkuar e sa e sa pyetje tjera sepse nuk kishim asnj\u00eb informat\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt tan\u00eb n\u00ebp\u00ebr Drenic\u00eb.Me frik\u00eb pyesnim se kush \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb se nuk na p\u00eblqente. Halilit ia sigurova nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Breg t\u00eb Diellit dhe e luta q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb familjes sime q\u00eb ishin te af\u00ebrt t\u00eb halilit ,t\u2019m\u2019i sillte n\u00eb Prishtin\u00eb. Halili v\u00ebrtet shkoi t\u00eb nes\u00ebrmen dhe ashtu ndodhi. T\u00eb nes\u00ebrmen nj\u00eb burr\u00eb nga Gradica erdhi me nj\u00eb furgon.<\/p>\n<p>E para q\u00eb m\u00eb erdhi, ishte motra ime me t\u00eb pes\u00eb bijat e saj e nj\u00ebjt\u00eb edhe at\u00eb e akomodova n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Breg t\u00eb Diellit edhe pse n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb fare t\u00eb vock\u00ebl. E sa filluam t\u00eb \u00e7malleshim me motr\u00ebn time! Serb\u00ebt ik\u00ebn dhe boshatis\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Boshatis\u00ebn edhe ato t\u00eb shqiptar\u00ebve ku ishin vendosur gjat\u00eb luft\u00ebs. O Zot, sa t\u00eb akomoduar ndiheshin ata barbar\u00eb, por ja se nuk ju zgjati shum\u00eb ai akomoditet. Shqiptar\u00ebt pa kulm mbi kok\u00eb e t\u00eb d\u00ebbuar n\u00ebp\u00ebr male,pa ushqim. Jo,jo, koha nuk punon gjithmon\u00eb p\u00ebr armikun.<\/p>\n<p>Un\u00eb fillova ta pyesja motr\u00ebn time radhazi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se a jan\u00eb gjall\u00eb nga kjo luft\u00eb e pabarabart\u00eb, po edhe ajo nuk I dinte t\u00eb gjitha nga kjo tragjedi komb\u00ebtare. Dikur motra m\u00eb tha: O v\u00eblla,mos u m\u00ebrzit se e kan\u00eb vrar\u00eb edhe Izerin ton\u00eb, djalin e xhaxhait tim. Izer Fejzullahun !!! T\u00eb birin e axh\u00ebs \u00c7aush! Ahuuuu, Izer v\u00eblla, po edhe ty t\u00eb mori plumbi i gjakpir\u00ebsit! O Izer, po sa buk\u00ebn e ndam\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sof\u00ebr e ti na paske ikur pa lamtumir\u00eb, pa zhurm\u00eb, pa buj\u00eb, pa ceremoni mortore! Po ishim moshatar\u00eb dhe u rrit\u00ebm bashk\u00eb. Bashk\u00eb kishim ruajtur bag\u00ebtin\u00eb, bashk\u00eb kemi ngr\u00ebn\u00eb mis\u00ebrnike me ndonj\u00eb cop\u00eb djath.Eh, Izer, Izer, t\u00eb paka marr\u00eb n\u00eb gji dheu i tok\u00ebs n\u00ebn\u00eb, tok\u00ebs dardane.O Zot, qava si f\u00ebmij\u00eb. Nuk doja,por lot\u00ebt shkonin rr\u00ebke. Qielli m\u2019u p\u00ebrmbys nga ky lajm.<\/p>\n<p><strong>Motra m\u00eb tregoi edhe p\u00ebr vrasjen e prof. Enverit, prof.Murat Halitin<\/strong>, profesorin e historis\u00eb dhe ca kush\u00ebrinj t\u00eb tjer\u00eb. Po, po, ishin t\u00eb gjitha k\u00ebto dhimbje t\u00eb m\u00ebdha.Nuk i duronte dot shpirti i Enverin e kam pasur edhe kush\u00ebri,edhe shok klase. Duke e njohur bagazhin e tyre atdhetar,nuk mund te ndalesha s\u00eb qari, me z\u00eb,me zem\u00ebr, me shpirt. Ndjeja dhembje t\u00eb madhe,por edhe krenare. lodhur. Motra m\u00eb t\u00ebrhoqi p\u00ebr dore duke m\u00eb ngush\u00eblluar dhe duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se lufta I ka k\u00ebto. Ajo nuk meremeton,por merr. Ata ran\u00eb q\u00eb ne t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb.Mos loto,v\u00eblla.Loti e r\u00ebndon idealin e tyre. E dija se ka t\u00eb drejt\u00eb, e dija se ashtu \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht,por p\u00ebrpara m\u00eb vinin fytyrat e tyre t\u00eb buz\u00ebqeshura. Nuk mund t\u00eb pajtohesha.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb e akomodova motr\u00ebn, u nisa p\u00ebr n\u00eb banes\u00eb goxha i m\u00ebrzitur. E dija q\u00eb m\u00eb prisnin disa pun\u00eb,disa obligime t\u00eb mia morale. U ktheva n\u00eb banes\u00eb,u takuam me Halilin dhe i tregova p\u00ebr Lulin e mir\u00eb. K\u00ebrkova nga Halili q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e Lulit t\u00eb vrar\u00eb dhe ta shikojm\u00eb vendin e vrasjes s\u00eb tij t\u00eb kobshme. E gjeta let\u00ebrnjoftimin e Lulit t\u00eb vrar\u00eb. E mora af\u00ebr vetes,n\u00eb gjoksin tim n\u00eb shenj\u00eb p\u00ebrkujtimi n\u00eb t\u00eb dhe m\u2019u duk se e pash\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. Ishte kjo dit\u00eb e 18 qershorit dhe un\u00eb u ndesha edhe nj\u00ebher\u00eb me Lulin e dhembjen ndaj tij,n\u00eb banes\u00ebn e tij nj\u00ebdhom\u00ebshe. <strong>E mor Luli,edhe gjaku yt na e solli k\u00ebt\u00eb liri\u2026<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: HAJDAR FEJZULLAHU Dita e shum\u00ebpritur erdhi. 12 qershori. Ora 5 e m\u00ebngjesit dhe po&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[1147,709],"tags":[],"class_list":["post-6970","post","type-post","status-publish","format-gallery","hentry","category-dardania","category-kryesor","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular) - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular) - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: HAJDAR FEJZULLAHU Dita e shum\u00ebpritur erdhi. 12 qershori. Ora 5 e m\u00ebngjesit dhe po&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-27T19:29:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-30T12:49:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular)\",\"datePublished\":\"2018-03-27T19:29:58+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-30T12:49:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970\"},\"wordCount\":3386,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"DARDANIA\",\"KRYESOR\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970\",\"name\":\"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular) - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-03-27T19:29:58+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-30T12:49:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=6970#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular) - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular) - Pirusti News","og_description":"Nga: HAJDAR FEJZULLAHU Dita e shum\u00ebpritur erdhi. 12 qershori. Ora 5 e m\u00ebngjesit dhe po&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2018-03-27T19:29:58+00:00","article_modified_time":"2018-03-30T12:49:22+00:00","og_image":[{"width":528,"height":528,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"17 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular)","datePublished":"2018-03-27T19:29:58+00:00","dateModified":"2018-03-30T12:49:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970"},"wordCount":3386,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"articleSection":["DARDANIA","KRYESOR"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970","name":"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular) - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"datePublished":"2018-03-27T19:29:58+00:00","dateModified":"2018-03-30T12:49:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=6970#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"HYRJA E FORCAVE T\u00cb NATO-S N\u00cb KOSOV\u00cb (P\u00ebrjetim i nj\u00eb d\u00ebshmitari okular)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6970"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6970\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7013,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6970\/revisions\/7013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}