{"id":7899,"date":"2018-05-21T19:41:01","date_gmt":"2018-05-21T19:41:01","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=7899"},"modified":"2022-05-21T20:30:57","modified_gmt":"2022-05-21T20:30:57","slug":"retrospektive-revolta-e-spacit-ne-kujtesen-time-flet-gjet-kadeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899","title":{"rendered":"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga: Aleksand\u00ebr Ndoja, <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>-Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i te burgosurve. Jehona n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe frika pushtetit komunist. Gjendja e sotme e godinave ku p\u00ebr ironi tre familje banojn\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e dikurshme. Por edhe kat\u00ebr varret n\u00eb mes t\u00eb oborrit, n\u00eb mes t\u00eb cil\u00ebve edhe varri i nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb diktatorit. Gjet Kadeli, ish-i d\u00ebnuar n\u00eb burgun e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Spa\u00e7it rr\u00ebfen gjith\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb burgu q\u00eb b\u00ebri historin\u00eb-<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 <strong>K<\/strong>und\u00ebrshtar\u00ebt e shpallur t\u00eb rregjimit t\u00eb koh\u00ebs, kishin arritur n\u00eb shifra rekord. <strong>Ingranzhet e diktatur\u00ebs, kishin punuar me kapacitet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb prodhimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve<\/strong>, aq sa n\u00eb vitin 1964 do t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb nga burgjet m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs, me nj\u00eb kapacitet prej 700 vendesh. <strong>Burgu i Spa\u00e7it, i cili p\u00ebr 27 vjet\u00eb me rradh\u00eb &#8220;edukoi&#8221; n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrba\u00e7it dhe tuneleve t\u00eb panum\u00ebrta nga ku dol\u00ebn qindra mij\u00ebra tonelata mineral bakri,<\/strong> do t\u00eb sh\u00ebnonte rekordin n\u00eb zgjedhjen e b\u00ebr\u00eb nga ideator\u00ebt e nd\u00ebrtimit t\u00eb burgjeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 <strong>V<\/strong>et\u00ebm pak metra katror\u00eb bazamenti i nd\u00ebrtimit t\u00eb burgut dhe nga kat\u00ebr an\u00ebt faqe malesh t\u00eb larta, aq sa me sy t\u00eb lir\u00eb, kur hedh v\u00ebshtrimin lart majat e maleve duket sikur takohen. <strong>Dhe kur shmangesh n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Repsit, rruga e ngusht\u00eb q\u00eb gjarp\u00ebron n\u00eb lugina dhe faqe malesh t\u00eb ofron\u00eb ndjesin\u00eb e nj\u00eb vendi ku do t\u00eb takosh dhimbjen njer\u00ebzore<\/strong>. Dhe pse je n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb natyra e krijuar ndoshta vet\u00ebm p\u00ebr kafsh\u00eb t\u00eb egra, n\u00eb kodrina t\u00eb thepisura t\u00eb shfaqen nd\u00ebrtesa disa kat\u00ebshe t\u00eb betonuara n\u00eb parametra t\u00eb fortifikatave. Ndoshta, ideator\u00ebt dhe konstruktor\u00ebt e kan\u00eb menduar diktatur\u00ebn t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe po aq t\u00eb p\u00ebrjetshem burgjet p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0<strong> D<\/strong>isa nd\u00ebrtesa jan\u00eb sh\u00ebndrruar n\u00eb g\u00ebrmadha, e nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vjet\u00eb nuk kan\u00eb dyer e as dritare. <strong>Urrejtja posdiktatur\u00eb\u00a0 p\u00ebr diktatur\u00ebn edhe atje mes malesh t\u00eb larta ka qen\u00eb n\u00eb efikasitet t\u00eb plot\u00eb<\/strong>. Ndon\u00ebse t\u00eb burgosurit nuk do ta donin kurr\u00eb ta kujtonin at\u00eb vend, nj\u00eb muze pik\u00ebrisht aty do t\u00eb duhej si n\u00eb shum\u00eb vendi ish-komuniste t\u00eb lindjes, do ti sh\u00ebrbente shum\u00eb historis\u00eb. E nd\u00ebrsa nd\u00ebrtetat t\u00eb ofrojn\u00eb pamje g\u00ebrmadhash, gjithshka aty sh\u00ebndrrohet n\u00eb imagjinat\u00eb. Nd\u00ebrtesat jane s\u00ebbashku, t\u00eb d\u00ebnuar dhe t\u00eb lir\u00eb, fajtor\u00eb dhe t\u00eb pafajsh\u00ebm, viktima dhe xhelat\u00eb. N\u00eb fakt t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar. T\u00eb gjith\u00eb \u00a0hynin qindra metra n\u00ebntok\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb prej andej mineralin. <strong>T\u00eb burgosurit pas pun\u00ebs ktheheshin n\u00eb kapanone, nd\u00ebrsa ata q\u00eb ishin t\u00eb lir\u00eb p\u00ebrshkonin kilometra t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr tu kthyer n\u00eb familje<\/strong>. E nd\u00ebrsa ata q\u00eb ishin t\u00eb lir\u00eb nuk guxonin t\u00eb kund\u00ebrshtonin politik\u00ebn pasi p\u00ebrfundonin si bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e tyre n\u00eb galeri, t\u00eb burgosurit e kishin k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pasi nuk kishin \u00e7far t\u00eb humbisnin. Dhe t\u00eb burgosurit n\u00eb \u00e7do koh\u00eb ishin mbi 600 t\u00eb till\u00eb, me mij\u00ebra familje vuanin pesh\u00ebn e persekucionit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00a0 \u00a0Bashk\u00ebkoh\u00ebsit por edhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit kur sjellin n\u00eb kujt\u00ebs\u00eb grimca nga kalvari i mundimit, t\u00eb flasin edhe p\u00ebr mardh\u00ebnie shpesh t\u00eb acarta mes polic\u00ebve dhe t\u00eb burgosurve.<\/strong> Nj\u00eb i ri nga Fani, pasi gjith\u00eb nat\u00ebn lihet i lidhur n\u00eb oborr, t\u00eb nes\u00ebrmen e gjejn\u00eb t\u00eb vdekur. <strong>Por\u00a0 edhe pse me qindra gra, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb burgosurve p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ishin t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrshkonin rrug\u00ebn pambarim shpesh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr tek burgu, tortura p\u00ebr ta nuk kishte t\u00eb sosur<\/strong>. Shpesh ishin t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u2019i shikonin n\u00eb distanc\u00eb por pa mundur t&#8217;i takonin. <strong>Faktet ofrojn\u00eb at\u00eb se Mirdita dhe mirditasit nuk jan\u00eb ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mir\u00eb kur e mendonin se n\u00eb territorin e tyre ndodhej nj\u00eb \u201cSpa\u00e7\u201d q\u00eb identifikohej me tmerrin. Malet e egra por minerali n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb pallogaritshme ishte shkaku q\u00eb Mirdita t\u00eb b\u00ebhej bart\u00ebse e nj\u00eb dhimbje t\u00eb till\u00eb<\/strong>. Ndon\u00ebse raprezalja ishte e madhe, n\u00eb ato pak metra katror\u00eb do t\u00eb merrte udh\u00eb dhe kund\u00ebrshtim i hapur deri n\u00eb revolt\u00eb masive q\u00eb koha do ta pag\u00ebzonte me emrin <strong>Revolta e Spa\u00e7it, 1973 por vet\u00ebm nj\u00eb dekret i Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor i firmosur nga Ramiz Alia n\u00eb vitin 1991, <\/strong>do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb qindrat e t\u00eb burgosurve t\u00eb kap\u00ebrcenin port\u00ebn e ndaluar p\u00ebr 26 vjet\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshkonin me k\u00ebmb\u00eb apo me makina rrugen e gjat\u00eb mes malesh duke v\u00ebshtruar pas me frik\u00ebn se mos xhelati po i ndiqte ende.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong style=\"font-family: Raleway, sans-serif; font-size: 18px; letter-spacing: 0px;\">Revolta e Spa\u00e7it dhe ngritja e flamurit<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0<strong> N<\/strong>\u00eb ora 23.30\u2026.disa or\u00eb pas fillimit t\u00eb revolt\u00ebs Radio-Vatikani do t\u00eb transmetonte n\u00eb hap\u00ebrsir\u00eb se n\u00eb bor\u00ebn 26 vje\u00e7are n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7el\u00ebn lulet e <strong><em><u>para. Po n\u00eb fakt \u00e7far\u00eb ishte ajo ngjarje q\u00eb tronditi seriozisht pushtetin n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1973.<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Gjet Kadeli, d\u00ebshmitar okular<\/strong> dhe pjesmarr\u00ebs n\u00eb ngjarje tregon: <strong>\u201cN\u00eb or\u00ebn 05.30 n\u00eb mengj\u00ebs ik\u00ebn nga birucat Pal Zefi nga Shijaku pasi ishte i d\u00ebnuar 30 dit\u00eb dhe q\u00ebndronte i izoluar, dhe kishte kaluar afatin ligjor nga 30 dit\u00eb, n\u00eb 31 dit\u00eb.\u00a0<\/strong>\u00a0Operativi i kampit ishte oficer roje dhe ky ishte shkaku i t\u00eb gjith\u00eb pasojave t\u00eb asaj dite. Ai iku nga biruca dhe erdhi k\u00ebtu n\u00eb kamp. U lajm\u00ebrua menj\u00ebher\u00eb oficeri i rojes nga polici i brendsh\u00ebm. Oficeri i rojes u fut n\u00eb kamp me disa polic\u00eb. N\u00ebk\u00ebt\u00eb koh\u00eb turni i par\u00eb i t\u00eb burgosurve po p\u00ebrgatitej t\u00eb shkonte n\u00eb\u00a0pun\u00eb<strong>. Pal Zefi kishte k\u00ebtu edhe t\u00eb v\u00ebllain t\u00eb burgosur. Oficeri i rojes erdhi me e marr\u00eb me forc\u00eb Palin me e rid\u00ebrgue n\u00eb biruc\u00eb, pasi ai nuk pranonte me shkue vullnetarisht. Ata p\u00ebrdor\u00ebn edhe dhun\u00eb ndaj Palit. <\/strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me e shp\u00ebtuar Palin, pasi po dhunohej nga polic\u00ebt n\u00eb prani t\u00eb tyre. <strong>I pari q\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb ka qen\u00eb Pavllo Popa, me banim n\u00eb Vrak\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, me origjin\u00eb malazeze<\/strong>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb edhe t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb dhe Palin e kan\u00eb shp\u00ebtuar nga biruca. Polic\u00ebt dhe operative dol\u00ebn t\u00eb rrahur nga kampi, pasi t\u00eb burgosurit ishin shum\u00eb dhe t\u00eb vendosur. Kjo ishte hera e par\u00eb q\u00eb ndodhte nj\u00eb rast i till\u00eb si rezultat i mllefit t\u00eb akumuluar ndaj rregjimit. <strong>M\u00eb pas n\u00eb kamp vjen GJ.Z, ish operativ n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte shef i sigurimit t\u00eb Mirdit\u00ebs. Futet brenda me disa polic\u00eb dhe e marrin Pal Zefin lart.<\/strong> Menj\u00ebher\u00eb rifilloi reagimi.<br \/>\n<strong>\u00a0N\u00eb ora 21 k\u00ebtu posht\u00eb ndizet nj\u00eb zjarr i madh<\/strong>. Un\u00eb isha i shtrir\u00eb n\u00eb krevat pasi isha me temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb. <strong>Zjarri u b\u00eb aq i madh sa m\u00eb ndri\u00e7oi n\u00eb dhom\u00eb<\/strong>. Zjarri q\u00eb u ndez nga t\u00eb burgosurit ishte fillimi i politik i veprimeve n\u00eb kamp. <strong>Nj\u00eb i burgosur 64 vje\u00e7ar me emrin Jemin Gjoka nga Kuk\u00ebsi dhe Dod Bardhi dhe 2-3 t\u00eb tjer\u00eb po shkat\u00ebrronin stendat prej druri t\u00eb emulacionit socialist dhe po i hidhnin n\u00eb zjarr.<\/strong> Un\u00eb ngrihem nga krevati dhe p\u00ebr 15 minuta ngrohem te zjarri. M\u00eb pas largohem nga zjarri dhe ngjitem tek shkall\u00ebt e tarrac\u00ebs. <strong>Vjen Bedri \u00c7oku dhe m\u00eb pyet a je mir\u00eb me shendet, i them jam mir\u00eb se paskesh pas nevoj\u00eb me u nxehur n\u00eb zjarr. M\u00eb vendos dor\u00ebn ne supe duke m\u00eb thene se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje do ta marr\u00eb vesh edhe babai jot n\u00eb Amerik\u00eb.<br \/>\n<\/strong>\u00a0\u00a0<strong>I<\/strong> them se do ta marr\u00eb vesh edhe babai im n\u00eb Amerik\u00eb, <strong>por k\u00ebto jan\u00eb veprime ordinere, nd\u00ebrsa ne jemi t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb<\/strong> dhe k\u00ebsaj revolte duhet t\u2019i japim karakter politik. <strong>Po si, m\u00eb thot\u00eb Bedriu..??<br \/>\n<\/strong><strong>\u00a0 Po ja ne duhet me patjet\u00ebr t\u00eb ngrejm\u00eb flamurin pa yll. Po ku ta marrim..e b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb i them..i them shko t\u00eb biblioteka na merr nj\u00eb beze t\u00eb kuqe.<\/strong> N\u00ebse nuk ka, do t\u00eb prishim nj\u00eb jorgan t\u00eb kuq q\u00eb ma kishte sjell\u00eb n\u00ebna ato dit\u00eb. <strong>N\u00eb fakt Bedri \u00c7oku e solli bezen e kuqe. I them t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb Mersin Vlashin p\u00ebr t\u00eb skicuar shkab\u00ebn dykrenare pasi nuk dilte boja p\u00ebr ta mbushur at\u00eb. Mersini ishte nga Lisi i Matit i<\/strong> d\u00ebnuar dy her\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb 36 vjet\u00eb burg. Kemi ngjitur flamurin n\u00eb nj\u00eb shkop me thumba q\u00eb i ngulnim me takat e pandoflave. Pastaj n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e korridorit t\u00eb tret\u00eb kemi vendosur flamurin, por shtiza ishte e shkurt\u00ebr. Menj\u00ebher\u00eb Bedri \u00c7oku ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb brohorasim p\u00ebr flamurin. Aty jan\u00eb d\u00ebgjuar urra-t\u00eb nga t\u00eb gjth\u00eb t\u00eb burgosurit n\u00eb shesh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>P<\/strong>olicia e pa q\u00eb n\u00eb kamp u ngrit flamuri, nd\u00ebrkoh\u00eb aty kishin mb\u00ebrritur <strong>Kasem Ka\u00e7i drejtor i Policis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sul\u00eb Manoku, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i burgjeve.<\/strong> Ata dhan\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb rojet e brendshme t\u00eb dalin nga burgu. Kjo situat\u00eb vazhdoi gjith\u00eb nat\u00ebn. T\u00eb nes\u00ebrmen kan\u00eb ardhur forcat ushtarake t\u00eb Burrelit. Ata kan\u00eb ardhur me 27 makina, 26 t\u00eb mbushura me ushtar\u00eb dhe nj\u00eb me l\u00ebnd\u00eb kimike helmuese. Dit\u00ebn e tret\u00eb vjen nj\u00eb grup polic\u00ebsh me mbi 100 veta duke k\u00ebnduar\u201d \u201cJemi boksier\u00eb dhe sampista\u201d. <strong>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit jan\u00eb lidhur me hekura dy e nga dy.<br \/>\n<\/strong><b>Shahin<\/b> <b>Skura<\/b>, komisar i burgut ka lexuar list\u00ebn e kurban\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj revolte. <strong>Nga k\u00ebto, 80 veta kemi marr\u00eb rid\u00ebnime, nd\u00ebrsa 4 jan\u00eb ekzekutuar me gjyq t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Situat\u00ebn n\u00ebn kontroll e kishte marr\u00eb vet\u00eb Fe\u00e7or Shehu, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Zv\/minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm<\/strong>. Ndon\u00ebse ishin planifikuar t\u00eb vriteshin 3 persona me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb gjyqi special q\u00eb u zhvillua at\u00eb nat\u00eb, <strong>Hajri Pashaj bashkfshatar i Fe\u00e7or Shehut, iu shtua list\u00ebs s\u00eb pushkatuarve ndon\u00ebse nuk kishte qen\u00eb prototip i protest\u00ebs. Shkak p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb pushkatuarve ishte se Hajriu iu drejtua ashp\u00ebr Fe\u00e7or Shehut duke i th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr.<\/strong> Megjth\u00ebse ky konfrontim p\u00ebrfundoi n\u00eb favor t\u00eb pushtetit, themelet e tij u trondit\u00ebn jo pak. M\u00eb von\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoheshin revolta t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla por dhe shteti do t\u00eb p\u00ebrgjigjej me pushkatime t\u00eb tjera duke mbajtur gjall\u00eb klim\u00ebn e terrorit.<br \/>\n<strong style=\"font-family: Raleway, sans-serif; font-size: 16px; letter-spacing: 0px;\">Ende ka varre t\u00eb pamarra nga familjar\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>N<\/strong>\u00eb kodr\u00ebn p\u00ebrball\u00eb ndodhet nj\u00eb varr i pa hapur, anash tij varre t\u00eb hapura nga familjar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb eshtrat e p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb vendin nga u nis\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb, por me pranga n\u00eb duar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Nd\u00ebrsa te varrezat e Shpalit, jasht\u00eb rrethimit t\u00eb varrezave ndodhen edhe tre varre t\u00eb tjer\u00eb.<\/strong> Ndon\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt d\u00ebnimi p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt d\u00ebnimi ka marr\u00eb fund, 4 t\u00eb vdekur varret e t\u00eb cil\u00ebve dihen, ende nuk e kan\u00eb marr\u00eb \u201clajmin\u201d se jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin sit \u00eb ishte viti 1985. <strong>Nj\u00eb ish-gardian burgu konfidencialisht sqaron se i vdekurri p\u00ebrball\u00eb burgut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjirokastrit dhe burime t\u00eb sigurta thon\u00eb se ishte nj\u00eb i af\u00ebrm i diktatorit Enver Hoxha.<\/strong> Por sa ishte gjall\u00eb kurr\u00eb nuk e pranoi se ishte i af\u00ebrm i tij. Dhe n\u00ebse ndokush e pyeste se \u00e7far e keni komandantin, <strong>ai p\u00ebrgjigjej prer\u00eb dhe ashp\u00ebr: \u201casgj\u00ebkafsh\u00eb\u201d..asgj\u00ebkafsh\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>N<\/strong>d\u00ebrsa tre t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb Shpal, mendohet t\u00eb jen\u00eb nga Tropoja. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb identifikuar nga familja me mbiem\u00ebr Goca dhe pritet q\u00eb varri i tij t\u00eb merret dhe t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb Tropj\u00eb. Burimi sqaron se \u00e7do t\u00eb vdekuri n\u00eb varr i futej nj\u00eb shishe e mbyllur hermetikisht, brenda s\u00ebcil\u00ebs futej nj\u00eb let\u00ebr ku me boj\u00eb \u201ctush\u201d i shkruhej emri dhe adresa. N\u00eb t\u00eb gjth\u00eb varret e hapura pas 90-t\u00ebs, \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb shishe e till\u00eb. <strong>K\u00ebta ishin t\u00eb vdekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale nga s\u00ebmundje, nd\u00ebrsa 4 t\u00eb pushkatuarit e revolt\u00ebs Pal Zefi nga Shijaku, Sk\u00ebnder Daja nga Fieri, Dervish Bejko nga Devolli, Hajri Pashaj nga Mallakastra, ekzekutimi i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb burgut<\/strong>, varret e atyre askush nuk i di deri m\u00eb sot me gjith\u00eb insistimet e her\u00ebpashershme t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Aleksand\u00ebr Ndoja, -Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i te&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":14744,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[700,704,709],"tags":[1258,1264,1262,1260,1261,1259,1257,1263],"class_list":["post-7899","post","type-post","status-publish","format-gallery","has-post-thumbnail","hentry","category-arkiva-mediatike","category-histori","category-kryesor","tag-bedri-coku","tag-dervish-bejko","tag-fecor-shehu","tag-gjet-kadeli","tag-hajri-pashaj","tag-mersin-vlashi","tag-pal-zefi","tag-skender-daja","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Aleksand\u00ebr Ndoja, -Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i te&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-21T19:41:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-05-21T20:30:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gjeta.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"906\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"642\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Retrospektiv\u00eb\\\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli\",\"datePublished\":\"2018-05-21T19:41:01+00:00\",\"dateModified\":\"2022-05-21T20:30:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899\"},\"wordCount\":2167,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gjeta.jpg\",\"keywords\":[\"bedri coku\",\"Dervish Bejko\",\"Fecor Shehu\",\"Gjet Kadeli\",\"Hajri Pashaj\",\"mersin vlashi\",\"pal zefi\",\"Skender Daja\"],\"articleSection\":[\"ARKIVA MEDIATIKE\",\"HISTORI\",\"KRYESOR\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899\",\"name\":\"Retrospektiv\u00eb\\\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gjeta.jpg\",\"datePublished\":\"2018-05-21T19:41:01+00:00\",\"dateModified\":\"2022-05-21T20:30:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gjeta.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gjeta.jpg\",\"width\":906,\"height\":642},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=7899#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Retrospektiv\u00eb\\\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli - Pirusti News","og_description":"Nga: Aleksand\u00ebr Ndoja, -Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i te&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2018-05-21T19:41:01+00:00","article_modified_time":"2022-05-21T20:30:57+00:00","og_image":[{"width":906,"height":642,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gjeta.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli","datePublished":"2018-05-21T19:41:01+00:00","dateModified":"2022-05-21T20:30:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899"},"wordCount":2167,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gjeta.jpg","keywords":["bedri coku","Dervish Bejko","Fecor Shehu","Gjet Kadeli","Hajri Pashaj","mersin vlashi","pal zefi","Skender Daja"],"articleSection":["ARKIVA MEDIATIKE","HISTORI","KRYESOR"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899","name":"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gjeta.jpg","datePublished":"2018-05-21T19:41:01+00:00","dateModified":"2022-05-21T20:30:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#primaryimage","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gjeta.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gjeta.jpg","width":906,"height":642},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=7899#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Retrospektiv\u00eb\/\u201cRevolta e Spa\u00e7it\u201d n\u00eb kujtes\u00ebn time. Flet Gjet Kadeli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7899"}],"version-history":[{"count":10,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15595,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7899\/revisions\/15595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14744"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}