{"id":8980,"date":"2018-10-03T19:19:09","date_gmt":"2018-10-03T19:19:09","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=8980"},"modified":"2019-06-25T19:49:03","modified_gmt":"2019-06-25T19:49:03","slug":"rreshen-nisin-veprimtarite-per-festen-e-arberit-2018","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980","title":{"rendered":"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr  \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\"><strong>Ka nisur zyrtarisht edicioni i par\u00eb i Fest\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit 2018 n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb qytetit Rr\u00ebshen me emrin e abatit Prend Do\u00e7i<\/strong>. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e p\u00ebrzgjedhur si fest\u00eb e mbar\u00eb mirditor\u00ebve p\u00ebr arsyen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, at\u00eb t\u00eb identitetit ton\u00eb m\u00eb t\u00eb spikatur si krahin\u00eb, q\u00eb lidhet me Shtetin e Par\u00eb t\u00eb Arb\u00ebrit, me kultur\u00ebn e pasur arb\u00ebrore si rrall\u00eb krahin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Festa e Arb\u00ebrit ka nisur me nj\u00eb panair t\u00eb bisneseve agrop\u00ebrpunuese, fermer\u00eb dhe zejtar\u00eb, etj. Mor\u00ebn pjes\u00eb AgroMirdita, si organizim rishtar n\u00eb Mirdit\u00eb; <strong>projekti i Animimit t\u00eb Zhvillimit rural t\u00eb komuniteve lokale n\u00eb bashkin\u00eb Mirdit\u00eb, zejtaret e Mirdit\u00ebs, QK-Mirdit\u00eb, punishte P\u00ebrshqefa, bim\u00eb medicinal P\u00ebrshqefa, shkolla Profesionale Sh\u00ebn Jozefi Pun\u00ebtor me nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb vecant\u00eb p\u00ebr informatik\u00eb, hidraulike dhe panele diellore; ferma Tusha<\/strong> etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Festa e Arb\u00ebrit 2018, \u00ebsht\u00eb \u00e7elur zyrtarisht nga kryetari i<strong> bashkis\u00eb Ndrec Dedaj, p\u00ebr t\u00eb vijuar me disa p\u00ebrsh\u00ebndetje nga pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb panair dhe drejtues organizatash bujq\u00ebsore.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">M\u00eb pas t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb shumt\u00eb vizituan eksponatet e larmishme t\u00eb k\u00ebtij panairi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Pak histori p\u00ebr Shtetin e Arb\u00ebrit:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Sipas studiuesit Nikoll\u00eb Loka, historia e mbi 800 viteve na lidh me Arb\u00ebrin ton\u00eb. Nj\u00eb histori mitike q\u00eb mund ta ken\u00eb zili dhe popuj t\u00eb qytet\u00ebruar. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu n\u00eb truallin ton\u00eb lindi dinastia arb\u00ebreshe, <strong>e p\u00ebrmendur p\u00ebr fam\u00ebn e saj gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb.\u00a0 Gjetja e Stem\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit dhe gdhendjet epigrafike n\u00eb mbishkrimin e G\u00ebziqit n<\/strong>a \u00e7ojn\u00eb shum\u00eb larg n\u00eb histori me emra fisesh t\u00eb m\u00ebdhenj si Dukagjin\u00ebt e me rradh\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Studiues si Dhimit\u00ebr Shuteriqi, Injac Zamputi, Bernardin Palaj, Aleksand\u00ebr Meksi i lidhin Dukagjin\u00ebt me princat e Arb\u00ebrit. Arb\u00ebrit, ishte b\u00ebrthama e par\u00eb e emrit Dukagjin\u201d. \u00a0K\u00ebt\u00eb linj\u00eb ndjek dhe Aleksand\u00ebr Meksi, i cili thekson se \u201cm\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin <strong>1281, njohim nj\u00eb st\u00ebrnip t\u00eb tyre, Gjinin Duk\u00eb, em\u00ebr q\u00eb e mori territori ku familja sundoi n\u00eb shekuj dhe prej aty e u shtri n\u00eb Mirdit\u00ebn e sotme, mal\u00ebsin\u00eb e Pultit e deri n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit n\u00eb Kosov\u00eb, duke iu dh\u00ebn\u00eb krahinave emrin e duke mbajtur thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn stem\u00eb, at\u00eb t\u00eb sundimtar\u00ebve t\u00eb Arb\u00ebrit q\u00eb u gjet n\u00eb G\u00ebziq\u201d<\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Lidhjen e Mirdit\u00ebs me Dukagjin\u00ebt e mb\u00ebshtet dhe historiani Kasem Bi\u00e7oku, i cili shkruan: \u201c\u2026 Treva e sotme e Mirdit\u00ebs p\u00ebrmendet edhe si \u201cvendi i Dukagjin\u00ebve\u201d n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb viteve <strong>20 t\u00eb shekullit XV, q\u00eb mund t\u00eb lidhet me zot\u00ebrimin e dikursh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj treve prej familjes fisnike Dukagjini dhe me vendorigjin\u00ebn e saj<\/strong>\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb G\u00ebziq dhe rreth tij, ku dikur shtrihej Nd\u00ebrfana mesjetare, gjenden toponime dhe rr\u00ebnoja t\u00eb 16 kishave, si dhe toponime t\u00eb tjera dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb tregojn\u00eb periudh\u00ebn mesjetare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po b\u00ebjm\u00eb fjal\u00eb si:<strong> Suka Qytet, Kalaja qytet, Kalaja e Meshurdhit, Trojet e vjetra, Troje, Varri i Princit, Mretet e Lek\u00ebs, Kodra me fark\u00eb dhe disa toponime q\u00eb lidhen me princin Kalojan.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Numri i madh i kishave, toponimeve t\u00eb tilla si \u201cqytet\u201d, \u201ckala qytet\u201d, etj tregon se dikur ishte qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kryq\u00ebzim t\u00eb disa rrug\u00ebve, q\u00eb lidhin trevat shqiptare. <strong>Duke e plot\u00ebsuar dhe me t\u00eb dh\u00ebnat arkeologjike e historike, del se Nd\u00ebrfana n\u00eb Mesjet\u00eb ishte nj\u00eb qend\u00ebr urbane.<\/strong> T\u00eb dh\u00ebnat arkeologjike t\u00eb zbuluara n\u00eb G\u00ebziq d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb vitin 1214 ose 1215 qendra e Principat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb ishte shp\u00ebrngulur nga Kruja e Arbanonit n\u00eb Nd\u00ebrfand\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs. Sot vendi ku u vendos qendra e Principat\u00ebs nuk quhet Nd\u00ebrfand\u00eb, por G\u00ebziq.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nisur dhe nga historit\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, Arb\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb linj\u00eb e fort\u00eb identiteti ndaj duhet ta trashg\u00ebojm\u00eb mot pas moti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Pse Festa e Arb\u00ebrit?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kjo dit\u00eb e nj\u00eb festimi rishtar do t\u00eb mbes\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb memorien e secilit prej nesh, n\u00eb memorien e gjith\u00eb mirditasve dhe t\u00eb atyre q\u00eb e duan Mirdit\u00ebn, pasi ajo pritet t\u00eb \u00a0p\u00ebrfshij\u00eb targete t\u00eb shumta mirditor\u00ebsh k\u00ebtu dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe do t\u00eb na identifikoj\u00eb n\u00eb promocionin e territorit n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kryebashkiaku Dedaj \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse s<strong>e \u201cMirdita, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjuara sa i p\u00ebrket festave. Prej motesh e motesh t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, edhe pse n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike, me pak tok\u00eb e fare pak pasuri, kane ditur t\u00eb festojn\u00eb me familjet e tyre por edhe bashk\u00ebrisht si krahin\u00eb e zona<\/strong>. Festat fetare n\u00ebp\u00ebr fshatra e bajrak\u00eb, i kan\u00eb bashkuar mirditor\u00ebt zon\u00eb m\u00eb zon\u00eb, me miq e miq\u00ebsi af\u00ebr apo larg krahin\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb trash\u00ebguar kulturore e historike t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb t\u00eb shuhet, por ta zhvillojm\u00eb m\u00eb tej n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb territorin e bashkis\u00eb son\u00eb, Mirdit\u00ebs mbar\u00eb dhe kudo ka mirditor\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Me dioqez\u00ebn n\u00eb muajin maj kremtuam Fest\u00ebn e Sh\u2019Llezhdrit, Pajtorin e kryekish\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs n\u00eb Orosh, dhe kjo si fest\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrbashkoj\u00eb gjith\u00eb mirditor\u00ebt n\u00eb fe, besim dhe g\u00ebzime t\u00eb hareshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">E nd\u00ebrkaq <strong>Festa e Arb\u00ebrit, vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb historike ashtu si\u00e7 \u00a0kan\u00eb ecur q\u00ebmoti \u00a0Kisha e ndritur e Arb\u00ebris\u00eb me Principat\u00ebn e Arb\u00ebrit<\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kjo simbioz\u00eb \u00a0historike e mbijetes\u00ebs dhe krenaris\u00eb son\u00eb, ka qen\u00eb dhe arsyeja q\u00eb pas konsultash t\u00eb shumta n\u00eb mes studiuesve, kulturolog\u00ebve, hulumtuesve, etnograf\u00ebve, njer\u00ebzve t\u00eb pen\u00ebs e t\u00eb artit, Bashkia q\u00eb kryesoj, ka vendosur q\u00eb Festa e Arb\u00ebrit t\u00eb jet\u00eb dhe festa jon\u00eb e p\u00ebrvitshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kryebashkiaku Dedaj u shpreh se ARB\u00cbRIN si fest\u00eb do e \u00e7ojm\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00eb pas pak dit\u00ebsh ku bashkia jon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb Panairin m\u00eb t\u00eb Madh te Vitit q\u00eb drejtohet nga vet\u00eb Kryeministri Rama, e q\u00eb ka n\u00eb fokus tok\u00ebn, i em\u00ebrtuar \u201cShqip\u00ebria Punon Tok\u00ebn\u201d. Ne duhet t\u00eb krenohemi q\u00eb produktet tona bujq\u00ebsore i kemi nga nj\u00eb vend i shenjt\u00eb dhe i bekuar si rrall\u00ebkush n\u00eb Shqip\u00ebri, nga Toka e Arb\u00ebrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ne kemi dhe nj\u00eb patent\u00eb t\u00eb forte agroperpunimi dhe turistik, q\u00eb na identifikon gjithandej\u00a0 jo vet\u00ebm k\u00ebtu, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0 por dhe mbar\u00eb Europ\u00ebn e bot\u00ebn, Kantina e Ver\u00ebs q\u00eb mban n\u00eb etiket\u00ebn e saj emrin e bukur ARB\u00cbRI s\u00ebbashku me stem\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Principat\u00ebs. Kjo e b\u00ebn akoma m\u00eb bind\u00ebs faktin q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb dhe festa e duhur p\u00ebr mirditasit, pse jo, ne do mund t\u00eb inspirojm\u00eb pjes\u00ebmarrjen e fermer\u00ebve dhe agrop\u00ebrpunuesve tan\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr panaire nd\u00ebrkomb\u00ebtar si\u00e7 mer pjes\u00eb tash sa vite Kantina e Ver\u00ebs Arb\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>N\u00eb vazhdim:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Sipas drejtuesit t\u00eb kultur\u00ebs Gjergj Marku, Festa e Arb\u00ebrit k\u00ebt\u00eb jav\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimtarish\u00eb q\u00eb nga panairi i sot\u00ebm ku jan\u00eb mbledhur s\u00ebbashku p\u00ebr t\u00eb ekspozuar prodhimet e tyre autoktone, fermer\u00eb, zejtar\u00eb, agrop\u00ebrpunues e deri tek njer\u00ebzit e artit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb nis\u00eb daljen e par\u00eb publike n\u00eb panair AgroMirdita, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar fermer\u00ebsh dhe agrop\u00ebrpunuesish por q\u00eb do vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjerohen p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy edhe sot n\u00eb panair \u00a0\u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e t\u00eb rinj\u00ebve, ku \u00ebsht\u00eb rritur num\u00ebri i sip\u00ebrmar\u00ebsve n\u00eb fshat apo n\u00eb zanatet e ndryshme, k\u00ebsisoj m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes drejtuesit e rinj t\u00eb tyre, nx\u00ebn\u00ebsit e profesionales Sh\u00ebn Jozefi Pun\u00ebtor q\u00eb e kan\u00eb promocionuar shkoll\u00ebn e tyre dhe Mirdit\u00ebn edhe n\u00ebp\u00ebr panaire \u00a0te tjera brenda e jasht\u00eb vendit;<strong> po ashtu zejtaret q\u00eb na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn gjithandej; projektin e Animimit Rural t\u00eb komuniteteve lokale n\u00eb bashkin\u00eb ton\u00eb q\u00eb po jep energji pozitive n\u00eb ngritjen e kapaciteve tek vet\u00eb fermer\u00ebt dhe agrop\u00ebrpunuesit; nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb i kan\u00eb duart e arta e q\u00eb jan\u00eb sot midis nesh, mbledh\u00ebsit e bim\u00ebve medicinale e t\u00eb tjer\u00eb, qendrat sociale etj.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgatit edhe studiues mirditas p\u00ebr t\u00eb \u00a0sjell\u00eb kumtet e tyre p\u00ebr Mirdit\u00ebn n\u00eb Vitin Jubilar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, p\u00ebrmes nj\u00eb sesioni shkencor; po ashtu dhe artist\u00ebt do t\u00eb vijn\u00eb me kolonin\u00eb e tyre t\u00eb artit duke patur n\u00eb mesin ton\u00eb dhe artist\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtar si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nga Kosova; <strong>nj\u00eb film i xhiruar n\u00eb Mirdit\u00eb nga regjisor\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do e ket\u00eb premier\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb Fest\u00ebn e Arb\u00ebrit n\u00eb Mirdit\u00eb;<\/strong> po ashtu dita sportive dhe ajo e turizmit do t\u00eb jen\u00eb shtegtuese t\u00eb k\u00ebsaj feste. Veprimtari t\u00eb tilla do t\u00eb mbahen edhe n\u00eb zona t\u00eb ndryshme, shkolla dhe institucione kulturore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nd\u00ebrsa t\u00eb diel\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tubim s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb bukur, duke marr\u00eb jo vet\u00ebm emocionet e asaj dite, por dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rezyme t\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb inspiruar p\u00ebr fest\u00ebn e Arb\u00ebrit t\u00eb Vitit 2019.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb i zgjeruar gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Produktet mirditase jan\u00eb vendosur n\u00eb forme rrethi ku n\u00eb fillim kan\u00eb qen\u00eb vendosur makete dhe punime t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Shkoll\u00ebs Profesionale \u201cSh\u00ebn Jozefi Pun\u00ebtor\u201d, ku spikaste imagjinata dhe realizimi i nx\u00ebn\u00ebsve. T\u00eb pranishm\u00ebve u ka t\u00ebrhequr vemendjen disa realizimi n\u00eb hidraulik\u00eb, ku nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb an\u00eb tubash dhe lidhjeve t\u00eb ndryshme me b\u00ebrryla tubash, kan\u00eb realizuar imitime t\u00eb nj\u00eb peshkatari, apo skema instalimesh elektrike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">M\u00eb tej ishte paraqitja e \u201cdinastis\u00eb\u201d P\u00ebrshqefa, mjeshtra t\u00eb prodhimit t\u00eb instrumentave t\u00eb muzik\u00ebs popullore mirditase, kryesisht t\u00eb \u00e7iftelis\u00eb. N\u00eb stend\u00ebn \u201cP\u00ebrshqefa\u201d ishin vendosur dhjetra \u00e7ifteli nga lloje dhe p\u00ebrmasa nga m\u00eb t\u00eb ndryshme, nd\u00ebrsa administratori i k\u00ebsaj sip\u00ebrmarrje G\u00ebzim P\u00ebrshqeva, informonte mbi prodhimin, funksioni dhe cil\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Preng Doda prej disa vitesh ka nd\u00ebrtuar ferm\u00ebn e tij bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin Ten\u00eb<\/strong>, fshat i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb fshatit Kod\u00ebr Rr\u00ebshen, p\u00ebr n\u00eb Malaj. Kjo ferm\u00eb ka nxjerr\u00eb pruduktet e veta cil\u00ebsore n\u00eb treg, ku spikat vera dhe rakia nga varietete t\u00eb cilat rriten sh\u00ebndetsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, fal\u00eb p\u00ebrkujdesit ekselent\u00eb t\u00eb vet\u00eb Preg\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agronom me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb spikatur n\u00eb Mirdit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nd\u00ebrsa Preng Pepa nga Spiteni Lezh\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohur n\u00eb prodhimin e mjaltit dhe teknologjin\u00eb e rritjes dhe mbar\u00ebshtrimit t\u00eb blet\u00ebve. Stenda e tij ka paraqitur mjaft interes p\u00ebr vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ndaluar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion mbi mir\u00ebrritjesh dhe mbar\u00ebshtrimin e blet\u00ebve, m\u00ebnyr\u00ebn e luftimit t\u00eb s\u00ebmundjeve q\u00eb prek ato, por edhe rregulla t\u00eb tjera p\u00ebr vjeljen e mjaltit dhe prodhimin e n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij. Profesor Preng Pepa ka shp\u00ebrndar\u00eb edhe disa botime q\u00eb mbajn\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e tij, ku flitet p\u00ebr profesionin e blet\u00ebrrit\u00ebsit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb promocion nuk kan\u00eb munguar edhe produktet blektorale nga ferma blektorale <strong>\u201cTushaj\u201d, e cila zhvillon aktivitetin n\u00eb Prosek dhe n\u00eb bjeshk\u00ebt e Munell\u00ebs. T\u00eb pranishmit kan\u00eb shijuar produket blektorale t\u00eb ofruara nga kjo ferme e cila ka n\u00eb fokus t\u00eb saj prodhimin e qumshtit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij, por edhe t\u00eb mishit.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Pjes\u00eb e k\u00ebsaj performance bujq\u00ebsore ishte edhe Nikoll\u00eb P\u00ebrshqefa si mjesht\u00ebr i identifikimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebve medicinale, por edhe Nikoll\u00eb Jushi si prodhues dhe mbar\u00ebshtrues i pulave dhe vez\u00ebve n\u00eb Mirdit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kantina e mir\u00ebnjohur <strong>\u201cArbri\u201d e ver\u00ebrave dhe rakis\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb interesimin e mjaft vizitor\u00ebve, nd\u00ebrsa blegtori Bushi nga fshati Kod\u00ebr Rr\u00ebshen, ka paraqitur disa prodhime bujq\u00ebsore t\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb panair jan\u00eb paraqitur edhe punime t\u00eb ndryshme n\u00eb q\u00ebndistari, punime t\u00eb ndryshme dore, etj.<\/p>\n<p><strong>a.ndoja<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>\u00a0<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur zyrtarisht edicioni i par\u00eb i Fest\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit 2018 n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[701,709],"tags":[2029,2031,2030,2037,2036,2042,2041,1278,2032,2034,2033,2035,2039,2038,2040],"class_list":["post-8980","post","type-post","status-publish","format-gallery","hentry","category-aktualiteti","category-kryesor","tag-animimit-te-zhvillimit-rural-te-komuniteve-lokale-ne-bashkine-mirdite","tag-ferma-tusha","tag-festa-e-arbrit","tag-kalaja-e-meshurdhit","tag-kalaja-qytet","tag-kodra-me-farke","tag-mretet-e-lekes","tag-ndrec-dedaj","tag-shkolla-profesionale-shen-jozefi","tag-shteti-i-arbrit","tag-stema-e-arbrit","tag-suka-qytet","tag-troje","tag-trojet-e-vjetra","tag-varri-i-princit","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ka nisur zyrtarisht edicioni i par\u00eb i Fest\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit 2018 n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-03T19:19:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-06-25T19:49:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d\",\"datePublished\":\"2018-10-03T19:19:09+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-25T19:49:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980\"},\"wordCount\":2151,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"keywords\":[\"Animimit t\u00eb Zhvillimit rural t\u00eb komuniteve lokale n\u00eb bashkin\u00eb Mirdit\u00eb\",\"ferma tusha\",\"festa e arbrit\",\"Kalaja e Meshurdhit\",\"Kalaja qytet\",\"Kodra me fark\u00eb\",\"Mretet e Lek\u00ebs\",\"ndrec dedaj\",\"shkolla profesionale shen jozefi\",\"shteti i arbrit\",\"stema e arbrit\",\"Suka Qytet\",\"Troje\",\"Trojet e vjetra\",\"Varri i Princit\"],\"articleSection\":[\"AKTUALITETI\",\"KRYESOR\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980\",\"name\":\"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-10-03T19:19:09+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-25T19:49:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=8980#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d - Pirusti News","og_description":"Ka nisur zyrtarisht edicioni i par\u00eb i Fest\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit 2018 n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2018-10-03T19:19:09+00:00","article_modified_time":"2019-06-25T19:49:03+00:00","og_image":[{"width":528,"height":528,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d","datePublished":"2018-10-03T19:19:09+00:00","dateModified":"2019-06-25T19:49:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980"},"wordCount":2151,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"keywords":["Animimit t\u00eb Zhvillimit rural t\u00eb komuniteve lokale n\u00eb bashkin\u00eb Mirdit\u00eb","ferma tusha","festa e arbrit","Kalaja e Meshurdhit","Kalaja qytet","Kodra me fark\u00eb","Mretet e Lek\u00ebs","ndrec dedaj","shkolla profesionale shen jozefi","shteti i arbrit","stema e arbrit","Suka Qytet","Troje","Trojet e vjetra","Varri i Princit"],"articleSection":["AKTUALITETI","KRYESOR"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980","name":"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"datePublished":"2018-10-03T19:19:09+00:00","dateModified":"2019-06-25T19:49:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=8980#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebshen, nisin veprimtarit\u00eb p\u00ebr \u201cFest\u00ebn e Arb\u00ebrit 2018\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8980"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8980\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11162,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8980\/revisions\/11162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}