{"id":9588,"date":"2018-12-23T16:04:34","date_gmt":"2018-12-23T16:04:34","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=9588"},"modified":"2019-06-15T06:42:19","modified_gmt":"2019-06-15T06:42:19","slug":"mendesha-tregim-nga-muharrem-blakaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588","title":{"rendered":"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\"><strong><em>\u201c\u2013 O populli im&#8230;! Duhet ta doni atdheun edhe kur \u00ebsht\u00eb i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, i \u00e7nderuar, i dhunuar dhe i p\u00ebrbuzur nga hordhit\u00eb e huaja gjakatare&#8230;\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><strong>Sh\u00ebnim: <\/strong>M\u00ebndesh\u00eb quhet nj\u00eb grua \u00a0q\u00eb i jep gji nj\u00eb foshnje t\u00eb huaj deri sa t\u00eb rritet. Pra, x-f\u00ebmij\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb rritur me m\u00ebndesh\u00eb<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Hapat e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kalor\u00ebsve dhe hing\u00ebllimat e kuajve m\u00eb zgjuan nga gjumi. U vesha me ngut. Me vrap zbrita shkall\u00ebt e kalas\u00eb. <strong>N\u00eb sallonin e pritjes ishte tollovi. Dallova disa prift\u00ebrinj, me k\u00ebmish\u00ebt e lutjeve, t\u00eb shtr\u00ebnguara n\u00eb bel me rripat e gjer\u00eb dhe me kryqe t\u00eb varur n\u00eb qaf\u00eb<\/strong>. Pran\u00eb tyre, murgjit e orakullit t\u00eb Kalas\u00eb, t\u00eb veshur me guna zhguni t\u00eb murrm\u00eb, th\u00ebrrisnin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke parashikuar ardhm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u00c7\u2019po ndodh k\u00ebshtu? \u00c7\u2019jan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta prift\u00ebrinj? K\u00eb po e p\u00ebrhirojn\u00eb?!<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fronit, pash\u00eb tim gjysh. Ishte i kthyer drejt ushtar\u00ebve dhe fliste di\u00e7ka. Kishte veshur k\u00ebmish\u00ebn e kollarisur e t\u00eb zbukuruar me dantell\u00eb. Mbi supe kishte hedhur gabardin\u00ebn festive. N\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb mbante mallot\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb prej shajaku, kurse n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb, shpat\u00ebn e madhe t\u00eb betejave. Derisa po kaloja pran\u00eb altarit t\u00eb bazilik\u00ebs s\u00eb mo\u00e7me dhe po d\u00ebgjoja k\u00ebmbor\u00ebt e kishave me tingujt e r\u00ebnduar t\u00eb kushtrimit, <strong>pash\u00eb disa oficer\u00eb q\u00eb e p\u00ebrhironin Zonj\u00ebn Hyjnore, q\u00eb thuhej se dikur motit, kishte ardhur n\u00eb trojet tona, andej nga Deti Jon.<\/strong> Kur po kaloja pran\u00eb kish\u00ebs, pash\u00eb tim zot q\u00eb po bekohej para kryqit, derisa prift\u00ebrinjt\u00eb po e p\u00ebrhironin hir\u00ebsin\u00eb e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u hap\u00ebn portat e r\u00ebnda t\u00eb kalas\u00eb. <strong>N\u00ebn tingujt e borive, pash\u00eb tim gjysh t\u00eb printe kaluar, i rrethuar nga prift\u00ebrinj, murgj e oficer\u00eb dhe i p\u00ebrcjell\u00eb nga usht\u00ebtar\u00eb, shigjetar\u00eb, shpatar\u00eb e kalor\u00ebs q\u00eb dol\u00ebn nga kalaja. Im at\u00eb, me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ushtris\u00eb, u ngjit\u00ebn n\u00eb bedena p\u00ebr ta mbrojtur kalan\u00eb nga sulmet e tmerrshme t\u00eb Sulltanit ezhd\u00ebrha.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Lajm\u00ebtar\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb bodrumet e kalas\u00eb. Ishin t\u00eb sfilitur, t\u00eb rreckosur, t\u00eb pluhurosur e t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 <\/strong><strong>Kalaja ra <\/strong><strong>&#8211; <\/strong><strong>than\u00eb me pezm. <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Dol\u00ebm jasht\u00eb. Pash\u00eb ushtrin\u00eb armike t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb turm\u00eb ekzotike. N\u00eb ball\u00eb ishte prij\u00ebsi i tyre. Tundej e p\u00ebrkundej leht\u00eb mbi kalin e mbuluar me gun\u00eb saftjani, t\u00eb stolisur me sumbulla tunxhi, rruaza qelibari e flok\u00ebse ngjyra &#8211; ngjyra. Kok\u00ebn e kishte t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me turban t\u00eb stolisur me nj\u00eb xhufk\u00eb t\u00eb kuqe e thekore n\u00eb maj\u00eb. Mbi shpatulla kishte hedhur nj\u00eb kaftan ngjyr\u00eb argjendi t\u00eb q\u00ebndisur me fines\u00eb e me sumbulla fildishi, q\u00eb i l\u00ebshohej leht\u00eb mbi shallvaret boj\u00ebgjak. N\u00eb shok\u00eb i dalloheshin arm\u00ebt e brezit t\u00eb praruara n\u00eb filigran dhe t\u00eb derdhura n\u00eb ar. P\u00ebrkrah tij vinin orta jeni\u00e7er\u00ebsh, kalor\u00ebs, myftinj e shehler\u00eb t\u00eb rrethuar nga oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb, oborrtar\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb eunuk, \u00e7una dylber\u00eb e hyri. M\u00eb tutje, si t\u00eb dehur vinin dervish\u00eb e fakir\u00eb brek\u00ebgrisur me k\u00ebng\u00eb e orgji. N\u00eb gjalmat e shtr\u00ebnguara rreth brezit iu vareshin thika, biza, gjilp\u00ebra, \u00e7anak\u00eb e lug\u00eb druri. Rreth e qark kalas\u00eb, me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme, jeni\u00e7er\u00ebt sllav\u00eb i vun\u00eb n\u00ebn vargonj, n\u00ebn zinxhir\u00eb e pranga, pleq, burra e djem. Ata q\u00eb rezistuan, i vran\u00eb. T\u00eb grumbulluar n\u00eb sheshin e kalas\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Allahut, ndan\u00eb pla\u00e7k\u00ebn dhe rob\u00ebreshat e luft\u00ebs. Jasht\u00eb mureve t\u00eb kalas\u00eb, me zjarr e hekur shkat\u00ebrruan fshatrat, dogj\u00ebn kasollet, sht\u00ebpit\u00eb, kullat e arat me grur\u00eb&#8230; N\u00eb fund u grumbulluan t\u00eb gjith\u00eb te froni i kalas\u00eb, derisa ne na mbanin t\u00eb lidhur me vargonj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>N\u00eb gjith\u00eb kalan\u00eb mbret\u00ebroi qet\u00ebsia. Rreth e qark, hordhit\u00eb osmane u p\u00ebrul\u00ebn p\u00ebrtok\u00eb duke u kthyer nga poltrona ku ishte kapardisur Sulltani Padishah<\/strong>. Pran\u00eb tij, e heshtur q\u00ebndronte nj\u00eb grua beronj\u00eb, fytyr\u00ebpushe, sybu\u00e7e e hith\u00ebthzez\u00eb. Dukej e stolisur me naze, ojna e \u00ebndrra. Flitej se ishte m\u00ebndesh\u00eb, q\u00eb me qum\u00ebshtin e saj do t\u2019i qet\u00ebsonte kokat e turbulluara kaurre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Fillimi i mehtermarshit<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\"><sup>[1]<\/sup><\/a> nuk m\u00eb la t\u00eb \u00e7uditesha nga kjo e pad\u00ebgjuar. N\u00eb aren\u00eb u pan\u00eb disa vasha, t\u00eb lidhura dora &#8211; dor\u00ebs me nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn, q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dukeshin si vejusha ezmere q\u00eb lul\u00ebzonin n\u00eb kopshtin harem t\u00eb Sulltanit. Ashtu t\u00eb lehta si flutura, marshuan me vallen e tyre rituale duke e shoq\u00ebruar me k\u00ebng\u00eb e l\u00ebvizje erotike. E para, hidhej e p\u00ebrdridhej duke tundur gjoksin e stolisur me rruaza, sedefe e perishane dhe her\u00eb pas here, me shikimin drejt qiellit dhe me gishtin tregues lart th\u00ebrriste: Allah &#8211; Allah! Pastaj ulte gishtin tregues drejt Sulltanit duke vazhduar ritmin e thirrjeve: Padishah &#8211; Padishah! Pasonin thirrje n\u00eb kor nga t\u00eb gjith\u00eb sa ishin, ushtar\u00eb, oficer\u00eb, hoxhallar\u00eb, shehler\u00eb, dervish\u00eb, dylber\u00eb e hyri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Duke hedhur hapat e valles, e para u largua tutje duke z\u00ebn\u00eb vendin e saj valltarja e dyt\u00eb. <strong>Me kok\u00ebn e zbukuruar me bilan dhe fytyr\u00ebn e mbuluar me riz\u00eb t\u00eb zez\u00eb, hidhej krah\u00ebhapur duke thurur gazele: Ha &#8211; ne &#8211; Hanefi, Allah &#8211; Allah, Padishah &#8211; Padishah. Gazelet e saj u pasuan nga turma. Valltarja e tret\u00eb p\u00ebrcolli hapin e valltares s\u00eb dyt\u00eb duke tundur barkun e stolisur me arma\u00e7 ari e duke klithur me z\u00eb melodik: ma &#8211; li &#8211; Maliki, Allah &#8211; Allah, Padishah &#8211; Padishah. <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>E kat\u00ebrta, me duart lart e me hap t\u00eb matur, e p\u00ebrdridhte belin e mbuluar me nj\u00eb pelerin\u00eb t\u00eb holl\u00eb dhe gjistolisur me dantelle ngjyra &#8211; ngjyra, duke drejtuar shikimin drejt qiellit dhe duke thurur melodi harmonike: sha &#8211; fi, sha &#8211; fi, Allah &#8211; Allah, Padishah &#8211; Padishah. Dhe e pesta, me flok\u00eb t\u00eb stolisura me fjongo e kordele, hidhej e p\u00ebrdridhej duke i luajtur vithet gjysm\u00eb t\u00eb zbuluara n\u00ebn petkun e holl\u00eb t\u00eb shallvareve dhe duke k\u00ebnduar vajtuesh\u00ebm: ha \u2013 mbe \u2013 hambeli, Allah &#8211; Allah, Padishah &#8211; Padishah.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Porsa u krijua p\u00ebrshtypja se vallja e shfrenuar e tyre kishte p\u00ebrfunduar, n\u00ebn tingujt e mehterhan\u00ebs, n\u00eb aren\u00eb, u pan\u00eb dervish\u00eb e fakir\u00eb shallvaregrisur, me gozhup dhie t\u00eb hedhur pa stil mbi kraharor dhe me fytyra t\u00eb zbehta e sy gjysm\u00eb t\u00eb fjetur nga dehja, q\u00eb her\u00eb k\u00ebrruseshin mbi gjunj\u00eb e her\u00eb ngriheshin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke thirrur me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: Allah &#8211; Allah &#8211; Allah, Hai, Hubal &#8211; Hubal &#8211; Hubal, Hai&#8230;, dhe me biza, gjilp\u00ebra e hanxhar\u00eb shponin barqet, buz\u00ebt e faqet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Sulltani Padishah, ngriti dor\u00ebn lart. E gjith\u00eb turma pushoi. Vendin e mbuloi nj\u00eb qet\u00ebsi e thell\u00eb si vdekja. Me vrap po vinin disa jeni\u00e7er\u00eb duke t\u00ebrhequr zvarr\u00eb nj\u00eb njeri, i cili tundej e shkundej si t\u00eb ishte brenda shk\u00ebrdhecit<strong>. Her\u00eb pas here e shanin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre t\u00eb pakuptimt\u00eb: <em>jyrymy, jyrymy&#8230; shejtan, lanet, pis milet!<\/em><\/strong> Sa nuk m\u00eb l\u00ebshuan k\u00ebmb\u00ebt kur pash\u00eb se n\u00eb duart e tyre t\u00eb pam\u00ebshirshme ishte im zot. Nuk e duroja dot ta shikoja krenarin\u00eb e tij t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur e t\u00eb gjunj\u00ebzuar dhunsh\u00ebm nga hordhit\u00eb osmane. Brofa n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe b\u00ebra t\u00eb sulesha drejt tij p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb, por hovin ma ndaluan vargonjt\u00eb&#8230; Isha i lidhur. Ashtu kruspull, e hodh\u00ebn para Sulltanit. P\u00ebrbri, iu afrua m\u00ebndesha. I theksh\u00ebm u d\u00ebgjua z\u00ebri i myezinit. Nj\u00ebri nga shehler\u00ebt iu afrua pran\u00eb. Pasi ia hoqi plisin e bardh\u00eb duke e hedhur me p\u00ebrbuzje mbi tok\u00ebn e zhyer, n\u00eb kok\u00eb ia vuri \u00e7allm\u00ebn e madhe osmane, duke i th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 Thuaj: La ilaheil Allah. K\u00ebrrusu mbi gju andej nga Meka dhe&#8230;<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 Merre! &#8211; urdh\u00ebroi Sulltani, duke e shtyr\u00eb m\u00ebndesh\u00ebn drejt tij.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 Jo, nuk e dua&#8230; E kam timen&#8230; Nuk e marr kurr\u00eb! &#8211; ia ktheu im zot.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Sulltani dha urdh\u00ebr ta torturonin. Nj\u00eb turm\u00eb e leckosur dervish\u00ebsh iu sul\u00ebn sip\u00ebr duke e goditur me gur\u00eb, shkopinj e kamxhik\u00eb. Derisa po zgjaste tortura, ushtar\u00ebt soll\u00ebn rob\u00ebrit e luft\u00ebs&#8230; pleq, plaka, gra, nuse, \u00e7una, vasha e foshnje. I rreshtuan pran\u00eb tim zoti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u2013 Merre! &#8211; urdh\u00ebroi Sulltani, duke shikuar me p\u00ebr\u00e7mim her\u00eb at\u00eb e her\u00eb t\u00eb rob\u00ebruarit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Im zot, i sfilitur nga tortura barbare, i \u00e7nderuar dhe i \u00e7burr\u00ebruar, hodhi v\u00ebshtrimin andej nga populli i tij i gjunj\u00ebzuar para xhelat\u00ebve shpat\u00ebzhveshur. Heshti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u2013 Merre se p\u00ebrndryshe, gjith\u00eb popullin tuaj do ta vras&#8230; Ata q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb do t\u2019i degdis n\u00eb shkret\u00ebtirat e Anadollit, kurse vendin tuaj do t\u2019ia dhuroj popullit t\u00eb lart\u00ebsuar t\u00eb Allahut dhe jeni\u00e7er\u00ebve t\u00eb uritur sllav\u00eb &#8211; tha Sulltani Padishah duke kthyer dor\u00ebn e djatht\u00eb drejt hordhive t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt brohorit\u00ebn t\u00eb entuziazmuar duke thirrur me sa fuqi kishin: Allah &#8211; Allah, Padishah &#8211; Padishah&#8230; Kurse t\u00eb rob\u00ebruarit, me sy t\u00eb p\u00ebrlotur shikonin tim zot t\u00eb lidhur, t\u00eb posht\u00ebruar, t\u00eb rraskapitur&#8230; Ata e donin jet\u00ebn, tok\u00ebn, dheun e trojet e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Derisa im zot, po shikonte andej nga fushnaja e rob\u00ebris\u00eb, nga goja iu shk\u00ebput nj\u00eb psher\u00ebtim\u00eb. Ishte ahti i n\u00ebnshtrimit. Me z\u00eb t\u00eb p\u00ebrvajsh\u00ebm e plot ngash\u00ebrim, b\u00ebrb\u00ebliti:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 O populli im&#8230;! Duhet ta doni atdheun edhe kur \u00ebsht\u00eb i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, i \u00e7nderuar, i dhunuar dhe i p\u00ebrbuzur nga hordhit\u00eb e huaja gjakatare&#8230;<\/strong> P\u00ebr ju e p\u00ebr atdheun tim, sot, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb jet\u00ebs tuaj, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mbijetes\u00ebs tuaj, po e pranoj m\u00ebndesh\u00ebn q\u00eb e solli me vete Sulltani ezhd\u00ebrha&#8230; Pranojeni edhe ju, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb trojeve tuaja, por&#8230; kurr\u00eb mos e harroni dhe dashurojeni me p\u00ebrgj\u00ebrat\u00eb, n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, n\u00ebn\u00ebn ton\u00eb hyjnore&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00ebndesha e zem\u00ebruar e shtr\u00ebngoi fort nga supi. Im zot heshti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u2013 T\u00eb lumt\u00eb biri im! K\u00ebshtu t\u00eb dua: t\u00eb zbutur, t\u00eb gjunj\u00ebzuar, t\u00eb p\u00ebrulur&#8230; &#8211; tha Sulltani dhe e l\u00ebvizi dor\u00ebn drejt shehler\u00ebve. Kryeshehu, u p\u00ebrul me nderime para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb Sulltanit. Pasi mori urdhrin, duke ecur prapthi u ngrit ngadal\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Disa her\u00eb, me l\u00ebvizje dore nga gjoksi, para fytyr\u00ebs e deri n\u00eb ball\u00eb, b\u00ebri temena para madh\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Me nj\u00eb q\u00ebndrim zot\u00ebrues, iu dha urdh\u00ebr dervish\u00ebve t\u00eb fillonin ceremonin\u00eb e gjunj\u00ebzimit t\u00eb miletit t\u00eb pist\u00eb, kurse vet me z\u00eb t\u00eb \u00e7jerr\u00eb tha:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 O pis milet! Pas gjunj\u00ebzimit tuaj para Sulltanit, drit\u00ebs s\u00eb Allahut n\u00eb tok\u00eb, p\u00ebr pastrimin e shpirtrave tuaj t\u00eb mbushur haram, lartmadh\u00ebria e Tij, p\u00ebr ju zgjodhi letargjin\u00eb dhe vecithali-n\u00eb<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\"><sup>[2]<\/sup><\/a> islame. Flini t\u00eb qet\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrrojeni t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb bukur\u00ebn, t\u00eb dashur\u00ebn&#8230; lirin\u00eb<\/strong>. Ne, p\u00ebr ju do rrim\u00eb zgjuar. Do nd\u00ebrtojm\u00eb saraje gjumi, pallate vegimi, kulla shajnish e faltore \u00ebndrrash. Z\u00ebri i myezinit, pes\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, si arom\u00eb hashashi, do t\u2019i deh\u00eb zemrat tuaja gjynahqare, do t\u2019ua qet\u00ebsoj\u00eb shpirtrat tuaj t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb dhe do t\u2019ua sh\u00ebroj\u00eb mendjen tuaj t\u00eb krisur. \u00c7allmat islame, nga sot i bartshi me sh\u00ebndet, do t\u2019ua shp\u00eblajn\u00eb trurin tuaj kaur dhe do t\u2019ua zbusin kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb tuaj arnaute, duke ju kthyer n\u00eb vath\u00ebn e besimtar\u00ebve islam\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Derisa kryeshehu po fliste, n\u00eb luzm\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb u pa t\u00eb futej m\u00ebndesha ezmere e p\u00ebrcjell\u00eb nga im zot, hoxhallar\u00eb e dervish\u00eb. Ata ecnin ngadal\u00eb duke k\u00ebnduar me shestim sure nga kurani dhe ilahi dervish\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrhapnin an\u00eb e k\u00ebnd fush\u00ebs s\u00eb rob\u00ebris\u00eb shafranin e gjumit. M\u00ebndesha, me hapin e saj t\u00eb matur, iu afrua nj\u00eb grupi rob\u00ebrish shpres\u00ebhumbur. Filloi t\u2019u jepte qum\u00ebsht nga gjiri i saj zhang\u00ebl. Rreth tyre u mblodh\u00ebn imam\u00eb, shehler\u00eb e dervish\u00eb duke k\u00ebnduar sure e ilahi deh\u00ebse. Rob\u00ebrit filluan t\u00eb dremisnin sikur t\u00eb ishin n\u00eb djepat e rrit\u00ebs e jo n\u00ebn prangat e rob\u00ebris\u00eb. Tundjet dhe l\u00ebkundjet, me tamtam, britma e ul\u00ebrima t\u00eb dervish\u00ebve, dukej se iu vinin si ninullat e gjysheve atje pran\u00eb ngroht\u00ebsis\u00eb s\u00eb zjarrit n\u00eb oxhakun e kasolleve e kullave t\u00eb tyre. Derisa p\u00ebrkundeshin si n\u00eb flatrat e \u00ebndrrave, nj\u00ebri prej shpres\u00ebhumburve ngriti pak kok\u00ebn dhe filloi t\u00eb fliste jerm duke p\u00ebrs\u00ebritur ezanin e myezinit. Pas tij, gjysm\u00ebfjetur e gjysm\u00ebzgjuar, tundej e l\u00ebkundej nj\u00eb flok\u00ebper\u00e7e duke imituar dervish\u00ebt, kurse nj\u00eb tjet\u00ebr, me sy gjysm\u00eb t\u00eb mbyllur e me z\u00eb t\u00eb \u00e7jerr\u00eb, i ftonte t\u00eb tjer\u00ebt ta ndiqnin pas n\u00eb fars\u00ebn e tij gjysm\u00ebh\u00ebnore. Nd\u00ebrsa m\u00ebndesha, n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e lodrave dhe orgjis\u00eb, kishte ngelur e rrethuar nga disa rob\u00ebr kryengrit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk i bindeshin vullnetit t\u00eb saj. Nga krahu lindor i fush\u00ebs s\u00eb rob\u00ebris\u00eb u pan\u00eb kalor\u00ebs spahinj q\u00eb shkonin trangelang drejt tyre. Nga krahu verilindor prej majave t\u00eb thepisura rrungaj\u00eb po zbrisnin rr\u00ebpirave zallore \u00e7etat e jeni\u00e7er\u00ebve t\u00eb prir\u00eb nga vojvod\u00ebt e Kraleviq Markut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, luzma kryengrit\u00ebse u gjend e rrethuar nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Me eg\u00ebrsi t\u00eb shfrenuar rrethuesit filluan t\u00eb godasin kryengrit\u00ebsit me vare, xhore e topuz\u00eb mbi kokat e tyre p\u00ebr\u00e7ore. T\u00eb trullosur, pas vigmave tmerruese, rrotulloheshin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr dhe n\u00ebn zukatjen e nj\u00ebtrajtshme t\u00eb myezin\u00ebve dhe jahu &#8211; ve t\u00eb dervish\u00ebve, treteshin si n\u00eb bot\u00ebn e fluturave, luleve dhe \u00ebndrrave t\u00eb gjumit t\u00eb madh hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Acari pushtues me er\u00eb, bor\u00eb e ngrica, sa vinte e shtohej. Nata e zez\u00eb, e ardhur andej nga lindja, me batanijen e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb katranosur, kishte mbuluar mbar\u00eb fush\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb. Her\u00eb &#8211; her\u00eb, si nj\u00eb prushan\u00eb yjesh, deri te perdja e zez\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb per\u00ebndimor t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb rob\u00ebris\u00eb, v\u00ebreheshin zjarre. Ashtu si\u00e7 ndizeshin ngadal\u00eb dhe merrnin hovin e par\u00eb t\u00eb drit\u00ebs hyjnore, ashtu edhe zhdukeshin nj\u00ebri pas tjetrit duke u th\u00ebrrmuar n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e pafund t\u00eb nat\u00ebs anadollake.<\/strong> Pa nd\u00ebrprer\u00eb, nga fusha e err\u00ebt e rob\u00ebris\u00eb, d\u00ebgjoja thirrje kushtrimi, lutje prift\u00ebrinjsh, p\u00ebrsiatje f\u00ebmij\u00ebsh, mallkime n\u00ebnash, vring\u00ebllima vargonjsh, jermi farsash, trok\u00ebllima kuajsh, v\u00ebrvitje shpatash, hapa \u00e7izmesh&#8230; T\u00eb gjitha s\u00eb bashku me vinin si ngjirje drith\u00ebruese t\u00eb dala nga sk\u00ebterra&#8230; Dhe ashtu, leht\u00eb &#8211; leht\u00eb, i mbulonte si me plaf z\u00ebri i \u00e7jerr\u00eb i myezinit. Vet\u00ebm ashku i ngroht\u00eb i tok\u00ebs m\u00ebm\u00eb, i mbronte t\u00eb rob\u00ebruarit nga shtr\u00ebngata, shiu dhe era q\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllente pa pushim mbi kokat e tyre t\u00eb fjetura dhe trupat e tyre t\u00eb rr\u00ebgjuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Derisa po e k\u00ebrkoja n\u00eb kup\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs vezullim\u00ebn e shum\u00ebpritur t\u00eb yllit t\u00eb drit\u00ebs, andej nga per\u00ebndimi, aty ku ndodhej fusha e fjetur e rob\u00ebris\u00eb, sikur feksi shk\u00eblqimi i nj\u00eb shk\u00ebndije t\u00eb venitur. Kur me ankth po prisja shuarjen dhe th\u00ebrrmimin e shk\u00ebndij\u00ebs shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, pash\u00eb se drita po rritej prore. Filluan t\u00eb ndizen flakadan\u00eb e zjarre t\u00eb tjera. Nga mbar\u00eb fusha e rob\u00ebris\u00eb po shikoja l\u00ebvizjet e ngath\u00ebta t\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve, kalor\u00ebsve, myftinjve e dervish\u00ebve q\u00eb po ktheheshin andej nga kishin ardhur. Dukeshin t\u00eb thyer, t\u00eb zbutur e t\u00eb mundur. Pas tyre, n\u00eb mesin e disa hoxhallar\u00ebve, d\u00ebgjova z\u00ebrin e tim zot. Sa u mrekullova! Derisa po prisja t\u00eb m\u2019i hiqte prangat e rob\u00ebris\u00eb, ai nuk po shqitej dot nga k\u00ebshtjella e sundimit q\u00eb me ndihm\u00ebn e sulltanit e kishte nd\u00ebrtuar mbi fush\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb. Ishte i dyzuar&#8230; Nuk e dinte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte&#8230; Ta pranonte lirin\u00eb, e humbiste sundimin! Ta mbante sundimin, e humbiste lirin\u00eb! Derisa po l\u00ebvizte kok\u00ebn me \u00e7allm\u00ebn osmane sip\u00ebr, m\u2019u drejtua:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u2013 Ende e mban v\u00ebshtrimin andej nga per\u00ebndimi? K\u00ebtej, k\u00ebtej nga lindja, k\u00ebtej \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi i njer\u00ebzimit, o pjell\u00eb haram. Jaz\u00ebk&#8230;! &#8211; dhe ngriti dor\u00ebn t\u00eb m\u00eb godiste.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Sa nuk klitha nga zhg\u00ebnjimi. Im zot ishte tjet\u00ebrsuar. Nga mercenar i rob\u00ebruar, do q\u00eb tani t\u00eb b\u00ebhet despot rob\u00ebrues. I shtyr\u00eb nga turma u largua tutje. Her\u00eb pas here d\u00ebgjoja klithmat e tij t\u00eb p\u00ebrvajshme:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 Dua sulltanin&#8230;! Dua bab\u00ebn sulltan!&#8230; N\u00ebnshtrohuni, flini e p\u00ebruluni para drit\u00ebs s\u00eb Allahut mbi dh\u00e9, o pis milet!<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Duke vajtuar e gj\u00ebmuar, u gjend para Sulltanit. Me z\u00eb t\u00eb p\u00ebrvajsh\u00ebm e fytyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrqurrt\u00eb, duke u zhyer e zhg\u00ebrryer para tij, i lutej t\u00eb kthehej n\u00eb Fush\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i shuar zjarret kryengrit\u00ebse, p\u00ebr ta kthyer err\u00ebsir\u00ebn dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb miletin e pist\u00eb. Kur e pa se nuk po shqitej, Sulltani tha:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>\u2013 Mos ki frik\u00eb biri im! Nuk jeni zgjuar nga gjumi i \u00ebmb\u00ebl i gjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebs islame. <\/strong>Jeni n\u00eb jermi t\u00eb p\u00ebrkohshme. Me ndihm\u00ebn e m\u00ebndesh\u00ebs q\u00eb po ua l\u00eb \u00e7iban n\u00eb trojet tuaja haram, andralla e zgjimit do t\u00eb jet\u00eb e shkurt\u00ebr. <strong>Do vij\u00eb koha e gjumit t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb. Shfryt\u00ebzojeni! Flini! N\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve mos u zgjoni&#8230;! Bota ju do n\u00eb gjum\u00eb, n\u00eb \u00ebndrra e jermi islame&#8230; <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">&#8230;dhe hija e Sulltanit, sa vinte e tretej n\u00eb horizontin e zymt\u00eb t\u00eb lindjes. M\u00ebngjesi, si me shpat\u00eb, \u00e7au perden e zez\u00eb t\u00eb nat\u00ebs. Yjt\u00eb, nj\u00ebri pas tjetrit u arratis\u00ebn n\u00eb kalt\u00ebrsin\u00eb e shndritshme qiellore, kurse gjysm\u00ebh\u00ebna, me pamjen e saj t\u00eb qelqt\u00eb dhe shk\u00eblqimin e ftoht\u00eb atje n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit, b\u00ebnte sikur po sfidonte rrezet e diellit t\u00eb p\u00ebrflakur t\u00eb agut pranveror, <strong>q\u00eb p\u00ebr \u00e7udin\u00eb time, k\u00ebsaj radhe, po lindte nga per\u00ebndimi.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Mars, 2014<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\"><em><strong>[1]<\/strong><\/em><\/a><em> Turq. <\/em><em>Marsh ushtarak i p\u00ebrcjell\u00eb me buri e daulle.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\"><em><strong>[2]<\/strong><\/em><\/a><em> Turq.: Gjumi hipnotik<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u2013 O populli im&#8230;! Duhet ta doni atdheun edhe kur \u00ebsht\u00eb i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, i \u00e7nderuar,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[1148,1147,709,703],"tags":[1740],"class_list":["post-9588","post","type-post","status-publish","format-gallery","hentry","category-akademia-mirdita","category-dardania","category-kryesor","category-kulture","tag-muharrem-blakaj","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201c\u2013 O populli im&#8230;! Duhet ta doni atdheun edhe kur \u00ebsht\u00eb i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, i \u00e7nderuar,&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-12-23T16:04:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-06-15T06:42:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj\",\"datePublished\":\"2018-12-23T16:04:34+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-15T06:42:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588\"},\"wordCount\":3148,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"keywords\":[\"muharrem blakaj\"],\"articleSection\":[\"AKADEMIA MIRDITA\",\"DARDANIA\",\"KRYESOR\",\"KULTURE\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588\",\"name\":\"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-12-23T16:04:34+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-15T06:42:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=9588#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj - Pirusti News","og_description":"\u201c\u2013 O populli im&#8230;! Duhet ta doni atdheun edhe kur \u00ebsht\u00eb i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, i \u00e7nderuar,&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2018-12-23T16:04:34+00:00","article_modified_time":"2019-06-15T06:42:19+00:00","og_image":[{"width":528,"height":528,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"16 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj","datePublished":"2018-12-23T16:04:34+00:00","dateModified":"2019-06-15T06:42:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588"},"wordCount":3148,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"keywords":["muharrem blakaj"],"articleSection":["AKADEMIA MIRDITA","DARDANIA","KRYESOR","KULTURE"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588","name":"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"datePublished":"2018-12-23T16:04:34+00:00","dateModified":"2019-06-15T06:42:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=9588#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cM\u00cbNDESHA\u201d, tregim nga Muharrem Blakaj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9588"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11024,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9588\/revisions\/11024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}