“..Të shkruash mbi legjendat e lirisë së Kosovës, portretet e kësaj historie të spikatur në Ballkan, do të duheshin faqe letre pafund. Por ndodh që edhe në pak rrjeshta të thuash shumë. Këtë rradhë vprimtari dhe njeri i letrave Isa Maloku përcjell një portret të veçantë nga Istogu i Kosovës. Vjen në këtë portret një familje legjendë e Istogut, familja Nurçaj.
Mban frymën thellë teksa lexon mbi aktet trimërore të kësaj dere deçanase, por ndjen dhimbje për vrasjet seriale të burrave të kësaj dere patriotike, nga lukunitë e ndyra serbosllave të një kohe të çmendur në zemër të Europës. Por vitet ikin, dhimbja konvertohet në krenari për lirinë e Kosovës ndërsa jeta vazhdon. Familja Nurçaj nuk shuhet, por evoluan me shpejtësi me djem dhe vajza të shkolluar, me prosperitet aq sa një ditë kur kjo familje bëhet strehë e vëlleërve të kësaj ane, në ditët e vështita të tërmetit. Po kush është familja Nurçaj e Deçanit..!!!! Është Isa Maloku në përcjelljen e mëposhtme…(Shen. im; Aleksandër NDOJA)
Nga: Isa Maloku
Represioni kundër shqiptarëve ishte bërë i zakonshëm. Kështu i kishte ndodhur Kamerit dhe vëllezërve të tij nga familja e madhe e me tradita të moçme, Nurçaj nga Kashica. Pas shumë përndjekjeve, ishin shtrënguar të merrnin rrugën e mërgimit.
Me punë të palodhur, mall për vendlindjen dhe dinjitet për popullin, kishin zgjatur dorën e mirësisë drejt atdheut të tyre të shumëvuajtur. Reprezaljet e pushtetit okupues serb kishin bërë që rinia e mbarë populli të organizonin rezistencën, në fillim paqësore, por, me kalimin e kohës ishte organizuar qëndresa e armatosur kundër reprezaljeve, burgosjeve dhe përndjekjeve të rinisë, me qëllimin e vetëm; zbrazjen e Dardanisë nga shqiptarët autokton.
Në përpjekje për mbrojtjen e karvanëve shqiptare që forcat serbe i kishin urdhëruar ti braktisnin shtëpitë dhe atdheun e tyre, në lagjen Nurçaj në Kashicë, bien dëshmorë Demush Mavraj, Luan Krasniqi dhe Hamdi Çetta. Pastaj, në shenjë zemërimi për rezistencën, hienat serbe përzgjedhin dhe i pushkatojnë para familjeve të tyre tetë burra, gjashtë nga familja Nurçaj: Imer Nurçaj, Arif Nurçaj, Magjun Nurçaj, Nexhmedin Nurçaj, Xhavit Nurçaj, Halil Nurçaj dhe Muharrem Turkaj e Xhevat Shabanaj. Menjëherë pas luftës, si në legjendë, Kameri kthehet në trojet e të parëve. Punësohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës duke i kaluar me sukses të shkëlqyer të gjitha provimet përkatëse dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me shokë e kolegë si Ramiz Berisha, Fadil Berisha, Nazmi Mavraj Kadri Mavraj, Avni Balaj, Berat Kabashi etj., e fillon punën me vullnet që ti shërbej shtetit dhe popullit. Me tu dhënë lajmi për tragjedinë e tërmetit në Durrës e rrethinë, Kameri hapi zemrën dhe dyert e shtëpive në Pejë për të pastrehët ku u strehuan dy familje Shqiptare. Një virtyt i çmuar, në familjen e gjerë Nurçaj, është respekti dhe krenaria për nënën, nusen e nderin e motrës.
Duke e cilësuar të barabartë edhe vajzën sikurse djalin, të larguar nga mentaliteti patriarkal, Kameri dhe mbarë fisi i tij, me edukatë e moral të shkëlqyer, ua mundësojnë vajzave që të jenë të zonjat e vehtes me studime, biznese e edukatore të shkëlqyera. Një shembull burrërie, një dorë mirësie dhe një derë dhe oxhak tradite është familja e Kamer Nurçaj. Nuk e teproj nëse them se kjo familje fisnike, ishte, është dhe do të mbetët krenaria e Podgurit! Pas një tragjedie të tmerrshme e plot gjak, gjeti forcën, dinjitetin dhe shpirtbardhësinë që ta rimerr vetën duke u bërë shembull për mirëqenien e gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën e tyre.
Ndjehem krenar me ju! Ju lumtë!

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

