Nga: Aleksandër Ndoja
Ermina Lekaj Prljaskaj vijon në mandatin e tretë rradhazi si deputete e vetme shqiptare në parlamentin e Kroacisë, por dhe njëra prej 32 femrave të këtij parlamenti prej 151 anëtarësh. Një shqiptare e thjeshte, gojëmbël, e butë dhe tejet njerëzore. Ndoshta kjo është arma më e fortë e Erminës në atë parlamet me dendësi maksiliste referuar shifrave, por me etni të ndryshme, jo gjithmonë proshqiptare.
Megjithatë vetë Kroacia është një ndër shtetet më proshqiptare, shtet që e ka njohur ndër të parët Kosovën Republikë dhe disa herë herë është shprehur në mbrojtje të pavarësisë së saj, ndërsa presidentja e këtij vendi, dikur në përbërje të ish-Jugosllavisë Kolinda Kitaroviç, është mjaft popullore dhe super e velerësuar në hapësirën mbarëkombëtare shqiptare. Dhe kanë të drejtë, përveç të tjerave janë 87 heronj shqiptarë të Kosovës që kanë dhënë jetën për lirinë e Kroacisë në përballje me kulçedrën serbe të ish-Jugosllavisë, në luftrat e përgjakshme në hapësirën e kësaj krijese të pasluftës së dytë botërore.
E ndërsa gërmon në jetëshkrimin e Ermina Lekaj Prljaskaj mëson se Ajo ka lindur në Kosovë, në vitin 1971 dhe jeton në Selce në Primorje – Gorski Kotar County. Shkollën fillore dhe të mesme, ajo i kreu në Prizren, Kosovë, dhe shkollën e ligjit e mbaroi në Rijekë, nga e cila ka marrë edhe një diplomë, si një e diplomuar e shkollës ligjit. Ka edhe një Diplomë pasuniversitare në Menaxhim Marketing të marrë në vitin 2005 në Fakultetin e Ekonomisë, në Rijeka.
Ndërsa, ka fitur provimin e jurisprudencës në Ministrinë e Drejtësisë dhe provimit si “Specialist i Prokurimit Publik”. Ajo rregullisht merr pjesë në seminare RRIF, prokurimet publike dhe procedurat e ekzekutimit. Prljaskaj është e punësuar që nga viti 1995 dhe është duke punuar si Drejtore e Çështjeve Ligjore dhe Departamentit të Personelit në Zhrnovnica të ujësjellësit në Neë Vinodolski. Është përkthyese e autorizuar në gjyqësor për gjuhën shqipe. Që nga viti 1994, ka filluar të marrë pjesë aktivisht si një anëtare e Komunitetit të shqiptarëve PGC dhe bashkë-themelues Qendrës Kulturale “Shota”. Në 2004 ajo u zgjodh Presidente e Komunitetit të shqiptarëve PGC Rijekës, dhe që atëherë veprimet dhe aktivitetet e tyre ndihmuan vetë bashkatdhetarëve, në ndihmën e saj të ushtrimit të të drejtave të tyre si pakica. Gjuhët që ajo flet janë ato kroate dhe shqipe, flet rrjedhshëm gjuhën angleze, pasive gjermane dhe turke.
Erminën e kam takuar disa vite më parë në në Marmull të Gjakovës, në një dasëm tek dajat e përbashkët spaçjanë, Dedajt e këtij fshati. Këtë rradhë është një telefonatë e Saj në numrin tim që më fton për një kafe në resortin “Prince” te “Rana e Hedhun” në bregdetin e bukur të Shëngjinit. Ermina sëbashku me stafin dhe familjarët e saj sapo ka përfunduar takime të rëndësishme e ftuar në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku edhe është vlerësuar më medaljen e artë në këto aktivitete. Edhe pse ka kaluar një ditë të ngjeshur me takime pune dhe ora është disi e vonë, Ermina është mjaft vitale dhe e disponueshme për t’ju përgjigjur disa pyetjeve për pirustinews, për Mirditën dhe revistën e saj, “Mirdita”.
Si fillim i dhurova një album me fotografi nga pikturat e piktorit Pjetër Marku dhe disa ekzemplarë të revistës “Mirdita”. Ermina përhumbet në faqet e albumit duke u ndalur në çdo faqe të tij, e madje duke kërkuar sqarime në lidhje me punimet aty. Ndërsa ndalon dhe thotë se për Mirditën më ka folur daja im Anton Dedaj, me origjinë nga Spaçi, duke cekur se ishte mjaft e kënaqur se njëri krah i saj, ka rrjedhë mirditase.
Intervistë me deputeten shqipare të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
-Në parlamentin e Kroacisë, ka vetëm një deputete shqiptare. A ka pasur më herët, apo ju jeni e para?
Jo me përpara nuk ka pasur sepse ne jemi një grup i pakicave, se kështu na quajnë ne eks-Jugosllavinë. Në ketë grup pakicave hyjnë maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë dhe shqiparët. Me vite të tëra meqë shumica janë bashnjakë, deputeti ka qenë i grupit që folëm, pra ka qenë boshnjak. Mirëpo me organizimin e shqiptarëve edhe në mandatin e parë dhe tani, kam arritur të fitoj unë mandatin e këtij grupi pakicash.
-Cili ishte sekreti me të cilin u arrit që një shqiptare të përfaqësojë këto pakica, kur më shumë në numër janë boshnjakë?
Të them të vërtetën edhe boshnjakët ishin pak ishin zhgënjyer në deputetin e tyre, por edhe pse në mesin e shqiparëve kemi qenë katër kandidatë, kemi punuar me votues që t’i bindim që të kemi dikënd që në shoqërinë kroate të merret me problemin e tyre.
-Në gjykimin tënd sa janë të përfaqësuar shqiptarët e Kroacisë përmes jush, dhe çfar ndikimi pozitiv ka për ta prania jote në parlamentin e Kroacisë?
Sëpari mund të them që i kam thyer paragjykimet tek kroatët për shqipatarët, pasi na kanë shikuar si zejtarë e se femra shqiptare nuk ka ndonjë aftësi apo të drejtë, kështu që me ardhjen time në parlament janë befasuar. Kam arrit me ngrit nivelin e aktiviteteve kulturore. Kam lobuar për liberalizimin e vizave dhe pse Kosova ende nuk ka përfituar nga liberalizimi i Shëngenit, është krijuar mundësia që shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë të barabartë me shtetasit e Kroacisë, përsa i përket punësimit. Ky është një trend i rritjes së punësimit të tyre në Kroaci. Jam e gatshme për çdo bashkëpunim mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Këtë vit kemi arritur për herë të parë të që me fakultetin filologjik të Tiranës dhe ambasadën e Kroacisë të organizojmë “ditët e kulturës kroate” ku kemi sjellë në reportazh për Kroacinë, ku shumë studentë dhe qytetarë të Tiranës janë njohur me kulturën kroate. Jam duke organizuar akademi të ndryshme që kanë të bëjnë me forcimin e lidhjeve mes shqipatarëve dhe kroatëve, për të cilat nuk është foluar aq sa duhet. Përsa i përket komunitetit shqiparë të Kroaci jemi duke bërë një organizim pak më të fortë dhe sëshpejti do të kemi dy shtëpi të kulturës si prona të tona e që deri më tani nuk i kemi pasur, si dhe do te kemi qendrën kulturore në Zagreb ku jemi duke punuar në atë drejtim. Mëspari po bindim komunitetim tim mbi nevojën e qendrave kulturore, për të na mbështetur në këto nisma të rëndësishme.
-Si një grua shqiptare, si ndihesh në një parlament e vetme nga ky komunitet?
Vërtetë ndjehem mirë sepse kanë simpati ndaj meje. Kanë vlerësuar mënyrat se si i bëj kërkesat me qetësi, pasi nuk jam tip që bëj kërkesa me zhurmë. Por thonë se nga mënyra se si i bëj kërkesat, nuk mund të më refuzojnë.
-Sa gra deputete ka ky parlament?
Për fat të keq parlamenti ka një numër shumë të vogël deputete gra. Jemi 32 deputete femra.
-Keni ndonjë organizim si gra deputete jashtë partive?
Po kemi organizime, kemi bashkëpunime, shkëmbim të mendimeve. Ajo çfar kam arritur është se kam mësuar kush është fituesi, të bëj kualicion me fituesin e kjo më ka dhënë një përparësi të madhe nga ana e partisë që kam përkrah.
-Origjina juaj nga është?
Unë babën e kam të Hasit të Zymit. Nuk e di a kanë ardhur prej Shqipërisë. Unë jam lindur dhe rritur në Prizren, ndërsa nënën e kam të Marmullit të Gjakovës, ardhe prej Spaçit të Mirditës.
Si e keni njohur Mirditën dhe sa?
Unë Mirditën e kam njohur përmes dajës tim i cili më flet me shumë pasion e dashuri për Mirditën. Kështu që unë kam simpati ndaj Mirditës. Herën e fundit kur jam takuar me ministrin e punëve të brendëshme të Shqipërisë z. Sandër Lleshaj, me tregon se jam mirditor. Unë i them se edhe unë jam mbesë e mirditorëve. E kuptova më tha me buzëqeshje.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”