Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Reportazh..Drejt SHBA-ve, në 18 ditë…

Nga Aleksandër NDOJA/Kryeredaktor i revistes "Mirdita"

Nga Pirusti News
52 802 Shikime
SHPERNDAJE

Pasi kisha aplikuar për vizën amerikane, në datën dhe në orën e paracaktuar u paraqita në zyrën konsullore, pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Rradha e aplikantëve është disi e gjatë, por shërbimi korrekt i stafit të konsullatës shmnag çdo vonesë të pajustifikuar dhe dalëngadalë po i afrohesha sportelit. Nuk e di pse në ato momente në mendje më vinin shumë komunikime të mija indirekte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse asnjëherë nuk kisha planifikuar të aplikoja për të udhëtuar për në vendin e ëndërrave, siç me të drejtë quhet prej shekujsh.

Mu kujtua në ato çaste se si gazetar aktiv në “Koha Jonë”, më kishte rastisur ti bëja intervistën e fundit të jetës së tij, ambasadorit të ndjerë mik i shqiptarëve Joseph Limprecht, gjatë vizitës së Tij në qytetin e Rrëshenit, besoj me 17 maj 2002. Asokohe po drekonim sëbashku me shumë miq mikpritës të përfaqësuesit më të lartë të SHBA-ve në Shqipëri, kur unë i kërkova përkthyeses ti kërkonte z. Ambasador, pak minuta në dispozicionin tim, për një intervistë.

Ambasadori Limprecht me ta dëgjuar kërkesën time, u ngrit menjëherë nga kryet e vendit, në tavolinën e madhe dhe si një atlet erdhi pranë meje, gati për intervistë. Të them të drejtën nuk e prisja kaq shpejt, pra pothuaj u gjenda i pa përgatitur. Di që intervista doli të pasnesërmen, kur ambasadori kishte ndërruar jetë, në vijim të këtij rrugëtimi në Lurë.

Gazeta hapej me titullin e madh Porosia e fundit e Limprechtdhënë gazetarit Aleksandër Ndoja.

Pak vite më vonë, mbase në vitin 2011, në faqet e shtypit ku punoja, ju drejtova me një letër të hapur ambasadorit tjetër Aleksandër Arvizu, ku i kërkoja ndihmë në rastet e cedimit të rëndë të elementëve të demokracisë, gjithnjë me besimin e palëkundur se ky shtet ka parësore ruajtjen e demokracisë kudo në botë, e aq më shumë në një vend mik si Shqipëria.

Ndërsa po kujtoja shumë miqësi dhe komunikime me shumë prej misionarëve të paqes që kishin jetuar në Mirditë, madje disa prej tyre i pata edhe kolegë pune në bashki, isha afruar në ndarësen me katër sportele, ndërsa zëri i një oficereje aty, me shumë mirësjellje më referoi të paraqitesha për të sporteli numër katër.  Një i ri, punonjës amerikan i konsullatës, me një shqipe të saktë dhe të admirueshme më drejton disa pyetje, dhe në fund me një mirësjellje tipike më uron, mirësevini në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mua s’mbeti tjetër veçse të falenderoja intervistuesin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për akordimin e vizës me një afat 10 vjeçar.

………………………………………………………………

Disa javë pas marrjes së vizës, vizitë e shumëpritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më datë 19 qershor 2024 jemi në aeroportin e Rinasit me drejtim SHBA-të. Pas pak më shumë se një orë u ndodhëm në aeoroportin e Vienës ku do të qëndronim të paktën për tre orë në pritje të linjës për në aeroportim “John Kenedi” në New York. Ndonëse është hera e parë që udhëtoja për në SHBA, besoj dhe shpresoj se do jetë hera e fundit që të udhëtoj përmes aeroporteve ndërmejtëse, pasi është lajmëruar se vitin tjetër, do të mundësohet për herë të parë nga Rinasi udhëtimi transatlantik për në New York, rrugë e cila do të përshkohet për 8 orë e 30 minuta.

Rruga në drejtim të SHBA-ve nga Viena për në JFKNew York, zgjat përmbi 8 orë, por ajo kalon pa u ndjerë shumë. Në këtë avion nuk jemi si në një kazan pa komunikim, pasi teknologjia ka mundësuar që përmes një ekrani për sejcilin udhëtar, të mësosh shumë detaje mbi lartësinë, temperaturën, shpejtësinë e mbi të gjitha për pozicionimin e avionit në këtë rrugëtim prej rreth 7-8000 kilometrash.

Në SHBA mbërrijmë rreth mbrëmjes së datës 20 qershor. Procedurat e daljes në tokën e lirë amerikane janë të thjeshta, ndërsa oficeri i pasaportave pasi na pyet mbi vendqëndrimin tonë më Amerikë, na përcjell me mirësjellje. Sapo dalim në derën kryesore, megjithëse nata sapo ka nisur, në distancë shquajmë me drita të forta në një ekran fosforeshent emrat tanë,  Pjetër Marku dhe Aleksandër Ndoja. Nuk është nevoja të thërrasim apo ndokush të na dalë me banderola emrash, për tu takuar. Teknologjia edhe në këtë fushë ka përparuar. Teksa nisemi në drejtim të tabelës që pulsonte shndritshëm me emrat tanë, kuptojmë se ekrani ishte në xhamin e një automjeti tip reingeri, mjaft i madh e që pranë tij na e thirri shoferi i saj, bashkëatdhetari Tom Gjergji i Rranxës, artist i mirënjohur i këngës dhe aktrimit, i cili prej vitit 1997 banon në SHBA.

Pasi zëmë vend në mjetin e tij dhe pyetemi mbi rrugëtimin, Toma na thotë se kam dalë këtu me kërkesën e Vat Bigës, mikut tonë nga Dukagjini i cili do të ishte edhe organizatori kryesor i vizitave tona turistike e njohëse për 18 ditë, në SHBA.

Nuk kaloi shumë dhe automjeti i tij ndalon para një residence tre katëshe mjaft komode në Ray, pjesë e New Yorkut.

Ndalesa e parë në kullëndukagjinase të Vat Bigës në  Ray, New Yorkut.

Është mbrëmje disi vonë e 20 qershorit kur bëjmë “konak” në vilën e Vat Bigës. Një ambient i kuruar tejet bukur, po mbi të gjitha i kuruar me mikpritjen në grup të familjes Biga. Vata ka tre djem dhe një vajzë, të gjithë të lindur në SHBA, pasi vetë Vata sapo ishte martuar, në mesin e vitit 1994 merr rrugën për në SHBA, ku nis jetën nga e para, duke arritur të bëhet ndër shqiptarët më të suksesshëm në vendin e mundësive. Katër fëmijët e Vatës janë po aq shqiptarë si të ishin lindur e rritur në vendin e tyre të origjinës. Është mbrëmje e gjatë me biseda të shumta në atë familje tejet mikpritëse. Më pas kalojmë në rezidencën tonë, dedikuar vetëm për neve për sa ditë do të qëndronim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën vijuese të qëndrimit në SHBA, zgjedhim të vizitojmë Manhattenin, ndoshta qendra më e bukur në New York, e ndoshta në SHBA. Rruga kalon anës së një pjese të oqeanit, ndërsa shquajmë pa vështirësi urën historike “Xhorxh Washington”, ndërsa lajmëron se tashmë ke hyrë në Manhatten. Ndërtesat e larta tejet të kuruara nisin me fillimin e këtij qyteti ishull, i cili është më i denduri, i populluar dhe gjeografikisht më i vogli nga pesë lagjet e Nju Jork Siti. Manhatten është bërthama urbane e zonës metropolitane të Nju Jorkut, dhe bashkëkohore me Qarkun e Nju Jorkut, një nga qarqet origjinale të shtetit amerikan të Nju Jorkut. Manhattan shërben si qendra ekonomike dhe administrative e qytetit, identifikuesi kulturor dhe pikënisja historike.

Vizitë në qendër të qytetit e njohur si Times Square dhe në katedralen shën “Patrick”

Në qendër të qytetit e mirënjohur si Times Square pamjet janë përrallore. Ndërtesat e larta me ekrane të varuar japin një situatë siç mund ti kemi parë vetëm nëpër filma. Rruga kryesore është e mbushur më njerëz nga më të ndryshëm përsa i përket ngjyrave dhe rracave. Aty çdo gjë është në lëvizje intensive, ndërsa kërkohet vëmendje e madhe në atë qytet tepër dinamik me lëvizje të pafund veturash, tramvajesh deri edhe karrocash.

Përveç 20 ndërtesa të famshme e të njohura në New York City, këmbët na ndalojnë para katedrales madhështore “shën Patrick”. Vizitat në këtë qendër kishtare, një ndër ndërtesat më të shquara të SHBA-ve, janë të shumta. Mijera besimtarë por edhe vizitorë kuorizitarë hyjnë e dalin gjatë gjithë ditës. Katedralja e Shën Patrikut është një pjesë thelbësore e trashëgimisë arkitekturore të qytetit të Nju Jorkut. Aty mësojmë se struktura e mermerit “Gothic Revival”, me kunjat e saj 330 metra që u shtuan në 1888, është frymëzuese dhe e paharrueshme edhe pse është e rrethuar nga ndërtesa shumë më të larta.

Dyert e dyfishta të hyrjes së tij kryesore janë prej bronzi të zbukuruar me zbukurime me figura të rëndësishme historike katolike, duke përfshirë edhe adashin St. Patrick. Arkitekti i St. Patrick’s ishte James Renwick i cili gjithashtu projektoi dy ndërtesa Smithsonian në Uashington. Instalimi i dritareve të sipërme, duke përfshirë dritaren me trëndafila mbi portalin perëndimor, nuk përfundoi deri në vitet 1950. Pamjet e brendshme janë po aq impozante, ndërsa ne kryejmë ritet tona, të njëjta me shumë prej besimtarëve që e “pushtojnë” gjatë gjithë ditës.

Nga Manhatteni nuk mund të largohesh pa vizituar vendin ku ndodheshim kullat binjake, shënjestër e sulmit terrorist të 11 shtatorit.

Edhe pse të lodhur nga vizitat në qendra të shumta të Times Square, është detyrim të shkosh për pak minuta në memorialin kushtuar 3000 viktimave të sulmit terrorisht mbi SHBA-të më 11 shtator 2001. Në bazamentin e dy kullave është ndërtuar një memorial gjigand, ndërsa në mermerin e zi janë gdhendur emrat e 3000 viktimave të pafajshme nga 70 kombësi të ndryshme, ndër ta 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Impresionet janë të veçanta në atë vend ku ndodhi maskra, ngjarje që do të ndryshonte shumë ekuilibre në botë, dhe jo vetëm në SHBA. Pas këtyre vizitave marrim rrugën drejt Nyak, ndësa në anën tjetër të xhepit oqeanik shquajmë New Jersy-n, cili lidhet përmes shumë urash, më kryesorja ura “Xhorxh Washington” oficer ushtarak amerikan, (22 shkurt 1732 – 14 dhjetor 1799) burrë shteti dhe babai themelues i cili shërbeu si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara nga viti 1789 deri në 1797.

Manhatten 21 qershor 2024

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest