Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Ltitna” një ish lagje e vogël ne Spaç, duket se deri tani ka ditur të fshehë pasuri të pamata në nëntokën e saj. Po ku ndodhet ky vend?

Nga Pirusti News
52 588 Shikime
SHPERNDAJE

Ltitna është një zonë nga ish-burgu i Spaçit në Mirditë me drejtim Munellën. Prej disa vitesh nëntoka e kësaj zone është “pronë” e një kompanie turke e quajtur “Tete-Albania”.

Natyrisht në këtë kompani janë punësuar rreth 150 punëtorë shumica e të cilëve punojnë nëtokë, në mbledhje të pasurisë nëntokësore të kësaj zone bakrit, e nga bakri nënproduktet e njohura si tunxhi, argjendi e kuptohet floriri. Në këtë zonë po shfaqet dukshëm edhe zinku.

Kjo zonë, pra Ltitna ka sjellë shumë fat për kompaninë, por jo aq sa duhet për 150 punëtorët e saj që punojnë prej disa vitesh aty, ndonëse është shtuar lodhja.

Pse themi lodhje dhe jo fat për punonjësit?

Pesha e mineralit është dyfishuar ose trefishuar, për sasi m3. Përbërja e mineralit është aq e pasur me bakër e zink, sa edhe fadroma nuk mund të ecë nëntokë e tejmbushur si dikur. Nëse para disa kohe fadroma ecte me kovën plot me mineral, tashme mund të ecë vetëm me gjysmën e masës së saj. Pesha e madhe e mineralit ka bërë që çdo ditë të përfundojnë në Durrës e për më tej për Kinë, nga dy traila me nga 32 tonë mineral të pasurur nga fabrika që ndodhet në afërsi të minierës.

Në çdo turn katër xhumba (matrapikë gjigandë) dhe katër fadroma nxjerrin nga 350 tonë shkëmbinj minerali me përbërje të lartë bakri dhe zinku. Ndërsa punëtorëve u është shtuar rroga me vetëm 300 lekë në ditë. Pra fitimet janë shumë herë më të mëdha, punë ka e më shumë e lodhje natyrisht për punonjësit, por rroga e tyre është shtuar me vetëm 300 lekë në ditë, e bashkë me shtesën, nuk kalon më shumë se 25-30 dollarë në ditë.

Burime të besueshme nga vetë kompania pranojnë se fabrika që është instaluar aty nuk ka kapacitete për një fluks të tillë cilësie dhe masiviteti, ndaj mund të marrë vetëm një pjesë të saj, atë më të pasurën, ndërsa pjesa tjetër edhe pse është pasur tejet e çmuar përfundon në ”dampë”, një rezervuar i ndërtuar enksa që mbledh mbetjet e papërpunuara sa duhet të kompanisë. Thuhet se këtë masiv e ruajnë për ditë më të vshirira, kur mund ti rrikthehen dampës, si në përrallën me thanat e psh…

Dy gurë që vijnë nga nëntoka e Ltitnës…

Njëri është ngjyrë floriri, por shumë i rëndë. Megjithëse e zë kollaj me dorë duhet të jesh i vëmendshëm, pasi ka peshë aq të rëndë sa mund të bie e të thyejë këmbët. Tjetri gur ka damarë të shumë ngjyrash, sidomos kafe të errët dhe ngjyrën e gurit të kalit. Burimi thotë se përqindja e këtyre masiveve pafund luhaten mes 14-21 përqind bakër dhe 18-19 përqind zink.

Por kompania natyrisht që ka laboratorin përkatës dhe analizat bëhet, por ato mbahen sekret në një dosje që përfundojnë në Turqi.

Kanadezët, në 7 vite Mirdita do bëhet Zvicër e dytë..

Kjo deklaratë e tyre i përket shumë viteve më parë kur kompania kanadeze TIREX për shumë vite u vendosën në Munellë, ku ndërtuan një kamping tejet komod, për të cilët qe thënë se ata kishin shpenzuar rreth një million euro, pra llogarisnin të qëndronin gjatë aty.

Ata patën hulumtuar nëntokën e Spaçit e Munellës me metoda tejet të avancuara satelitore, kur patën mbërritur në një përfundim të tillë. Edhe pse kompania kandaze Tirex, u pa si një dritë e fortë dielli mes malesh drejt braktisjes, pasi ofronte rroga dhe kushte deri edhe me transport me fuoristrada për punonjësit, një ditë të ”bukur” nuk u panë më aty. Pas lanë investimin njëmilionësh të miniqytezës moderne, por edhe shumë punë yë kryer e sidomos zhgënjimin e atyre që dikur me të drejtë thurnin ëndrra, që në fakt Ltitna por edhe Gurth-Spaci po i provojnë si të tilla.

Po si e larguan dhe pse e larguan TIREXIN kanadez. Kjo mbetet për tu hulumtuar në shkrimet vijuese.

a.ndoja.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest