Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Faik Domenik Konica dhe rikthimi në katolicizëm – një këndvështrim mbi identitetin kombëtar shqiptar

Faik Konica dhe Isniqi: A po merr jetë një ide e vjetër?

Nga Pirusti News
1 134 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Pjetër Gjergjaj
Shoqata “Ndue Perlleshi”, Luzern, Zvicër

Nje permbledhje nga Historiku i Faik Domenik Konica 1895 dhe Iniciativa e qytetareve te Deqanit, Isniqit me kontributin e Atedhetarit Bajram Dine Mulaj 2023/2026

Sigurisht ashtu si heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu që u kthye pas kthimit në Arbëri në fenë e të pareve të tij ashtu edhe Faik Konica njëri ndër ikonat me të mëdha ja të kulturës së kombit shqiptar bëri të njëjtën gjë, lindi mysliman në Konicë të Çamërisë dhe vdiq katolik në Uashington të SH.B.A.

Për diasporën shqiptarë të Zvicres si dhe për Shoqatën Ndue Perlleshi ishte, është dhe do të jete njëri ndër shqiptaret ikone që ka dhënë aq shumë për Shqipëtarine në të gjithë fushat madje edhe me sarkazmen e tij brilante.

Duke lexuar mjaft biografi të tij të çudit një fakt që një djalë bejlerë nga babai dhe nëna, madje me gjak edhe nga Ali Pashe Tepelena të ndërmarrë një hap të tillë gjigand në kohën kur perandoria osmane-turke ishte duke kthyer me metodat me të ndryshme mijëra shqiptare nga të krishtere në fenë islame me qellim asimilimin e kombit shqiptar.

Ndaj edhe sot e kësaj dite disa qarqe politike në Turqi që jetojnë me ëndrrën e perandorisë Osmane i quajnë shqiptaret myslimanë në trojet etnike shqiptare turq madje para disa dhjete vjeçare vë politika e shkombëtarizimit të shqiptareve në trojet e tyre në ish Jugosllavi e përdori taktiken e turqve duke dëbuar me qindra mijëra shqiptare në Turqi ku sot e kësaj dite pjesa me e madhe e tyre janë asimiluar.

Mos valle Konica urrente fenë islame apo kultura e marre në shkollat franceze ndikoi tek një ndërmarrje e tillë sepse me të mbaruar shkollën e lartë në Dizhon dhe Paris të Francës në verën e vitit 1895 u pagëzua në katolik madje me emrin Domenik, pra u quajt Faik Domenik Konica?

Konica ishte lindur një njëri shumë i madh, një tolerant ndaj besimeve fetare dhe racave të ndryshme pra nuk kishte asnjë urrejtje ndaj fesë myslimanë sepse i binte të urrente familjen e tij dhe miqësinë e ngushtë.

Atëherë pse u kthye në katolik dhe jo ortodoks?

Pse mikut të tij Murat Bej Toptanit i propozoi të kthehej në katolik?

Kultura që mori në France sigurisht ka një ndikim të vogël tek ai por nuk është arsyeja kryesore e kthimit të tij në fenë e krishtere katolike të Evropës.

Koha që po kalonte kombi shqiptar ishte tepër shpërthyese dhe e rrezikshme. Greqia kishte arritur ti shkëputët perandorisë osmane fale edhe luftës së arvanitasve dhe shqiptareve të Çamërisë në vitin 1821. Madje me ndihmën e Evropës dhe mbretërisë ruse pasi e kishte marre veten disi ekonomikisht kishte filluar të shpaloste qëllimet që ti rrëmbente truallit shqiptar të gjitha tokat poshtë lumit Shkumbin dukë përdorur si arme të sajën besimin fetar.

Konica i dinte shumë mirë qëllimet e tyre agresive ndaj nuk u kthye në fenë ortodokse sepse ose duhet ti shërbente qëllimeve antishqiptare të shtetit grek ose edhe mund eliminohej.

Kështu duke jetuar shumë vite në France dhe duke udhëtuar nëpër Evrope si dhe dukë pare që feja katolike ishte një fe që të afronte shumë kulture dhe përkrahje evropiane për kombin e tij, si dhe një fe që dikur për shekuj të tërë ishte feja e gjithë kombit ilire-shqiptare ai vendosi dhe e ndjeu shpirtërisht të kthehej në katolik.

Nga ana e jashtme duket diçka fare e thjeshte sepse gjithkush ka të drejte ta ndërroje besimin fetar dhe politik te tijin.

Atëherë pse duhet quajtur një akt gjigant kthimi i i Ketyre Familjeve ne Krye me Patriotin Zoteri Bajram Dine Mulaj me shume bashkeatedhetar nga Isniqi i Deqanit aty ku Kombi dhe dhe kultura shqipetare ishte para qdo gjeje (Aktivist te Qeshtjes Kombetare) keto familje edhe sot e vulosen dhe quan ne vend amanetin e stergjysheve tane qe lane fene katolike sepse ju imponua nga kushtet e kohes dhe presionet Turko-Sllave.

Duke lexuar biografinë dhe veprën e ketyre kupton fare qarte hapin e tyre se pse u kthyen në katolik sepse keta jo vetëm e ndjejne shpirtërisht por qëllimi i tyre eshte që sa më shumë shqiptare me emër të kthehen si ai kombi shqiptar do të ishte me i forte sepse do të kishte përkrahjen e shteteve të fuqishme të Evropës.

Nismën e tij e nisi me shume miq e te ngushte me qëllimin e mirë se pas kthimit të tij me mijëra shqiptare do t’iu shkonin pas dhe kombi shqiptar do të ketë një shtet katolik njëlloj sikur e bëri heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti të fortë dhe unitet të pa përkulur.

Nje gje te tille e kerkoi edhe Faik Konica nga miku i tije Murat Bej Toptani, dhe kur e kuptoi qëllimin e mirë të Konicës ai iu përgjigj se nuk mund ta bënte një hap të tillë, pasi vëllezërit Frashëri, te të cilët ai ishte dhëndër, do ta dëbonin nga shtëpia. Murati pra i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej.

Faiku nuk iu lut me por la në historinë e kombit shqiptar një domethënie prej korifeu se kombi shqiptar i përket Evropës dhe jo vendeve islamike.

Idenë e tij gjeniale që shqiptaret të kthehen në fenë e të pareve të tyre e trashëguam edhe personalitete të shquar të kombit shqiptar si Mustafa Kruja, madje edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare është i të njëjtit mendim me Konicën. Rikthimi i shqiptareve në fenë e të pareve të tyre katolike bën që Kosova dhe Shqiperia ti bashkohet Evropës së zhvilluar, të jete ma unike me e pasur dhe me të ardhme evropiane.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest