-Refleksion në ditën e promovimit të librit “Nikoll Skana, inxhinieri që sfitoi diktaturën”-
Data 16 nëntor, në kalendarin e vitit 2019, për Mirditën shënoi një arritje kulmore. Nuk është fjala vetëm për promovimin e një libri të veçante në llojin e tij, për të cilin u fol mjaft gjerë, e as për pjesmarrësit e shumtë që percollën aktivitetin në ditën e promovimit, përfshirë publikimet e shumta në rrjetet sociale e deri në televizionin shtetëror TVSH, por për mesazhin e madh njerëzor që dukej se vinte nga “kumti” i të ndjerit, ing. Nikollë Skana.
Mjafton fillimisht të ndjekim me vëmendje një mesazh gjatë fjalës përshëndetëse nga bija e Nikoll Skanës, Laura, studente ekselente në universitetin e Brukselit, ku studion per marrdhënie ndërkombëtare e cila u shpreh:
“Mirënjohje dhe falenderim për përfaqësuesit e forcave politike të Mirditës, intelektualët dhe qytetarët e Rrëshenit, të pranishëm në këtë event, të cilët me pranine e tyre në promovimin e një libri kushtuar një martiri, kundërshtar i prerë i regjimit te kaluar, dëshmuan shprese përmes një shembulli bindës, se koha që jetojmë bart mendësi te reja dhe ndarja me të kaluarën ka marë udhë”.
Personazhi qendror i librit qe po promovohej, në prani të nje numri te pazakontë qytetarësh te pranishëm, në ato vite tashmë të largëta, me një guxim të pashembullt dhe mprehtësi intelektuale si rrallë ndonjë tjetër, nga banka e te akuzuarve kishte kritikuar rregjimin e asaj kohe, si privues i lirisë se fjalës dhe të shprehurit për qytetarët. E përveç kësaj e kishte kritikuar per politikën ekonomike te gabuar që ndiqte udheheqja e kohës, e cila kishte çuar një popull të tërë në skamje ekstreme e varfëri absulute. I ndjeri inxhinier Nikoll Skanaj, humbi lirine e tij, në përpjekje për t’i hapur udhe lirisë dhe të drejtave njerëzore për bashkeqytetarët e tij.
Në atë gjyq politik të vitit 1982, inxhinieri disident, tha se fjala dhe mendimi i lire nuk u duhet lejuar vetëm jo komunistëve, apo vetëm intelektualeve komunistë, por të gjithevë pa dallim. U deshen plot 30 vite, të vinte ky rast i bekuar, që të dëshmohej se te gjithë jemi popull, se përparimi dhe niveli i duhur i jeteses, duhet te jete mbarëshoqror, asnjehere i ndarë sipas kadastrës së politikës. Me daten 16 nëntor, mirditorët i dhanë një mesazh të urtë politikës. Ishte hera e parë në keto 30 vite pluralizëm, kur për nje event, ne te njëjtën sallë, u gjendën sëbashku PS, PD, Shoqata e të perndjekurve politikë, Bashkia Mirditë, dhe të gjithë sëbashku duartrokitën përshëndetjen e mirëseardhjes në këtë aktivitet, nga ipezhvi i Dioqezes Rrëshen në fjalën e hapjes nga Monsinior Gjergj Meta.
Nuk ka ndodhur që një recensë, mbi një libër kushtuar nje disidenti të diktaturës komuniste, të duartrokitën pa dallim nga te gjithë të pranshmit, siç ndodhi në përfundim të fjalës mbajtur nga avokat Alfred Duka. Po kështu është rasti i parë, që fjala e një kryetari bashkie, të ndiqet me qetësi e vëmendje nga të gjithë të pranishmit dhe të mos shoqërohet me replikë nga pjesmarrësit e forcës politike në opozitë.
Gjithashtu, është rasti i parë kur në një event, ku është e pranishëme forca politike në pushtet, e merr fjalën edhe përfaqësues i opozitës dhe dëgjohet me vemendje dhe respekt, deri ne fund të ligjërimit. Sigurisht qe rasti ishte i një plani të veçante, por edhe vlerësimi nga të gjithë pa dallim përfaqësimesh politike, ishte i pa ndodhur ne Mirditë, e ndoshta në të gjithë Shqiperinë, në këto 30 vite. Kjo ngjarje e datës 16 nëntor, shërben si nje paralajmërim serioz për liderët e politikës të cilët duhet të mbajne parasysh, se ne mirditorët, e ndoshta jo vetëm mirditorët, i njohim dhe promovojme bashkërisht vlerat, dimë te mblidhmi rreth tyre, pa përfillur ndasitë partiake e pështjellimet çorjentuese për qytetarët, që aq shumë i preferojne te “mëdhejte” e politikës.
-Qoftë fillimi i mbarësisë data 16 nëntor 2019, për Mirditën dhe gjithë Shqipërinë-
Ing. Mark ZEFI, autor i librit monografi “Nikoll Skana, inxhinieri që sfitoi diktaturën”
Më shumë:
Rikthehet Nikollë Skana, inxhinieri që tronditi themelet e diktaturës në vitin 1981

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

