Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Përshëndetja e znj. Vitore Tusha, Kryetare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, pas marrjes së vlerësimit “Krenari e Mirditës” nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”

Nga Pirusti News
867 Shikime
SHPERNDAJE

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj,

Para së gjithash, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për organizatorët e këtij aktiviteti, i cili është pa dyshim tepër i veçantë dhe emocionues për shumë prej nesh. Kjo jo vetëm për faktin se jemi mbledhur sot këtu të gjithë së bashku, por edhe për atë që secili prej nesh mbart dhe mishëron prej familjes dhe vendit ku është rritur. Pavarësisht se ky aktivitet po zhvillohet në Tiranë, në mes të këtij auditori të mbushur plot me mirditorë, praktikisht po ndjehem si të isha në Mirditë, një vend me kaq shumë kulturë dhe histori. Dhe besoj se kur them këtë shpreh edhe mendimin e shume prej jush.

Përfitoj nga ky rast për të falënderuar edhe gjithë të pranishmit në këtë sallë, një pjesë të mire të të cilëve i njoh edhe personalisht, për angazhimin dhe kontributin e tyre për të ndarë së bashku dhe njëkohësisht për të promovuar disa prej vlerave dhe traditave tona më të spikatura, të cilat jemi përpjekur ti ruajmë dhe trashëgojmë gjatë gjithë jetës sonë.

Kur më njoftuan për zhvillimin e këtij aktiviteti, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte një ndjenjë mirënjohje dhe krenarie për respektin dhe vlerësimin që më ishte bërë, për shpërblimin në njëfarë mënyre të të gjitha përpjekjeve dhe vështirësive me të cilat jemi përballur jo pak herë në rrugën e gjatë dhe të mundimshme për tu bërë këta që jemi sot, për të qenë shëmbëlltyra e familjeve tona që do të përçonim të gjitha vlerat dhe virtytet me të cilat ishim rritur dhe edukuar. Dhe e them me bindje të plotë se kjo nuk ka qenë vetëm meritë e familjeve tona, por edhe e gjithë mjedisit ku ne jemi rritur dhe modeluar, i cili na ka mbështetur dhe inkurajuar për të nxjerrë në pah cilësitë tona më të mira dhe pozitive.

Sigurisht që gjërat nuk kanë qenë aspak të thjeshta dhe pa dyshim vështirësitë janë ende të shumta, veçanërisht për grate dhe vajzat. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kapërcimi i barrierave të mentalitetit dhe përqafimi i mundësive për zhvillimin dhe emancipimin e grave kanë kërkuar kohë dhe sakrifica, përpjekje të vazhdueshme dhe të gjithanëshme për të qenë sot këtu krenar dhe të vendosur për të gjitha arritjet dhe sukseset tona.

Unë ju falenderoj edhe një herë shumë përzermërsisht dhe shpreh dëshirën time që ky aktivitet të kthehet në një traditë edhe për brezat e tjerë, për të evokuar dhe evidentuar në vazhdimësi traditat dhe vlerat tona më të spikatura, ato që na kanë përkufizuar më së miri gjatë gjithë kohërave dhe na bëjnë të ndihemi krenar sot jo vetëm për ata që na lindën e na rritën, por edhe për familjet e fëmijët tanë, për atë brez që do vazhdojë ti ushqejë dhe mbajë gjallë këto vlera.

Vitore Tusha, Muzeu Historik Kombëtar 7 dhjetor 2019

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest