Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Clarissa de Waal, një scanner i dokumenuar për Rrëshenin 1992 – 2000.

Të gjitha në një libër prej 316 faqesh të titulluar “MBIJETESA” –Shqipëria në postkomunizëm-

Nga Pirusti News
2 693 Shikime

25782578

           – Shqipëria në postkomunizëm –

Clarissa de Waal, petagoge e Antropologjisë Sociale në Universitetin e Kembrixhit, Angli, edhe pse nënë e pesë fëmijëve, për disa vite nga më të vështirët që kalonte Rrësheni, zgjodhi të jetonte në këtë qytet. Natyrisht ky qëndrim për një kohë të konsiderueshme kishte një arsye, atë të kërkimeve lidhur me ndryshimet shoqërore dhe ekonomike në Shqipëri, gjatë kalimit nga sistemi komunist, në atë kapitalist.

Të gjithë ata që kanë qënë banorë të Rrëshenit gjatë viteve 1992 e deri në vitet 2000, e mbajnë mend shumë mirë gruan angleze me flokë të zez e të shkurtër, trupgjatë që shfaqej kudo, shoqëruar me miq dhe mikesha vendas, që aq shpejt komportohej me ta.

Përveç të tjerash, Clarissa de Waal ka lënë një scanner të dokumentuar të gjithë asaj situate kaotike të atyre viteve, sidomos prag dhe pas ngjarjet e vitit 1997.

Të gjitha në një libër prej 316 faqesh, të titulluar “MBIJETESA” –Shqipëria në postkomunizëm-

Për kuorizitarët të cilët mund ti referohen kujtesës së tyre, po sjell dy pasazhe,  sic janë përcjellë në këtë libër.

Marsi i nxehtë edhe në Rrëshen.

Me 13 mars 1997, vendasit, shumica djem dhe meshkujt më pak të përgjegjshëm të Rrëshenit, hapën depot e armëve mbi qytet. Ushtarët që ruanin depot, u tërhoqën duke lënë armët të merreshin rregullisht. Egzistonte një besim mjaft i përhapur se Berisha kishte urdhëruar që të jepeshin armët në veri, me shpresën e ndezjes së një lufte civile. Po ashtu dihej se anëtarëve të Partisë Demokratike u ishin dhënë armë përpara se të hapeshin depot.

Me 13 mars, burra dhe djem, tashmë të armatosur, disa prej të cilëve vetëm 13 vjeç, ktheheshin nga depot duke qëlluar vazhdimisht në ajër. Një djalë nga Rubiku u vra aksidentalisht, kurse një tjetër u plagos. Situata e tmerrshme që krijuan këta njerëz që kishin armë, ndërkohë që kishte pushuar se egzistuari ligji e rendi, pasi asokohe e gjithë popullsia shqiptare kishte mundësi të hynte në depot ushtarake, e detyroi pjesën tjetër të popullatës së Rrëshenit, të shkonin vetë dhe të merrnin armë të nesërmen.

Biles një grup shpërndante armë nëpër fshatra, për tu siguruar që familjet shqipëtare të mos mbeteshin pa armë.  Shumica e rrëshenasve, që kuptuan se për sa kohë që nuk kishte shtet e duheshin të mbroheshin vetë, u detyruan të mbylleshin në shtëpi, për shkak të terrorit. Rrugaçët vinin vërdallë nëpër rrugë duke hapur zjarr dhe duke luajtur me bomba dore. Një djalë 13 vjecar u bë copë me një granatë dore, kurse një djalë tjetër humbi dorën. Megjithatë po të kemi parasysh numrin e armëve dhe faktin se me to ishin paisur të gjithë, shkalla e aksidenteve ishte jashtëzakonisht e vogël.

Shkalla e terrorit që shkaktuan këto ngjarje  zor se mund të transmetohet. Një mike studente më thoshte:  “Ju nuk mund ta merrni me mend se cfar ndjen kur zgjohesh dhe e di se qeveria nuk egziston fare.”

Një qytet i plotë arratiset në mal……

Me 15 mars Rrësheni u përfshi nga një panik  edhe më i madh.  Qarkullonin llafe se një sasi e madhe shpërthyese që ruhej në depo, kishte rrezik të shpërthente si rezultat i katrahurës që kishte ngjarë në atë depo. Në fakt, në depo kishte me të vërtetë një sasi të madhe lëndë shpërthyese, por asnjëherë nuk u bë e qartë se sa real ishte rreziku i një shpërthimi dhe nëse ai ishte në atë masë sa për të shkatërruar disa nga ndërtesat e qytetit.

Ndoshta fjalët ishin përhapur nga një grup nga një fshat afër Rrëshenit, që hapën depot e grurit në mungesë të rrëshenasve. Sido që të ishte e vërteta, pothuajse të gjithë banorët e ligështuar të qytetit i mbërtheu paniku dhe e gjithë popullsia ja mbathi në mal.  Shumica e familjeve ishin të bindur se do të të bëheshin njësh me dheun jo vetëm pallatet e Rrëshenit, por se shpërthimi do të prekte edhe një zonë më të gjerë përtej qytetit. Ajo ishte një skemë apokaliptike.

Një grua që iku nga materniteti, duhej të ndalonte të lindte në një shtëpi në mes të rrugës për në mal, kurse një grua e moshuar që kishte tre muaj e shtrirë, u ngrit nga shtrati dhe u bashkua me eksodin. Vajza e saj e pataksur nuk pushonte së thirruri: “Shikoni Loken, ajo po ecën.”

Tashmë disa qytetarë tallen me panikun që i përfshiu, por nuk është e vështirë të marrësh me mend që, në një situatë të frikshme që ushqehej nga kuptimi i faktit se forcat e ligjit e të rendit kishin humbur tërësisht kontrollin, edhe qytetarët më të përmbajtur ishin të prirur për t’u trembur nga e keqja.

Tri ditët e para pas rrëmbimit të armëve ishin nga më melodramatiket, megjithëse vetëm prelud i një periudhe të gjatë pasigurie, frike dhe opurtunizmi të pa pranueshëm. Fëmijët duhej ti mbaje brenda, shkollat ishin mbyllur, dyqanet hapeshin vetëm ndonjë orë e ca, në mengjes.

Grupi i qytetarëve që kishte marrë përsipër të mundohej për të zvogëluar anarkinë, në mënyrë kuptimplote caktoi më problematikët, për të ruajtur bankën nga grabitja. Këta e bënin mirë punën dhe banka e Rrëshenit ishte ndër të paktat banka, që mbeti e pa prekur dhe nuk humbi para. Sidoqoftë ishte e pa mundur që të mbaje nën kontroll disa pronarë tokash të para komunizmit, që duke përfituar nga situata i shtrinë duart te tokat shtetërore në vende si shkolla, spitali apo prona të ushtrisë. Kështu pronari i dyqanit të librave shkollore shpalli që dyqani i përkiste atij dhe e ktheu gjysmën e dyqanit në bilardo.  Ish pronari i vendit ku ishte ndërtesa e konviktit të shkollës së mesme, ku flinin konviktorët e fshatrave, e shkatërroi atë me qëllim që të ndërtonte diçka për vete, kurse një pjesë e sheshit të shkollës u përvetësua nga një pronar tjetër, që filloi të ndërtonte mbi të një shtëpi.

Një burrë, familja e të cilit dikur kishte patur në pronësi një pjesë trualli ku ishte spitali, e shpalli veten drejtor të spitalit. U deshën të kalonin disa muaj që të vihej në vend ligji që përcaktonte se prona shtetërore mbi ndërtesat publike, e përjashtonte pronësinë e para komunizmit. ………

Një takim me kryetarin e bashkisë…

…gjatë xhiros së mbrëmjeve të fundit të pushimeve shkollore, një nga shoqet tona më të mira, nëna e një djali të vogël, mbeti duke më kujtuar se i kisha premtuar të shkoja në Këshillin Bashkiak për të pyetur nëse mendonin të ndërtonin blloqe nëpër rrugë, që makinat të ulnin shpejtësinë në rrugën kryesore të Rrëshenit, ku bëhej xhiroja.

Teorikisht, gjatë orëve të xhiros lëvizja e makinave ishte e ndaluar, por si edhe në Tiranë, lobi i makinave po dilte në pah, dhe po bëhej i rrezikshëm për fëmijët e vegjël. Gjëja e fundit që do të kisha pritur të shikoja në Shqipëri ishin blloqet kundër shpejtësisë, por për habinë time ato u vendosën në qytetin tjetër, atë të Rubikut. Kështu që mëngjesin e fundit, shoqja ime Vera dhe unë shkuam të takonim sëbashku Kryetarin e Bashkisë.

Unë gjithmonë ju isha shmangur këtyre këtyre zyrtarëve që u kishte dalur name për korrupsion, por Vera këmbëngulte që ta ngrija këtë çështje. Na paskish qenë më vlerë ngritja e këtij shqetësimi vetëm për të parë fanatizmin e shpenguar të këtyre zyrtarëve.

Pasi la të kuptohej rëndësia e vehtes, duke shkruar në një libër të madh një memorandum të gjatë mbi  propozimin tonë, ndërsa ne i qëndruam tërë respekt për një kohë të gjatë, kryetari i bashkisë më pyeti se c’farë ndryshimesh kisha parë në fshatrat malore mirditore, që nga viti 1993.

Sapo e kapi që përshtypjet e mija ishin se nuk kishte një mirqënie të begatë dhe familje fermerësh të lumtur, ai më ndërpreu duke thënë: “Si mund të thoni se njerëzit nuk janë më mirë se në kohën para demokracisë”?…As pohimet  e mija të shumta se nuk vjet kapitalizmi, kjo ndodh se ata janë shumë dembelë, nuk zhvillojnë blegtorinë, dhe të ngjiten në kullotat e larta malore”.

Duke më parë se unë isha gati për të kundërshtuar, ai më ndërpreu më këto fjalë: “Unë, një djalë fshati, nuk kisha pothuaj asgjë për të ngrënë, kurse tani fëmijët e mij hanë tre banane në ditë.” Duke keqinterpretuar reagimet e mija, ai tha: “Unë e di se ju po vrisni mendjen se si ka mundësi që unë jam njeri kaq i madh.”

Arrita të bëj një koment rreth prirjes së fshatrave të malësisë për të zbritur në fushë dhe c’fatkeqësi ishte që qeveria nuk kishte hartuar një politikë mbi migracionin e brendshëm, ndaj fshatarët që zbrisnin e zinin tokat, nuk kishin asjë siguri. “Përkundrazi, –  tha ai, politka është lëvizja e lirë”.  “Po c’ndodh me ta kur vendosen në fushë”? – e pyeta unë. C’mund të thuash për buldozerët që kanë shkatërruar kasollet e tyre, shiko Kamzën, këta që kanë zënë toka mundën të qëndronin vetëm se bllokuan rrugën, dhe mbajtën peng ministrin e qeverisë, Tritan Shehun.”    

Ai nuk po dëgjonte. Shumë para se të mbaroja unë, po më thoshte: “Po Kamza c’zgjidhje e bukur, gjithë ato vila të bukura…. Po aty pati konfrontime, protesta – i thashë unë. “C’protesta pyeti ai me mosbesim”.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësië së rrethit, që ishte thërritur për ti mbajtur avazin, filloi tani të numëronte se ishte dakort me mendimin e kryetarit të bashkisë se fashizmi ishte një formë mjaft superiore rregjimi në krahasim me komunizmin, se megjithëse fjala e lirë ndalohej, aktiviteti tregtar ishte lënë i lirë. Agronomi, duke belbëzuar, bëri c’mundi që të dukej përkrahës i kryetarit.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest