Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Legjenda e Manastirit të Malit të Shenjtë, Orosh…

Sipas një reviste italiane "Civilta cattoliche”, Roma. botuar në vitin 1929

Nga Pirusti News
3 800 Shikime

Përgatiti: Dr. Nusha Zhuba, Romë.

Si zakonisht, traditat rreth manastirit më të shquar të maleve katolike të Veriut të maleve të Shqipërisë nuk është se janë të njëjta. Do rrëfejmë atë që mendojmë që është e përbashkët. Festa padronale e Kishës bëhej në pllajën e lartë të mbuluar me bredha dhe është ajo e Shën Gjon Pagëzorit me 24 qershor. Shën Benedetti ka hyrë vonë në liturgjinë e vendit dhe quhej Shën Venediku. Manastiri ka pasur 72 freten. Dikush thotë se këta freten ishin veshur me të bardha, dikush thotë me të zeza. Përpara, pas të shumtëve ishte zakon që kur vdiste dikush në nder të Shenjtit të çohej një dash i zi, sepse u duhej murgjëve të bënin veshjen e tyre.. kurse tani është zakon të çohet i dash i bardhë.

Juridiksioni i manastirit ishte shumë i madh aq sa shtrihej nga Danja deri në Mat, Lurë e Kukës. Është e sigurtë që ishte zakon deri vonë të sillnin të vdekurit edhe nga Mnela, fiset e largëta të Mirditës. Murgjit siç thonë disa ikën nga ai vend me ardhjen e turqve, sepse turqit e shkatërruan atë, ndërsa disa të tjerë thonë që manastiri u braktis kur krahinat e Lurës, Arnit e Malësisë kaluan në islam. Kjo e dyta duket pak e vështirë dhe duhet të themi se po flasim për Oroshin nuk themi për bjeshkën që kishte Etërit Françeskanë për të cilët flet Orbis Seraphirus.

Plaku i urtë Çup Kola kur na flet për traditën e manastirit shton se nga Oroshi, Kushneni, Qafa e Malit, Blinishti, sillnin të vdekurit në varrezë ndiznin një qiri përmbi arkivol si shenjë sakramenti dhe vulë bekimi meshtarie. Në ato vite rreth 40 000 bagëti nga të katër anët e Mirditës shkonin në bjeshkët e Oroshit dhe merrnin bekimin e murgjërve në “Shkallën e Shenjtë” (e përpjetë në formën e një shkalle pranë bredhave. Edhe regulltarët sigurisht kishin bagëtitë e tyre dhe barinjtë e tyre, siç kishin edhe mullinjtë në Mat (ke gurra e Bruçve në Mat) dhe thirreshin mullinjtë e Shenjtit janë të mbështjellë edhe ata në legjenda dhe superstizion.

Ja çfarë tregohet: Nën majën e malit të Malthit është goja e një humnere e quajtur “Shpella e Shtërçokve” Ai vend i përket Shëngjinit të Fanit. Kjo shpellë e gjatë 6 a 7 orë shkon e përfundon në Bozhiq të Selitës ku i dhuron atij katundi një burim të madh uji. Thuhet se murgjit e “Malit të Shenjtë” kishin një hyzmeqar prej Bozhiqi dhe kishte lajmëruar të afërmit e tij se do ju çonte çdo javë nga një bagëti, kështu që çdo javë përroi nën mal u dërgonte të afërme të bariut nga një dash. Murgjit e vinin re që çdo javë humbiste një dash i tufës, por bariu justifikohej se e merrte ujku dhe zhdukej me të në pyll.

Një ditë deshi të dërgonte “Dashin e Kumonës” e Kumonën ja vari në qafë një dashi tjetër. Dashi i kumonës ishte një dash i madh me brirë të bukura e të mëdha që binin në sy. Çobani e kapi për brirësh dhe po e afronte në buzë të greminës (the thonë se po të hidhje një gur dëgjohej trokitja e tijë 30 herë nëpër muret e greminës përpara se të mbërrinte në fund) Çobani përpiqej t’a shtynte por dashi rezistonte dhe i fut brinjët e tij tek rripi i pantallonave dhe të dy së bashku bien në thellësinë e greminës.. Të afërmit e tij që prisnin nga ana tjetër në orën e caktuar, shohin të dalë para rripi, pastaj dollama, pastaj dashi me çobanin mbrapa. Kjo ngjarje ka ngelur në kujtesën e popullit sa kujtohej shumë shpesh, si hakmarrja e tmerrshme e bërë nga Shenjti i malit.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest