Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Tonin Çobani ky vargmal i Studimeve Albanologjike, nga Vilson Culaj

Nga Pirusti News
670 Shikime

Nga Vilson Culaj, Kline.

Të shkruash për studijuesin e mirënjohur shqiptar Prof. Dr. Tonin Çobani dhe dimensionin e tij kulturor është një sfidë e nderligjshme sepse ne opusin e tij krijues Tonini eshte “një magna karta” e cila nuk lexohet as shqyrtohet lehtë aq me pak të studijohet sepse në qenjesinë e tij krijuese e studimore janë të mbjellura parime shkencore, kritere, e gjakime për studime të mirëfillta e shterruese, andaj lirshëm mund të themi se guximi intelektual i dom NDUE BALLABANIT meriton për tu çmuar në vet kuptimsinë e kësaj sfide sublime. Andaj libri studimor i tij ,, DIMENSIONI KULTUROR I KANUNIT NË OPTIKËN E STUDIUESIT TONIN ÇOBANI ‘’ është një prurje e re dhe njeherit nderim për këtë njeri të shkencës i cili tërë qenien e tij studimore ia kushtoj shkencave albanologjike, studimit të Kanunit dhe i paperseritshëm si një Fishtolog ekselent por edhe si një krijues letrar dhe njeri ex katedra.

Pra është gjakimi studimor i Tonin Çobanit, gjegjesisht mbarështruesit të kësaj vepre Dom Ndue Ballabani për ta pasqyruar një Lekë Dukagjin ndryshe nga perceprimet tona, gojëtaria, mitet, e legjendat tona. Është Leka shumëdimensional i pasqyruar permes fakteve historike, si një burrështetas e ligjvenes vizionar, diplomat e atdhetar që vepron në tehun e shpatës kur rrjedhat gjeoplitike dhe konturat e një shteti mesjetar ishin perpara zhbërjes e tjetërsimit kulturor e integrues dhe ekzistencial.

 Ky studijues exelent nuk deshiron të na ofroj një Lekë Dukagjin të Mitizuar, të tjetërsuar as të harruar por Lekën konkret e real, Lekën e veprimit e emancipimit, heroizmit e njeriut racional, diplomat e ligjbëres, atraktiv e dredharak, bashkëpunues e karrierist, vizionar e plot kulture, trim e njeri të komprimisit, lider e autoritar, liberal e hera heres i tejhuasuar por mbi të gjitha princ madhështor e vizionar që kurrë nuk hoqi dorë nga idealet e tij kombetare. Shtyrtohet ,, ngjizja e kanunit jo në baza të anarkisë, tribalizmit e zhbërjes por në frymën kulturore të Rilindjes Evropiane.

Bazuar ne Odisediaden krijuese të tij lirshëm mund të konkludojme se:

Profesori Tonin është shënja identifikuese e një shkenctari e studijuesi të mirefilltë në nivel kombetar. Të gjitha këto attribute marr në tërësi krijojnë profilin e tij shkencor e studimor aq të admirueshëm dhe plot fryte për të cilat kontribute ka nevojë shkenca albanologjike, kemi nevoj ne si intelektual por me shumë brezat që do vijnë të cilat kanë nevojë për të njohur traditën, kulturën dhe identitetin shkencor të një Kolosi në nivel kombetar.

Ketë sinjal dhe mal vlerash shkencore si duket e ka nuhatur edhe Dom Ndue Ballabani i cili në dekada ka percjellur dhe ka bashkëpunuar me këtë personalitet të shquar të Albanologjisë shqiptare për të na servuar me vonë një libër kaq domethënës dhe me vlera të pa kontestueshme.

Dimensioni kulturor i kanunit në optikën e studiuesit Tonin Çobani.

Botoi ,, UARSH – USHRK – 2023
Shtypi : KIKAGRAF – Zagreb
Shkruan : Mr. Vilson Culaj

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest