Deda: “Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të organit të akuzës, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit. Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.
Zullumet e Llallës në dhallizimin e drejtësisë shqiptare duket se ka kaluar kufinjtë e përktësive politike. Edhe pse formacioni i opozitës nuk e mbështet adhjen e Arta Markut në krye të prokurorisë, ka zëra majft efikas nga ky formacion që shikon përtej “perdes” së një formacioni politik, në vlerësim të vërtetës dhe të drejtës.
Dihet se kryeprokurorja Arta Marku u zgjodh ne forcën e kartonit të mazhorancës dhe kundër vullnetit të opozitës për të drejtuar organin e akuzës përkohësisht. Ajo është vënë disa here të qendër të akuzave të opozitës se po përdoret nga ata që e zgjodhën, mazhoranca në pushtet.
Por ka një zë nga e djathta që i del në krah Arta Markut. Ajo është ish-deputetja demokrate Albina Deda, e cila edhe pse tashmë jashtë parlamentit dhe jo aktive në jetën politike nuk heziton të sulmojë ish-kryeprokurin Llalla, duke u shprehur se nga varfanjak u kthye në miliarder. Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” Albina Deda thotë:
“Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të organit të akuzës, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit. Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.
Po kështu ajo shprehet se Llalla paratë e pista po i përdor në media për të denigruar Arta Markun. “Një pjesë të parave të pista, po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë. Mos u habisni, se krimi e përdor dhe politikën. Por po afron dita e së vërtetës”, deklaron ish-deputetja demokrate.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”