Besimtarë të shumtë të Dioqezës së Rrëshenit, të prirë nga Ipeshkevi i tyre Gjergj Meta kanë udhëtuar pasdite në drejtim të Kishën e shën Luçisë në Durrës për të zhvilluar një meshë solemne në nderim të Së Lumit Vinçenc Prendushi, martir i Kishës Shqiptare, pushkatuar nga rregjimi komunist 70 vjetë më parë. Mesha ka filluar në ora 17.30 e udhëhequar nga Ipeshkëvi Meta, i cili fillimisht i ka njohur besimtarët mirditas me historikun 200 vjeçar të kësaj Kishe, më restaurimet e fundit, por edhe me faktin se aty pushojnë emra të shquar të Kishës, por edhe të historisë shqiptare si Dom Nikoll Kaçorri bashkthemelues i shtetit shqiptar, Lumit Vinçenc Prennushi si edhe të martirit tjetër Jul Bonati. Në meshën solemne për Vinçenc Prendushi morën pjesë edhe besimtarë nga zona e Durrësit, ndërkohë që Ipeshkëvi Gjergj Meta tregon mbi aktivitetin e ditës së sotme:
Po kush është i lumi Vinçenc Prendushi?
Në faqen Vatican-News, thuhet se i Lumi Imzot Vinçenc Prennushi, ipeshkëv e poet, martir. Nuk është e lehtë ta përmbledhësh me pak rreshta jetën aq të pasur të të Lumit shqiptar imzot Vinçenc Prennushit. Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. U Pagëzua me emrin Kolë, së shpejti ndjeu thirrjen e Zotit për jetën rregulltare. Hyr në kuvendin françeskan të vendlindjes më 1900; u shugurua meshtar në Tirol të Austrisë, ku kryente studimet, duke e ndërruar emrin në Vinçenc.
Nisi të botonte rreth 1909-1910-tës. Më 1911 botoi “Kangë popullore gegnishte”; më 1918 fletëpalosjen liturgjike “Fjala e Zotit”; “Java e Madhe”, libër feje, për javën para Pashkëve. Më pas dramat “E trathuemja” e “Prej robnie në liri”; studimin “Nder lamije të demokracisë së vërtetë” (1922). Kryeveprën poetike “Gjeth e Lule” e botoi më 1924, për të vijuar me veprat agjiografike “Shën Françesku i Asizit” dhe “Jeta e Shna Ndout prej Padue” (1913) ; “N’Agape”, vjershë (1926); “Vorri i fratit”, 1717-1918. Dy fjalë mbi jetën e A. Anton Soranit, dëshmitar feje françeskan (1918);
Ndër përkthimet e imzot Vinçenc Prennushit kujtojmë: “Quo Vadis” të novelistit polak, Henryk Sienkiewiz; “Burgjet e mia” të italianit Silvio Pellico, poemën “Dreizehnlinden” të gjermanit Friedrich Wilhelm Weber, nga e cila “Hylli i Dritës” u botuan te vetëm tri këngë. Këtu këputet veprimtaria e mbyllet, për të përfunduar kush e di se ku, arkivi i tij jashtëzakonisht i pasur.
Imzot Vinçenc Prennushi, njihet si këngëtar i ëmbëlsisë dhe i trishtimit. Ndër poezitë e tij, kumbon një jehonë e këndshme dhe një ushtimë e trishtë, ashtu siç këndon atdheun me bukuritë e tij, po kështu edhe kur vargëton misteret e besimit. Në poezinë e Prendushit, bota lëndore vështrohet si një ndër arsyet e shkatërrimit të njeriut, për shkak të paaftësisë për t’u vetëpërmbajtur dhe të lakmive të pangopura vetjake. Imzot Prennushi vdiq në burgun e Durrësit më 19 mars 1949.
Përgatiti: A. Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

