Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kulla 200-vjeçare e Palush N. Dodaj nga Krusheva e Madhe e Klinës, është një shtëpi me kulturë dhe vlerë të veçantë

Nga Pirusti News
1 336 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Lekë Mrijaj, KLINË

Kulla e Nek Dodës, pikërisht e Palush Nue Nekës-Dodajve nga Krusheva e Madhe e Klinës, pothuajse është një kullë historike apo kullë kulturë me vlerë në vete. Kjo kullë e vjetër familjare historike apo të themi kullë muzeale me ftesë të z. Nue P. Dodaj, u vizitua sot për herë të parë nga një grup intelektualësh klinas: z. Pal Canaj, z. Dodë Ndrecaj, z. Lekë Mrijaj, e z. Arben Dodaj.

Siç potencoi kryefamiljari 84-vjeçar, z. Palush N. Dodaj, kjo kullë është e ndërtuar qysh para 200-vjetësh nga paraardhësi i tyre kryefamiljar Nek Dodaj, ku në këtë kullë janë shtuar e rritur shumë breza të kësaj familje dhe u kanë ofruar konak shumë figurave ma më zë të Lugut të Drinit e Dukagjinit.

Aty siç tha ruhen shumë gjësende të vjetra mbi 200-vjeçare ( kullën përbrenda saj të kompletuar me të gjitha anët përcjellëse dhe se ruhen shumë gjësende të tjera përcjellëse si: gardërobë, punime të ndryshme, shtretër, foto, filgjanë, mulli kafeje, vek punë për nevojat e tyre familjare, qerre të vjetra, trapazanë, llamba të ndryshme, proftofol, ulëse… etj.). Disa nga dhomat e kullës së kësaj shtëpie-muze kulturore pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës, ku janë mbledhur orendi të vjetra nga ana e kësaj familje fisnike.

Objekti në fjalë i kësaj familje shfaq nevojën për mbikëqyrje dhe ndërhyrje restauruese gjithëpërfshirëse në strukturë. Mbikëqyrje dhe ndërhyrje e cila duhej të behët-mbrohët nga ana e dikasterit të kulturës së Republikës Kosovës. Po ashtu është i nevojshëm mbikqyrja dhe ndërtimi – restaurimi i elementëve arkitektonikë të brendshëm si: ndërkatet e drurit, oxhaku, shkallët, dyert, dritaret etj. Kjo shtëpi përmban në vete edhe një hambarë të vjetër mbi 200-vjeçar të drithërave e cila shfrytëzohej për nevojat e familjes Dodaj të Krushevës së Madhe të Klinës.

Me restaurimin e kësaj kulle do të bëhej e mundur ruajtja-mbrojtja e origjinalitetit të volumit fillestar, duke shtuar elemente të tjera si të dy ndërkatet e tavanin e drurit si dhe oxhakët e dhomat përcjellëse të kullës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest