Nga: Gjergj Marku
(Alaina, mbaroi misionin si Vullnetare e Korpusit te Paqes ne Mirditë e Shqipëri, duke qenë një aktiviste fantastike sëbashku me koleget e veta, sidomos në komunitetet shkollore.
E qeshur dhe e hareshme me mjediset e fëmijëve, të gjimnazistëve apo mësues e të rritur, ajo jetoi me dinamizëm dhe energji te jashtëzakonshme për disa vite ne Mirditë, për tu kthyer në atdheun e saj Amerikë, por padyshim me Mirditen me vete, duke u ndjere mirditore ne zemër e shpirt.
Largimin e shënon me një meditim në Aeroport, teksa pret ardhjen e aeroplanit:
Uau!… Unë jam ulur në aeroport duke pritur për të shkuar në Amerikë, kam shumë emocione. Nuk di pse kam pak frikë. Kam ndryshuar aq shumë dhe nuk di nëse Amerika është tashmë kaq ndryshe nga çfarë mbaj mend?!…
Më tej shënon se “Ajo që më jep shpresë është se lidhjet që kam bërë në Shqipëri do të jenë përgjithmonë. Marrëdhëniet nga gjaku nuk do të thonë asgjë kur ke familje që e kuptojne zemrën tënde. Nuk më besohet që po kthehem. Më mungojnë gjithashtu miqtë dhe familja ime kaq e shtrenjtë dhe jam aq e emocionuar për të parë të gjitha foshnjat dhe martesat që kam humbur kur isha larg.
Gjithashtu, ajo falenderon të gjithë (në Shqipëri dhe Amerikë), që e kanë mbështetur dhe e kanë dashur duke qene mirënjohese për të gjitha bekimet që ka marrë.
Mbase, siç ndihet njeriu ne një “udhëkryq aeroportesh“, për të panjohurën e të ardhmes, ajo shënon në fund me përmallim: unë di një gjë, Shqipëria është e do te jete përgjithmonë në zemrën time dhe unë do të kthehem një ditë.
Të dua Shqipëri!…)

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

