Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Aleksandër Nikollë Lleshi 1420-1505, Fakte të rralla historike nga Pjetër Domgjoni

N'literaturën shqiptare e gjejmë: Aleks Turketa, skulptor shqiptar

Nga Pirusti News
1 751 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Pjetër DOMGJONI, Kroaci.

N’literaturën shqiptare e gjejmë: Aleks Turketa, skulptor shqiptar.

N’literaturën italiane e gjejmë: Andrea Nicola Alessi Durazza, arkitekt dhe skulptor italian. Lindun n’Durrës të Shqipnisë, por me origjinë italiane.

N’literaturën kroate e gjejmë: Andria Alleshi, arkitekt dhe skulptor kroat. Për dallim prej italianëve. Kroatët e theksojnë vendlindjen dhe origjinën e tij shqiptare.

Edhe n’rastin e parë, dytë dhe tretë. Bahet fjalë për, arbneshin, ALEKSANDRIN, djalin e NIKOLLË LLESHIT. Ma t’madhin arkitekt dhe skulptor t’kohës vet. Lindun n’vitin 1420, n’qytetin e Lezhës, Shqipni. Si duket, n’Dalmaci vjen prej qytetit Durrësit.

N’vitin1435, e gjejmë si shegert në Zara të Dalmacisë, tue msue „zanatin“ te mjeshtri, skulptori famshëm Mark Troja prej regjionit Puljes, Itali. Zanatin në arkitekturë dhe skulpturë e vazhdon deri n’përsosmëni, n’qytetin e Shibenikut te mjeshtri famshëm Jure Dalmatinac.

N’vitin 1447, fiton titullin MJESHTËR, n’skulpturë dhe arkitekturë.

Veq n’vitin, 1448, si zanatlij, ARKITEKT DHE SKULPTOR, si artist i pavarun, nënshkruen kontratën e parë t’punës për rregullimin e kapelës së shën Katarinës n’kishën e domenikanëve, n’qytetin e Splitit. Punimet i kryen me shumë sukses, n’vitin 1450.

Gjashtë vite ma vonë. Me 1456, n’qytetin e Splitit veq kishte ngritë puntorinë e tij t’madhe e shumë t’njoftun, me plot ndihmës, shegertë e punëtorë tjerë. N’Split, blen edhe shtëpia, vneshte dhe kryenë punë të shumta n’gurëgdhendje dhe ndërtimtari. Ban rregullime pallatesh, harqe dyershë, fasada e shumë punime tjera nëpër t’gjithë qytetin.

Prej vitit 1460 deri 1468, kryenë punime n’katedralën e Trogirit, tu’ fillue prej sakristisë e nëpër t’gjithë objektin.

Mbrenda ksaj periudhe (1460-1468). N’qytetin e Trogirit kryen edhe punime t’shumta urbane, tue përfshi këtu rregullimin e nji numri t’madh pallatesh, fasadash, por edhe rregullimin (renovimin) e rrugëve me gurë. Sigurisht që prej punve aq të mdhaja, n’vitin 1466, Aleksandri shpërngulet përkohësisht prej Splitit dhe e gjejmë t’regjistruemë edhe si banor i qytetit Trogir.

Janë vitet kur për kryemjen e t’gjithë atyne punëve n’qytetin e Trogirit, Aleksandrit, i duheshinë shumë gurëgdhendës. Mjeshtër që s’gjindeshin në numër t’mjaftueshëm n’Dalmaci. Atëherë, ai, shkon n’Lezhë e Durrës dhe prej Arbnie sjell nji numër t’konsiderueshëm mjeshtrish, gurëgdhendës. Ka t’dhanuna se, udhëheqësitë e Republikës Venedikut, atyne mjeshtrive u falin troje në ishullin Çiovo, ishull shumë i afërtë me qytetin Trogir. Në ato troje t’faluna, ata mjeshtër, arbnesh, ndërtojnë shtëpitë e tyne t’banimit dhe sot e at ditë. Vendi, kjo qytetëzë turistike, në ishullin Çiovo, quhetë ARBANIA.

N’vitin 1472, Aleksandrin, përsëri e gjejmë t’regjistruemë si qytetar i përhershëm i Splitit, ku s’bashkut me arkitektin dhe skulptorin tjetër, Nikolla Firentini, bajnë renovimin komplet t’katedralës Splitit, kurse. Në kumbonaren e saj bajnë disa intervenime tue ndërtue edhe ndonji shtyllë krejtësisht t’re. Simbas nji dokumenti, për punën e tyne. Ata kanë qenë t’paguemë me 90 dukatë të aritë, por. Ajo që asht ma interesante për ne shqiptarët. N’murin qëndrorë, t’katedrales, vend i cili shifet prej t’gjithë kalimtarëve. Asht e vendosun Shqiponja e Kastriotit ku qëndron edhe sot.

Thamë ma naltë se. Aleksandër Nikollë Lleshi, me banim t’përhershëm ka qenë në Split. N’ket qytet n’vitin 1505, kalon edhe n’amshim. Vorrosetë n’kishën e Shpirtit Shejt, ku edhe sot i pushojnë eshnatë. N’shej nderimi ndaj atij arkitekti e skulptori aç t’madh, ndër ma t’mdhajtë që n’historinë e vet i ka pas kombi kroatë. N’murin e kishës qëndron pllaka përkujtimore me emnin e tij. Kisha ndodhet n’qendër t’qytetit dhe administrohet prej meshtarëve dioçezianë.

Sa kishte qenë gjallë. Aleksandër Nikollë Lleshi ka ba vepra arti, në: Split, Omish, Trogir, Shibenik, Zara, ishullin Rab, (Dalmaci) dhe, Veneci, ishullin Tremitia (Itali) e deri n’qytetin Ancona të Italisë, ku krijon vepra t’mrekullueshme arti.

Prej t’gjitha përsonaliteteve t’njoftuna historike që ne shqiptarëve t’Kroacisë na bajnë me u krenue me to. Mua si shqiptar, si banues i përhershëm i qytetit Splitit. Ma të afërtë e shumë ma për zemër e kam. Arbneshin, Aleksandër Nikollë Lleshin, njenin ndër ndërtuesitë ma t’mdhaj n’historinë e këtij qyteti që ishte bashkëkohanik i ipeshkëvit t’Durrësit, imzot PAL ENGJULLIT. Ndërsa imzot, Pal Engjulli e pagzonte fëmijnë tu’ i thanë:

UNË PO T’PAGZOJ, NË EMËN TË ATIT E T’BIRIT E T’SHPIRTIT SHEJT ASHTU KJOFTË.

Pesë vite ma vonë (1467), n’katedralen e Trogirit, vendin e pagzimit, PAGZIMOREN, Aleksandër Nikollë Lleshi, krejtsisht i vetun, do ta rregullojë aç bukur tue ngritë në nji vepër artistike, ma t’përsosun e ma t’përkryeme n’tan kontinentin europianë.

p.s.Këtu ma poshtë, n’mesin e qinda punieve, kam publikue vetëm mbishkrimin e vorrit që ndodhet n’kishën e Shpirtit Shejtë dhe. Pagzimoren, veprën ma t’përsosun të Aleksandër Nikollë Lleshit.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest