Këngëtari i mirënjohur i Dardanisë z. Gjergj Tunaj vjen me një klip të ri, mjaft i mirpritur në Kosovë dhe jo vetëm. Gjergj Tunaj është nga Klina, një qytet me një numër të madh intelektualësh në fusha të ndryshme sidomos në fushën e arsimimit, letrave, pozive dhe gazetarisë. Njëri ndër ta është edhe gazetari pendëartë Lekë Mrijaj, i cili është mjaft prezent në shtypin mbarëkombëtar, kudo ku ka shqiptarë.
Lekë Mrijaj sjell dhe portretin e këngëtarit të mirënjohur, bashkëqytetas Gjergj Tunaj. Ajo çfar bie në sy në këtë përcjellje të klipit më të fundit të këngëtarit, ka të bëje më dy mesazhe të rëndësishme.
Mesazhi i parë ka të bëjë se zëri i këngëtarit përcjell një dramë të përhershme të shqiptarëve, drama e emigracionit ku fëmijët ndahen nga prindërit në të gjallë të tyre. Pikërisht kënga “Bekimi i Prindërve” është një apel që një ditë fëmijët të kthehen tek prindrit, të kthehen në dheun e të parëve të tyre.
E ndërsa mesazhi i dytë është po aq i rëndësishëm. Lekë Mrijaj thotë se çdo klikim në këtë këngë jo vetëm do na kënaqë me zërin e embël e meliodioz të Tunajt, por më e rëndësishmja është se çdo klikim do të përkthehet në më shumë mundësi për “Cure2children”, shoqatë e cila merret me mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundja e rëndë e leuçemisë, (leokimisë, sëmundje e rëndë në gjak)
Në përcjelljen e tij Lekë Mrijaj thotë specifikisht se “Këngëtari në fjalë është mjaft i pranuar dhe shumë pëlqyer jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në rrjetet sociale. Ai ditë më parë ka lansuar këngën e mrekullueshme dedikuar mergimtarëve e të rinjëve të të cilët e kanë braktisur atdheun ndaj edhe përmes këngës i thërret që të kthehën në atdhe.
Kënga titullohet “Bekimi i Prindërve” këngë e re e cila është realizuar nga nga këngëtari, Gjergj Tunaj, me tekst nga Pren Lazraj dhe muzikë Albos & Gjergj Tunaj, Orkestrimi Hekuran Z. Prenaj, Video: Vija Production. Për ta njohur më shumë këngëtarin dhe përmbajtjën e këngës, klikojeni dhe shikojeni videon të të cilat klikime do të derdhën në dobi të fëmijeve të shoqatës “Cure2children” (në mbrojte të fëmijëve kundër leokimisë) përfundon Mrijaj.
Përgatiti: Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

