Kalimi në një stad tjetër më të lartë i profilit të SHKA-Mirdita, në Akademia e Artit, Shkences dhe Letrave “Mirdita, por dhe dalja e numrit të rradhës së revistës “Mirdita”, nr.23 i vijimsisë, i pari si numër i AASHL “Mirdita” ka ngjallur një interes të shtuar tek bashkëpunëtorët, mbështetësit e kësaj nisme, dashamirësit, por dhe një opinion më i gjerë.
Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e AASHL “Mirdita” ndërmorën një tour prezantimi në disa televizione dhe radio brenda dhe jashtë kufinjve administrative të vendit. Në prezantimin e rradhës AASHL “Mirdita” u ndal në qytetin e Kukësit ku ka një numër të konsiderueshëm bashkpunëtorësh dhe emra të shquar të kulturës tonë kombëtare, të cilët vijnë nga kjo trevë.
Për afro 20 minuta drejtuesit e AASHL “Mirdita” Pjetër Marku, Aleksandër Ndoja dhe Nikollë Loka ishin në studio e TV-Kuksësi me president z. Lutfi Meçka dhe drejtor z. Baudin Murati. Në emision pjesmarrës ishte edhe gazetari i Radio – Kukësit z. Sulejman Dida, si dhe një prej banorëve të Kukësit i cili ka shërbyer si drejtues i arsimit dhe mësues në zonën e Fanit, z. Hakik Visha.
Paneli u drejtua me mjaft kompetencë nga Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kukësit, poetja Vera Istrefaj.
Ju ftoj ta ndiqni:

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

