Nga: A. Ndoja
Sa shumë ballistë, zogistë, fashistë, “udbashë” e strehues “kriminelash” etj, etj paskemi pasur në fillim të vitit 1953. Të paktën kjo është e vërtetë në optikën e Toger Isuf Kullollit dhe ndihmësave të tij, asokohe Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Mirditës. Është e habitshme se si nuk janë lodhur për të etiketuar gjithë këta banorë të Mirditës që shkojnë në rreth 711 të tillë, por me e habitshme është se këta “armiq” në shumicë ishin fshatarë të varfër, më pak të mesëm apo dhe bujq të zakonshëm. Lista emërore ka një shpërndarje në të gjithë Mirditën, si nga Rubiku, Rrësheni, Kthella, Selita, Kaçinari,Fani e sidomos Oroshi.
Situata do ketë qenë alarmante për rregjimin, përderisa shkresa urdhëruese për përpilimin e listave anti-parti, ka mbërritur në Rrëshen natën e vitit të ri 1953, pra me 31 dhjetor të vitit 1952. Janë dashur vetëm 17 ditë që daktilografisti A.GJ, të përpilojë shkresën me 711 emra, ndarë në disa kollona, ku përbri sejcilit emër mëson adresën e tij, tendencën politike, vendin e punës, përbërjen shoqërore, kategorinë sipas aktivitetit “kriminal” dhe gjëndjen e tij nëse ishte i arratisur, në ndjekje apo në survejim.
Lista e Kullollëve ka në përbërje “tepër sekret” edhe nëpunës të komitetit ekzekutiv, mësues, priftërinj, një drejtor poste në Rubik, por edhe disa të arratisur. Kjo le të kuptosh çfar terrorri ka qënë në Mirditë, dhe sa e rëndësishme ka qënë për rregjimin, që ta kishte sa më në kontroll, ndërkohë që për të survejuar 711 persona të dyshimtë, janë dashur shumë sy e veshë, emrat e te cileve mbushin arkat me dosje ne arkivat e ish-sigurimit te shtetit.
Ja çfar shkruhet ne shkresen percjellese te firmosur nga kryetari i Deges se P. Brendshme te Mirdites Isa Kullolli. Bashkelidhur kesaj shkrese eshte lista me 711 mirditas te vendosur ne vezhgim, shumica te te cileve me vone jane arrestuar ose internuar.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE
DEGA P. BRENDSHME TE RRETHIT
“ANA E SIGURIMIT”
Nr. 41 Teper Sekret.
Landa: Dergohet lista e elementeve te rregjistrue ne kategorine e IItë
MINISTRISE PUNEVE TE BRENDSHME
“Deges IV-te”
TIRANE
Gjegje t’uajes Nr. 06-1 data 2/1/1953:-
Sa kerkoni ne te sipermen bashkengjitur, me kete shkrese ju dergojme listen e elementeve te kategorise II-A dhe II-B te rrethit Rreshen, te rregjistrue ne rregjistrin mod. I-K-II m daten: 31/12/1952.-
Konc. KRYETARI DEGES P.BRENDSHME
Dakt.A.GJ. Toger: ISUF KULLOLI


@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

