Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Një këngë historike për At’Gjergj Fishën realizuar nga “2BR Entertainment”, që starton pranë gurrës së lashtë domgjonase

Nga Pirusti News
1 565 Shikime
SHPERNDAJE

Kënga kushtuar Homerit të shqiptarëve At’Gjergj Fishta, sapo ka dalë në qarkullim. Është një punë e kujdesshme, plot pasion dashuri për veprën e pavdekshme të At’Gjergj Fishtës. Kënga është realizuar nga pjestarë të grupit të burrave të Ansambit “Mirdita” (Mjeshtër i Madh) në përbërje të cilit janë emara të njohur të këngës mirditase si Fran Preçi e Ndoc Lekgegaj, Nikoll Preçi, Pjetër Matusha, Nikoll Dedaj, Fred Vorfi, Pavlin Kola, Pashk Filopati e Beriland Kadeli.

Ideja dhe realizimi në shumë elementë të videoklipit janë vëllezërit e mirënjohur Shqalshi, të cilët prej kohësh janë në tregun mediatik shqiptar me këngë të shumta.

Vëllezërit Shqalshi të njohur nën logon “2BR Entertainment” janë autor të tekstit, muzikës dhe vidioklipit të këngës.

Atë çfar e bën më të rëndësishëm këtë këngë është se një pjesë e mirë e video-klipit është realizuar në trojet e të parëve të At’Gjergj Fishtës, në Domgjon të krahinës së Fanit, në Mirditë.

Kjo këngë u realizu me përkrahjen dhe bekimin e familjarve të At Gjergj Fishtës në Domgjon dhe Fishtë, Besnik Paci, Simon Ndoka, Gjergj Ndoka, Mark Ndoka.
(Gjyshi i Simon dhe Gjergj Ndokës, vëllai i At Gjergj Fishtes, Lek Simon Ndoc Paci)

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest