Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mirdita dhe Përmeti, ja cilat janë vendburimet e arit në Shqipëri

Nga Pirusti News
1 354 Shikime
SHPERNDAJE

Sipas gazetës “Panoram” Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e konsultimit publik për programin e veprimit 3-vjeçar, për vitet 2019 – 2021, në zbatim të Strategjisë Minerare.

“Ky projektvendim ka për qëllim miratimin e programit të veprimit për zbatimin e strategjisë minerare, i cili është dokumenti afatmesëm i planifikimit minerar, për periudhën 3 (tre) vjeçare 2019 – 2021, që hartohet në bazë të strategjisë minerare dhe që përcakton politikat dhe programet e veprimit dhe kërkon të realizojnë zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve minerare ekzistuese dhe në perspektivë, në përputhje me zhvillimet e reja të ekonomisë shqiptare, në respekt të mjedisit ku jetojmë” shkruhet në projektvendimin që ka kaluar në proces konsultimi.

Nisma përmban 3 anekse; planin 3 vjeçar të shfrytëzimit minerar, të dhënat për vendburimet dhe zonat që konsiderohen të rrezikshme. Në listën e  të dhënave për vendburimet që publikon SCAN janë edhe zonat minerare që përmbajnë metale të çmuara si ar, argjend apo platin. Në aneks rezulton se janë 6 zona minerare me përmbajtje ari.

Më poshtë lista e vendburimeve të arit:  

-Mirditë/Zona e Bukëmirës-Simon

-Mirditë/Zona Kthellë e Epërme

-Mirditë/Zona e Kaçinarit

-Përmet

-Kuçovë-Berat-Gramsh/Zona e  Mendrakës-Lumi i Tomorricës

-Librazhd/Zona Babje/Ar

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest