Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Vëzhgim: Skënderbeun e “zë korenti” Nga arkiva 2005

Nga Pirusti News
810 Shikime
SHPERNDAJE

Aleksandër Ndoja

“Tirana Observer” 4 maj 2005

Epo që kemi problem me energjinë elektrike, kjo nuk ka diskutim. Por që për të zgjidhur këto probleme do të thërrisnim Skënderbeun, kjo nuk ishte parë e dëgjuar. Banorët e qytetit të Mamurrasit kanë vendosur që t’i japin disa funksione njëherësh statujës së Heroit, që ndodhet në qendër të qytetit.

Nuk dihet me saktësi se sa kohë ka kjo statujë në atë vend. Por në historinë e saj njihet periudha 1996 e deri në fillim të 97-tës, kur kjo statujë u eklipsua totalisht me një fotografi prej disa metrash të Rrapush Xhaferrit, president i njerës prej firmave piramidale. Sigurisht, pas kësaj ajo statujë e rimori shkëlqimin e saj.

Por ajo çfar mund të konstatohet lehtësisht në fotot e bëra pak ditë më parë, është funksioni që Heroi ynë kryen ende ndaj bashkombësve të vet. Në njërin prej brirëve të tij është vendosur një kabllo elektrik, i cili dërgon energji në anën tjetër të bllokut të pallateve, kur ajo mungon në atë anë. Por ama kur krahu tjetër mbetet në errësirë, sërish ky përcjellës dërgon energji në krahun e kundërt, por gjithnjë përmes brirëve të dhisë, në përkrenaren e Skënderbeut. Në foto duket edhe briri që është thyer, ndoshta për shkak të tërheqjes së kabllos.

Banorët kanë gjetur një mënyrë të rrallë për të përfituar energji. E duket se ata kanë harruar që ajo që bëjnë, është dhunim i Heroit Kombëtar. Në fakt, kjo mënyrë e të punuarit nuk është e rrallë për shqiptarët, të cilët edhe në raste të tjera jo të rralla, kanë vënë në përdorim të dyfishtë monumentet kombëtare.  

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest