Prej disa muajsh gjithnjë e më shumë po merr jetë një ide e rëndësishme e banorëve të fshatit Malaj, pjesë e Kthellës në Njësinë Administrative të Rrëshenit, në Mirditë. Janë një grup intelektualësh të mirënjohur nga kjo zonë, të cilët kanë ndërmarrë nismën e rijetëzimit të festimeve të “Shna Vlashit”, festë e cila është eklipsuar disi nga festa e Shna Premtes, por edhe disa angazhimeve të tjera që kanë të bëjnë me historinë, kulturën, arkeologjinë, përmirësimin infrastrukutur dhe kulturor të kësaj zone me tradita të spikatura në shumë fusha.
Nisma fillimisht është inicuar dhe po mbështet nga Gjon Melyshi dhe Ndue Syziu, djem të kësaj zone që punojnë e jetojnë prej vitesh në Itali. Në këtë kuadër janë zhvilluar disa takime paraprake në të cilat është dakortësuar vijimi i kësaj nisme në kuadër të shoqërisë civile. Për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e kësaj nisme, është dakortësuar të jenë zotërinjë Dodë Pjetraj ing i njohur në fushën e ndërtimit, Martin Dedaj, njeri i letrave më përvojë të gjatë në fushën e gazetarisë dhe Gjovalin Totri mësues në profesion, të gjithë nga fshatrat e Malajve.
Martin Dedaj njëri prej grupit organizator thotë se në këtë aktivitet janë të mirëpritur për tu bërë pjesë e tij, të gjithë bashkëfshatarët tanë të moshave dhe gjinive të ndryshme të fshatrave nga Malaj-Qendër, Malaj-Epër dhe Tenë, si dhe bijat e këtij fshati, nipat dhe mbesat tona, pse jo edhe të gjithë ajo plejadë e specialistëve të fushave të ndryshme, që kanë shërbyer në kohë të ndryshme në këtë fshat.
Ky aktivitet mendohet të zhvillohet për herë të parë më datë 3 Shkurt 2020 dhe më pas synohet dhe besoj se do të jetë i përvitshëm.
Edhe në takimin e ditës së sotme, i treti në rradhë morën pjesë një numër i konsiderueshëm banorësh, përfaqësues të gjitha fshatrave të Malajve ku u diskutua mbi ecurinë e nismës, e cila do të finalizohet me aktivitete të shumta.
Në këtë takim i cili u mbajt në një prej sallave të Pallatait të Kulturës u shënua hapi konkret drejt synimit për të krijuar një organizim në kuadër të shoqërisë civile, si një organizatë jo fitimprurëse e cila do të bëjë presionin e nevojshëm për realizimin e një sërë objektivash, ku parësore është rehabilitimi i rrugës në kushte optimale si dhe një sërë objektivash të tjera që do ta bënin këtë zonë mjaft atraktive, për shkak të resurseve të shumta që i ka dhënë natyra. Natyrisht burime njerëzore dhe intelektuale janë të shumta, ndërsa përmes këtyre nismave kërkohet angazhimi i tyre. Janë të shumtë banorë dhe ish-banorë të këtij fshati brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët kanë shprehur dakortësinë e tyre të plotë, për ti kontribuar Malajva në shumë aspekte.
Në fund të aktivitetit të sotëm, ing. Dod Pjetraj në prononcimin e tij për pirustinews.com ka folur mbi zhvillimet në takimin e sotës së sotme në Rrëshen:
Ndërsa Martin Dedaj ka folur mbi aktivitetet e ardhshme deri në finalizimin e 3 shkurtit 2020, dhe mundësinë e kthimit të kësaj dite si festë të përvitshme të Malajve.
Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

