Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Hidhen në qarkullim kartmonedhat 200 dhe 5000 lekë. Tre mënyra si të dallojmë vlefshmërinë

Nga Pirusti News
712 Shikime
SHPERNDAJE

Tashmë është e ditur se Banka e Shqipërisë ka filluar në mënyrë permanente nxjerrjen në qarkullim të prerjeve të reja 200 dhe 5000 mijë lekëshe. Sidomos prerja 200 lekëshe ka qënë kthyer një problem i madh për përdoruesit, pasi për shkak të vitit të hershëm të prodhimit, por ndoshta dhe cilësisë së dobët është dëmtuar në ekstrem sa mes bisneseve dhe klientëve kishte krijuar problem. Ndërsa prerja 5000 mijë lekëshe realisht është e vonë dhe sot e kësaj dite është cilësore, popr numri i saj është mjaft i reduktuar.

Ndërsa Banka e Shqipërisë ka filluar hedhjen në qarkullim të tyre, përmes guvernatorit Gent Sejko, ka njoftuar se seria e re e kartëmonedhave shqiptare (prerjet e tjera do të hidhen në treg në mënyrë graduale), është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie. Ka një sërë tiparesh identifikuese të elementëve të sigurisë, që mund të konstatohen lehtësisht me një kontroll rutionor individual. Ky kontroll bazohet në verifikimin e elementeve të sigurisë sipas metodës “PREK, SHIKO, LËVIZ”.

Përmasat:

138 mm x 69 mm ngjyra kafe, hedhur në qarkullim 30.09.2019.

 Pamja e përparme: Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur. Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DYQIND LEKË”, “NAIM FRASHËRI 1846-1900”

 Pamja e prapme: Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”, pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.

Tre elementet e sigurisë, 200 lekë

PREKE:

Preke dhe ndieje kartëmonedhën me gishta. Kjo kartëmonedhë është prodhuar prej materiali polimer, një përbërje plastike, që të jep një ndjesi të veçantë në prekje. Shtypi i ngritur: Ndieje shtypin e ngritur te numrat, shkronjat, portreti, si dhe vijat e shkurtra përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës, që përbëjnë dhe elementin e njohjes së kartëmonedhës nga të verbrit.

SHIKOJE:

Mbaje kartëmonedhën kundrejt dritës dhe shikoje me kujdes. Dritarja: Në një dritare të tejdukshme shfaqet portreti i Naim Frashërit, vlera 200 Lekë dhe kolonada e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë.

Elementi i regjistrimit: Një figurë e stilizuar e shqiponjës ndodhet në të dy anët e kartëmonedhës. Të dy figurat duhet të përkojnë ekzaktësisht njëra me tjetrën.

LËVIZE:

Lëvize kartëmonedhën në kënde të ndryshme shikimi, për të parë si ndryshon. Shiriti i shndritshëm në zonën qendrore shfaq të shkruar vlerën 200 Lekë.

Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajanë të stampuara të njëjtat figura historike. “Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”,

Ndërkohë, kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim për t’u tërhequr gradualisht nga BSH-ja, kur të jenë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest