Pesë vjetë më parë, pikërisht më datë 1 tetor 2014, kaloi në amshin Padër Lino Nikolai. Për ata që kanë minimumin e kujtesës, Padër Linon e kujtojnë si njeriun e urtë, të patrazueshëm, fjalëmbël, pra siç në të vërtetë është bariu shpirtëror, i bekuar nga Zoti.
Për shumë vite Padër Lino shërbeu në Dioqezën e Rrëshenit, si prift në disa fshatra. Jo vetëm si bari shpirtëror, por Padër Lino u bë pjesë e pandalshme e banorëve të fshatit Kodër Rrëshen. Pas ceremonisë meshtare prifti i respektuar kalonte orë të tëra me banorët e këtij fshati, pa dallim moshave ndërkohë e quante veten si pjesë e pandarë të komunitetit.
Pader Lino Nikolai, do të kujtohet si prifti human, i cili ndihej shqiptar dhe mirditas me mish e shpirt gjatë gjithë viteve që shërbeu në Mirditë. Ai do të kujtohet për humanitetin e pashoq në shumë aspekte, si prifti që ndërtoi kishën në Kodër Rrëshen, që u kujdes për varrezat dhe disa objekte social-kulturore, por edhe si predikues i saktë për jeten baritore dhe komunitare. Ai nuk harronte që ditëlindjen e Tij ta festone me bashkmoshatarët, ndërsa 70 vjetori u shënua si ditë e vërtetë feste në fshatin Kodër Rrëshen.
U prehsh në paqen e Hyjit, i urti Pader Lino!
Kush ishte Padër Lino
Lino Nicolai, lindur më 10.03.1929 në Borgorese – Rieti, një fshat malor afër Romës.
Mbaroi studimet e shkollës së mesme në Romë.
Studimet e liceut filozofik në Siena.
Studimet teologjike në Piacenza.
Më datë 30.05.1956 u shugurua meshtar në Misionin Vinçencian në Piacenza.
Nga viti 1956 – 1969, shërbeu me Misionin popullor në Itali, në zonat: Abruzzo, Sicilia, Sardegna.
Nga viti 1970 – 1982 famullitar dhe profesor i orës së besimit në Ferentino – Frosinone.
Nga viti 1982 – 1994 famullitar dhe profesor i orës së besimit në Bologna.
Prej viti 1994 – famullitar në mision në Shqipëri, zona baritore: Kodër Rrëshen – Tarazh – Jezull – Sheshaj dhe Lurth.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

