Në përmbyllje të vitit të gjashtë të aktiviteteve të saj Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, ka zhvillluar aktivitetin e saj tradicional e përmbyllës të një viti kalendarik i cili pati zhvillime dhe aktivitete të shumta.
Ajo çfar u vërejt në aktivitetin e ditës së shtunë datë 7 dhjetor 2019 ishte interesimi i jashtëzakonshëm i njerëzve të artit, kulturës dhe shkencës nga mbarë trojet shqiptare, përderisa salla qëndrore e Muzeut Historik Kombëtar ishte tejmbushuar një orë para takimit të paralajmëruar, madje në pikun e saj qytetarët ishin mbledhur edhe në derë, apo në koridorin hyrës.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin personalitetë të shquara kombëtare si rektori i Universitetit të Prishtinës z. Marjan Demaj, Donika Çetta e bija e personalitetit të shquar të kombit Anton Çetta, Vitore Tusha drejtuerse në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, personalitet që nderoi Mirditën me pastërtinë institucionale para vetingut të drejtësisë, z. Skënder Kodra, personalitet i shquar i diasporës shqiptare në SHBA, njëherit kryetar i Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, por dhe akademikë, shkrimtarë, artistë e poetë nga Shkupi, Tetova, Presheva, Prishtina, Prizreni, Lezha, Mirdita, Tirana, Durrësi, Vlora e nga shumë pjesë të tjera të hapësirës mbarëkombëtare.
Në ora 11.00 takimin festiv e hapi Pjetër Marku, kryetar i Akademisë i cili falenderoi për pjesmarrjen e gjerë në këtë takim, ndërkohë ftoi sallën në një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së tërmetit të datës 26 nëntor, ku u shënuan 51 jetë të humbura, mes tyre dy familje mirditase ajo Cara dhe Reçi, me 11 anëtarë që kaluan në amshim. Më pas recituesit e vegjël Klea Rrapi dhe Klevis Pjetri kanë përshëndetur të pranishmit. Mjaft emocione percolli poetja e re nga Medvegja Majlinda Shaqiri, e cila recitoi nje poezi per tërmetin që goditi Shqipërinë amë.
Më tej z. Pjetër Marku pasi ka bërë prezantimin e pjesmarrësve, i’a ka kaluar fjalën sekretarit të kësaj Akademie, njëherit dhe kryeredaktor i revistës “Mirdita” z. Aleksandër Ndoja i cili tha: Edhe kët vit pati aktivitete të shumta, promovime të revistave periodike “Mirdita”, por dhe konferenca Shkencore “Fani në letërsi e arte” ndërsa mbi të gjitha ishte përmbyllja e sfidës ligjore për ndryshimin e statusit, nga Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Mirdita”, në Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ku një meritë të veçantë pati Kryesia e Shoqatës, por edhe avokati dhe bashkpunëtori jonë i vyer Gjet Kola, që ndoqi procedurat ligjore të kërkuara. Më shumë:
Fjala përshëndetëse në takimin vjetor të 7 dhjetorit 2019 në Muzeun Historik, Tiranë
Në vijim të fjalës së tij, Aleksandër Ndoja ka vijuar më dorëzimin e vlerësimeve që revista “Mirdita” dhe Akademia e Shkencës, Arteve e letrave “Mirdita” ka akorduar për kontribusit e revistës, por edhe për figurat më të shquara që i bëjnë nder Mirditës e kombit. Më konkretisht:
Me Diploma: Klea Rrapi dhe Keisi Pjetri si rrecitues, Albana Raci e Donika Reqica nga Prishtina, për esetë e tyre botuar në revistën “Mirdita, Emanuel Karaçi piktor në Gjermani, ndërsa dy mirënjohje speciale për Mr.Sc Murat Ajavazi dhe Genc Tepelena për mbështetje dhe shpërndarjen e “Mirditës” në shumë shtete të Europës.
Aleksandër Ndoja shpërndau edhe çmime për Jonida Cunga për studimin, Oralda Lahe, për poezine, Alime Durmishi, poete e re në Tetovë, Lola Shehi për prozë Tiranë, Kujtim Shehu për tregimin, Preng Baloj për portretin letrar, Ismet Balaj për portretin historik, Viktor Gjikolaj për ese-në, Hasan Hasani për reportazhin, Llesh Ndoj për monografinë e vitit “Domgjoni”, Majlinda Shaqiri për pozitë ne revistën Mirdita.
Më tej z. Ndoja dorëzoi diploma në vlerësim të arteve pamore e konkretisht për artistët Vlash Kacorri Itali, për kopertinën, Haxhi Gashi për kompozimin, Tonin Boçi për portretin, Shpëtim Kraja për akuarelet, Klarenc Simoni, Valjeta Zuka Fushë Kosovë, Pjetër Nikolli për foton e vitit 2019.
Në përfundim, Aleksandër Ndoja ka dorëzuar çmimin e madh “Peneli i ARTË” për Ndue Marku, piktor i cili jeton në Romë dhe Shkurte Ramushi, piktore dhe petagoge e arteve Pamore në Prishtinë, me titullin e lartë “Guri Madhi, çmim i cili u dorëzua nga i biri i piktorit të shquar, Pandi Madhi.
Mbyllja e dhënies së çmimeve në pjesën e parë të tyre është bërë më akordimin e “Çmimit Vjetor” për z. Dodë Luli i cili realizoi Monumentin e Fushë-Arrësit në kujtim të qeverisë së Kimzës dhe avokat Gjet Kola, për punën dhe përkushtimin në mbarvajtjen ligjore të Akademisë.
Pjesa e dytë ka vijuar me fjalën e poetes së mirënjohur nga Lezha, Alma Jaku e cila ndër të tjera tha se përcjell para jush disa vlerësime të Akademisë së Artit, që në sfond kan emrin e një mësuesi legjendë, mësues që ka një vlerë të padiskutueshme si në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa tranzicioni nuk e “preku” pasi misioni i mësuesit është fisnik dhe i jashtëzakonshëm.
Bëhet fjalë për “Mësuesin e Popullit”, Ndrec Ndue Gjoka i cili si iluminist i kohës se vet, arriti të hapë 50 shkolla në Mirditën e tij. Një mësues unikal që sherbeu jo vetëm në Mirditë, por edhe në Kosove dhe Ballkan, në përhapje të dritës së diturisë për popullin e vet.
Ajo ka bërë të ditur emrat e atyre mësuesve që sipas vlerësimt të Akademisë së Artit “Mirdita” e marrin një titull të tillë të lartë, duke u bazuar në faktin se ata ishin bashkëpunëtorë dhe të emëruar nga mësuesi i popullin Ndrec Ndue Gjoka, por që nuk jetojnë. Bëhet fjalë për mësuesit e mirënjour si: Mark Nikoll Boçi, Dod Prend Shyti, Zef Frrok Shkorreti, Bib Preng Marku, Geg Bardhok Kola, Rrahman Palushi, ish shef i seksionit te Arsimit Kukës, ka thënë prezantuesja Alma Jaku.
Ndërsa Donika Çetta, e bija e pajtimtarit legjendë të Kombit Anton Çetta, ka dorëzuar pasardhësve të mësuesve çmimin e lartë “Ndrec N. Gjoka”, majore Dava Boçi Leka, e bija e mësuesit Mark Boci u është drejtuar me një përshëndetje falenderuese për kthimin në vëmendje të babait të saj.
Ndërsa është ftuar në podium rektori i Universitetit të Prishtinës Dr.Prof. Marjan Demaj i cili ka vijuar me dorëzimin e titullit të lartë “Ndrec Ndue Gjoka” për disa mësues të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave në Mirditë si: Dodë Përshqefa, Prend Boçi, Bardhok Përnoca, Zef Bushati dhe Isa Halili nga Kukësi, i cili 15 vjet si inspektor kishte në juridiksion dhe shkollat e krahinës së Fanit.
Në ndarjen e titujve të nderit janë përzgjedhur Kol Zefi si këngëtar i shquar mirditas, Frrok Bardhi për kontributin e tij në zbulimin dhe ruajtjen e gurit të Xhuxhës.
Këtë rradhë u akordua dhe titulli “Mjeshtër i Shquar” konkretisht për Llesh Vorfin si mjeshter i punimit te gurit, Mark Përshefa mjeshtër i punimeve te instrumentave popullorë, Nikoll Bardhi mjeshtër i shquar i veshjeve popullore, Jak Nikoll Marku mjeshter i shquar i mundjes si dhe Fran Përshefa mjeshtër i drejtimit muzikor.
Ndërsa “Mirënjohja e Artë” ishte për TV-Prizreni për reportazhet me sfond Mirditën dhe Akademinë “Mirdita” z. Fran Tuci, Kryetar i Bashkise Fush-Arres, dhe grupin artistik të shkollës “Ndrec N. Gjoka” në Fanë.
Akademia “Mirdita” ka vlerësuar edhe Personalitetet e Shquara të Kulturës si Preng Llesh Doçi, një fishtjan i lindur qe recitonte pafund vargjet e Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta, Dorian Nini muzikat me një kontribut të gjatë në Mirditë, Dan Ibrahimi si poet i vlerave kombëtare në Prishtinë, Gjergj Doçi aktor i shquar kombëtar, Fran Preçi mbi 46 vite pjesë e Ansamblit “Mirdita”, Preng C. Lleshi për kontribut të shquar si poet, shkrimtar, studiues dhe polemist, Rovena Vata për kontribute shkencore kombëtare dhe bashkëpunim me Akademinë “Mirdita”, Hamdi Kaci piktor i nivele kombëtare, Salajdin Salihu nga Tetova për kontribute të mëdha shkencore e pedagogjike, Qazim Velia për kontribute të shquara në skenat shqiptare, Shefqet Hoxha, për kontribut të shquar në studimin e shkencave historike.
-KRENARI E MIRDITËS-
Çmimi më i lartë që ka të drejtën ligjore të akordojë Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” është titulli “Krenari e Mirditës”. Një titull i tillë jepet për ata individë që me veprën e tyre i’a rrisin vlerat dhe emrin Mirditës.
Padyshim Ata janë të shumtë, të vlerësuar apo jo, ndërsa Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka ndërmarrë misionin për evidentimin e tyre. Emra të tillë si rektori i Universitetit të Prishtinës Dr.Prof Marjan Demaj, një personalitet i shquar i shkencës, i mirënjohur në pajtimin kombëtar dhe të gjaqeve në Kosovë, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, një gjyqtare që me korrektësinë e saj shumë vjeçare fitoi nga Vetingu statusin e pastërtisë, Amarilda Prenga mjeshtre e rrjetës së volejbollit, disa herë kampione kombëtare e ndërkombëtare, Skënder Doda, ushtrak i lartë i policisë që në momente decizive që ka kaluar shteti shqiptar në tre dhjetëvjeçarët e fundit, ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme në ruajtjen e kollonave të shtetit.
Gjithashtu ky titull i lartë është akorduar për mësuesin unikal në Ballkan, Ndrec Ndue Gjoka, “Mësues i Popullit”, por dhe për akademikun e shquar Zef Mirdita, por dhe për pajtimtarin e shquar të kombit Anton Çetta, për tu mbyllur lista me emrin e dr. Pal Doçi historian i niveleve ndërkombëtare. Krenari e Mirditës u dha dhe për gjeneral Tonin Marku si dhe prof.dr Skënder Kodra me banim ne New-York, veprimtar i shquar shqiptaro amerikan.
Titullin e lartë “Krenari e Mirdites” e tërhoqën sejcili përmes falenderimeve të shumta, ndërsa për Akademik Zef Mirdita, çmimin e pranoi Dodë Ndrecaj nga Klina, kushëri i Akademik Zef Mirdita, çmim i cili u dorëzua nga Kryetari i Këshillit Bashkiak të Mirditës z. Pjetër Pjetri.
Në pamundësi për të qenë i pranishem në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, Gjoni i biri i Zef Mirdites kishte shkruar:”Më vjen shumë mirë që Mirdita po e përkujton dhe po e mbanë gjallë emrin dhe kujtimin e babait tonë”.
Në emër të gjithë atyre që morën çmimin e lartë “Krenari e Mirditës” përshëndeti znj. Vitore Tusha, kryetare në detyrë e Ggjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila tha:
Më herët z. Gaqo Apostoli i akordoi Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” titullin e lartë “Ambasador i Paqes”, ndërkohë që në sfond ishte grupi artistik i shkollës “Ndrec N. Gjoka” në Fanë të cilët luajtën disa numra përshëndetës nën drejtimin e mësuesit të tyre të apasionuar, Fran Përshqefa.
Tiranë: 7 dhjetor 2019
Fotot jane realizuar nga Viktor Pjetri.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

