Në datën 9 shtator të këtij viti Kryesia e Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka miratuar propozimin drejtuar Presidentit të Republikës, për dhënien e titullit të lartë “Nderi i Kombit”, për mësuesin mirditas Ndrec Ndue Gjoka.
Pikërisht pas mbërritjes së kësaj shkrese në presidencë u muar vendimi përkatës, ndërsa sot në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit në Presidencë u zhvillua ceremonia e akordimit të titullit të lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta.
Të pranishëm në këtë ceremoni si përfaqësues të këtij propozimi ishin z. Pjetër Marku, Kryetar i Akademisë, Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” dhe anëtari i kësaj kryesie z. Nikoll Loka.
Në njoftimin nga zyra e Presidencës thuhët se “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot shtatë përfaqësues të spikatur të arsimit shqiptar, me kontribute të vyera për reformimin cilësor të këtij sistemi.
Në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Ndrec Ndue Gjokën (pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontributin e lartë dhënë si luftëtar i formacioneve partizane në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë, si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për nxjerrjen e trevës së Fanit e Mirditës nga prapambetja në fushën e arsimimit. Brenda një kohe të shkurtër ia doli mbanë të bindë të rinj e të reja, burra e gra, për të frekuentuar kurset kundër analfabetizmit, duke thyer tabu e ndryshuar mentalitetin për shkollimin”.
Titulli i lartë “Nderi i Kombit” për mësuesin unikal Ndrec Ndue Gjoka i’u dorëzuar nipit të mësuesit z. Nik Gjoka. Të pranishmit kanë vlerësuar veprën e Ndrec Ndue Gjokës në shërbim të përhapjes së dritës së diturisë në Mirditë dhe Kosovë.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

