Kisha e Shën Barbarës (Shën Barbullës) në Pllanë të Lezhës është një nga kishat e vjetra në Shqipëri, shpallur prej kohësh monument kulture. Ajo shquhet për afreskat e saj të çmuara, në pjesën e absidës dhe muret në hyrje, që kanë mbërritur deri më sot.
Njëri nga meshtarët vendas në shkullin XX ka qenë Dom Pjetër Njeçi, që i është kushtuar dhe një bust. Kohët e fundit kisha është restauruar me nismën dhe ndihmesën e drejpërdrejtë të Don Nikë Ukgjinit, doktor i shkencave historike, që ka restauruar më parë kishën dhe qelën e Dom Ndre Mjedës në Kukël, duke e kthyer atë në një qendër muzeore, si dhe kishën e vjetër të Shna Premtes në Balldren.
Me këtë rast është ngritur dhe një obelisk, vepër e skulptorit Sadik Spahia, kushtuar shkollës shqipe të Pllanës, hapur nga etërit e kishës katolike në vitin 1638.
Pllana (Pëdhana) është një qendër e banuar në hershmëri, që njihet për kalanë e saj ilire, si dhe disa objekte kulti, ndër to dhe kisha e Shna Ndoit, në faqen e malit, në anën perëndimore të fshatit.
Të hënën në Pllanë do të zhvillohet një ceremoni përuruese e restaurimit të kishës së Shën Barbullës, si dhe obeliskut të shkollës së parë shqipe, i pari i këtij lloji kushtuar shkollave shqipe të shekullit XVII në këtë rajon, mbështetur nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë etj.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

