Revista kulturore – periodike “Mirdita”, botim i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” (ish – Shoqëria Kulturore – Artistike “Mirdita”), del para lexuesit me numrin e saj të 30-të. Numri i parë i revistës “Mirdita” doli nga shtypi më 19 gusht 2013. Drejtor i kësaj reviste është piktori i mirënjohur Pjetër Marku, kryredaktor – gazetari i mirënjohur Aleksandër Ndoja, ndërsa Këshilli Botues përbëhet nga prof. dr. Mark Tirta (Akademik – Tiranë), prof.dr. Fatmir Sulejmani (Tetovë), prof.dr. Lisen Bashkurti (Tiranë), prof.dr. Lush Culaj (Prishtinë), prof.dr. Pal Nikolli (Tiranë), prof.dr. Shefqet Hoxha (Tiranë), dr. Rovena Vata (Tiranë), dr. Oltsen Gripshi (Durrës), Msc. Murat Ajvazi (Zvicër), Msc. Andreas Hemming (etnolog – Gjermani), prof. Hasan Hasani (Prishtinë),dr.Nusha Zhuba, Romë, Dan Ibrahimi (Prishtinë), dr. Nikollë Loka (Tiranë), Msc. Vera Istrefaj (Kukës), Fran Tanushi (Gjermani), Asllan Qyqalla (Prishtinë) dhe Oralda Lahe (Radio Tirana – Tiranë). Përgjithësisht, revista vjen me një strukturë të konsoliduar, ku rubrikat “Studime”, “Krijimtari artistike”, “Portret”, “Arte Figurative”, etj., tashmë janë bërë të zakonëshme.
Revista “Mirdita” është kompletuar dhe redaktuar me profesionalizëm nga drejtori i saj Pjetër Marku, njëherësh edhe autor i kopertinës së dizajnuar me paraqitje pikturale nga ato të natyrës, portretit e deri tek ato historike dhe kryeredaktori Aleksandër Ndoja. Faqosja dhe botimi janë realizuar me cilësi e profesionalizëm nga Shtëpia Botuese “Geer”, Tiranë, me administrator z. Gjon Jaku. Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe dr. Nikoll Loka si redaktor letrar i revistës. Revista është një ndërmarrje kurajoze dhe e vështirë, por që gëzon një përkrahje lëndore e morale të gjithanëshme. Kolana prej 30 numrash e revistës “Mirdita” përfshinë një volum mjaft të madh, rreth 2880 faqe, dhe një larmi tematikash që ngërthejnë studime shkencore, krijimtari letrare e artistike dhe vlerësime për njerëz e figura të shquara, etj. Në revistën “Mirdita” kanë publikuar punimet e tyre autorë të shumtë, ndër ta akademikë, profesorë universitetesh e doktorë shkencash nga pothuajse të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Revista është shpërndarë dhe lexohet me kënaqësi nga lexues të shumtë në Gjermani, Belgjikë, Itali, Francë, Suedi, Zvicër, SHBA, Australi, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Angli etj. “Mirdita” gjendet sot në disa biblioteka të vendit tonë dhe të Kosovës si në: Rrëshen, Laç, Lezhë, Gjakovë, Klinë, Prishtinë etj, por edhe në biblioteka të vendeve të tjera të Europës dhe më gjerë.
Në numrin e parë të revistës “Mirdita”, i cili pa dritën e botimit më 19 gusht 2013, pas përshendetjes dhe urimit të drejtorit Pjetër Marku dhe poetit mbarëkombëtar Gjokë Beci, vijnë 4 shkrime studimore të titulluar: “Rruga luftarake e çetës së Kolë Gojanit”, “Blinishtët e Mirditës në historinë mesjetare shqiptare”, “prof.dr. Gjergj Rrapi – një jetë në shërbim të arsimit, kulturës dhe të shkencës shqiptare” dhe “Kolë Mirdita – mirditori atdhetar që me gjakun e tij i dha dritë Kosovës”, të shkruara me kulturë e kompetencë shkencore përkatësisht nga prof.dr. Lush Culaj, Mr. sc. Nikollë Loka, Mikel Gojani dhe Mr.sc. Nue Oroshi. Më pas jepen disa krijime poetike shumë të bukura e me vlerë nga poetët e mirënjohur Gjokë Beci, Fran Tanushi, Viktor Gjikolaj, Vilson Culaj, Dedë Shkurti dhe Preng Cub Lleshi. Bien në sy vargjet e këngës “Një zambak i bardhë në gur” të poetit Gjokë Beci, botuar në kujtim të kompozitorit Feim Ibrahimi (Lart në bjeshkët e Mirditës/ ku hedh rrënjë një gur i kuq/ këtu, thonë fjalët e legjendës/ u ndez rreptë luftë me turq….Shkojnë shekuj, shkojnë vite/ ne një gjë s’e harrojmë kurrë/ pse lulëzon e kurrë nuk vyshket/ një zambak i bardhë në gur). Gjithashtu edhe poezitë “Dardania”, “Mirëdita Mirëditë”, “Malli i të mërguarit”, etj., të Fran Tanushit, “Suka e gjollëve”, “Pesha”, etj., të poetit selitas Viktor Gjikolaj, “Varri i Fishtës”, “Shtegu ynë qiellor” etj., të poetit Vilson Culaj dhe shumë poezi të tjera të Dedë Shkurtit, Preng Cub Lleshit etj., janë bartëse të mesazheve të rëndësishme. Në ciklin “Tregime dhe esse”, Gjon Marku vjen me tregimin “Kedhi i Kulakut”, ndërsa Bardhok Pulaj me essenë “Shtegtimi …”. Numri i parë i revistës “Mirdita” mbyllet me pasqyrimin nga Aleksandër Ndoja të takimit të parë promovues të Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita” me qendër në Rrëshen dhe të promovimit të vlerave artistike të Mirditës nga piktorë në zë të vendit tonë në qytetin e Rrëshenit.
Në numrin e dytë të revistës “Mirdita” shtohen rubrika të reja si: portret artisti, ku i mirënjohuri Viktor Gjikolaj shkruan për poetin popullor Jak Tuci i cili “në 60 vjet krijimtari shkroi qindra këngë me frymë epike, liriko-epike, lirike dhe humoristike”, ndërsa Pjetër Marku na jep një përshkrim të plotë të figurës së këngëtarit popullor të Ansamblit “Mirdita”, Fran Preçi; rubrika “recension libri”, ku Mëhill Tanushi i bën një koment dhe anlizë, rreth 4 faqe, librit “Yjet nuk janë të kuq” të autores Abana Melyshi dhe rubrika “skica” ku jepen disa skica “nëpër Mirditë” nga Karin Kempe (piktore gjermane). Me interes janë studimet: “Lugu i Drinit – një Mirditë në miniaturë” shkruar nga Mikel Gojani, “Gjithë jetën në shërbim të Shqipërisë (në kujtim të prof. Kolë Margjinit)” shkruar nga Msc. Nikollë Loka, “Riprezantimi i Mirditës së re, gjetja e një rrëfenje të re për muzeun e Rrëshenit” shkruar nga Msc. Andreas Hemming (etnograf, albanolog gjerman), “Nga gojëdhëna tek kënga, kënga hap arkivat Vjeneze” shkruar nga Aleksandër Ndoja dhe “Bari i mirë i Grigjës së tij dhe vizionar i madh i fesë dhe kombit” kushtuar figurës së madhe të Imzot Mark Sopit, shkruar nga Vilson Culaj. Rubrikën “Studime” e pason poezia e traditës, ku një vend të rëndësishëm zënë poezitë e Ndre Mjedës, Gjergj Fishtës, Gjokë Becit, Hasan Qyqallës, Fran Tanushit dhe Dom Bardhec Zymit. Në rubrikën e parafundit “Veprimtari” shkruhet për promovimin e Shoqërisë Kulturore Artistike Mirdita dhe numrit të parë të revistës “Mirdita” më 19. 08. 2013, ku morën pjesë dhe përshendetën mjaft poetë, shkrimtarë, studiues etj., nga Mirdita, Kosova e më gjerë. Veprimtaritë kanë vazhduar edhe më pas si: ekspozitë e piktorëve të vegjël më 23.09.2013, vizitë në Klinë më 3.10.2013, vizitë në Gjilan më 18.10.2013, vizitë në Rrëshen e albanologut gjerman Andreas Hemming më 21-24. 10.2013 dhe promovimi i librit “Një hark ylberi” i poetit Nikollë Loka më 17.11.2013.
Numri i 3-të i revistës “Mirdita”, me nëntitullin “Me mirditorët e Lugut të Drinit”, doli në qarkullim në fillim të vitit 2014; hapet me një letër përshëndetëse të Kristina Lazri, drejtoreshë e kulturës, rinisë dhe sportit në komunën e Klinës, Kosovë, në të cilën ajo shkruan se “klinasit, lirisht mund t’i quajmë një lloj “Mirdite në miniaturë”, pasi që shumë bashkëvendas të mi, duke më përfshirë edhe mua, rrjedhim nga ajo zonë martire, e traditës dhe e kulturës shqiptare”. Ky numër i revistës “Mirdita” është një numër special që u kushtohet “mirditorëve” të Lugut të Drinit. Një vend të rëndësishëm zenë artikujt studimorë të: Gjeneral Brigade Sandër Lleshit mbi jetën, veprën dhe kontributin e luftëtarit Kolë Mirdita (punimi pasohet nga një poezi e ndjerë e Vilson Culajt, kushtuar heroit Kolë Mirdita); Mikel Gojanit mbi rezistencën kombëtare të Lugdrinasve si dëshmi e shpirtit liridashës; Pal Canajt mbi vlerat njerëzore të atdhetarit Ndue Përlleshi dhe Pal Canajt & Mikel Gojanit – “Shkolla fillore Atë Shtjefën Gjeçovi në Zllakuqan të Lugut të Drinit, vatër e herëshme e edukimit dhe arsimit kombëtar, punim i cili vazhdon me pjesën e dytë në numrin 5 të revistës “Mirdita”. Në rubrikën “Poezi”, botohen krijimet poetike të Fran Tanushit, Sokol Demakut, Bardhec Zymit (Dom Beni), Lekë Mrijaj, Jehona Gashit dhe Hasan Qyqallës. Vilson Culaj prezantohet edhe me një prozë të shkurtër kushtuar Dr. Ibrahim Rrugovës, ndërsa Zef Ndrecaj prezantohet me disa tregime të shkurtëra. Portretin e dëshmorit Leonard Dedë Palucaj, e paraqet me mjeshtëri Lavdrim Dushi në një shkrim prej 4 faqesh. Aleksandër Ndoja prezantohet me “portretin” e realizuar bukur dhe me mjeshtri “Një muze etnografik në Krushën e Vogël”. Maksim Gjokaj përshkruan “portretin” e këngëtarit të talentuar Klinas, Rajmond Prenaj, ndërsa Tomë Mrijaj (Neë York) përshkruan artistikisht dhe me emocione “Im atë në kujtimet e mija”. Dedë Palokaj – arkeolog, përshkruan shkencërisht “Disa qendra paleokrisyiane në Lugun e Drinit me rrethi”. Revista pasqyron edhe veprimtaritë e zhvilluara në kuadrin e Akademisë “Mirdita” si: aktivitetet mbi jetën dhe veprën e prof.dr. Zef Mirdita dhe manifestimin kulturor në 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruar nga prof. Dodë Ndrecaj.
Në numrin e katërt të revistës “Mirdita”, botuar më 2014, zënë vend një larmi rubrikash si: studime, poezi, tregime dhe esse, portret, arkeologji, reportazh, recension libri, intervistë, anektoda dhe veprimtari. Interes të veçantë paraqesin studimet: “Lazër Çeta intelektual, shkrimtar dhe shtetar i njohur” nga dr. Nikoll Loka, “Xhuxh Bici themelues i Bicajt të Lumës” (esse për një gojëdhënë) nga Nazif Dokle, “Statuja e Skenderbeut qëndron krenare në Boras të Suedisë” nga Sokol Demaku, “Ç’është demonologjia në letërsinë e Kutelit – Gogolit – Turgenievit” nga dr. Rovena Vata (studiuse letërsie në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë) dhe “Patrioti e atdhetari Pjetër Ndue Mardoçi” shkruar nga dr. Nikoll Toma (historian). Në rubrikën “Poezi”, zënë vend krijimet poetike të Hasan Qyqallës, Fran Tanushit, Izet Durakut, Dedë Shkurtit, Xhemail Rudit, Lindita Prengës dhe Dod Pepkolës. Studiuesi dhe gazetari Aleksandër Ndoja, Gjergj Shyti, Pëllumb Kulla, Xhenc Bezhi dhe dr. Fatmir Sulejmani – Fani, vijnë me tregimet, përkatësisht “Ditë me shi”, “Maroca dhe zabiti i Mbretit”, “Unë në Kurbnesh dikur …”, “Zot shpije nuk është kollaj me kanë” dhe “Mbjellësit e kunjave”. Interes paraqesin edhe esseja “Telegonia dhe barra e vrame” nga Dod Pepkolaj, portretet “Zef Gruda, artist i popullit, figurë e shquar e shkollës muzikore shqiptare” nga studiuesi Isa Halilaj (Mësues i Merituar), “Dy motra, dy nëna, dy artiste, dy ligjëruese të jashtëzakonëshme të vajit të Mirditës” nga Dodë Pjetraj dhe “Merrni atë që ju duket e arsyeshme” shkruar nga këngëtarja e talentuar Mrika Hoxha – Trumshi. Në vazhdim pasqyrohen: punimi arkeologjik “Qendrat e para paleokristiane në Dardani” nga Dedë Palokaj, reportazhi “Udhëtim në turizmin e pasur malor të Kaçinarit” nga Mark Gjergji, recensioni nga dr. Ilmi Veliu rreth librit “Mirdita vend i kuvendeve vetë qeverisëse” të autorit Gjon Marku, intervista me Sabri Maxhunin dhe anektoda nga Zef Lleshi. Revista mbyllet me pasqyrimet e veprimtarive mbi provimin e revistës Mirdita në Klinë dhe promovimin në Lezhë të librit poetik “Dy kohë” të autorit Vilson Culaj.
Numri i pestë i revistës “Mirdita” doli në qarkullim në gusht 2014 dhe fillon me një intervistë me oficerin e suksesshëm, biznesmenin dhe bamirësin nga Konaj i Fanit z. Lekë Preçi. Ashtu si në numrat e mëparshëm edhe në këtë numër, spikasin studimet e mirëfillta shkencore të dr. Fatmir Sulejmanit (Letërsia në gjuhën e tjetrit), Fran Tanushit & Nikoll Lokës (Drane Bojaxhiu, bijë e familjes së njohur Bardhi nga Kaçinari i Mirditës), dr. Rovena Vatës (Kanuni i Maleve dhe vlera e tij në kulturën shqiptare), Pal Canajt & Mikel Gojanit (Shkolla fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Lugut të Drinit, vatër e herëshme e edukimit dhe arsimit kombëtar- artikull në vazhdim nga numri 3 i revistës) dhe Msc. Gjon Dedaj (Mirdita – reforma territoriale dhe sfida e decentralizimit). Poezitë në vazhdim janë shkruar plot pathos dhe me frymë dashurie nga Hasan Qyqalla, Vilson Culaj, Lindita Prenga, Izet Duraku, Dedë Shkurti, Xhemail Rudi, Preng Cub Lleshi, Don Bardhec Zymi (Don Beni), Martin P. Lleshi, Violeta Kaçinari (New York) dhe Dod Pepkola. Në rubrikën “Tregime dhe Esse” vijnë me radhë autorët Gjokë Beci me shkrimin “Mirdita- nga dorëshkrimi Mirdita, Selita dhe Zajsi”, Bardhok Pulaj me shkrimin “Jeta” dhe Kujtim Dashi me shkrimin “Dhuratë për 18 vjetorin…”. Në rubrikën “Portrete”, Fran Preçi vjen me shkrimin “Kastriot Kola një zë i veçantë ndër këngëtarët mirditorë”, ndërsa Sokol Demaku vjen me një intervistë me Florije Lule Bajraktari (piktore në Ljugby të Suedisë). Xhenc Bezhi dhe Bardhok Pjetri e pasurojnë përmbajtjen e revistës me disa grimca humoristike të shkruara prej tyre. Prof. dr. Zejnepe Alili vjen me një analizë të dy vëllimeve poetike të Fran Tanushit, pjesë të librit “Refleksione lirike”, 2014, ndërsa dr. Albana Alia dhe Isa Halilaj (Mësues i Merituar) vijnë me recensionet, përkatësisht, të vëllimit poetik “Një hark Ylberi” dhe librit “Zef Shkorreti, mësuesi hero i kohës së tij”, të autorit Nikollë Loka.
Numri i gjashtë i revistës “Mirdita” doli nga shtypi në fillim të vitit 2015 dhe ruan të njejtën strukturë në përmbajtje si numrat e mëparshëm. Artikujt studimor që zënë vend në këtë revistë, janë të autorëve Prof. dr. Mark Tirta (Akademik) “Vlera të etnokulturës shqiptare në shkrimet e Imzot Prend Doçit”, prof. dr. Fatmir Sulejmani “Letërsia shqipe në Enciklopedinë maqedonase”, Jaho Brahaj “Shtjefën Gjeçovi për bashkimin e kishave shqiptare”, Msc. Andreas Hemming (Etnolog) “Historitë e patreguara të emigracionit shqiptar” dhe dr. Nikollë Loka “Dinastia Kurti Jakova me origjinë nga Mirdita”. Poezitë, të cilat frymojnë në këtë numër, janë shkruar nga Hasan Qyqalla, Pal Sokoli, Mentor Thaçi, Seveme Fetiqi, Fran Tanushi, Dedë Shkurti, Vjollca Ajasllari, Martin P. Lleshi dhe Anxhela Lepuri. Vilson Culaj dhe Vera Kurti Koka (me banim në New York) vijnë me tregimet, përkatësisht, “Dashuri të paprekura” dhe “Tri letrat e Tedit” të autores Elizabeth Silance Ballard. Nazif Dokle prezantohet me një esse të përkryer të titulluar “Kontakte me Fanin dhe Mirditën”. Në kujtim të Imzot Mark Sopit, Vlash Prendi ka shkruar artikullin “Personaliteti i Shenjtëruar”. Llesh Prenga, me shkrimin “Mirditori lind mirditor dhe vdes mirditor” na sjell në kujtesë historinë e Shtjefën Përpali, lindur në lagjen Qershi të Grykë Oroshit dhe shpërngullur rreth vitit 1820 në fshatin Bërzanë të bajrakut të Bulgjërit në Lezhë, ndërsa Aleksandër Ndoja sjell në vemendje portretin e Frrok Preng Dodës, si një mjek pa diplomë për sëmundjet e djegies. Nëpërmjet reportazhit “Kashnjeti – ura që lidh Mirditën me Lezhën”, Mark Gjergji përshkruan me nota letrare udhën e Kaluerit, legjendën e nuses së Shtufit, vajzën kashnjetare që kandidonte për këshilltare në Bruksel, Ungrej dhe pak njohje për të, etj. Në rubrikën “Intervista”, Sokol Demaku na njeh me mësuesen e gjuhës shqipe në Suedi, Sanije Selamani. Padyshim që përmbajtjen e revistës e bëjnë të këndëshme edhe anektodat e Xhenc Bezhit dhe Zef Ndrecajt. Në vazhdim, Lekë Mrijaj vjen me recensionin “Jeta e censuruar e poetit Fran Tanushi, një vëllim i mirë arkitektural me një aparaturë të shkëlqyer shkencore”. Revista mbyllet me pasqyrimin e disa veprimtarive të Shoqërisë Kulturore Artistike Mirdita si: dhënia e çmimit të parë për poezinë “Vunoi dhe Himara” poetit Dedë Shkurti, takimet tradicionale poetike të verës në Kosovë etj.
Në numrin 7 jepen disa vlerësime mbi revistën “Mirdita” si një revistë me fizionomi të lartë kulturore e shkencore nga Mifail Bytyqi (drejtor i TV Prizreni), Lekë Mrijaj (Klinë) dhe Ismet Balaj (Tiranë). Me interes është intervista me intelektualen dhe veprimtaren e shquar shoqërore, mësuesen e talentuar Marjana Suli (Brozi). Në rubrikën “Studime” japin kontributin e tyre me shkrime mjaft cilësore prof. Fatmir Sulejmani me punimin “Kontributi i Mesjetës për Rilindjen Europiane”, dr. Fejzulla Gjabri me shkrimin “Kur flasim për prof. Mark Tirtën”, Aurora Cakaj me shkrimin “Kujtesë për Ferhat Cakajn”, Kastriot Veselaj me shkrimin “Dom Nikoll Kaçorri dhe kontributi i tij në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë” dhe dr. Nikoll Loka me shkrimin “Margjela e Bibë Dodës, princesha e Mirditës”. Rubrika në vazhdim “Poezia”, përmbledh krijimet poetike të Dedë Shkurti, Hasan Qyqalla, Fran Tanushi, Agetina Ruçi, Dod Pepkolaj, Alba Skendaj, Anela Ruzaj, Anxhela Lepuri, Enxhi Minga, Ismete Toshi, Lavdie Bakiu dhe Jehona Gashi. Tregimet “Dashuri edhe përtej Varrit”, “Fitorja është e jona”, “Kufiri” dhe “Ata”, janë shkruar përkatësisht nga Vilson Culaj, Asllan Qyqalla, Ndue Lazri dhe Sadik Krasniqi. Në vazhdim, në rubrikën “Portrete”, Mark Gjergji & Valentin Bardhoku përshkruajnë jetën dhe kontributin në arsim e kudo, të mësuesit nga Malaj, Ded Marka Prenga (Mjeku), ndërsa Mevlud Buci, ish-drejtor i shkollës 9 vjeçare “Kolë Jakova, Tiranë, na sjell në vemendje mësuesen, bijë të Perlatit, Bardha Velikaj (Picaku). Gjin Kol Dodaj na prezantohet me disa tregime odash, ndërsa Mark Gjergji e mbyll këtë numër të revistës “Mirdita” me reportazhin “Bijë që qante e çlodhej në prehrin e nënës” (Kloni që s’mundi të jetonte më).
Numri 8 i revistës “Mirdita”, botuar më fund të vitit 2015, hapet me një shkrim të prof.dr. Mark Tirta (Akademik), kushtuar intelektualit të shquar, historianit Simon Prendi. Rubrika “Studime” përfshin punimet “Mirdita nëpërmjet hartave” (pjesa e II-të dhe e III-të e të cilit botohen në numrat 9 dhe 10 të revistës) të prof.dr. Pal Nikolli dhe “Anton Çeta është pronë e popullit shqiptar” të autorit Gjon Keka. Krijimet poetike të Alime Durmishi (11 vjeçarja nga Tetova), Agetina Ruçi, Hasan Qyqalla, Dede Shkurti, Enxhi Minga, Anxhela Lepuri, Yllka R. Imeri, Arta Maxhuni, Fatmira Loci, Albi Lushi dhe Fatmir Sulejmanit sjellin mjaft emocione dhe percjellin mesazhe të rëndësishme. Dr. Salajdin Salihu, Hajrulla Bezani dhe Ardian L. Pernoka vijnë në këtë numër me tregimet e tyre, përkatësisht “Monologu i maces”, “Ke mbet kujtim” dhe “Ikje nga liria”. Reportazhet “Udhë nëpër Mirditë” dhe “Nostalgji për vendlindjen e nënës time Blinishti midis të dy Fannajëve” janë shkruar plot ndjenjë përkatësisht nga Sulejman Dida dhe Mark Gjergji. Shoqata Kulturore “Mirdita” i ka dhënë Prof. dr. Fatmir Sulejmanit çmimin vjetor “Yjet e Arbërit”, 2015. Për këtë qëllim është organizuar një veprimtari e rëndësishme e cila pasqyrohet në numrin 8 të revistës “Mirdita” së bashku me një CV të prof. dr. Fatmir Sulejmanit. Në këtë numër të revistës pasqyrohen edhe veprimtaritë e zhvilluara në Universitetin e Tetovës me rastin e promovimit të revistës “Mirdita” dhe dhënies së çmimit “Yjet e Arbërit” prof. dr. Fatmir Sulejmanit. Gjithashtu pasqyrohen edhe dy veprimtari të tjera: njera e organizuar në Deçan, Kosovë më 11 gusht 2015 dhe tjetra e organizuar në Mirditë “Të njohim Fanin, të njohim vëllezërit e gjakut”. Ky numër i revistës “Mirdita” mbyllet me një recension të Eduard Frrokaj mbi veprën poetike “Himni i Kohës” të autorit Mark Kuzhneni dhe me disa grimca humoristike të shkruara nga Zef Lleshi.
Numri 9 i revistës “Mirdita” doli nga shtypi në janar 2016 dhe nis me dy vlerësime mjaft pozitive për revistën “Mirdita”, nga Sulejman Dida (Kryeredaktor dhe drejtues i emisionit “Ide Plus” në Radio Kukësi) dhe intelektuali i mirënjohur Dedë Shkurti. Në vazhdim, botohet fjala e prof.dr. Rami Memushaj, mbajtur në promovimin e librit “Mos e vrisni fjalën shqipe” të autorit dhe studiuesit të pasionuar Preng C. Lleshi. Ndër studime të tjera të botuara në këtë numër përmendim: “Mirdita nëpërmjet hartave (pjesa II)”, shkruar nga prof.dr. Pal Nikolli, “Muzeu i kujtesës shqiptare” shkruar nga prof.dr. Fatmir Sulejmani, “Në arkivin e San Nilos në Romë” shkruar nga dr.ing. Mark Palnikaj, “Modeli i përkushtimit për Atëni” shkruar nga Salajdin Salihu, “Shkrimtari dhe atdhetari intelektual, një model për sot e të ardhmen”, botuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe dramaturgut Kolë Jakova, nga dr. Nikoll Loka, dhe “Arbëria, një histori shtetformuese që na flet edhe sot” shkruar nga dr. Albert Gjoka. Krijimet poetike mbajnë firmën e poetëve Fran Tanushi dhe Eduard Frrokaj, pedagoges Erenestina Halili, poetes 13 vjeçare nga Maqedonia Alime Durmishi (Lina), studiuesit dhe poetit Preng C. Lleshi, krijuesve Vigan Sulejmani – Fanda, Anxhela Lepuri, Arta Maxhuni dhe Dod Pepkolaj (me një përkthim të H. Hajne). Në rubrikën “Tregime, esse”, shquhet esseja “Tagri i pashkruar i farkëtarit me ngjyrë ne tre bajrakët e Ohrit” shkruar me mjeshtri nga poeti i mirënjohur Viktor Gjikolaj. Në vazhdim bien në sy tregimet “Rufi, kuzhinieri i hotelit” i tregimtarit Kujtim Shehu dhe “Hakmarrja” shkruar nga Fitim Sula. Mark Ndue Gjergji vjen me një shkrim homazh në nderim të mësuesit nga fshati Arrëz i Kaçinarit, Kastriot Përgjergji, i cili është ndarë nga jeta në moshën 43 vjeçare. Përmbajtjen e revistës e pasurojnë së tepërmi edhe shënimet e Milaim Durakut dhe Ardian Ndocit, përkatësisht “Fani në kujtimet e mija” dhe “Në udhën e bukur të medaljeve në karate”, reportazhi i Mark Gjergjit “Fani, djep i Munellës dhe Zepës”, shënimet e Aleksandër Ndojit mbi veprimtaritë në Rrëshen gjatë inaugurimit të bustit të prof.dr. Anton Çetës dhe përsiatja letrare e prof. dr. Maxhun Osmanaj [”I dëbuari” në kërkim të identitetit stërgjyshor, diturisë dhe dashurisë për Zotin]. Në rubrikën e re “Arte figurative” jepen 16 piktura, vepra të piktorëve të mirënjohur Pjetër Marku, K. Kempe dhe Gjergj Simoni dhe të skulptorit Vlash Kaçorri.
Numri 10 i revistës “Mirdita” nis me një editorial dhe me disa mendime e vlerësime të shprehura nga Mikel Gojani dhe Sokol Demaku për revistën si një dritare ndriçuese në letërsi, shkencë, art dhe kulturë. Më pas, Msc. Andreas Hemming (etnolog gjerman) vjen me punimin “Rruga e kombit Durrës – Kukës – Morinë”, punim i cili është botuar për herë të parë në gjermanisht në Albanische Hefte (2/2014), fq. 21 – 24. Dr. Salajdin Salihu sjell një punim interesant të titulluar “Brezi i idealistëve tragjik”, ku rendit me radhë disa nga patriotët dhe intelektualët e mëdhenj të viteve 30 të shek. XX-të si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Anton Harapi, Branko Merxhani, Vangjel Koça, Mit’hat Frashëri, Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Nebil Çika, Mehdi Frashëri dhe Viçenc Prenushi. Në këtë numër kemi edhe pjesën e tretë të punimit “Mirdita nëpërmjet hartave” të autorit prof.dr. Pal Nikolli. Studimi “Letra të pa botuara të Giorg Tolich” është shkruar nga dr.ing. Mark Palnikaj, ndërsa studimi tjetër “Ta duash atdheun me mendje dhe me zemër” nga dr. Nikoll Loka. Krijimet poetike të Fran Tanushit, Hasan Qyqallës, Violeta Kaçinarit (Neë York), Lavdie Bakiut, Arta Maxhunit dhe Kastriot Veselajt, rrokin një tematikë të gjerë dhe të larmishme. Vijnë në këtë numër të revistës “Mirdita” edhe Abdurrahim Ashiku me skicën “Tregim mbi honet e errëta”, Luan Qyqalla me skicën “Buzëqeshje e trishtë”, Dod Ndrecaj dhe Xhenc Bezhi me tregime odash, dr. Erenestina Halili me një shkrim vlerësues për revistën “Mirdita”, prof.dr. Fatmir Sulejmani me përshendetjen e tij me rastin e marrjes së çmimit “Yjet e Arbrit”, Pëllumb Kulla me portretin “Miku im i mirë, Gjon Jaku”, prof.dr. Lisien Bashkurti me portretin tjetër “Gjon Jaku – kullë që kurrë nuk mbyllet”, Nikollë Loka me shkrimin “Gjon Jaku, intelektual humanist, realizues i projekteve të mëdha kulturore”, Ramiz Lushaj me shënimin “Leksione nga dekanati i Llesh Zef Doçit të Lurës”, Zef Lleshi me disa grimca humoristike dhe Mark Gjergji me reportazhin “Laç – Vau i Dejës, perla e Mirditës”. Në faqet e fundit të nr. 10 të revistës “Mirdita”, jepen disa piktura dhe punime grafike të realizuara me mjeshtri nga Bernard Lekgega, Emanuel Karaçi, Gjok Gjoka, piktori i mirënjohur Pjetër Marku dhe skulptori i mirënjohur Vlash Kaçorri.
Numri 11 i revistës “Mirdita” doli nga shtypi në maj 2016 dhe i kushtohet Velezhës së Prizrenit si një “Mirditë e Vogël”. Editoriali “E gëzofshi revistën 11 të Mirditës sonë të përbashkët, të dashur vëllezër të Prizrenit” eshtë shkruar nga kryeredaktori Aleksandër Ndoja, ndërsa artikujt studimorë nga Av. Pjetër Përgjoka “Famullia e Velezhës”, dr. Nikoll Loka “Profesor Ndue Paluca mes heshtjes dhe rivlerësimit”, Ndue Çollaku “Fshati Shpinadi, fejesa dhe martesa”, Zef Spaçi “Viktima në masakrën e Tivarit dhe të rinjtë nga treva e Velezhës”, Ndue Çollaku “Pajtimi i gjaqeve i hapi rrugë luftës çlirimtare”, prof.dr. Mark Tirta “Anton Çeta, dijetar i shquar në kërkimet shkencore, në letërsi, në atdhetarizëm për kombin shqiptar” dhe Pjetër Përlazri “Eufemizmat”. Në rubrikën “Poezi” shquhen emrat e Mark Kuzhnini, Anita Selita, Monika Çollaku dhe Luz Xhuxha. Në vazhdim disa punime me vlerë përshkruajnë portretet e mjaft banorëve të shquar të Velezhës. Përmendim këtu shkrimet e Zef Spaçit (“Jeta dhe veprimtaria e dëshmorit Zef Lush Marku, emrin e të cilit e mban shkolla jonë” dhe “Familja e Llesh dhe Pjetër Spaçit nga fshati Velezhë”), Ndue Çollakut (“Ai ishte vetë Pal Paluca”, “Familja Zef Gjoka – Shgjini” dhe “Familja Kuzhnini”), Don Robert Jakajt (Don Rrok Gjonlleshaj emërohet arqipeshkëv i Tivarit), prof. Pjetër Përlazri (Një përshkrim për mikun e artit, pedagogun dhe koreografin Gazmend Dervishi) dhe Fran Preçi (Nikoll Shtufi, miku ynë i mirë) ku na jep edhe pemën gjenealogjike të trungut familjar Gjini (Shtufi). Ndue Çollaku vjen edhe me shënimin “Vizitë në Mirditë” ku shkruan për lidhjet fisnore të tij dhe origjinën nga Shtufi i Mirditës. Vend të veçantë në revistë zënë edhe intervista e prof. Pjetër Përlazrit me instrumentistin dhe këngëtarin Anton Tushi, reportazhet e Mark Gjergjit, Zef Spaçit dhe Pjetër Përlazrit, përkatësisht “A keni parë vëllezër kaq të dashur?”, “Vizitë vëllazërore Spaçit, vendlindjes së gjyshit tim” dhe “Takim miqësor me miqtë e redaksisë së revistës kulturore Mirdita”. Në faqe të fundit revista përmban 2 punime grafike të Kol Ukajt.
Në korrik të 2016, del nga shtypi numri 12 i revistës Mirdita, numër special, ku shkrimtarë dhe artistë, kryesisht në mërgatë, prezantohen me krijimet e tyre poetike, tregime, skica, portrete dhe arte figurative. Në një shënim interesant të titulluar: Krijuesit e mërgatës qëndisin gjerdanin poetik të “Mirditës”, prof. Hasan Qyqalla përshkruan emigracionin shqiptar në përgjithësi dhe atë mirditas në veçanti. Dy studimet që jepen në këtë numër të revistës – “Mirdita sipas shtypit kroat 1875 – 1881” dhe “Akademik Zef Mirdita, studiues i etnisë ilire dhe historisë së Dardanëve dhe Dardanisë” – janë shkruar përkatësisht nga dr. Murat Ajvazi (Zvicër) dhe prof. Pal Canaj. Krijimet poetike vijnë nga 34 autorë të ndryshëm nga Mirdita, Kosova, treva të tjera shqiptare dhe nga diaspora (Hasan Qyqalla, Erenestina Halili, Fran tanushi, Nikoll Loka, Besnik Camaj, Haxhi Muhaxhëri, Fakete Rexha, Fetah Bahtiri, Naim Fetaj, Xhemajli Rudi, Valka Berisha, Musa Jopulli, Brahim Ibish Avdyli, Dibran Demaku, Besim Xhelili, Anton Marku, Fatmire Zenelaj – Sopa, Gonxhe Letmi – Begisholli, Rita Salihu, Martin Lleshi, Mentor Thaqi, Milazim Kajtazi, Neki Lulaj, Pal Sokoli, Ndue Nikoll Gega, Sadie Kryeziu – Dija, Seveme Fetiqi, Vjollca Koni, Ismet Tahiraj, Pranvera Gjoni, Bajrush Zeka, Violeta Kaçinari, Syl Bajrami dhe Dan Gashi). Krijimtaria artistike pasohet me disa tregime shkruar nga Zef Ndrecaj, Xhenc Bezhi, Anton Marku, dhe Arif Molliqi. Në rubrikat vijuese, Nikollë Loka vjen me shkrimin “Marie Brozi, mësuesja dhe drejtuesja shembullore e arsimit”, Sokol Demaku me opinionin “Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën; kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit”, Abdurrahim Ashiku (gazetar, Athinë) me shënimin “I lehtë dheu i vendlindjes Ndue Nikolla”, Sadije Kryeziu – Dija (Londër) me autoportretin “Kush është Sadije Kryeziu – Dija” dhe piktori i mirënjohur Pjetër Marku me reportazhin “Në studion time”. Në faqet e fundit të revistës pasqyrohen: aktivitetet mbi shpërndarjen e çmimeve të revistës “Mirdita” në Tiranë më 2 prill 2016, promovimi i nr. 11 të revistës “Mirdita” në Velezhë, Prizren (shkruar nga Aleksandër Ndoja) dhe recensioni i katër librave të Msc. Murat Ajvazi nga Dan Ibrahimi. Në rubrikën “Arte Figurative” jepen 17 piktura të realizuara me mjeshtri nga Miftar Memeti, Gazmend Freitag, Dan Gashi, Ndue Marku, Paulin Topollaj, Valka Berisha, Agustin Përgega, Pjetër Përkeqi, Shefqet Emini dhe Pjetër Marku.
Numri 13 i revistës “Mirdita” doli nga shtypi në fund të 2016 dhe nis me portretin “Lisa Milicaj, mirditsja me një histori suksesi në SHBA” shkruar nga Aleksandër Ndoja. Në vazhdim studiues të fushave të ndryshme prezantohen me punime interesante: prof.dr. Mark Tirta vjen me studimin “Pushtimi Osman dhe largimi i popullsisë nga Kosova në shek. XIV – XVII”, Msc. Murat Ajvazi (Zvicër) me hulumtimin “Rrethanat politike në Ballkan – Mirdita sipas shtypit kroat 1881 – 1900”, prof. dr. Musa Kraja me studimin “Në gjurmët e At Shtjefën Gjeçovit”, prof.dr. Shefqet Hoxha me punimin “Një klerik patriot e i ditur: Gjon Bisaku”, prof.dr. Fatmir Sulejmani me analizën “Roman që duhet lexuar e pasur në bibliotekë” (romani “Bërja e shkretëtirës” i Ahmet Selmanit), dr. Nikollë Loka me studimin “Manastiri benediktian i Shën Palit në Mirditën e sotme”, dr. Ing. Mark Palnikaj me punimin “Kultprotektorati për katolikët e Shqipërisë”, dr. Enerestina Gjergji Halili me shkrimin për 100 vjetorin e lindjes së Lazër Radit “Nga La Sapienza në Savër – Golgota e intelektualit, shkrimtarit, publicistit, poetit e përkthyesit pelegrin!”, studiuesi Preng C. Lleshi me punimin “Elena Gjika (Dora d’Istria) pohon origjinën e saj mirditore”, prof.dr. Pal Nikolli me studimin “Toponime të Mirditës në harta” dhe ing. Nikoll Marku me punimin “Në Mirditë prodhohej ar”. Poezitë janë të krijuesve Dan Ibrahimi, Fran Tanushi, Hasan Qyqalla, Anxhela Lepuri, Marjan Brozi dhe Drita Kosumi – Syla, ndërsa tregimet janë shkruar nga Msc. Vilson Culaj, Bardhok Pulaj dhe Kujtim Dashi. Në rubrikën “Arte figurative” zënë vend punimet grafike të Dan Gashit, Pjetër Markut, Ndue Markut dhe Vlash Kaçorrit dhe fotografitë e peizazhit të realizuara nga Gjok Gjoka.
Më 20 dhjetor 2016, Komisioni Ndërkombëtar i Certifikimit të Botuesve, shqyrtoi kërkesën për ISSN për revistën kulturore “MIRDITA”. Pasi u njoh me nr. 13 të kësaj reviste, nivelin shkencor, kulturor dhe professional të saj dhe përbërjen e stafit botues dhe drejtues, vendosi ti japë ISSN-në (ISSN 2519 – 7894) revistës “MIRDITA”, çka do të thotë se revista plotëson standardet ndërkombëtare si reviste shkencore e kulturore. Duke filluar nga nr. 14 e në vazhdim, revista “Mirdita” është e pajisur me ISSN 2519 – 7894.
Në janar të vitit 2017 del nga shtypi numri 14 i revistës “Mirdita” i cili nis me një informim dhe sqarim të kryeredaktorit Aleksandër Ndoja në lidhje me kodin ISSN të saj. Numri standard ndërkombëtar i serisë (ISSN) është një kod ndërkombëtar, i cili identifikon titullin e botimeve seriale dhe është unik për çdo botim në seri (revista). Në rubrikën “Studime” vijojnë punimet e prof.dr. Fatmir Sulejmanit (Koha e kometës), dr. Izet Durakut (Rreth kufijve dhe semantikës së baladës), Msc. Murat Ajvazit (Reformat në Turqi. Mirdita sipas shtypit kroat 1900 – 1903), dr. Nikollë Lokës (Një vështrim mbi arsimimin e femrës në Mirditë) dhe Pjetër Përlazrit (Motivet biblike në vjershat e Nolit). Rubrika “Poezia” përfshin krijimet poetike të Fran Tanushit, Salvador Gjeçit (i cili boton për së pari në revistën “Mirdita”), Sami Milloshit, Hysen Grajqevcit, Anxhela Lepurit dhe Blerina Kanxhës; ndërsa, në vazhdim janë tregimet e Bardhok Pulaj (Gjarpri i vjetër) dhe Brahim Abdylit (Jeta e këputur në mes). Prof. Pal Canaj vjen me shkrimin portret “Mikel Gojani, krijues me dimensione të gjera letrare dhe studimore”, ndërsa Mark Ndue Gjergji me shkrimin “Për Viktor Tucin” që u nda nga jeta me 6 shtator 2013. Kritiku letrar rumun, Daniel Marian vjen me recensën për “Udhëtim pa pasaportë” të Asllan Qyqallës, ndërsa Mark Gjergji vjen me reportazhin “Udhëtim malli e dashurie”, udhëtim tek njerëzit e dashur në Belgjikë. Në rubrikën “Promovime”, prof. Lisen Bashkurti na sjell përshendetjen e tij në promovimin e revistës “Mirdita” në Muzeun Historik Kombëtar, më 2.04.2016. Nikollë Loka vjen me një intervistë të gjatë dhe shumë miqësore me piktorin e njohur Pjetër Marku. Rubrika “Arte Fgurative” prej 8 faqesh, shpalos disa piktura të Buron Kacelit, Pjetër Markut dhe Sefedin Stafës.
Numri 15 i revistës “Mirdita” që dol inga shtypi në korrik 2017, nis me editorialin e Aleksandër Ndoja “Revista Mirdita në mediumet kulturore dhe artistike, kudo ku ka shqiptarë”. Në vijim janë punimet shkencore të prof. dr. Mark Tirta (Kapidan Prengë Bibë Doda, prijës i Mirditës, atdhetar i shquar, me sakrifica marramendëse në shërbim të kombit), Msc. Murat Ajvazi (Rezistenca shqiptare kundër reformave turke dhe fuqive të mëdha – Mirdita sipas shtypit kroat 1903 – 1906), Salajdin Salihu (Shqipëria në sytë e diplomatit bullgar, Teodor K. Pavllov), prof.dr. Pal Nikolli (Banesa e fortifikuar e tipit kullë në Mirditë), dr. Nikollë Loka (Ndue Marka Prendi i Kryezezëve ishte në Lidhjen e Prizrenit), Ded Margjoni (Vendbanime prehistorike dhe gjurmë të tjera arkeologjike në rrethin e Mirditës) dhe Albian Marku (Imzot Zef Skanës i jepet dekorata “Nënë Tereza”). Poezitë janë krijime të Salvador Gjeçit, Enver Sulajt, Anxhela Lepurit, Lindita Palucës, Vjollca Ajasllarit, Teuta Mujit, Klotilda Bibës dhe Oman Cakës, ndërsa essetë dhe tregimet janë shkruar nga Frrok Çupi (Martin Camaj nuk mund të kthehej më…), Fatmir Sulejmani (Zef Serembe – poeti novator i Rilindjes) dhe Osman Caka (Përse tek ne s’ka arritur liria?!!). Dëshmori 17 vjeçar Ilir Osman Caka vjen në faqet e revistës nga Aleksandër Ndoja nëpërmjet një shkrimi portret. Në rubrikën “Recension”, dr. Zejnepe Adili Rexhepi vjen me një shkrim për vëllimin poetik “Në ëndrra digjet nata” të Hasan Qyqallës. Marin Pjetri, nëpërmjet një kronike, sjell emocionet e aktivitetit të zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 70 vjetorit të lindjes së piktorit të mirënjohur Pjetër Marku (25 mars 2017). Faqet e fundit të revistës i zbukurojnë pikturat e Agim Kadillarit, Nikolin Ivanajt, Pjetër Markut dhe Xheneta Kadillarit dhe grafikat e Llesh Bibës.
Në faqet e para të numrit 16 të revistës “Mirdita”, që doli nga shtypi në fund të 2017, zë vend një kronikë e piktorit Pjetër Marku, që shpalos me elegancë disa nga veprimtaritë kulturore të organizuara nga individë dhe organizata të Mirditës në metropolin e Tiranës. Më pas, vijon rubrika “Studime” me shkrimet e Msc. Murat Ajvazit (Kryengritjet antiosmane shqiptare në Kosovë dhe Krujë – Mirdita sipas shtypit kroat 1906 – 1908), prof.dr. Salajdin Salihut (Mirdita sipas studiuesit kroat Henrik Bariqit), prof.dr. Pal Nikollit (Akademik, prof.dr. Zef Mirdita – babai i “Dardanisë Antike”), Ded Margjonit (Vendbanimi Prehistorik në fshatin Konaj të Mirditës), Msc. Gjon Dedajt (Decentralizimi – loja dhe fati i civilizimit) dhe dr. Nikollë Lokës (Atdhetari i njohur Pjetër Çeli në jetë luftoi kundër armiqëve, pas vdekjes po lufton me harresën). Krijimet poetike të Hysen Grajqevcit, Asllan Qyqallës, Bardhe Markut, Bardhec Zymit (Dom Beni), Vjollca Koni (Ajasllari) dhe Ute Margaret Saine (lindur në Gjermani dhe që jeton në Kaliforni të SHBA-së) janë pjesë e rubrikës “Poezia”; ndërsa shkrimet e Frrok Çupit (Të varfër si mbretër), Bardhok Pulajt (Nata e parë), prof. dr. Fatmir Sulejmanit (Nana), Skender Dodës (Qehallarët e kohërave moderne), Petrit Palushit (Shtrati 13) dhe Vilson Culajt (Kur dashurinë e quajnë mëkat), përfshihen në rubrikën “Tregime, esse”. Nëpërmjet një shkrimi portret të Prof. Mikel Gojanit, na prezantohet jeta dhe veprimtaria e Mëhill Velajt, krijues dhe studiues nga Gllogjani i Pejës, me origjinë nga Mirdita por që jeton e punon në Stamford të SHBA-së. Në rubrikën “Portreti” vijnë me shkrimet e tyre Ismet Balaj (Frangë Fran Curri, një grua mirditase fisnike, 1900 – 1975), dr. Nikoll Toma (Maturantja ekselente me origjinë nga Mirdita – Ekida Zefi, e bija e Gjergj Zefit nga Shëngjergji i Mirditës dhe me banim në zonën e ish-kënetës së Durrësit) dhe Mikel Gojani (Pal Canaj, intelektual dhe krijues me vlera). Aleksandër Ndoja dhe Mark Gjergji vijnë në këtë numër të revistës me reportazhe, përkatësisht, “Masakra e Mejës së Gjakovës, Srebrenica shqiptare e të njejtës dorë të zezë” dhe “Gjegjani, njera nga qendrat historike, Mirdita!”. Pas intervistës me studiuesin Murat Ajvazi, shpalosen punimet grafike të Çlirim Cekës, Bashkim Dervishit, Ilia Rotës, Pjetër Markut dhe Maks Bushit.
Numri 17 i revistës “Mirdita”, numër special në të cilin jepen biografitë shkencore e krijuese të rreth 67 personaliteteve mirditore të kohëve të ndryshme (Gjon Gazulli, Pashko Vasa, At Gjergj Fishta, Abat Preng Doçi, Ndre Mjeda, Ambroz Marlaskaj, Dom Gjon Bisaku, Nikollë Gazulli, Nikoll Kimza, Aleksandër Moisiu, Marije Paluca – Kraja, Prenk Jakova, Adem Demaçi, Anton Çeta, Ndrecë Ndue Gjoka, Zef Vorf Nekaj, Preng Lekunda, Liza Vorfi, Leze Spaçi – Qena, Edi Luarasi, Robert Ndrenika, Gjon Kapidani, Mark Kaçinari, Krist Maloki, Kolë Jakova, Lazër Çeta, Lorenc Antoni, Ndoc Xhuxha – Gjinaj, Kolë Gjinaj, Gjokë Beci, Ndue Shyti, Frrok Haxhia, Zef Mirdita, Mark Tirta, Pal Doçi, Gjergj Rrapi, Hasan (Malë) Hasani, fatmir Sulejmani – Fani, Frrok Çupi, Preç Zogaj, Mark Marku, Ndue Lazri, Mëhill Tanushi, Martin Leka, Ndue dedaj, Gjon Marku, Erenestina Gjergji – Halili, Nikollë Loka, Pal Nikolli, Lush Culaj, Jakin Marena, Aleksandër Ndoja, Mikel Gojani, Fran Tanushi, Pjetër Marku, Lin Loci, Pashk Përvathi, Preng Cub Lleshi, Viktor Gjikolaj, Mark Gjoka, Gjergj Doçi, Blerim Destani, Kol Picaku, Gjovalin Ndreca, Salajdin Salihi, Nehat Beqiri dhe Benard Lekgegaj), doli nga shtypi në fillim të vitit 2018. Punimet grafike të Lin Locit, Nehat Beqirit, Pashk Përvathit, Pjetër Markut dhe Benard Lekgegës janë pjesë e rubrikës “Arte figurative”.
Numri 18 i revistës “Mirdita” dol inga shtypi në mars 2018 dhe nis me nje editorial të kryeredaktorit Aleksandër Ndoja mbi jehonën dhe mbështetjen e gjerë që ka gjetur revista “Mirdita” dhe posaçërisht numri 17 i saj, brënda dhe jashtë vendit. Studiuesi i papërsëritshëm i historisë, gjuhësisë dhe kulturës, prof. Preng Cub Lleshi, nëpërmjet punimit të tij “56 pohime historianësh që vertetojnë se Mirdita është vendorigjina e Kastriotëve” jep argumenta shkencor dhe bindës se Kastriotët e kanë origjinën nga Kastri i Vigut të Mirditës. Revista vijon me studime të tjera si: “Revolucioni xhonturk dhe rrethanat shoqërore politike në Ballkan – Mirdita sipas shtypit kroat 1907 – 1908” nga Msc. Murat Ajvazi – Zvicër, “Pal Doçi – veprimtar, studiues i shquar, nder i Mirditës” nga Prof. dr. Mark Tirta – Akademik, “Roli dhe kontributi i Dom Nikoll Kaçorrit në Kuvendet Kombëtare Shqiptare” nga dr. Nikoll Toma – historian, “Një dokument i panjohur i bibliotekës apostolike të Vatikanit për Shqipërinë” nga dr. Mark Palnikaj, “Monumentet e natyrës dhe Zonat e Mbrojtura të bashkisë Mirditë” nga prof.dr. Pal Nikolli, “Asimilimi i shqiptarëve të Maqedonisë në shek. XX” nga prof. Salajdin Salihu, “Plisi si identitet dhe dëshmi autentike e ekzistencës tonë si popull i lashtë” nga Besim Cengu, “Peizazhi përtej konceptit intim: në një marrëdhënie mes piktorit Zef Kolombi dhe natyrës” nga dr. Oltsen Gripshi – historian arti, dhe “Korpusi studimor i Shefqet Hoxhës” nga dr. Nikoll Loka. Poezitë, në këtë numër të revistës “Mirdita”, janë shkruar nga Dedë Shkurti, Qendresa Sadrija – Mujaj, Hysen Grajcevci, Ndue Lazri, Flora Peci – Rahova dhe Ndue Ukaj. Në prozë prezantohen me tregimet e tyre Xhenc Bezhi dhe Vera Istrefaj. Në rubrikën “Portreti” vijnë me shkrimet e tyre prof.dr. Daut Bislimi (Tomë Pjetër Culaj, atdhetar i Kosovës nga Gojani i Mirditës), piktori Pjetër Marku (Andreas Hamming, njohës i etnologjisë shqiptare), ark. Albian Marku (Refki Gollopeni, fituesi dhe realizuesi i stemës së bashkisë “Mirditë”, 2017) dhe Ali Hasani (Sibora Huda një talent i ri që po trazon poezinë shqipe). Nëpërmjet një shkrimi në rubrikën “Kronikë”, Hajdar Fejzullahu përshkruan hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Në këtë numër zenë vend edhe reportazhi “Fshati në mes maleve” shkruar nga Mark Gjergji dhe shkrimet që pasqyrojnë veprimtarinë e Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita” me rastin e ndarjes së çmimeve të revistës më 21 tetor 2017 dhe promovimet e revistës në Gjermani dhe Zvicër. Pikturat dhe grafikët në rubrikën “Arte figurative” janë realizuar nga Hamdi Kaci, Ramazan Memishaj, Refki Gollopeni, Avni Behluli, Pjetër Marku dhe Xhuljana Koleci.
Numri 19 i revistës “Mirdita” që doli nga shtypi në qershor 2018, nis me editorialin “Revista ka një Mirditë …” të gazetarit të mirënjohur Frrok Çupi. Punimet shkencore në vazhdim janë të autorëve prof.dr. Pal Nikolli (Veçoritë fiziko – gjeografike të luginës së Fanit dhe problematika mjedisore), dr. Rovena Vata (A ka lidhje midis Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe disa fenomeneve sociale të sotme?!), prof.dr. Bardhosh Gaçe (“Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” e autorit Gjon Marku, një thesar që duhet zbuluar) dhe Msc. Murat Ajvazi (Kryengritjet e armatosura të vitit 1909 dhe pjesëmarrja e mirditorëve sipas shtypit kroat). Dan Kosumi, Eltona Lakuriqi, Beki Behije, Bilall Maliqi, Vera Istrefaj, Qendresa Sadrijaj, Llesh Murrani dhe Miranda Kadriu, me krijimet e tyre poetike kompletojnë rubrikën “Poezia”. Tregimet dhe essetë janë shkruar nga prof.dr. Fatmir Sulejmani (Vatra – foleja e pavarësisë së Shqipërisë), Brahim Avdyli (Një ligjërim ndryshe për Atdheun – rreth një shkrimi të Agron Ilirianit), Enkelejda Myrtaj (Krenaria e librit) dhe Raif Gashi (“Një turmë njerëzish” dhe “Maskat e natës dhe komandanti enigma”). Besim Cengu vjen me “Refleksione rreth vëllimit poetik “A thua vegim?!”” të poetit Dedë Shkurti, ndërsa Nikollë Loka, nëpërmjet një shënimi të shkurtër, sjell në vemendje edhe disa poezi të të ndjerit Dedë Shkurti. Në rubrikën “Portreti”, Zef Përgega – Detroit, vjen me shkrimin “Dedë Shkurti në urën e legjendave, princi pa mbretëri, po me vargje mbreti!”, Mark Mesuli me shënimin “Ndue Shyti, gjeniu i pavdekshëm i çiftelisë” dhe Martin Dedaj me shkrimin “Preng Baloj, gazetari i parë i veriut të Shqipërisë”. Martin Dedaj vjen edhe me një përshkrim plot ndjenjë të ekspozitës së pikturës të piktorit Pjetër Marku, një ditë para ditëlindjes, ndërsa Pjetër Marku vjen me shënimet e tij të mbajtura një ditë me Ismail Kadarenë më 1985. Recensionin për librin monografik enciklopedik “Bardhësitë e Atdheut” të publicistit Afrim Mustafa, e sjell dr. Don Lush Gjergji. Ndue Lazri dhe Aleksandër Ndoja vijnë me reportazhet, përkatësisht “Nën qiellin gri të Dachaut – Gjermani” dhe “Drejt Munellës, malit ku strehohen katër kafshë të llojit rrëqebull, por edhe ariu i murrmë, ujku, kaprolli e shqiponja”. Shkrime interesante janë edhe “Faqja ‘Pirusti News’ një tjetër dritare komunikimi nga Mirdita” nga redaksia dhe “Letërsia dhe qarkullimi i librit në Mirditë” nga Andreas Hemming, etnolog gjerman. Rubrika “Arti Figurativ” përmban pikturat e Denush Avdimetajt, Ikbal Belit, Fehmi Hoxhës, Genc Bekteshit dhe Agim Gecajt dhe disa foto nëpër Mirditë.
Revista “Mirdita”, nr. 20, doli nga shtypi në shtator 2018 dhe fillon me studimet e dr. Rovena Vatës (Mirdita në sytë e të huajve – fokusi: Edit Durham), prof.dr. Pal Nikollit (Mbi shpërndarjen gjeografike të tokave dhe të bimësisë në bashkinë e Mirditës), Msc. Murat Ajvazit (Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë dhe pjesëmarrja e mirditorëve sipas shtypit kroat), dr. Oltsen Gripshit (Natyra përmes socializmit real të Zef Shoshit) dhe Ali Hasanit (Një histori e veçantë e trimërisë shqiptare 1912 – 1913). Në vazhdim, krijimet poetike të Dan Ibrahimi, Zef Schiro di Magio – arbëresh, Pjetër Nikolli, Alma Kadeli dhe Pal Përlala kompletojnë rubrikën “Poezia”, ndërsa krijimet e Fatmir Sulejmani (Disidenti që rrënoi monizmin titist), Dibran Fylli (Ditëlindjet që festoheshin nëpër beteja), Ndue Dragusha (Një çast nga jeta e Leonorës), Kujtim Dashi (Dëshmitar të vetëm patën …hënën) dhe Pjetër Marku (Gjyzepe – Zef Del Gaudio në Kukës) kompjetojnë rubrikën “Tregime, esse”. Në rubrikën “Portreti” vijnë tri shkrime me rëndësi historike e më gjerë: njeri është shkruar nga Lush Culaj me rastin e 140 vjetorit të lindjes dhe 70 vjetorit të vdekjes të luftëtarit të dekadave 1878 – 1948, Zef Gjidoda, tjetri është shkruar nga Skënder Zef Doda për Ndue Nufin dhe i treti është shkruar nga Ndue Çollaku për dëshmorin e UÇK-së Pal Paluca, rënë më 5 maj 1999. Ylli Xhaferri, Hasan Hasani – Përkola dhe Mark Gjergji vijnë në këtë numër të revistës me reportazhet, përkatësisht “Udhëtim nëpër ëndërr”, “Dy domgjonas, Pren Kola e Gjon Kola (Përkolaj e Gjokolaj) në Domgjon” dhe “Shtufi, fshati në luginë të maleve”. Me interes janë edhe dy intervista: njera me koreografen dhe pedagogen Angjelina Leka dhe tjetra me studiuesin e artit, shkrimtarin dhe publicistin Miho Gjini. Mjeshtri i madh Miho Gjini vjen edhe me një shkrim për disa toponime të herëshme në Mirditë. Disa urime dhe vlerësime për revistën “Mirdita” janë dhënë nga Mark Marku dhe Zef Bardhi. Një biografi shkencore dhe botuese e dr. Nikoll Lokës dhe një recension i tij mbi vëllimin poetik me përkthime të Valbona Jakovës vijojnë përmbajtjen e revistës. Në rubrikën “Arti figurative” zënë vend punimet grafike dhe pikturat e Agron Dine, Albian Marku, Bashkim Dervishi, Fotini Seriani, Ikbal Beli, Ilia Xhokaxhi, Ilija Rota, Irina Hysi, Ismail Lulani, Maks Shurdhi, Petro Ikonomidhi (Perlati), Pjetër Marku, Vangjel Peço dhe Zamir Mati.
Nr. 21 i revistës “Mirdita” doli nga shtypi në nëntor 2018. Nis me një editorial të kryeredaktorit Aleksandër Ndoja, vazhdon me 100 poezi të 100 krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe mbyllet me 6 piktura dhe 22 fotografi artistike pjesë e rubrikës “Arte figurative”.
Nr. 22 i revistës “Mirdita” që doli nga shtypi në shkurt 2019, nis me një editorial të Aleksandër Ndoja dhe vazhdon me rubrikën “Studime” ku përfshihen punimet: “Filatelistët mirditorë, ndër më të hershmit në plejadën e filatelistëve të Shqipërisë” të studiuesit Gjon Markut, “Kontributi i mirditorëve gjatë kryengritjes së vitit 1911 sipas shtypit kroat” të Msc. Murat Ajvazi, “Poezia e Josif Bagerit, frymëzim patriotik dhe çlirimtar” të dr. Rovena Vata, “Disa shënime të Ivan Hoiqit për shqiptarët 1894” të studiuesit Salajdin Salihu, “Natyralizmi lirik i Pjetër Markut” të dr. Oltsen Gripshi dhe “Zef Kolë Noka, komandant në rezistencën antiosmane dhe antiserbe në Kosovë” të dr. Nikollë Loka, së bashku me përmbledhjet në gjuhën angleze. Në rubrikën “Poezia” prezantohen poetët Hasan Hasani – Përkola (Prishtinë, Kosovë), Oralda Lahe (Tiranë), Hajrulla Buzani (Vushtri, Kosovë), Hava Muçollari – Mihasi (Tiranë), Shefqete Gosalci (Prishtinë, Kosovë), Maxhun Osmanaj (Istog, Kosovë), Isa Maloku (Istog, Kosovë), Agim Doçi (Tiranë) dhe Shuaip Ademaj (Kosovë). Në vazhdim vijnë krijuesit Vera Istrefaj (Kukës), Drita Kosumi – Syla, Riza Ziberi (Maqedoni), Enkelejda Pashaj – Murataj (Durrës), Albana Raci (Fushë – Kosovë), Donika Reqica dhe Fatmir Sulejmani (Tetovë) me tregimet dhe essetë e tyre, përkatësisht “Mantel ëndërrash në akullsinë gri”, “Letra e pa lexuar”, “Plaku i verbër”, “Në takim me internetin”, “Koha ikën”, “Puhi si ajo e një pas diteje” dhe “Zëri i dhembjes kosovare”. Në rubrikën “Portreti”, Ervina Garo vjen me shkrimin “Me aktorin Gjergj Doçi”, Ismet Balaj (Fushë – Arrës, Pukë) vjen me shënimin “Nikollë Ndue Curri, 1857 – 1935”, Hysen Grajqevci vjen me shkrimin për mësuesen misionare Liliana Luani e cila duke sfiduar motin, largësinë e gjithçka tjetër, nga Shkodra shkon çdo ditë në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar për t’u dhënë atyre dije dhe Mark Përgjoni (mësues në pension) vjen me shkrimin “Mësuesi Mark Topollaj në fokusin e kolegëve me të cilët kontribuan mbi 40 vite në përhapjen e dritës së diturisë në Mirditë”. Piktori i mirënjohur na prezantohet me një intervistë me dr. Mark Nufi, ndërsa Aleksandër Ndoja, Hasan Hasani – Përkola dhe Skender Doda me reportazhet, përkatësisht “Në 575 vjetorin e Beslidhjes, Klina pret bustin e Gjergjit, ndërsa Haradinaj vendos “kufirin” midis dy botëve”, “Kur Mirdita bien ë Tiranë” dhe “Dy kaçinaras në Zagreb” – reportazh që pasqyron takimin e autorit Skender Doda me Tom dhe Anton Kaçinarin në Zagreb, Kroaci. Sali Onuzi, vjen në këtë numër të revistës “Mirdita” me kujtesën “Për Beb Jubanin”. Aktiviteti për dhënien e titujve “Mirënjohje”, “Mirënjohja e artë” dhe “Krenaria e Mirditës” disa veprimtarëve në Kukës, pasqyrohet në faqet e këtij numri të revistës “Mirdita”. Në rubrikën “Arte Figurative” zënë vend pikturat dhe grafikët e Ndue Markut, Alda Kaçorrit, Gazmend Freitag (Gjermani), Sulejman Dashit, Ljubomir Avramov (Serbi), Mara Mrrukut, Sami Milloshit, Senajda Markut, Shpëtim Krajës, Silvan Lalës, Gjon Krasniqit (Zvicër), Giuzeppe Salvadore (Itali), Ines Kortoçit, Juri Dashit, Mark Zefit dhe Emanuel Krasniqit (Zvicër).
“Mirdita” nr. 23 (botim i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave ‘Mirdita’) që doli nga shtypi në maj 2019 nis me editorialin “Kali nuk donte” të gazetarit të mirënjohur Frrok Çupi. Në vijim, jepet dokumentacioni i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i dt. 14.05.2019, me anë e të cilit është vendosur ndërrimi i emrit “Shoqëria Kulturore Artistike ‘Mirdita’” në “Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave ‘Mirdita’”. Në revistë jepen edhe dy vlerësime: njeri për Arba Kokolarin si eurodeputetja e parë shqiptare dhe tjetri për Preng Filopatin si biznesmen i suksesshëm që ka mundësuar edhe daljen e numrit të parë të revsitës “Mirdita”. Në rubrikën “Studimi” zënë vend punimet [Mirdita “Mirdita” e Mirditës dhe e mirditasve] shkruar nga Hasan Hasani – Përkola, “Mirditorë në gojëdhëna” shkruar nga prof.dr. Shefqet Hoxha, “Veçoritë klimatike të bashkisë së Mirditës” nga prof.dr. Pal Nikolli, “Gurë të çuditshëm” nga Lin Kiku, “Kryengritja e vitit 1912 dhe kontributi i mirditorëve sipas shtypit kroat” shkruar nga msc. Murat Ajvazi, “Industrializimi socialist në peizazhet e Foto Stamos” nga dr. Oltsen Gripshi, “Historia e fshatit Rahovicë, komuna e Preshevës” nga Skender Jashari (Medvegjë) dhe “Vështrim mbi lirikën familjare në Mirditë” shkruar nga poeti i mirënjohur Viktor Gjikola. Gjashtë krijime prozë zenë vend në rubrikën “Tregime, Esse”: “Lugina e vogël midis dy bjeshkëve të mëdha” nga Jusuf Gërvalla, “Tirrja e tingullit” nga Kujtim Shehu, “Një lodhje fisnike” nga Ndue Dragusha, “Loja e futbollit dhe lojërat politike” nga Arsim Kajtazi, “Nata e parë e vetmisë” nga Lulëzim Hajdari dhe “Zonja misterioze” nga Lola Shehi. Kronika “Masakra e Mejës, Gjakovë” është shkruar nga Eduard Frrokaj (Gjakovë). Rubrika “Poezia” përmbledh krijimet poetike të Hasan Hasani – Përkola (Prishtinë), Vigan Sulejmani – Fanda (Tetovë), Qëndresa Sadrijaj, Sofida Vaja, Hava Muçollari – Mihasi, Andrin Shehu, Donard Rexhbogaj (Pejë), Alime Durmishi (Tetovë) dhe Asim Desku. Në rubrikën “Portreti” vijnë me shkrimet e tyre Fatmir Sulejmani – Fani [Për adhuruesit dhe urrejtësit e Dritëro Agollit], Ismet Balaj [Pashk Curri 1911 – 1995], Ndue Çollaku – Velezhë, Prizren [Jeta dhe veprimtaria e dëshmorit Zef Lush Marku] dhe Pjetër Marku [Llesh Vorfi i Fanit, mjeshtër i punimit të gurit]. Eltona Lakuriqi vjen në këtë numër të revistës “Mirdita” me tri intervista: Nikoll Dedaj – këngëtar, Fran Preçi – këngëtar dhe Llesh Lleshaj – instrumentist, ndërsa Aleksndër Ndoja vjen me një intervistë me ish-sportistin e shquar të “Minatorit” Lorenc Lala. Reportazhet mbajnë firmën e Mark Gjergjit (Vau i Dejës, “ura” që lidh Mirditën me Shkodrën) dhe Nikollë Lokës (Një familje mjeshtash me emër – bëhet fjalë për mjeshtrat e prodhimit të veglave muzikore Mark e Zef Përshqefa). Në këtë numër kemi dy recensione: njeri nga dr. Milazim Elshani – Prishtinë, për monografinë e prof.dr. Lush Culajt “Shqipëria dhe çeshtja kombëtare 1929 – 1939”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës, 2018 dhe tjetri nga prof.dr. Martin Berishaj (Universiteti i Lubjanës), për studimin e dr. Rovena Vatës “Identitet kulturor përmes vlerash”. Rubrika “Arte Figurative” përmbledh 36 piktura dhe grafikë të realizuara nga Arminda Laçaj, Emanuel Karaçi, Haxhi Gashi, Klodiana Taçi, Llazar Taçi, Manushaqe Alija, Pjetër Nikolli, Romeo Kallço, Valjeta Zuka, Maks Bushi, Mirdit Çupi dhe Gjergj Meta.
Nr. 24 i revistës “Mirdita” doli nga shtypi në gusht 2019. Nis me pasqyrimin e disa veprimtarive të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” si: emisionet në TV Kukësi, TV Prizreni dhe TVSH2; takimet me intelektualë në Tiranë, Prishtinë, Suharekë etj; promovimet e revistës “Mirdita” dhe shpalljen e degëve të Akademisë brenda dhe jashtë vendit. Rubrika “Studimi” nis me punimin “Shtrirja territoriale e krahinës së Mirditës dhe organizimi administrativ i saj” shkruar nga prof.dr. Pal Nikolli & dr. Luan Arapi [pjesa e II-të dhe e III-të e këtij punimi pasqyrohen përkatësisht në “Mirdita 25” dhe “Mirdita 26”], vazhdon me punimet “Lëgjini i Oroshit në Mirditë, në vështrim etnokulturor” shkruar nga akademik prof.dr. Mark Tirta, “Dita e verës në Korçë dhe rrethina” shkruar nga dr. Jonida Çunga – Sela, “Në gjurmët e kulturës së herëshme arkeologjike” shkruar nga studiuesi Gjon Marku, “Dom Zef Skana, ideator i tri betejave antiserbe të mirditasve në vitin 1915” nga dr. Nikollë Loka, “Mirditasit e mirë në Urakë të Matit” shkruar nga nënkolonel Viktor P. Përshqefa, “Brendia e Shpresa Beqirit midis Fauvizmit Onirik dhe Realizmit Primitivo – Magjik” nga dr. Oltsen Gripshi dhe përfundon me studimin “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë 1912 dhe kontributi i mirditorëve sipas shtypit kroat” shkruar nga Msc. Murat Ajvazi. Poezitë janë krijime të Fran Tanushit, Oralda Lahes, Hysen Grajçevcit, Alime Durmishit, Shaban Pllanës, Hava Muçollarit, Daut Velës, Llesh Ndojës, Teuta Mujit dhe Sofida Vajës. Në rubrikën “Tregime, Esse” bien në sy shkrimet “Na ishte një herë” nga Kujtim Shehu, “Zemra që flasin” nga Enkelejda Pashaj – Murataj, “Violina dhe portreti” nga Donika Reçica, “Babi …” nga Albana Raci dhe “Pjesë nga monografia – Me forcën e shpirtit” nga Lola Shehi. Në vijim Hasan Hasani na sjell shkrimin portret të Don Anton Kçirës, Ali Hasani na sjell një shkrim për artistin Qazim Velia, Preng Baloj na sjell shkrimin portret për gazetarin sportiv të radio Tiranës – Martin Deda, ndërsa Fatmir Sulejmani shkrimin për këngëtarin Xhevdet Bajraj e titullon “Këngëtari i dhembjes shqiptare”. Vera Istrefaj (Kukës) vjen me një shkrim të titulluar “Përsiatje” ku përshkruan me ndjesi pozitive portretin e nënës mirditore. Redaksia e revistës na sjell edhe intervista të realizuara me artistë e njerëz të shquar si me: bashkëatdhetarin Jonuz Kola (New Jersey – USA), artistin Fran Përshqefa dhe me mësuesen durrsake të Shebes Gonxhe Voja. Në rubrikën “Recension”, Presidenti i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave, Mirdita – Pjetër Marku, vjen me shënimin rreth librit të ri të gazetarit Frrok Çupi “Vjen Trump”. Reportazhet janë shkruar nga Hasan Hasani – Përkola (Nga Blinishti në Arrëz dhe Kaçinar) dhe Aleksandër Ndoja (Ndërtimi i Kishës së re në Gllogjan, homazh përjetësisht për Martirin e saj At’Luigj Palaj). Pikturat dhe grafikët (32) të realizuara artistikisht nga Dan Gashi, Klarenc Simoni, Oltsen Gripshi, Skender Strica, Tonin Boçi dhe Pjetër Nikolli përmbyllin këtë numër të revistës “Mirdita”.
Gazetari i mirënjohur Frrok Çupi vjen në nr. 25 të revistës “Mirdita” me essenë “Zemërimi i Gurit Nus”. Në vijim të përmbajtjes së këtij numri kemi rubrikën “Studimi” në të cilën prof.dr. Pal Nikolli & dr. Luan Arapi vijnë me punimin “Shtrirja territoriale e krahinës së Mirditës dhe organizimi administrativ i saj – Pjesa II”, prof.dr. Fatmir Sulejmani – Fani vjen me “Vatra – çerdhe e pavarësisë së Shqipërisë”, dr. Rovena Vata me “Parafjalë për romanin ‘Zonja Misterioze’”, Blerim Piraj me shkrimin “Eksploruesi legjendar – Marko Polo” dhe Lin Kiku me punimin “Mirdita në diplomacinë ndërkombëtare të para 100 viteve”. Krijimet poetike të Alma Jaku, Oralda Lahe, Mimoza Eliona Osmani, Ardita Lajcaj Gjoci, Vera Istrefaj, Linda Shaqiri, Llesh Ndoj, Albina Berisha, Isa Maloku, Pjetër Nikolli dhe Sosida Vaja kompletojnë rubrikën “Poezia”. Në rubrikën “Tregime, esse” kanë kontribuar Sami Milloshi – Boston SHBA (Fitorja e fundit e humbësit), Xheva Salihaj – Kaçanik Kosovë (Dhembje pa kufi +rrëfim), Iva Nikolli (E drejta), Besnik Istrefaj (Urtësia në kafene), Bib Elezi – Ankona Itali (Selita, vendbanimi që të zgjat jetën), Florentinë Q. Dërmaku – Prishtinë (Ura e Mesit) dhe Donika Reqica – Fushë Kosovë (Letër dajës) dhe (Unë jam vetja ime). Pesë artikujt në rubrikën “Portret” titullohen “Gjok Mark Kola – Domgjoni 1884 – 1944” shkruar nga Hasan Hasani – Përkola, “Preng Mark Pistja, burri mirditor i Kuvendit, i besës dhe i luftës çlirimtare 1884 – 1944” shkruar nga Ismet Balaj dhe “Kush është Skender Doda”, “Amarilda Prenga” dhe “Bedri Tahiri” përgatitur nga redaksia. Redaksia na prezanton edhe një intervistë me studiuesin Dod Luli. Recensionin [Vështrim dhe analizë për monografinë “Qendra kulturore shqiptare në Stuttgart dhe Viktor Spaçi”] të autorit Zef Prenka e ka përgaditur Lekë Preçi. Shkrimet në rubrikën “Reportazh” janë të Vlash Prendi (..Në Tiranë me Mirditën në zemër) dhe Ndue Lazri – Itali (Festë e bukur e kulturës shqiptare – përurohet qendra e parë e kulturës shqiptare në Itali). Albana Raci – Fushë Kosovë vjen me shkrimin “Mirëditë e bukura Mirëditë, ëndërroj të jem një ditë me ty”. Në rubrikën “Arte Figurative” prezantohen piktura dhe grafikë të autorëve Dhame Cango, Shkurte Ramushi, Besjana Kryeziu, Ndue Marku, Valjeta Zuka, Leoneta Abdyli, Shpëtim Kraja dhe Llesh Biba. Nr. 25 i revistës “Mirdita” dol inga shtypi në nëntor 2019.
Nr. 26 i revistës “Mirdita”, që dol inga shtypi në nëntor 2019, është numër special dhe pasqyron punimet e realizuara në kuadër të Konferencës Shkencore “Fani në letërsi, kulturë dhe në sporte”. Artikujt e botuar në rubrikën “Studimi” janë: [“Qeniet mitike” korniza e ndërtimit të Lahutës së Malsisë së At Gjergj Fishtës] nga dr. Rovena Vata, [Nënë Tereza në pullat postare të 118 shteteve të botës] nga studiuesi Gjon Marku, [Lexuesi dhe krijuesi Fatmir Sulejmani] nga dr. Salajdin Salihu, [Kontributi I prof. dr. Anton Çetës në shkencat albanologjike] nga mësuesi i merituar Isa Halilaj, [Shkrimtari nga Dushkaja me origjinë nga Domgjoni i Fanit – figurë komplekse në letërsinë bashkëkohore shqipe] (Hasan Hasani – Përkola, poet, tregimtar, novelist, romancier, kritik, studiues, publicist etj) nga Dinë Halilaj, [Fani në botimet me karakter historik, shkencor, kulturor, letrar dhe enciklopedik] nga Llesh Ndoj, [Lazër Çeta dhe Zef Nekaj, dy personalitete të shquata të kulturës nga Fani] nga dr. Nikollë Loka, [Simbolika e Atdheut të rigjetur] nga dr. Albert Gjoka, [Fani në pikturat e Pjetër Markut] nga dr. Oltsen Gripshi, [Universi psikologjik i mirditorëve] nga Nikoll Ndoj, [Fani në artet pamore – këndvështrim] nga ark. Albian Marku, [Një klerik patriot e i ditur: Gjon Bisaku] nga prof.dr. Shefqet Hoxha, [“Vallja e gurrës së lashtë” Domgjon, Fanë] nga koreografe Angjelina Lekaj, [Mbi krijimtarinë letrare të shkrimtarit Sulejman Dida] nga Msc. Vera Istrefaj, [Zhvillimet e artit muzikor dhe talented në krahinën e Fanit] nga muzikant Fran Përshqefa dhe [Fanës dhe kontribute kombëtare në sporte] nga Fran Gjoka. Revista mbyllet me rubrikën “Arte Figurative” në të cilën autorët Emanuel Karaçi, Hamdi Kaci, Pjetër Marku dhe Tonin Boçi prezantojnë 28 pikturat dhe grafikët e tyre.
Revista “Mirdita” nr. 27, doli nga shtypi në mars 2020. Editorialin e saj [“Mirdita” sfidon edhe në kohë “lufte”] e ka shkruar kryeredaktori Aleksandër Ndoja. Në vazhdim, dr. Rovena Vata sjell pjesë të një poezie të Gjergj Fishtës: “Ora e Mirditës” nga “Jerina ose mbretnesha e luleve“. Në rubrikën “Studimi” vijnë me punimet e tyre Msc. Majlinda Shaqiri – Prishtinë (Lahuta e Fishtës edhe në gjuhën e Hugo-së), Aleksandër Ndoja (Një foto sa njëmijë fjalë, në ditën e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës), prof.dr. Fatmir Sulejmani (Gjuha shqipe – njera ndër gjuhët më të vjetra), prof.dr. Shefqet Hoxha (Një vjershë patriotike e Gjon Bisakut – “Vaji i Kosovarit”), prof.dr. Pal Nikolli & dr. Luan Arapi (Shtrirja territoriale e krahinës së Mirditës dhe organizimi administrativ i saj – Pjesa III), Msc. Murat Ajvazi (Rreth takimit më 03 prill 1913 në Prizren të Marka Gjonit me komandantin e Armatës së Tretë Serbe, gjeneral Bozho Jankoviq, sipas shtypit kroat), Muharrem Nezir Isufi – Pukë (Kalaja e Micojit ose qytetja e re e Dukagjinit), dr. Nikollë Loka (Nikoll Llesh Lala i Xhuxhës), Daut Arifi – Tetovë (Valentini dhe Shipkovica e rezistencës shqiptare) dhe Lin Kiku (Mirdita dhe Abatët e saj që mbrojtën krishterimin ndër shekuj). Në krijimet poetike shquajmë poemën e Hasan Hasani -Përkola (Prishtinë) “Unë Mirditori” dhe poezitë e Zef Bardhi (Itali), Alma Jaku (Lezhë), Majlinda Zeqiri – Shaqiri (nga Medvegja dhe me banim në Prishtinë), Lulëzime Malaj (Vlorë), Dava Lleshi (Mirditë) dhe Hasan Elshahni (Slloveni). Në vijim vijnë me tregimet e tyre Spiro Mëhilli (Nderi i derës) dhe Vera Istrefaj (Mantel ëndërrash në akullsinë gri). Në rubrikën “Portreti”, Isa Maloku – Istog Kosovë vjen me shkrimin “Legjenda e familjes Nurçaj”, Dodë Përshqefa me përshkrimin “Preng Përshqefa, mësues i dalluar e drejtues i aftë arsimi në Mat për afro 4 dekada” dhe Elfrina Hajruli – Tetovë me “Vlerësim i merituar për Alime Durmishin” (bëhet fjalë për krijuesen e re tetovare, Alime Durmishin). Në vazhdim, Pandi Madhi vjen me një vlerësim për albumin me vepra të artit figurativ me temë luftën çlirimtare të popullit shqiptar të vitit 1944, që doli nga shtypi me 25 Nëntor 2019; dr. Oltsen Gripshi vjen me një recension rreth librit “Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit” të autorit Moikom Zeqo; Dan Ibrahimi – Prishtinë vjen me një vlerësim rreth librit të Msc. Murat Ajvazi “Skenderbeu në historiografinë zvicerane” dhe dr. Zejnepe Alili Rexhepi – Universiteti i Tetovës, vjen me një recension të vëllimit poetik “Në ëndrra digjet nata” të Hasan Qyqallës. Analizën “Në lidhje me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe implikimet e mundëshme për Shqipërinë, rajonin e më gjerë” e sjell Gjeneral Brigade Ded Prenga. Reportazhin kushtuar 140 vjetorit të betejës së Nokshiqit “Malazezimi i fshatrave shqiptare” e ka shkruar Binak Ulaj, Vuthaj, ndërsa mbi veprimtaritë e Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” më 7.12.2019, në shpërndarjen e titujve dhe çmimeve të nderit, ka shkruar Aleksandër Ndoja. Në rubrikën “Arte Figurative” vijnë me pikturat dhe grafikët e tyre Pashuk Shqefni, Shkurte Ramushi – Prishtinë, Leoneta Abdyli, Granit Dinaj, Driton Kastrati – Kosovë, Arbnor Morina – Prizren, Sabri Morina – Kosovë dhe Albulena Rexha – Dibër, Maqedoni.
Nr. 28 i revistës “Mirdita”, doli nga shtypi në shtator 2020 dhe nis me rubrikën “Studimi” ku zenë vend punimet “Guri i Xhuxhës nis të flasë” nga dr. Nusha Zzuba – Tome, “Mark Tirta, një emër i njohur i shkencës shqiptare” nga dr. Nikollë Loka, “Dokumenti i Stefano Gasparit i vitit 1671, historiku i shkruarjes dhe publikimi i tij” nga dr. Mark Palnikaj, “Kuvendi i Fanit – flakadan i lirisë kombëtare” nga Ing. Kol Dedaj – Pukë, “E vërteta e përjetimit të një teologu (mysliman) për të madhërishmen Shën Terezë” nga prof. dr. Zejnepe Alili – Rexhepi, “Çfarë është dhe çfarë nuk është liria?!” nga dr. Gjon Keka – Vjenë, “Lleshajt e Zogjeve të Dibrës, Lekajt e Markja me origjinë nga Mirdita” nga nënkolonel Viktor P. Përshqefa, “Sido të vijnë situatat, lufta në Kosovë, UÇK dhe gazetarët me raportimet e tyre, mbetën së bashku në shënimet e historisë” nga Msc. Vera Istrefi, “Një letër e albanologut të njohur Nobert Jokël dërguar Aleksandër Xhuvanit më 15 korrik 1928” nga Msc. Murat Ajvazi dhe “trashëgimia kulturore, objektet e kultit në Prizren (Pjesa I-rë)” nga Msc. Pedagoge Argjira (Ari) Ukimeri, Prizren. Në vazhdim vijnë krijimet poetike të Lulëzime Malaj, Fran Tanushi, Angjelina Nikolli, Linda Shaqiri (Prishtinë), av. Nikoll Kola, Miranda Lushaj (Gjakovë), Hava Muçollari, Platin Val dhe Dava Lleshi. Ramiz Lushaj vjen me shkrimin “Të gjeta o Pjetër Marku i Mirditës!”, ndërsa Albina Berisha (Kosovë) vjen me essenë “Ese”. Rubrika “Humori” përfaqësohet nga dy emra të njohur”: prof.dr. Zef Gjeta me “Barcaleta” dhe Bardhok Pjetri me “Edhe tre të lehta nga Marka Brunga”. Në rubrikën “Portreti”, Pjetër Domgjoni (Kroaci) vjen me shkrimin “Aktivisti i dalluemë Martin Gojani”, Sami Korbi me shkrimin “Për Bardhok Gjikolajn e Mirditës”, Zylfi Tola vjen me një shkrim për Riza Istrefin “Kuadër me aftësi të larta drejtuese”, Viktor P. Përshqefa vjen me shkrimin portret “Prof.dr. Bashkim Q. Lleshi”, Dedë Rramani me një shkrim për mësuesin Nikoll Zef Bushkola “Mësuesi që s’e harron buzëqeshjen” dhe Akademik prof.dr. Mark Tirta & prof.dr. Pal Nikolli vijnë me një vlerësim për juristin e njohur, ish-deputetin, ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, sot nëpunës i Qeverisë Amerikane, prof.dr. Zef Brozi. Ish – ushtaraku i lartë i UÇK-së, Ndue Çollaku (Velezhë, Prizren) dhe Mehmet Halimi sjellin shkrimet, përkatësisht, “Vazhdojnë sukseset dhe jehona e librit enciklopedik të përmasave gjithëkombëtare” dhe “Bardhësitë e Atdheut – vepër kapitale dhe emblematike” kushtuar veprës “Bardhësitë e Atdheut” të autorit Afrim Mustafa. Në rubrikën “Recensioni” zenë vend edhe shkrimet “Thirrja e genit” (rreth librit poetik “Mirditë e mirditorë” të shkrimtarit Hasan Hasani – Përkola) nga Llesh Ndoj, “Mirdita në një optikë të re” (rreth veprës “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” të autorit Gjon Marku) nga Isak Ahmeti (Kosovë), “’Një hark ylberi’ i Nikollë Lokës” (rreth përmbledhjes poetike “Një Hark Ylberi” të autorit Nikollë Loka) nga Sokol Demaku (Skandinavi) dhe “Ditar – një jetë për jetën” (rreth librit “Ditar në kujtesë” të autorit Mark Kalaj) nga Pashk Lika. Redaksia e revistës vjen me tri intervista: me shkrimtarin Hasan Hasani – Përkola, me intelektualin dhe veprimtarin e shquar Tom Gjergji (Neë York, SHBA) dhe me këngëtaren Kristina Ndoja; ndërsa Aleksandër Ndoja vjen me një intervistë interesante me profesorin e njohur nga Podujeva që punoi për shumë vite si mësues në Mirditë, Ymer Llugaliu. Në rubrikën “Arte Figurative” zënë vend pikturat dhe grafikët e Avni Xh. Behluli, Besiana Kryeziu, Diana Ajdari (Xhaci), Ingrid Laze, Llesh Biba, Mikel Paluca dhe Sami Milloshi.
Revista “Mirdita” Nr. 29, doli nga shtypi n e 24 dhjetor 2020 dhe i kushtohet At Gjergj Fishtës. Editoriali “Viti i Fishtës” është shkruar nga Aleksandër Ndoja. Në vijim jepen pjesë nga poema “Shqypnia” e Gjergj Fishtës. Eltona Lakuriqi vjen me një intervistë me Z. Lon Karrica, Gjermani. Në rubrikën “Studime” paraqesin punimet e tyre akademik prof.dr. Mark Tirta “Fishta, Gjergj 23.11.1871-30.12.1940”, Msc. Murat Ajvazi “At Gjergj Fishta i preferuari i shtypit kroat në vitet 1885-1905”, prof.dr. Pal Nikolli “Roli i veçantë i At Gjergj Fishtës në standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe gjuhës shqipe”, Nusha Zhuba Hida “At Gjergj Fishta dhe Akademia Italiane”, Kastriot Veselaj “Takimet e Justin Godart me At Gjergj Fishtën të përshkruar në “Ditarët Shqiptare – Mars 1921 – Dhjetor 1951” dhe Majlinda Shaqiri “Lahuta e Fishtës në duar të frankofonëve”. Krijimet poetike (gjithsejt 42) të Fatmir Sulejmani, Izet Duraku, Hasan Hasani – Përkola, Hava Muçollari, Lola Shehi, Sejdi Berisha, Kozeta Zavalani, Andris Lleskaj, Linda Shaqiri, Zef Zefi, Preng Vorfi, Angjelina Nikolli, Bardhe Marku, Rabie Bytyqi, Tom Gjergji, Drita Gjaci Topjana, Dava Lleshi, Platin Rrapi, Kol Zefi, Alma Jaku, Bajame Hoxha Çeliku, Eltona Lakuriqi, Farida Zmijani Ramadani, Fran Tanushi, Hysen Grajveci, Kismete Hyseni, Llesh Ndoi, Luiza Kiriai, Martin P. Lleshi, Lulzim Hajdari, Lulzim Kala, Ndue Dragusha, Nikollë Loka, Nikoll Maroci, Pjeter Cara, Pjetër Nikolli, Qëndresa Sadrijaj, Sander Gjoka, Teuta Muji, Vera Istrefaj dhe Azem Balia i kushtohen At Gjergj Fishtës dhe zënë një pjesë të rëndësishme të përmbajtjes së revistës. Në mbyllje, revista përmban rubrikën “Veprimtari” ku pasqyrohet edhe aktiviteti i dhënies së çmimit “Ndrec Ndue Gjoka” mësuesit nga Kukësi, Rustem Domi. Në rubrikën “Arte Figurative” zënë vend piktura dhe grafikë të krijuesve të ndryshëm nga gjithë hapësira shqiptare.
Revista “Mirdita”, nr. 30 që kemi në dorë, mbyll kolanën prej 30 numrash të kësaj reviste. Në këto 30 numra janë botuar rreth 180 studime, mbi 500 poezi nga rreth 370 krijues, mbi 100 tregime dhe esse, rreth 150 biografi, mbi 30 intervista me individë të shquar, mbi 40 reportazhe, rreth 40 recensa librash e vëllimesh poetike, mbi 350 piktura dhe dhjetra grafikë e fotografi artistike.
Jehona e revistës qe e shpejtë. Që në numrat e parë filloi bashkëpunimi i intelektualëve, u treguan përshtypjet, u shfaqën vlerësimet, u shpreh optimizmi për të ardhmen e Revistës. Nga numri në numër, revista është përmirësuar në drejtim të zgjerimit të tematikës, shtimit të bashkëpunëtorëve, përmirësimit të cilësisë së materialeve, rritjes së vëllimit dhe paraqitjes teknike e estetike. Meritë kryesore për këtë kanë drejtuesit e saj: drejtori i revistës, piktori i mirënjohur Pjetër Marku dhe kryeredaktori, gazetari i mirënjohur Aleksandër Ndoja. Për tema të veçanta janë botuar edhe numra special. Është e nevojshme të theksohet se revista ka rubrika të shumta, të përhershme e të rastit, që janë tregues i një materiali të pasur, i një tematike të larmishme, dhe i një informacioni të gjerë. Pjesa letrare e revistës është një tribunë mikpritëse për krijuesit e ndryshëm, të vjetër e të rinj të njohur e fillestarë, me krijimtarinë e tyre origjinale e në përkthime, në të dy rastet në prozë e në poezi. Revista ka edhe shumë rubrika të tjera në përmasa më të vogla dhe me karakter informacioni. Të tilla janë rubrikat e përhershme ose të rastit, si “Kronika”, “Reportazhe” etj.
Pa dyshim që revista “Mirdita” do të vijojë me numra të tjerë në të ardhmen duke u pasuruar edhe me rubrika të reja dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e përmbajtjes së saj. Revista “Mirdita”, në të gjithë numrat e vet deri sot ka qenë njëlloj në rrjedhën e saj dhe kështu do të jetë gjithmonë
Revista “Mirdita” ka arritur suksese në saj të mbështetjes financiare nga dashmirës të artit e kulturës nga miqtë e shumtë.
Falendrimi shkon për Preng Filopatin i cili sot nuk jeton, Marjana Brozin , Pjetër Marku ,, Dom Ben Zymin Kosove, Dodë Ndrecaj –Klinë për dy nymra reviste, Ndue Collakun Velezhe, Jonida Cunga Tiranë, Fran Tanushin Gjermani, Sabri Maxhunin Kllogot Gjilan, Nikolin Gjacin –Fanë -Mirditë,Hajdar Fjezullahun –Lena graphic -Prishtinë. Murat Ajvazin per dy numra reviste Zvicërr, Lazim Destani Gjermani për 6 numra reviste, Bashkia Mirditë për 4 numra reviste, Dr.Lon Karrica , Gjermani,
Në majë të gjithë punës për revistën “Mirdita”, Shtëpia botuese Geer me pronar Gjon Jakun është një shembull pune i shkëlqyer të botimit të revsitës MIrdita, Gjon Jaku ka botuar në shtypshkronjën e tij dhe shtëpine botuese plot 28 numra reviste. Falendrimi shkon për Gjonin për nxjerrjen në dritë cilësisht të revistës.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”