Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Biblioteka Françeskane e Shkodrës, në optikën e shkrimtarit Ndue DEDAJ

Nga Pirusti News
6 502 Shikime

Gjuhadoli asht nji nga “lagjet” autentike të kulturës shqiptare, ku ia vlen të ndalesh herë mbas here. Ka gjithmonë nji motiv të hershëm a të ri të vish këtu, me ndigjue zanin e kumbonëve të kishës, të mureve të vjetra, ikonave, përgamenave, partiturave, gjamët e kryqzimit të martirëve me zhgun. Gjuhadoli, tempulli i pashuem i ndritjes, salvimit dhe ringjalljes së Françeskanëve, nji palimpsest i historisë së vllazënve të Shën Françeskut në ne.

Teksa kalon pragun e Bibliotekës së Kuvendit, mban nji çast frymën, të bahet se je tue u pa me të madhin Gjergj Fishta, përkulun aty mbi tryzën e shkrimit, si atë mot kur e krijoi kët’ shtëpi të librit, nantëdhetë e ca vjet ma parë.

Prej at’here e më sot, lajmet e saj nuk kanë të sosun. I fundit asht botimi i veprës së plotë të Poetit Kombëtar nga “Botimet Françeskane”, që, në këto tridhetë vjet, ka ba me qindra botime të misionarëve të Urdhnit e jo vetëm.

Patëm knaqësinë të takonim dy nga bashkëpunëtorët e këtyne botimeve, profesorin e Letërsisë të Universitetit të Shkodrës, Vinçens Marku dhe bashkëshorten e tij, Shqipe Marku, punonjëse e kësaj Biblioteke, me nji falenderim të veçantë për dhurimin e kësaj serie të re të veprës së Fishtës.

Gjuhadol, E shtunë, 8 maj 2021.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest