Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ju rrëfej Dilën, kirurgen pa diplomë të lartë, kontribuese e madhe në shëndetin publik në Mirditë

Dila Taçi rrëfen mbi jetën e saj në mjekësi dhe pse disa herë nga covid 2020, u njoftua ikja e saj në botën tjetër

Nga Pirusti News
96 943 Shikime
SHPERNDAJE

Jo rrallë, heronjtë apo njerëzit me kontribute në shoqëri i kemi kërkuar larg, madje shumë larg. Por nuk kuptojmë se në shumë raste ata i kemi pranë, ndajmë ajrin, rrugët e rrugicat, kafenetë e shumë prej ambienteve publike me ta. Padyshim njëra prej tyre është ajo, infermerja e spikatur, kirurgeja pa diplomë, por me një karrierë të gjatë në kirurgji, Dila Taçi.

Dila sot në pension është një dokumentar i gjallë i punës dhe arritjeve prej shumë dekadash në repartin e kirurgjisë, pranë spitalit Mirditë. E nëse fillon bisedën me të, pas çdo pyetje nuk din të ndalojë. Me një kujtesë brilate dëmtuar jo pak nga sëmundja e rëndë e covidit, flet papushim për kirurgët Agim Qarri, Kim Dërrasa, Maksim Lamani Petraq Vasili renimator, Bardhok Doda, Preng Simoni dhe Gjovalin Bushi, por dhe për skalionin e dytë shumë të rëndësishëm dhe me shumë kontribute në raste operacionesh si, Prena Brozi, Marie Prenga, Bardhe Marku, Marie Ndoja, Tereze Luka e së fundi Flora Ndreja.

Dila, herëpas herë ndalon, kthjellohet në kujtesë, por si një mjeke me përvojë fajin ja lë sëmundjes së covidit që vitin e kaluar, për më shumë se një muaji e çoi herë pas here në botën tjetër, por për fat dhe mbrojtje të Zotit në qiell siç e artikulon ajo, sot është po aq e pranishme, e kudondodhur dhe e zhurmshme në ambientet e një qyteti që nuk e braktisi kurrë, që nga viti 1970.

Dila Taçi vjen nga fshati Shebe i Selitës, në Mirditë. Është fëmijë i dytë i dy prindërve të mirënjohur në atë treve, por duke qenë se edhe fëmija tjetër e kësaj familje është motër e saj, i është dashur të të bëjë rolin e djalit të shtëpisë dhe kjo i ka dhënë pamje burrërore në misionin e saj, e cila me çantën mjekësore udhëtonte për të asistuar në shumë ngjarje, aksidente apo lindje në fshtra të thella mes borës e kushteve tepër të rënda. Po le të depërtojmë me aq sa mundemi në jetën e kësaj kirurgeje të vërtetë, jo nga shkollimi por nga përvoja shumë vjeçare pranë kirurgëve me shumë përvojë.

Dila, sot ju jeni në pension. Çfar ishte jeta juaj në profesin dhe si hyrë në këtë rrugë.

Jam sot këtu me ty dhe kjo pyetje më bën që 50 vitet e mija në shkollim dhe punë të më kalojnë si një film bardhe e zi, ose më sajtë me ngjyrë gri. Shkollën fillore, por edhe atë 8 vjeçare e mbarova në fshatin tim Shebe, në vitin 1969, me mësues që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën dhe formimin tim. Ata janë Mark Legisi i cili ishte mësuesi im i parë deri kur kam përfunduar klasën e katërt, ndërsa klasën e pestë kam pas mësues Bashkim…ja harroj mbiemrin, Faik Hoti dhe Gonxhe Vojën. Kështu mbarova edhe klasën e tetë, ndërsa vetëm deri këtu mund të shkollohesha në fshatin tim të lindjes, Shebe.

Tashmë ishe më e rritur dhe asokohe të mbaroje 8 vjeçaren kishte dy rrugë, sidomos në fshatra. Njëra ishte të ndiqje mësimin në shkolla larg familjes, ose tjetra të ruaje bagëtitë. Çfar sygjeruan prindrit tuaj?

Në fakt dilemma ishte e madhe për ta mesa kuptoja më vonë, por falë zotit sidomos baba Pjetër Taçi, por edhe nëna ime kishin një formim të tillë natyror që donin shumë shkollimin. Kishte vështorësi të mëdha pasi motra ime më e madhe ishte në shkollë për mësuese, ndërsa prindrit e mij nuk kishin fëmijë tjetë në familje. Prindërit e mij ngulmuan në komitet e kudo ishte e nevoshme që unë të shkollohesha. Në komitet mi kanë grisur letrat për shkollë, me pretendimin se kisha motrën në shkollë për mësuese në Tiranë, ndonëse me korespondencë. Kështu pas shumë vështirësive, me kërkesa të shumta të prindërve të mij, përfundova në shkollën mjekësore në Korçë, ndonëse një muaj me vonesë.

Kurrë nuk do të harroj udhëtimin tim të parë me tren, pasi më herët vetëm kisha dëgjuar, por kurrë nuk kisha parë apo udhëtuar. Deri në atë vit që shkuam ne, kjo shkollë ishte 4 vjeçare, ndërsa për ne dhe në vazhdim, kjo shkollë u reduktua në 2 vjeçare. Në vitin 1972 mbarova shkollën në Korçë dhe u paraqita në Rrëshen.

Cili ishte emërimi juaj i parë?

Natyrisht asokohe kishte shumë nevoja për staf të kualifikuar në shëndetësi dhe në pak ditë mora emërimin të punoja si infermiere në fshatin Ndërfushaz, afër qytetit Rrëshen. E pranova me kënaqësi, por fakt është se në Ndërfushaz nuk kam punuar asnjë ditë, pasi mjeku Mhill Leshi kërkoi të më mbante një muaj në pediatri. Kështu u bë por pas një muaji vijova të qëndroj aty, dhe mora emërim të plotë.

Po në kirurgji si përfundove dhe kur..?

Duhet të ketë qënë viti 1974 kur në kirurgji ndodhën disa zhvillime, por ndërkohë kjo është koha kur u ndërtua spitali i r ii cili është edhe sot në atë format. Jam thirrur për të punuar aty dhe nisa punën për ta ndaluar vetëm kur dola në pension.

Kur dhe me cilin mjek asistove në operacionin e parë?

Po, e kujtoj si sot. Ishte një aksident i rëndë me makinë ku ishte dëmtuar rëndë një fëmijë 8 vjeçar nga Spaçi. Makina e kishte bluar njërën gjymtyrë të poshtme aq sa nuk mendohej rikuperimi i tij. Ishte mjeshri i jashtëzakonshëm Agim Qarri dhe reanimatori Petraq Vasili, unë si infermiere e sapo emëruar, por edhe infermieret e tjera dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Ndjehem mire edhe sot që djali i vogël nga Spaçi Gjon Bib Deda, sot burrë në moshë nuk ka asnjë pasojë nga ai aksident pothuaj tragjik.

Më tej është vijur me shumë oeracione si hernie, gurë në veshka apo heqje veshke, stomak, apendisit, thyerje kockash e dëmtime të tjera.

Çfar kujton si ngjarje më të rëndë me të cilën jeni përballur?

Janë të shumta, port më e rënda ishtë aksidenti i nxënësve  tropojanë që po ktheheshin nga aksioni dhe ranë në Majë të Malthit në gushtin e vitit 1975. Ishte revolucion i vërtetë. Kujtoj se nxorëm të sëmurët që ishin më parë në lulishte e i asistonim në batonie e dyshekë jashtë. Duhej të lironim dhomat për nxënësit e Tropojës që vinin pa pushim nga ai aksident tragjik.

Por ka dhe ngjarje pafund nëpër banesa, sidomos në borën izoluese të vitit 1985. Kemi ecur me dhjera raste mes borës dhe shiut në këmbë me mjetet profilaktike e kirugjikale fshat në fshat e derë në derë. Imagjino të vendosësh serumin në varëse rrethanore, apo para nisjes së ndërhyrjes të dezinfektoje dhomën ndoshta dhe pa tavan për të nisur ndërhyrjen.
Mirë që bëje ndërhyrjen, por duhej të qëndroje në banesë të huaj me ditë të tëra deri kur i sëmuri të dilte nga situata e rendë,
ndryshe pasojat ishin të rënda dhe për mjekun..Janë pafund raste që nuk dalin fletë ditari për ti listuar.

A keni pas raste tragjike që të kanë mbetur në kujtesë dhe si jeni ndjerë?

Po, i kujtoj mirë. Nuk kishte gjë më të rëndë kur vinte fëmija pa jetë nga aksidenti, ndërsa sytë e familjarëve luteshin të bënim diçka…janë raste të shumta që nuk dua ti kujtoj.

Po pas viteve 90-ta si u vijua me kirurgjinë?

Pas viteve 90 puna u shtua më shumë. Kishte rrahje, vrasje plagosje, makina për çdo derë që drejtoheshin nga njerëz pa përvojë..aksidente pafund, por edhe përplasje me familjarë….Jam dëshmitare se si të afërm të tyre na kanë drejtuar pistoletat për të ngjallë të vdekurin, por kjo s’mund të bëhej..

Dhe vjen një ditë dhe dolët në pension. Për fat të keq nga mjeke kaluat për ca kohë si paciente, aq sa në qytet disa herë u tha se ike në botën tjetër. Çfar ndodhi dhe si jeni sot?

Si miliona vetë në glob, mijëra në Shqipëri dhe qindra në Mirditë edhe mua më “arrestoi” sëmundja e këtij shekulli, covid – 19. Isha duke kryer ca punime në banesë këtu në qytet, kur nuk u ndjeva mirë. Shkova në spital dhe mjeku Zef Përduka më identifikoi menjëherë se jam drejt rrezikut akut. Niveli i oksigjenit ishte në nivele fatale. Më nisën urgjent në sanatorium. Kam qëndruar pothuaj një muaj mes jetës dhe vdekjes. Isha e pompuar jashtëzakonisht shumë më ajër të detyruar në hudë e gojë.

Nga ky presion kisha rrjedhje gjaku sidomos nga veshët. Shumë kohë siç më kanë thënë qëndroja në gjëndje kome. Ishte fat që kisha mjekëtë zotë si profesor Përlat Kapisyzi dhe shumë infermiere të tjera të cilat nuk i dalloja dot nga maskat e xhamta. Pas një muaji shërbim të jashtëzakonshëm nga ky staf, jam rikthyer. Erdha në Rrëshen ku vijoja mjekimin dhe furnizim të detyruar me ajër dhe disa kohë. Më vonë kam mësuar se disa herë ishte thënë në mënyrë dyshuese se kisha mbaruar. Në fakt këto kishin të drejtë se askush nuk mund të përgjigjej kur isha në koma. Falë Zotit dhe mjekëve të mrekullueshëm shpëtova dhe sot jam tërësisht e rikuperuar.

Si një pensioniste, tani me çfar merreni, si e shtyni ditën?

Jam në lëvizje pandërprerë. Nuk mund të qëndroj pasive, pasi dalin punë plot.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest