Austriakët kishin arritur të ngrinin në kryengritje malësorët e veriut të Shqipërisë nëpërmjet Bajram Currit, kosovarët nëpërmjet Isa Boletinit, por Mirditorët nuk kishte arritur ti bënte pjesë të qeverisë së tij, princ Vidi i Austrisë. Pas një eksperience të rrezkishme në principatën vidiane e cila i solli të vdisnin në pellgje e kazerma të Durrësit, mirditorët u kthyen të merrnin ajrin e pastër të maleve të tyre dhe me ata u kthye mbi atë pemë dhe kryetari i tyre Prenk Bibë Doda.
Një ditë ndërsa po përgatitej në Durrës lufta ndërmjet Princ Vidit dhe rebelëve myslymanë pyeta Princin e Mirditës se nëse e kishin fituar (bindur) lajkat e besnikëve për t’a futur në qeverinë e Princit.
” Do ju tregoj një proverb shqiptar – thotë princi.
Njëherë maçoku dhe dhelpra po kalonin së bashku një pyll. Në një farë rruge dhelpra i thotë maçokut: “Nëse papritur do të takonim gjuetarët çfarë marifetesh (hollositë tha në mënyrë më efektive Bib Doda) ke ti në mënyrë që t’u ikësh atyre? Një- i tha maçoku . “Ah mor i shkretë maçok “-thotë dhelpra. “Unë kam ndërmend më shumë se 100 mendime, do të di si t’ju iki atyre, po si do ja bësh ti që ke vetëm një mendim ?
Në atë kohë papritur ju dolën gjahtarët përpara. Maçoku kishte në kokë vetëm një mendim dhe duke ndjekur atë mendim, me dy tre të kërcime u ngjit majë peme: dhelpra u tkurr për një çast se nuk dinte cilën të zgjidhte mes 100 mendimeve të saj më të mira…. e kështu gjahtarët i prenë bishtin.
” Unë jam maçoku – përfundoj Bib Doda -“e pema e ime është Oroshi. Tuniatieta.”
Me sa dipllomaci ju përgjigj Prenk Bib Doda. Gjithsecili prej nesh mund të analizojë ktë përgjigje diplomatike të atij viti të largët të 1914….