Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Gjegjan ose “Myzeqeja e Pukës”. Në komunën malore me 5000 banorë.

Nga arkiva, Botuar“Tirana Observer” 12 shkurt 2007

Nga Pirusti News
1 938 Shikime

Të udhëtosh nga Mirdita për në fqinjin verior të saj në drejtim të Pukës, përveç kthesave të shumta dhe terreneve mes greminave, ajo çfar më së shumti bie në sy, janë dhjetra lapidarë të vendosur në të dy anët e rrugës. Ndoshta është rast unikal në Shqipëri, që në këtë segment rrugor i cili lidh Tiranën, me tej me Kukësin dhe Prishtinën, ka vënde ku lapidarët janë deri në 5 metra larg nga njëri tjetri. Janë objekte në përkujtim të dhjetëra jetëve të humbura nga aksidentet e kushtëzuara me terrenet tejet të vështira ku gjarpëron rruga, por edhe me vrasjet e bëra nga grabitësit e shumtë që u shfaqën pas trazirave të vitit 1997. Ndërsa të vrarët kryesisht janë burra, madje edhe të moshave të reja, udhëtarëve të shumtë gjithnjë u tërheq vëmendjen një foto e një vajze të re e vendosur në pllakën e mermertë, vetëm pak km pa hyrë në komunën e Gjegjanit.

Banorët e Gjegjanit nuk e harrojnë kurrë mbrëmjen e datës 1 shtator të vitit 1998, kur Diana Mesuli 25 vjeçe me dy fëmijë, vajzë nga Gjegjani por e martuar me një mjek nga Saranda, sëbashku me babain e saj, po kthehej për në banesë kur një bandë kriminale qëllon mbi furgonin plot me njerëz. Një plumb i banditëve, pasi përshkon tej përtej trupin e Mark Mesulit, mësuesit të njohur të zonës, përfundon tek e bija Djana, e cila vdes në vënd. Banditët duke përfituar nga errësira mbajnë peng furgonin për një kohë të gjatë. Policët e Mirditës të cilët ishin pozicionuar në kodrën përballë, shfrytëzojnë një ndezje cigareje nga ana e banditëve, për të hapur zjarr me mitroloz në drejtim të shpatit të malit. Njëri nga banditët rrokulliset i vdekur nga mali në rrugë. Të tjerët zhduken në errësirë për të “përfituar” pak më vonë burgime të gjata. Ndërsa vajza e bukur e Gjegjanit humb jetën nga plumbat e banditëve për të lënë dy fëmijë jetimë, ndwrsa babai i saj mësuesi Mark Mesuli arriti t’i mbijetojë krimit.

 Në Gjegjan!

 Vetëm 2-3 km nga ky vend me histori të trishta, natyra ka rezervur pamje të krahasueshme me ato të Myzeqesë. Ndarja me terrenet tejet të thyera këtu është krejtësisht e habitshme. Ne fakt banorët e Pukës, zonën e Gjegjanit gjithnjë e kanë identifikuar me fjalët “Myzeqeja e Pukës”. Gjegjani i cili sot numëron 5005 banorë shtrihet në dy anët e lumit Fan dhe është e vetmja komunë e kategorisë së dytë në Pukë, dhe për nga numri i banorëve ajo është më e madhe se bashkia e Fush-Arrësit.Toka është mjaft pjellore dhe gjithnjë e vaditur nga lumi që i kalon përbri. Këtu gjëndet një shkollë e mesme, qëndër shëndetësore dhe madje një ujsjellës i cili është i ndërtuar vitet e fundit. Në komunën e Gjegjanit ndodhet e vetmja minierë e bakrit ku turq dhe pukjanë punojnë sëbashku për nxjerrjen e mineralit. Këtu prej gjashtë vitesh drejton Mark Mesuli, i mbijetuari i tragjedisë së 1 shtatorit 98, ndërsa është i përgatitur për të përballuar një sfidë të tillë për katër vitet e ardhshme. Për Mark Mesulin, vijimi i drejtimit të komunës nga ana e tij, do të thotë mos lënie në mes të shumë projekteve që tashmë kanë marrë udhë. Në një intervistë për “Tirana Observer” Mesuli tregon për prioritete e tij dhe realizimin gjatë mandatit të ardhshëm.

Flet kreu i komunës Mark Mesuli.

Referuar shifrave komuna e Gjegjanit, është e populluar. Sipas jush përse një banor duhet të jetojë në këtë komunë? 

Një banor duhet të jetojë në Gjegjan sepse është një zonë që e përshkon rruga nacionale me drejtim Prishtinën në njërin krah, dhe Tiranën në anën tjetër. Është zonë që ka tokë pjellore më të mirën në të gjithë zonën e Pukës. Ka një klimë të mrekullueshme ku bëhen pothuajse të gjitha pemët. Është një zonë që e përshkon lumi dhe i ka të gjitha resurset për një turizëm malor shumë efikas. Këtu ka një firmë turke që në këto momente ka të punësuar 60 punonjës të zonës tone, ndërsa mineral ii nxjerrë këtu dërgohet për në Fush-Arrës ku për pasurimin e tij janë punësuar edhe dhjetra të tjerë. Kam bërë studimin përkatës që ja kam dorëzuar qeverisë, pasi në këtë zonë janë të gjitha mundësitë për të ndërtur 12 hidrocentrale të vegjël, ku mund të punësohen 120 veta.

Këto janë disa nga resurset që ka ofruar vetë natyra, por çfar mund të bëjë konkretisht një drejtues i komunës për ta përmirësuar cilësinë e jetës këtu në këtë komunë? 

Natyrisht drejtuesi i komunës ka të bëjë shumë, pasi ai përcakton prioritet që ka nevojë zona. Mbi bazën e këtyre prioriteteve fillon puna për realizimin e tyre. Duke pasur parasysh n1752johjen e thellë që kam për zonën pasi kam 36 vite që punoj këtu, dhe tashmë kam konsumuar dy mandate në drejtim, kam siguruar donacione të fuqishme nga gjermanët, zvicerianët, e sëfundi me italianët dhe grekët. Pra kam garantuar të gjitha burimet e nevojshme financiare për realizimin e të gjitha objektivave të përcaktuara për mandatine ardhshëm. Pra mandati i tretë është vijimsi e punës së nisur dhe garanci që ato të mos ndërpriten në mes. Garanci për këtë është korrektesa e institucionit të kryetarit dhe administratës të drejtuar prej tij. Duhet të them se vijushmëria e donacioneve nga të huajt ka si sekret vetëm transparencën dhe delegimi i plotë i fondit përkatës në objekt.

Cilat janë disa nga arritjet e deritanishme dhe synimet për mandatin e ardhshëm? 

Nëse do t’i referohemi asaj që është realizuar, mund të them se janë ndërtuar ujsjellësa të rinj në Gjegjan, Shkozë, Gojan i vogël, ndërsa janë ndërtuar ura pasarelë në fshatrat Dom, Shkozë, Rras, Gojan i vogël, Mesul etj. Gjthashtu në fushën e kulturës dhe sporteve ka pasur shumë arritje. Ndërsa për ato çfar do të mund të realizojmë për mandatin e ardhshëm, lista është e gjatë por tërësisht e realizueshme. Ivestimet do të prekun në ura, ujsjellësa dhe kryesisht në rrugë. Mund të them se gjatë mandatit tjetër do të bëjmë të mundur lidhjen më rrugë automobilistike e të gjitha fshatrave me qëndrën e komunës dhe rrugën nacionale, si dhe kemi siguruar mbështetjen e humanistes Marianne Graff për ndërtimin e një palestre moderne për të rinjtë e zonës.

Aleksandër Ndoja

“Tirana Observer” 12 shkurt 2007

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest