Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Në Kalivare, vizitë në familjen Pistja, pas fatkeqësisë me Dorianin

Arkiva/ botuar ne Tirana Observer më 22 shtator 2006.

Nga Pirusti News
3 487 Shikime

-Aleksandër NDOJA-

Sapo kalon tunelin e Gjegjanit në rrugën kryesore që shkon për Kukës dhe Kosovë, në të djathtë të saj, një urë e vjetër të drejton për në fshatin Kalivare dhe më tej për në Kimzë e Mushtë. Rruga e pa asfaltuar kurrë, gjarpëron në disa kodra dhe më pas të shfaqet fshati i parë dhe i njohur në zonë, Kalivarja. Fshati është i grupuar në  shpatin e një mali mjat të lartë që duket sikur takon me qiellin. Për të hyrë në fshat duket të lesh rrugën që gjarpëron për më tej në Kimzë dhe pas kalimit në një urë druri mbërrin përfundimisht në fshat.

Në një vështrim të përgjithshëm nuk janë më shumë se 100 shtëpi, por shumë pak prej tyre nxjerrin tym. Banorët janë shpërngulur për në Tiranë Durrës apo Lezhë për të siguruar një jetë më të mirë se sa mes këtyre malesh. Madje fshati është tejet i zbrazët dhe në rrugët e tij nuk mund të dallosh asnjë siluetë njeriu. Ndër të paktat familje të mbetura është edhe ajo e Zef  Pistës, inxhnierit të njohur në zonë, ish përgjegjës i fabrikës së pasurimit të bakrit në Fush Arrës. Madje edhe kjo familje duket se nuk e ka të gjatë qëndrimin në atë fshat. Kjo, përveç të tjerash edhe për faktin se do të plotësohet edhe amaneti i djalit të tyre 20 vjeçar, Dorianit i cili i 10 ditë më parë i dha fund jetës tragjikisht. Për herë të parë pas shumë vitesh ky fshat është populluar dukshëm.

 Qindra banorë nga Puka, Fusharrësi, Mirdita dhe më gjerë, janë gjëndur në familjen Pistja për ngushëllime. Për gjithëkënd që ka njohur Dorianin është i habitshëm veprimi i tij. Madje edhe për familjarët kjo përveçse goditje rëndë është edhe një habi e madhe. Babi i Dorianit, Zefi herë pas here përsërit se ka qënë një fuqi e madhe e pazakontë që ka vendosur për fatin e tij. Ndërsa nëna e Dorianit, infermiere në këtë fshat këmbëngul se vetëm shkolla dhe sedra e tij e madhe ka bërë që të ndërmarrë aktin fatal.

Në shtëpinë e Dorianit.

Ndërtesa është një kullë tipike malësore e vendosur në një faqe kodre. Por brënda saj e vjetra është gërshetuar me të renë duke krijuar një ndjesi mjaft komode për një familje të emancipuar dhe të shkolluar. Dhe pse ka 10 ditë që Doriani tashmë nuk jeton, dhjetra njerëz vijojnë të vijnë për ngushëllime dhe oborri është gjithnjë plot. Në fotot e shumta të vendosura në çdo cep të dhomës së miqve, dallohet Doriani i cili edhe pse vetëm 20 vjeç kishte një shtat  të lartë. Nga shfletimi i fotove të shumta, vëren që ai gjithnjë ndër vite kishte qënë  në avantazh me moshën.

Në dhomën e miqve qetësia është e rëndë. Babai i tij ende nuk e ka marrë veten nga ngjarja që i ndau nga jeta Dorianin. Ai nuk pushon së treguari për ndarjen e fundit me djalin e tij dhe udhëtimin e tij sëbashku me të në ditën fatale të 11 shtatorit. Madje duket se nuk ja fal vetes sepse nuk kishte qënë shumë i vëmendshëm ndaj probelemeve të djalit, ndonëse ai kurrë nuk kishte shfaqur shqetësimin më të vogël. Madje një javë përpara se ai të vriste veten, kishte ardhur dhe qëndruar në fshat. Askujt nuk i kishte thënë se mund të kishte problem me shkollën apo ndonjë problem tjetër. Nga natyra ishte shumë i mbyllur dhe një vërejtje e vogël e bënte atë që të skuqej. Ndoshta kjo kishte bërë që ai të mos mund të suportonte ndonjë problem me shkollën në vitin e fundit të shkollës së mesme të ndërtimit, “Karl Gega” në Tiranë.   

Flet Zef Pistja, babai i Dorianit.

Çfar mund të thuash tani 10 ditë pas ngjarjes tragjike me Dorianit?.

Nuk di ç’të them.  Vetëm di të them se gjatë këtyre ditëve jam mundur që të riprodhoj çdo bisedë nga ç’do kontakt me të, për të parë se cila është arsyeja që ai përfundoi në këtë mënyrë. Nuk mund të kuptoj asgjë, por di të them se ka qënë një fuqi e madhe që ka ndikuar tek ai për të ndryshuar rrjedhën e jetës së tij. Në përfundim të konkluzioneve të mia, vërej se vetëm faktori shkollë ka bërë që ai të përfundonte kështu. Me këtë nuk dua që të akuzoj apo të viktimizoj njeri, pasi do të jenë hetimet për të verefikuar ç’do pistë.

Si i kujtoni momentet e fundit që keni kontaktuar me të?

 Një javë përpara ngjarjes së rëndë ai si gjithnjë, erdhi në fshat për të na takuar. Kaluam shumë mirë me të, u kënaqëm por nuk konstatuam asnjë shqetësim tek ai. Ai ndonëse mund të kishte shqetësime me shkollën, nuk foli për këtë as me nënën etj, dhe as me vëllezërit e mij. Më 11 shtator në mëngjes të dy sëbashku me veturën time u nisëm për në Tiranë për të verefkuar nëse kishte fituar të drejtën aty ku kishte konkuruar, në inxhinieri ndërtimi dhe ne Gjeologji. Sapo u nisëm për në Tiranë ai shtriu sediljen e parë dhe qëndroi po thuajse pa lëvizur deri në qytetin e Rubikut. Në fakt ai gjithnjë kur udhëtonim trazonte kasetat për të dëgjuar këngët e të mira, por këtë rradhe ai vetëm qëndroi i shtrirë. Në Rubik ne morëm në makinë një mikun tonë, dhe Doriani u ngrit për t’i liruar atij vëndin dhe vetë u shtri në sediljen e pasme. Gjatë gjithë rrugës nuk u aktivizua në biseda dhe pothuajse qëndroi indiferent. Në Kamzë qëndruan ai sëbashku me mikun e familjes tonë, ndëra unë u nisa për në të dy fakultetet ku mendoja se ai ishte rregjistruar.

Çfar ndodhi më pas?

  Ndërkohë që unë udhëtoja për tek fakulteti i Gjeologjisë ai u nis dhe shkoi  për tej dajat e tij në afërsi të Valiasit. Pa kaluar mirë tek trafiku i rënduar tek rruga e Durrësit, ai më kërkoi të dija se ku isha. Unë u habita disi  dhe i thashë se nuk kisha dalë ende nga trafiku. Megjithatë unë u gjënda tek fakulteti ku ai kishte konkurauar. Duke qënë se unë kisha mbaruar këtë fakultet, kam shumë të njohur aty dhe me ndihmën e një petagogu kontrolluam të gjithë listata e fituesve, por emri i tij nuk u gjënd  askund. Menjëhre komunkova me Dorianin dhe i thashë   se nuk kishte emër. Kujtoj se miku im petagog foli me të në telefon, ku i kërkoi mandatin e rregjistrimit për të bërë verefikime. Por ai u përgjigj ftohtë duke lënë të kuptohes se rregjistrimin për të, e kishte bërë  një shoku i tij. Ky ishte edhe komunikimi im i fundit me të.

Pse pikërisht ky ishte komunikimi i fundit me Dorianin?

Sepse unë u nisa për të verefikuar listat tek fakulteti i ndërtimit. Por edhe pse i mora emrat me rradhe, gjeta 4-emra Dorjan por jo emrin e dajlit tim.  Menjëherë i rashë celularit të tij. Megjithëse e lashë gjatë në thirrje ai nuk e hapte telefonin. E provova dhe një herë më vonë por sërish e njëjta situatë. Atëherë mora në cel dajon e tij i cili me tha se Dorinai ishte këtu por nuk e di se ku shkoi. Menjëherë i thashë shkoni tek një dyqan që unë kisha aty në Valias, dhe shikoni se mos ai kishte harruar telefonin aty dhe vetë mund të ishte në ndonjë kafe. Ndërkohë që në pritje shkova dhe mora një gazetë për të parë nëse e kishte emrin tek juridiku ku e dija se kishte konkuruar. Por pa paguar ende paratë, vjen telefonata fatale.

Çfar tu tha në telefon?

Ishte daja i tij që më tha se Dorianin e kishin gjetur të mbyllur nga brënda në dyqan dhe ishte në gjëndje të rëndë, as nuk fliste e asnuk qëndronte. Më tha se e kishin nisur me urgjencë për në spitalin ushtark  madje kishin përpalsur makinat nga shpejtësia. Ai ishte dërguar shumë shpejt në spital pasi kishte ndihmuar edhe një makinë policie përtë hapur rrugën. Pas pak u gjënda edhe unë në spiatlin ushtarak.

Cila ishte gjëndja që konstatove aty?

Situata ishte shumë e rëndë. Një mjek aty më kërkoi dhe më tha se ndonëse nuk na lejohet të flasim fjalën vdekje, situata ishte e pa kthyeshme. Unë shpresoja se me fizikun që kishte ai do t’ja hidhte, por ishte e kotë. Ende në gjëndje të rëndë ai kishte pohuar se kishte konsumuar 5 kokrra fostoksinë menjë gotë ujë. Nuk u deshën vetëm pak minuta për të mësuar përfundimin e fatit tragjik të tij.

Ju vetë çfar versioni keni përkëtë vendim të tijin?

Unë mendoj se ai është “thyer” që në vitin e pestë të shkollës së mesme të ndërtimit. Duke qënë tip shumë i ndjeshëm ai nuk ka mundur që të tregojë për këtë. Mund ti ketë ardhur shumë zor të tregonte se nuk kishte mundur që të rregjistrohej në të dy fakultetet se ndoshta ka marrë notë pa kaluese në shkollën e mesme, por edhe mund të jetë rregjistruar atje dhe nuk i ka dalë emri. Unë nuk mund të them një version të saktë pasi ende nuk kam mundur që ta verefikoj

A keni kontaktuar me titullarët e shkollës së Mesme “Karl Gega”  ku ishte nxënës Doriani?

Këtu nuk ka ardhur njeri por edhe unë deri më tani nuk kam mundur të shkoj atje për të  mësuar diçka rreth tij. Disa ditë më parë më ka marrë në telefon një drejtor i komanduar në këtë shkollë dhe më ka shprehur ngushëllimet e tij.

Thuhet se Doriani ka lënë një letër për ju cila është e vërteta?

Po është e vërtet kjo. Kur ai u gjet aty u gjet edhe një letër me disa porosi për ne. Sipër letrës ai kishte vendosur celularin e tij.  Por këtë letër tashmë e a marrë policia dhe shpresoj se atë do të na e kthejnë pasi ajo është lënë  për neve.

Flet nëna e Dorjanit

Kur e mësove ngjarjen e rëndë?

Më telefonoi bashkëshorti dhe më tha se Doriani është shumë rëndë. Menjëherë u nisa për në tiranë sëbashku me një të afërm të timin por e gjeta pa jetë.

Çfar mundtë thuash për këtë ngjarje?

Është një ngjarje që na goditi rëndë. Një natë më parë vëllai i tij më i vogël nuk i shqitej nga ai. Vetëm Doriani ishte një fëmijë që kurrë nuk na solli një problem është rritur mjaft mirë dhe i shëndetshëm por ja fati e solli që në moshën 20 vjeç të përfundojë ashtu. Di të them se ishte shumë i lidhur me të afërmit. Në celualarin e tij mud të gjesh të rregjistruaur të gjithë emrat e të afërmeve tanë.

Letra!

Babë.!

Mos u shqetësoni për mua pasi jeta ime deri këtu ishte. Kujdesuni për vëllajin e vogël që të shkojë në shkollën që dëshiron. Mos qëndroni gjatë në fshat por shkoni në Tiranë se atje nuk jetohet. Ju dua të gjithëve.

Dori.

Brënda pëllëmbës së dorës: Ju dua të gjithëve.

Emri: Gentian Pista.

Ditlindja 24 tetor 1986

Shkollimi: 8 vjeçar në Kalivare. Vitin e parë gjimnaz ne Gojan Pukë, vitin e dyte dhe në vazhdim, pranë shkollës së mesme të ndërtimit “karl Gega” Tiranë.

Vdekja: 11 shtator 2006 në Valias Tiranë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest