Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Historiografia europiane: Ja rruga që përshkoi Sulltan Murati për në betejen e Fushë-Kosovës në vitin 1389

Pjesë nga studimi në proces, “Beteja e Kosovës e vitit 1389 sipas historiografisë europiane me autor Mr.Sc Murat AJVAZI.

Nga Pirusti News
710 Shikime

Shënim: Pas suksesit të botimit “Skenderbeu në Historiografinë Zvicerane” botuar në disa gjuhë të ndryshme europiane, autori Murat Ajvazi vjen me një tjetër risi në fushën e botimeve historike. Këtë rradhë në proces realizimi është “Beteja e Fushë-Kosovës sipas historiografisë europiane”. Për Gjergj Kastriot Skenderbeun ka me mijëra botime nga autorë shqiptarë por edhe të huaj, po deri disa kohë më parë një histori e panjohur e heroit tonë kombëtar flinte në arkivat zvicerane, deri kur historiani Ajvazi shkundi pluhurin e tyre duke ja sjellë opinionit, por edhe historisë329 dhe shkencave historike. Këtë rradhë autori Ajvazi vjen me “këndveshtrimin” e shumë autorëve europianë mbi betejen e njohur në histori, si beteja e Fushë-Kosovës.

Në shkrimin më poshtë autori përcjell një pjesë nga studimi në proces, ku bëhet fjalë mbi udhëtimin e osmanëve me në krye Sulltan Muratin e I-rë, për të mbërritur në vendin e betejës, në Fushë-Kosovë. (a.ndoja)

-Nga Mr.Sc. Murat AJVAZI-

Si sot para 633 viteve, më 28 qershor 1389 (sipas kalendarit të vjetër më 15 qershor) në Fushë Kosovė, hapësirë e banuar midis Prishtinës dhe lumit Llap, është zhvilluar beteja më e përgjakshme midis ushtrive të një koalicioni të gjërë popujsh të Ballkanit (në radhët e të cilit muaren pjesë edhe shqiptarët të cilet luajten rolin kryesor, ndërsa sllavet e tradhetuan betejėn), dhe osmanëve.

Për këtë ngjarje në historiografinë europiane gjejmë të dhëna interesante dhe të pa publikuara në gjuhën shqipe.

Duke analizuar studimet e historiografisë ne fjalë si më poshtë:

-Acta et diplomata, Vien,1916,

– J. Hammer -Purgstall, Pesth, 1834,

-Ch. Hopf, Berlin ,1873,

-K.Jiriqek, Prag,1876,

-M.Braun, Leipzig, 1937,

-F. Babinger, Leipzig 1927,

-L.Thalozu-K.Jiriqek, Leipzig, 1916

-F.W. Zinkkeisrn, Hamburg, 1840,

-M. Orbini,Pescara 1601,

-M.Haslich, London, 1936,

-J.Buchon, Paris, 1843,

– F. Taeschner, Leipzi,1951,

-Katarina, Zurich, 1951 etj.

Sipas të dhënave te këtyre autorėve të sipërcituar, pasi grumbulloi ushtrinë e tij,  Sulltan Murati I-rë në krye të kësaj ushtrie u nis për në Betejën e Kosovës me 1389.

Për të mbërritur në Fushë-Kosovë Sulltan Murati I-rë u nis nga Qystendili në drejtimin e fshatit Nagoriqan, Llojan- Miratoc-Ostrovicë-Preshevë, hyri në Karadak nepër fshatrat e Moraves se Epėrme nepėr Zhegër, mes Remnikut e Budrikės, Radivojcë, Pozhoran, Sojevë, Ferizaj, dhe ne ora 18 të mbrėmbjes së 27 qershorit 1389 arriti ne Gadime, për tu vendosur në  fushen Gadimes se tashme të poshtme. Sulltan Murati udhëroi që ushtria të kalojë natën në këtë fushë.

Ai vetë me djėmtê e tij u vendos afër Shpellës së sotme të Gadimes. Gjatë kohës së gjumit, djali i tij Jakupi, dëgjonte zhurmën karakteristike të shpellës së mirënjohur të Gadimes,  por mendonte se ishte zhurma e kuajve.

Sulltani udhëroi që ushtria të ishte në gatishmëri në ora 5.30 të mengjesit. Pas rrjeshtimit të ushtrisë, Sulltani bëri nje lutje per ushtaret e tij duke uruar fitoren në betejë. Djali i tij Jakupi pas lutjes i tregoi babait se natën e kishte ndigjue një zhurmė, e kjo na tregon se ne me kuajt e Anadollit do të fitojmë betejėn. Por kjo ishte në të vertetë zhurma e Shpellës se Gadimes, për të cilën në atë kohë e nuk dinte askush.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest