Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Tatuazhi dhe simbolikat tek populli shqiptar. Nga Gjon Keka

Simbolet vendoseshin në trup për të përcaktuar rendet e fisnikërisë së një rrace.

Nga Pirusti News
559 Shikime

 Fjala “tatuazh” vjen nga fjala tahitiane “tatau”, nga një formë e përsëritur e fjalës “tau” që do të thotë të bërit shenjën duke shkaktuar plagë. Studiuesi Cook dhe bashkëmendimtarët e tij e sollën fjalën në Europë si “tatu” e cila pastaj u përdor në shumë gjuhë, pra kjo fjalë u internacionalizua tek popujt e ndryshëm. Në lashtësi sidomos tek Ilirët është përdorur vizatimi i trupit apo vendosja e shenjave në trup, në atë kohë nuk njihej fjala tatuazh, por ngjyrosja apo vendosja e ndonjë simboli në trup bëhej për të imituar, pastaj për të adhuruar e po ashtu edhe si shenjë e dallueshmërisë së fiseve.

Ka pas raste kur simbolet janë vendos në trup për të përcaktuar rendet e fisnikërisë së një race. Ne mësojmë se edhe në kohën e Herodotit dhe më pas simbolet apo tatuazhet të tilla janë vendos nga njerëz e grupe të caktua të fisnikërisë, si dhe të popujve të ndryshëm të asaj kohe. Tatuazhi në fakt nuk e bënë dikë fisnik, por në atë kohë ishte më shumë shenjë e dallueshmërisë dhe e njohjes njëri me tjetrin.

Ndërkaq, thuhet se Aleksandri i Madh mbante shenjën e pëlqyer të tij simbolike në trupin e tij të vizatuar apo të bërë tatuazh të asaj kohe, poashtu edhe Konstantini i Madh simbolin e tij, pastaj edhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) mbante simbolin e tij, madje për Gjergj Kastriotin thuhet të ketë lindur më një shenjë në krahërorin e tij, në formën e shpatës etj. Megjithkëtë tek shqiptarët tatuazhi apo vendosja e shenjave dhe simbolikave të tilla ka qenë pjesë e zakoneve që nga lashtësia, p.sh., pellazgo-ilirët e lashtë mbanin simbolet e diellit, të kryqit të thyer, të dragoit si dhe shumë simbole tjera që njiheshin ndër ta, pastaj iliro- arbërorët poashtu mbanin simbole në vijimësi, si ato të diellit, yllit, shqiponjës, kryqit, luanit, hënës etj.

Edhe ky shqiptar që shihet në imazhin e vendosur këtu, i botuar në vitin 1872 (I.Z.332,1872) imazhi mund të jetë edhe më i vjetër, por ai është botuar në vitin 1872,trupi i tij është i mbushur me tatuazhe e simbolika të ndryshme të asaj kohe.

[Gjon Keka]

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest