Të kam ndjekur në vlagën dhe dehjen poetike
o mik i njeriut, mirditor plot sharm
poet i hapsirave të pamata kozmike
inteligjencë e lindur, ashtë e gjak e tharm.
E ngrite Mirditën në kult dashurie
shqiptarisë i dhe vërtetë fytyrën tënde
o engjëll me trajta të plota mirësie
na dhurove paqë, mirësi e dhëmbje.
Vargu yt fanar në rrugëtim lirie
na bëri më të bukur, më solid se kurrë
sot dhe në shtigje të pafundme ardhmërie
o poet krenar, o vigan, o burrë.
N’at Volmor ku dehet udha pranverore
dhe udhëtari fle nën qerpikë dielli
do ta lypim at fytyrë tënden prore
në shtigje ku thepiset i pathyeshëm trilli…
Ç’mund të bëjë më shumë njeriu dhe poeti?!
rrugët e dashnisë ngatërrohen nëpër hanë
ti ishe fisniku, princi edhe mbreti
i vargut epistolar, piskamë dhe kangë.
Tani s’ka më kohë, dielli perendoi…
mbi ograja shuhet imazhi i fundit
ndën lektisje t’çartuna po na dehet kroi
po jep frymë Nositi i fundit i katundit…
Agim Picaku!
Tiranë, 24.08.2021