Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Rreshen, nje rrugë me emrin e martires disidente Musine Kokalari

Këshilli Bashkiak Mirditë, përjetëson Musinene gjirokastrite në qytetin ku zgjodhi të jetonte pas mbarimit të internimit

Nga Pirusti News
8 134 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Aleksanër Ndoja.
Prej ditës së nesërme 8 shkurt 2017, kjo rrugë që është në rikonstruksion rrënjësor do të mbajë emrin “Musine Kokalari”, që jetën e saj zgjodhi ta shuante mes mirditasish të urtë e bashkëvujtës.

Nesër në në ora 11.00, në atë vend që ajo e përshkonte çdo ditë, do të mblidhen qindra vetë bashkqytetarë e bashkëvuajtes të saj nga Mirdita, Tirana, Durrësit, Gjirokastra dhe Kosova, dhe do të zbulojmë pllakën me emrin e kësaj martireje.

Si një ndër firmëtarët e kësaj nisme që nderon çdo kënd, ftoj të marrin pjesë në atë takim:

-Të gjithë ata mirditas që për vite me rradhë shkëmbyen vështrime të ngrohta mirësie të ndërsjellta me këtë grua fenomen që përshkonte në mënyrë sfiduese rrugët e qytetit, e deri të Ura e Fanit. Të gjthë këta që miratuan këtë emërtim rruge, qoftë me fjalë apo me heshtje, pasi e dinin dhe e dinë mirë se çfar përfaqëesonte kjo zonjë e paepur.

-Ftoj edhe ata sido të paktë në numër, që pa u menduar aspak e kundërshtuan, ndonjë prej tyre shpërtheu si “pushka e….” se i qënka “hyrë në hak” disa figurave vërtetë rë rëndësishme, apo i qënka ndërruar emri sheshit, pra emri i shenjtë “Abat DOÇI”.

Jo të nderuar kundërshtues, Sheshi “ABAT DOÇI” do të ketë në jetë të jetës ketë emër, që i bën nder çdo mirditasi e çdo shqiptari. Madje ky shesh po rikonstruktohet qytetarisht, pra nuk do jetë më një “rrotondë për makina, e një kunj idiot në mes”.

Sëshpejti në këtë shesh do të vendosen në shtatoret e Preng Bib Dodës, Dom Nikoll Kaçorrit, atë Gjergj Fishtës e Abat Doçit, aq sa mirditasit, pse jo edhe veriu i vendit ta ndalin vrapin në qëndrën e Mirditës, për të mos përfunduar ne Vlorë për festat e “Shpalljes së Pavarësisë” pasi është krejt e ditur se Pavarësia nuk do të kishte kuptim pa këto emra të shquar mirditas.

-Ftoj edhe ata “të 25-tët” që kishin për detyrë të survejonin e ta ndiqnin kudo, të vijnë në shenjë pendese para Zotit, e jo të struken vrimave duke qëlluar nga frëngjitë e errëta të një kohe të zezë, me pushkë të lyera me bojë demokratikase, për të bërë pis me aq sa mundin. Koha e tyre ka kaluar, e Musineja do të marrë respektin e të gjthë atyrë që duhet.

-Ftoj edhe komunistët që nesër të marrin pjese në këtë tubim lirie, mirnjohje, kërkim faleje etj, edhe pse program i tyre nuk ju a lejon. Besoj e dinë e Musineja ishte kushërirë e dytë e komandatit të tyre dhe ky i fundit nuk e kurseu, anipse Ajo burrërisht deklaronte:

“-Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim!

Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste!

Ju po më dënoni mua për idetë e mia!
Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim!

Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj!”

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest