Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nga Agron PREBIBAJ, Dukagjinasi 26 vjeçar Ilir Biga nga NewYorku, kontribute të mëdha për vendlindjen

Nga Pirusti News
1 092 Shikime
SHPERNDAJE

Dukagjini me histori të pasur shekullore, me dhimbjet e gëzimet e veta, një orë e madhe e kombit në të gjitha etapat historike, me burra mendimtarë e strateg përballë të gjitha ortigjeve, me gra burrnesha në krenarinë dukagjinase, por sot të lumturon edhe më shumë frymëzimi i brezave me shikim nga vëndlindja, nga Dukagjini ynë i dashur!

Mësova se para afro rreth tre viteve më parë në New York një djalosh i burrëruar nga Gimaj – Shalë, vetëm 26 vjeçar e paska kapur damari i rracës së paster shqiptare në nacionalizmin e shëndoshë e dashurinë për vëndlindjen.

Burri 26 vjeçar Ilir Biga, jeton në New York, pinjolli i rracës më të paster shqiptare, familjes së pashembur dukagjinase në pesë breza, të vëndosur në prehërin e Alpeve shqiptare, në vëndin e eposit të kreshnikëve, pasuesi i Avdi Kola, Gjur Kola e Zef Avdia, i cili vëndosë të krijojë e legalizojë në SHBA, “Shoqatën Atdhetare Partotike – Bajraktari”, me shikim të qartë për nga vëndi i të parëve si qëndresa shekullore e identitetit tonë kombëtar.

Vitet pas “90-ës ishin zbrazja jo vetëm e Dukagjinit por kudo për zonat rurale, pasi vështersitë për jetesë normale ishin mision i pamundur, ndaj dhe synimi ishte emigracioni e vëndosja me banim në zonat urbane, por ajo çfarë befason me të riun Ilir Biga nga Gimaj, është ideja, organazimi, lobingu me shoqatën e deri duke e vëndosur vetën si donator kryesor të gjithëçkaje në sherbim të fshatit të vet me histori e Dukagjinit në tërsi.

Ky është rasti unikal në Shqipëri kur një i ri hedh shikimin nga vëndlindja, pasi kemi të bëjmë me brezin e ftohur shqiptar, jo vetëm për fshatin e vet por edhe ftohje në nacionalizmin kombëtar, por tashmë kemi rastin pozitiv si sherbesë- referënca më e mirë për percjellje te brezat në ftohje atdhedashurie.

Sot do përmendi disa nga veprat kësaj shoqate me kryetar zotin Ilir Biga.

Së pari organizoi ndërtimin e kompanjelit dhe restarurimin e plotë të Kishës Gimaj.

Së dyti, ndërtoi rrugën e re shkëmbore e ujësjellësin e ri për tek Kisha.568

Së treti, rehabelitimin e rrugës nga Kisha – Ura Gimaj – lumi i Shalës, si dhe urën e re në Xhaferaj e cila lidh Gimaj – NënMavriç – Breg Lumi.

Një tjetër veper është ujësjellësi i ri 1400 m brenda në Gimaj, Radoj- Gimaj si dhe rezervuari i ri.

Ndërsa pastrimi i malit për hapjen e rrugës për tensionin e lartë 1.000 vatësh, kabinë elektrike me tranformator në shtyllë, si dhe ndihma për disa rikonstruksione shtëpiash.

Por jo vetëm kaq për atletin nga Gimaj,- kryetarin e kësaj shoqate Amerikano – Dukagjinase; donator në objekte si; Truporja e Shna Ndout ne Breg Lumi, ura e telit, afer ish repartit ushtarak, e deri në riparimin e rrugëve të tjera në Dukagjin.

Po ashtu një donator i të njëjtit gjak mbetet Gjovalin Biga i cili pagoi kumonën e Kishës, e cila do të kumbojë përjetësisht.

Vërtetë një rast unikal, i pari i kësaj natyre në Shqipëri, i riu që befason me mrekullitë e veta për vëndin e etërve, ky djaloshi me kontribute për rrugë e Kishen katolike në Dukagjin

Kombi ka nevojë në përcjelljen e këtij nacinalizmi të shëndoshë kombëtar.

Dukagjini identiteti ynë i fortë kombëtar!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest