-Nga Aleksandër Ndoja-
Episodi i parë, tetor 1977.
Ka qenë viti 1977, kur Muzeu Historik i Mirditës ende nuk kishte mbushur një vit që ishte ndërtuar dhe hapur për vizitorët e shumtë të kohës. Ishim në klasën e pestë dhe rruga për tek banesat tona kalonte përbri muzeut, më ku përmes një trungu i vendosur si urë kalimi, hidheshim në anë tjetër të lumth-it të Zmesë, për të vijuar rrugën për në shtëpi. Mbaj mend se shpesh ndalonin dhe shikonim përtej kangjellave të hekurta ndërtesën, e cila vizitohej në mënyrë të organizuar nga shkollat, apo kolektivat punonjëse. Edhe pse ishin kuriozë për çfar mbarte ajo ndërtesë tipike për kohën, sidomos në vështrim të ne fëmijëve 10 vjeçarë, nuk na kishte mbërritur rradha për të hyrë në ato ambiente.
Një ditë prej atyre ditëve, në ndalesën tonë të zakonshme si fëmijë që na e kishte qefi pak të hallakateshim, na del përballë një burrë dhe na e bën në dorë të afroheshim. Më vonë mësuam se quhej Mark Paci, një emër tejet i mirënjohur në Mirditë në fushën e muzeologjisë dhe kulturës. Me një butësi tipike na pyet se të kujt ishim dhe për shkollimin. Pasi kuptoi se ne kishim shumë dëshirë të hynim në muze, na shoqëroi në çdo pavion e stendë duke na dhënë informacione pafund. Neve si fëmijë që ishim na bëri përshtypje çdo gjë, sidomos pjesa e zbuluar në mes të muzeut ku ishte imituar një pus uji dhe disa objekte të tjera. Ajo çfar na surprizoi më shumë dhe që bëri që kjo vizitë të na mbeste gjatë në kujtesë, ishte fakti se teksa po dilnim, Mark Paci na dhuroi nga një libër të vogël me ngjyra, një botim enkas pë muzeun. Kjo na bëri shumë përshtypje, bëri atë që këtë detaj ta mbanim në kujtesë.
Episodi i dytë, 30 vite më vonë. Dhjetor 2007.
Kam qenë duke kaluar në rrugën kryesore në Rrëshen, kur përballë më shfaqet Pjetër Marku duke ma bërë me dorë nga larg. Afrohem ta takoj pasi ato ditë kishte marrë detyrën e drejtuesit të Muzeut Historik, pas disa viteve si drejtues i Pallatit të Kulturës. Pjetri më thotë se nuk kam çfar them se si është situata në muze, po hajde dhe shikoje vetë. Në pak hapa mbërritëm në atë vend. Situata ishte e jashtëzakonshme. Binte shi papushim, ndërsa çfar binte jashtë, pa ndërprerje binte edhe brenda. Të gjitha stendat dhe objektet ishim kalbur. Muret ishin të lerosura, me suvatime të rëna, ndërsa pjesa e etnografisë ishte kalbur totalisht. Në një dërrasë në tokë ishin vendosur tre sigureza elektrike, nga ato të modelit të vjetër me fishek dhe rrotulluese. Edhe oborri dhe anët e jashtme të muzeut ishin pushtuar nga ferrat.
I them Pjetrit, dalim prej këtu e takojmë ish drejtuesien e muzeut deri ato ditë, këngëtari e mirënjohur Kol Zefi i cili nga kjo rrokadë kishte shpëtuar nga muzeu dhe i ishte kthyer habitatit të vet, pra si drejtues i sektorit të muzikës në Pallatin e Kulturës.
Pasi e pyta se të paktën energji elektrike a mund të lidhet në muze, Kola me atë humorin e tij sharmant, i thotë: Ore Pjetër a e kupton se aty nuk ka asgje, e pikërisht për këtë arsye të kanë çuar ty aty, se vetëm ti mund të bësh diçka që ai vend të shpëtojë. E lamë Kolën në humorin e tij dhe u paraqitëm sërish në objekt. Jo pa frikë, duke marrë masa izoluese duke hypur në një karrige që nuk e kishte lagur shiu, vendosëm një e nga një sigurezat duke kthyer energjinë në disa dhoma. Aty u binda se delegimi i Pjetrit në atë institucion nuk kishte prapavija apo inskenime, por vetëm një zgjedhje për zgjidhje.
Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. U desh vetëm pastrimi pas shumë vitesh i tarracës nga nga gjethet e kalbura të pemëve, për të zhbllokuar tubat kullues. Pas atij momenti asnje pikë uji nuk depërtoi ne muze. Në pak ditë situata mori kthesë rrënjësore. Bashkia i la në dispozicion disa punonjës të brigadës të cilët u muarën me suvatime, lyerje e riparime të ndryshme. Pjetri vetë, si piktor me përvojë punonte papushim në arredimin e pikturave, stendave apo edhe busteve të ndryshme të figurave historike. Një projekt i fituar me fonde të huja bëri që ambientet e jashtme të pushtoheshin nga pemë dekorative dhe lulishte funksionale dhe mjaft cilësore, ndësa një grup studentësh të Arteve, kryesuar nga Benard Lekgegaj me profesoret e tyre, dhuruan disa buste të disa figurave të rëndësishme të historisë sonë, punuar me duart e tyre.
Episodi i tretë, situata sot në muzeun historik dhe një lajm i mirë nga humanisti Gjon Krasniqi, me banim në Zvicër.
Një fond i kompletuar nga bashkia Mirditë dhe buxheti i shtetit, ka bërë që Muzeu Historik të njohë një dimension të jashtëzakonshëm për një objekt të kësaj kategorie. Pasi u rindërtua Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës, Ish Kinamaja qe u kthye në Qendër Kulturore fëmijëve, një sërë instutucionesh të tjera social kulturore, në rradhë ishte dhe Muzeu Historik. Prej disa muajsh firma ndertuese “Shpani” po i jep dorën e fundit restauruese në parametra bashkohorë. Gjok Pepa si drejtues i këtij institucioni, një mbikqyrës i pa lëkundur i punëve restauruse, pasi tregon për çfar është bërë aty, ngren shqetësimin se kërkohet shumë punë në mbushjen e eksponateve dhe hapësirave, të cilat janë dyfishur.
Por duket se këtë shqetësim e ka ezauruar humanisti dhe mik i mirditasve me banim në Zvicër z. Gjon Krasniqi i cili ka qenë një një vizitë “blic” në Rrëshen, një ditë më parë. Lajmin e bën me dije kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj i cili pak minuta më parë ka theksuar se: “Pata nderin të pres humanistin e njohur Gjon Krasniqin një shqiptarë i mirë nga Lugu i Beranit që punon e jeton familjarisht në Zvicer! Ndër të tjera, biseduam për kontributin humanitarë në Mirditë dhe projektet në të ardhmen, ndërkoh shprehu gadishmërinë për të mbështetur rivitalizimin e Muzeut Historik të Mirditës tashmë të rikonstruktuar!”
Ja situata sot në ambientet e Muzeut Historik të Mirditës:

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

