–Andris Lleskai-
Poeti erdhi në “Poeme de Rose”,
në rrugët e Tiranës, në Shqipëri,
ndriçimin e klubit ngjyrë vjollcë
e mori sapo hyri, u vesh në poezi.
S’e kishte marrë “Mirinën*” me vete,
vajzën hyjnore të poemës kozmike,
nxori një cigare e kërkoi ndër xhepe
çakmakun, atë energjinë termike.
Ishte koha të tregohesha “gentleman”,
siç duartrokitje spektatorët në llozhë
të jepja respekt në çast që më s’vjen,
ndaj e ndeza atë cigare në “Poeme de rose”.
______
*Mirina – poemë e Poetit Dardanas “Dan Ibrahimi” në ciklin me poezi “E njëjta Hënë”, SH.B. Buzuku, 20207or22

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

