Përgatiti: Aleksandër Ndoja
Që një libër aq më shumë historik, vlerësimin e merr kur ka ribotime të shpeshta, aq më tepër kur ai ribotohet të gjuhë të ndryshme botërore. Natyrisht Gjergj Kastriot Skënderbeu është një figurë e përmasave botërore sidomos atyre europiane. Është fat që na bën nder si komb, pasi përsa qëndroi përballë pushtuesve osmanë ishte një garanci për vetë qytetërimin europian të kohës. Për këtë arsye sheshet e europiane e kanë mirëpritur vendosjen e shtatoreve apo përkujtimoreve që i dedikohen heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut, siç ishte rasti më i fundit kur në një shesh në Trento në Itali, më 22 tetor 2022 u vendos një pllakatë përkujtimore për heroin tonë.
Por jo çfar është më e rëndësishme mbetet e shkruara nga autorë të huaj, të pa ndikuar nga rrengjet historike sic ishte rasti i dy historianëve zviceranë të dy shekujve më parë, Jean Charles Leonard Simonde de Sismondi dhe Ernest Münch, të cilët patën vendosur një gur të çmuar në historiografinë tonë mbarëkombëtare, por edhe atë europiane.
Por jo çfar ishte më e rëndësishme në këtë histori, ishte hulumtimi ekselet i historianit Murat Ajvazi me banim në Zvicër rreth punimit të këtyre dy autorëve pr Gjergj Kastriotin. Ishte e rëndësishme se këtyre fakteve historike u hoqi pluhurin e harresës 200 vjeçare, për tja përcjellë opinionit, përmes një botimi cilësor në gjuhën shqipe, të titulluar “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane”.
Natyrisht rreth këtij libri janë bërë promovime të shumta si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Gjermani e Itali, por çfar është e evidentueshme në këtë rast është përkthimi i këtij libri në disa gjuhë të huaja si në gjermanisht, serbisht, kroatisht, e hungarisht.
Një botim i tillë është parë tejet i rëndësishëm, ndaj lajmi i fundit që vjen nga Suedia bën me dije se libri historik e shkencor “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane” ka dalë nga dalë në qarkullim në gjuhën suedeze nga shtëpia botuese “Erik Hans”, pasi është përkthyer nga përkthyesi i talentuar z. Hamit Gërguri.
Autori i librit “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane” prof. Dr. Murat Ajvazi në një prononcim për pirustinews.com, thotë se jam i surprizuar nga një njoftim i tillë, andaj falenderoj përzemërsisht Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni” në qytetin Boras në Suedi, për realizimin dhe mbështetjen e konsiderueshme për daljen e këtij botimi, duke veçuar përkthyesin Hamit Gërguri.
Është rasti për të falenderuar dhe bibliotekën Mretërorë të Suedisë, për akordimin e ISSBN për librin “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane”, pasi me këtë veprin, libri do të jetë në stendat e kësaj biblioteke prestigjioze, përfundon z. Ajvazi.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”