Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Oroshi me legjendat”… sipas revistes italiane “Civilta cattoliche”, Roma. 1929

Bazilianët në Grotta Ferrata, të jesh Frat i tyre, duhet të dish shqip

Nga Pirusti News
566 Shikime

Legjendat me të vërtetat e tyre brenda, nuk kanë të mbaruar për Malin e shenjtë. Sipas Biblës “Gjon pagëzorit” ju pre koka, e relikja e shenjtë e Oroshit kishte kokën e Shenjtit... Ishte kjo e vërteta (koka e sjellë nga Roma), në respekt të këtij populli që i qëndroi besnik fesë katolike? Gjatë tregimit flitet edhe për bazilianët... Bazilianët ndodhen në Grotta Ferrata – Romë, dhe sot është vatikani shqiptar, sepse aty të jesh një frat i këtyre manastirëve, duhet të dish edhe shqip…

 Çfarë lidhjet kishin bazilianët me Oroshin?

Historiani P. Farlati (që ka shkruar latinisht për Mirditën) e kërkon këtë Shenjt martir të adhuruar nga mirditasit, e në atë ditë dhe rrëfen që nuk di të përgjigjet. Por është shumë e vërtetë nga ajo që thotë për adhurimin e jashtëzakonshëm që populli i bën asaj relikeje. Për sa i përket mbishkrimit në serbisht, për të cilin na flet historiani, sipas relacioneve vendase është me siguri e pranueshme edhe pse ndonëse shkronjat i i greqishtes mesjetare nuk ngatërroheshin me karakteret cirilike, gjë që nuk është e vështirë. Atëherë nga ku e kanë marrë reliken?

Dom Prend Suli famullitar i Oroshit duke u mos ditur cilën hamëndje të mbështesë mbi zërat e traditës, mendon se relikja ishte i S. Savës së Pejës, e cila zëvendësoi relikën prej druri, të sjellë nga Roma. Ai konfirmon se Martiri i përket kohës së Dioklecianit, por nuk ja përmend asnjë referencë apo burim për këtë afirmim. Tradita flet për një relike të ardhur nga Roma, po kush na siguron që ajo është para shekullit të 13? Ky është një problem.

Për më shumë se para Bizit askush nuk përmend popullin e Mirditës (popullin e asaj ana si Mirditë) që sigurisht duke ndjekur gjenologjinë e tyre dhe tregimet tradicionale, nuk kanë hyrë në ato male para pushtimit turk, por është shumë e vërtetë se i gjithë vendi i tyre është i mbushur me kisha, kështjella dhe varreza siç thonë ato të “shkiaut” siç na thonë ato, që siç tregojnë janë “kaurrët” shismatikë. Megjithatë gjithçka akoma ka ndërhyrje orientale bizantine-sllave për një farë periudhe të mesjetës, që kemi folur në fillim të këtij libri. Kjo na bën të mendojmë që manastiri nuk ishte Benedetin, por Bazilian oriental. Relikja e famshme është e një arti të shkëlqyer që u dogj në vitin 1895, që (Degrand vendos datën 1896) ) që më pas u zevendësua me një relike të argjentë të bërë nga nga argjendari Tuk Kin Jakova, dhe që kushtoj 400 napolona ar. Them sepse argjendarët ishin pregatitur në shkollat tradicionale të Prizrenit o Jakovës (Gjakovës) duke punuar me mjetet më primitive.

Arka e Shenjtit sigurisht është në hartim madhështor të këtij arti ballkanik. Por le të kalojmë tek legjenda… Thuhet se kur priftat dërguan në Romë reliken e Shenjtit, nuk erdhën në Orosh nëpërmjet Fanit të vogël duke ndjekur Repsin, por erdhën nga Laja, dhe pushuan ku ndodhet sot legjendari “Lisi i bardhë”.

Ja çfarë na tregojnë për këtë “lis“: “Një çoban i mirë që kishte frikën e tenzot, gjeti një ditë në Lëgjin të Oroshit pranë një lisi, një fëmijë në frymëmarrjen e fundit dhe me duar të kryqëzuara mbi gjoks. Në atë moment lisi nga i gjelber ndryshoj ngjyrë dhe u bë i bardhë, duke u dalluar nga të gjitha pemët, ashtu siç dallohet dhe sot. Çobani u mahnit duke menduar se ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm, e mori dhe e dërgoi menjëherë para relikes së Shenjtit. Menjëherë u hap lajmi dhe u mblodhën ata të Konajt (Fani) dhe Oroshit, duke menduar që ai fëmijë bënte mrekulli dhe me siguri do të zgjidhte një grindje të gjatë mes dy bajraqeve, sepse si njëri, si tjetri mendonin se do të ishin ata rojet (mbrojtësit) e relikes së Shenjtë.

Atëherë çfarë bëjnë? Vendosin të ndërtonte gjithsejcili bajrak një shtëpi druri dhe të vendosin në mes fëmijën që po vdiste. Në shtëpinë që mrekullisht do hynte fëmija, do ishte bajraku që do kujdesej për reliken. Kështu ndodhi mrekullia!

Fëmija u ngrit dhe hyrë në arkën e Oroshit, vdiq, por pastaj u zhduk. Kështu tregoi se ishte një Shenjt dhe vendosi për çështjen. Megjithatë ata të Konajt vazhduan të ndiznin qiriun në pragun e festës së Shenjit, edhe pse i përkasin një bajraku tjetër, por dhe të bënin një darkë të veçantë në nderim të Tijë. (për këtë i jam debitor Z. Harapi që më tregoi këtë legjendë).

Përgatiti: Dr. Nusha Zhuba- Romë

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest